Shqipëria i "ha" fëmijët e saj

18 Gusht 2023, 10:18Blog TEMA
Shqipëria i "ha" fëmijët e saj

Nga Ardi Stefa

Shpopullimi: Pse të rinjtë shqiptarë po emigrojnë?

Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur të rinjtë i kthejnë shpinën dhe vendosin të largohen?

Fatkeqësisht, pas emigrimit masiv në fillim të viteve ’90 në Evropë, deri edhe në Australi, kryesisht nga një pjesë e arsimuar mesatarisht ose të paparsimuar; këto 10 vitet e fundit për të dytën here në historinë e saj moderne, Shqipëria po përballet me një valë masive emigrimi të rinisë së saj. Dhe jo vetëm. Kësaj here nuk janë më të paarsimuarit, punëtorët e krahut, që ishin vala e pare e emigrantëve, por janë ekselenca, të rinjtë e arsimuar mire, që kanë një vision apo edhe ëndrra për të ardhmen. Kryesisht janë ata që dëshirojnë të studiojnë mjekësinë, degët e inxhierive dhe IT.

Sipas disa shifrave, 20% e të rriturve (280.000 në totalin e popullsisë) kanë vendosur të largohen, në këto 10 vite 2013-2023 mbi 110.000 maturantë ekselentë kanë aplikuar për të studiuar në universitete jashtë Shqipërisë. (Shumica e tyre as që do të kthehen më në Shqipëri. 50% e prindërve tashmë janë ose do të përballen me largimin e fëmijëve të tyre, ndërsa 63% e të rinjve që largohen janë nisur jashtë vendit dhe 30 % migrojnë Brenda Shqipërisë. Po ashtu përqindja e prindërve, të cilët dërgojnë fëmijët jashtë shtetit për studime dhe aë përgatiten t’i ndjekin, pvrësisht një lloj jetese të mirë e një frë mirëqenueje që kanë këtu sa vjen e shtohet , duke e bërë problemin edhe më të mprehtë. Përqindja më e madhe është në zonat rurale, të ndjekura nga zonat gjysmë urbane dhe në fund ato urbane.

Shtrenjtësia, mungesa e perspektivës, vështirësitë financiare dhe papunësia në profilin e studimieve të tre, janë identifikuar si shkaktarët kryesorë.

Studimet tregojnë, se pavarësisht cilësisë së arsimit në Shqipëri, “brezi i ri ka nivelin më të lartë arsimor në krahasim me brezat e mëparshëm (megjithë ikjen e trurit- brain drain, jashtë vendit) dhe në të njëjtën kohë ka normat më të larta të papunësisë si përsa i përket moshave më të vjetra sesa në vendet e tjera të BE-së”, ndërkohë që rënia spektakolare e fuqisë punëtore të të rinjve si dhe largimi jashtë vendit i të rinjve shumë të kualifikuar është në nivele shqetësuese.

Nëse mendojmë se cilat janë kushtet bazë për të krijuar, jetuar dhe prosperuar rinia jonë, do të zbulojmë se kjo qeveri nuk ka lënë asgjë në këmbë!

Kur të rinjtë duhet të përballen me shtrenjtësinë e madhe në nevojat elementare  të jetesës, qiratë e papërballueshme dhe xhunglën e punës me pak vende pune, paga të pamajaftueshme, sigurime minimale edhe për ata sektorë, të cilët duhet të kishin sigurime të barabarta si në shtet (p.sh. mësuesit në shkollat private) orare fleksibël, punën jashtë orarit të papaguar, shpërbërjen e lirive që njeh “ligji”, është e sigurt që ata kanë asnjë bazë e garantuar për të bërë plane, ëndrra, familje. Sistemi prodhues dhe ekonomik i vendit tonë nuk ofron një numër të mjaftueshëm të vendeve të punës me kualifikim të lartë. Dhe nëse disa nga të rinjtë tanë mbijetojnë me ndihmën e familjeve të tyre dhe janë të dërrmuar nga realiteti i ashpër, atëherë ata duhet të përballen me një mori problemesh që lidhen me shëndetin, arsimin, pavlefshmërinë, shkurtimin e lirive demokratike, korrupsionin dhe kalbëzimin në maksimum, nivelet shtetërore, brutalitetin e disproporcional të policisë si edhe çështjen serioze të sigurisë individuale dhe kolektive.

Pasiguri në sektorin e shëndetësisë me një shëndetësi falas shumë të shtrenjtë. Arsimi me mijëra probleme jo vetëm nga cilësia, por edhe nga tekstet, por edhe nga siguria që u jep të rinjve për të investuar dijet e tyre në Shqipëri.

Arsimi privat i kthyer në biznes, me mësues që keqtrajtohen në paga, shpërblime e sigurime, sikur të ishin punëtorë krahu, në shkelje flgrnte me ligjin. Dhe shteti e sheh këtë gjë dhe nuk ndërhyn, duke lejuar evazion fiskal.

Reduktimi i financimit të universiteteve, miratimi arbitrar i një ligji antidemokratik që kërkon që pas përfundimit të studimeve “mjekët e rinj” të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite.

Shtyrja e studentëve me qëllim dhe sipqs një ligji klientelist drejt universiteteve private, ku pushtetarët e ligjvënësit janë aksionerë e pronarë 100%.

Punësimi në poste kyçe të militarëve e patronazhistëve, me kualifikime të dyshimta ose pa kualifikime, apo emërime në sektorin publik me procedura jotransparente.

Të rinjtë tanë mendojnë se nuk jetojnë në një vend të lirë normal demokratik sepse mediat janë zëdhënëse të qeverisë, opozita, e cila duhet të ishte zëri i tyre zihet me veten, vendi nuk ka pluralizëm, opinioni publik manipulohet me gënjeshtra, skandalet pasojnë njëri- tjetrin; “të fortët” bëjnë çfarë u do qejfi dhe nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë.

Të rinjtë shohin moshatrët e tyre të punojnë disa muaj në shtëpi bari në Spanjë e Angli e të kthehen milionerë, të qarkullojnë me makina të shtrenjta, xhepat plot e vajza të bukura.

Dhe shpresa e tyre vdes.

Çdo ditë mësojmë për ndonjë skandal që lidhet me korrupsionin e zyrtarëve publikë, shkeljen e ligjit kur bëhet fjalë për individët, mbështetjen e qarqeve të pista. Imazhi i vendit po rrëshqet ndërkombëtarisht.

Transparency International na shtyn poshtë e më poshtë në rankimin e saj, duke tregur një rrëshipte të rrezikshme drejt autoritrizmit.

Dhe të rinjve tanë u ka ngordhur nervi i protestës, sepse u ka ngordhur e u është vrarë nervi i shpresës, teksa shohin pandëshkueshmërinë në apoteozë dhe po në apoteozë sistemin e vlerave të gënjeshtërta dhe mungesën e shpresës.

Shqipëria, fjalë për fjalë dhe figurativisht i "ha" fëmijët e saj.

Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës, perspektiva e zymtë, korrupsioni galopant, arroganca e vërtetojnë se qeveria nuk mund të garantojë as sigurinë minimale të qytetarëve të saj.

Rinia jonë frikën që ndjen, fatkeqësisht nuk e kthen në zemërim dhe revoltë. Ndihet e braktisur nga të gjithë. Nga prindërit, shteti, shoqëria, pozita e opozita.

Atëherë, pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri?

Si prindër, si mësues, si të rritur, në gjithë këto vite dështuam t'u tregojmë me betejat tona se duam të jemi bashkëudhëtarë të tyre dhe t'u japim me votën tonë mundësinë një shoqërie e qeverie progresive që do t'u japë stimujt dhe kuadrin e sigurimeve shoqërore që ata kanë nevojë.

Dështuam të ishim të  angazhuar të godisnim korrupsionin dhe arbitraritetin; dështuam të luftonim për rritjen e pagës minimale, të forconim profesionistët, të rikuperonim punën dinjitoze, të krijonim më shumë vende të reja të pune dhe shpërblimin e mirë, për t’i motivuar të rinjtë.

Dështuam t'i jepnim përgjigje problemit serioz demografik të vendit me mbështetjen për nënën dhe fëmijën dhe me një politikë të re strehimi për çiftet e reja.

Dështuam në sistemin shëndetësor, që mjekët specialistë t’i kishim këtu, e të mos shisnim shtëpinë për një oporacion të thjeshtë në privat. Dështuam që mjekët e infermierët t’i paguanim me rroga rë mira dhe forcimin e infrastrukturës mjekësore.

Dështuam në ndërtimin e një sistemi arsimor të së ardhmes, që i përshtatet një shteti të zhvilluar modern me theks në përgatitjen për epokën e re digjiitale dhe përballjen me një botë që ndryshon me shpejtësi.

Dështuam në ndërtimin e një shteti të drejtë p korrupsion e mitmarrje, dështuam në krijimin e e besimit qytetar-shtet me një shtet të drejtë, të fortë dhe efikas.

Dështuam në vendosjen e një drejtësie të re, të paanshme e të vërtetë, e cila të mos ishte shërbëtore e krimit dhe të paguhej nga krimi.

Dështuam në konsiderimin dhe trajtimin e kulturës dhe traditës sonë si elementin më të lartë të identitetit tonë.

Dështuam të kuptonim që të mirat publike si uji do t'i përkasin shoqërisë.

Dështuam të kuptonim që lufta e përpjekjet tona të bëhen për fëmijët tanë, për një vend që do t'i përqafojë, do t'i respektojë dhe do t'u ofrojë horizontin e planeve dhe ëndrrave.

Prandaj rinia jonë braktis Shqipërinë dhe ne, pavarësisht retorikës, jemi të paaftë t’i ndalojmë.

Thjesht edhe për shumë e shumë vite do të ulim kokën!

14 Komente

  1. u
    uaaaauuu sa shume hajdute qe kemi

    Ne po hame njeri tjetrin duke u vrare e ky thote Shqiperia po i ha femijet e vet.Kudo lexon vrasje vjedhje droge burgosje aksidente.Ikin ata qe nuk kane mundesi te vjedhin e te jetojne qyl.Ikin pushtetaret qe mbushin xhepat.Pse nuk iken saliu me tritanin e mulin qe te punojne jashte meqenese mjeket paguhen mire,pse nuk iken iliri me moniken,lubonja me andin e halelistet qe hane m... cdo nate

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flutura

      Jam me ty. I ke rene mu ne koke! Ikin te gjithe hajdutet e administrates, bashke me ata, qe i kane bere te pasur ne 32 vjet. Me humbjen e PS 2023, kane ikur naten, sepse i kishin dosjet gati nga bashkepunetoret e tyre ne PD, sepse nuk iua kishin dhene pjesen sipas mareveshjes, Ikin ata, bukeshkalet pa gjak e pa shpirt!

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Që ata që largohen tani janë shumë të arsimuar eshte nje mashtrim kolosal sepse dipllomat e shqiperise së sotme,nuk jane as sa çereku i nivelit të arsimit të viteve 1990. Nje diplomë sot eshte një çertifikatë korrupsioni,paedukate dhe injorance. Qe largohen bejne mire por vetëm mos shkojnë me mbivlerësimin se jane të zgjuar ,se nje i arsimuar ne shqiperi eshte gjysmak ne çdo drejtim.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Evropiani nga Shqipëria

        Kemi turizmin tani. Marim disa punëtorë sezonalë nga Azia. Ju hapim derën nomadëve dixhital. I zejm apartamentet me Airbnb që të fitojnë spekulantët që nuk paguajnë as taksa. Dhe të rinjtë nuk janë në gjendje të paguajnë qeranë. Presim të nxjerr ujë të zi Shpiragu. Kështu që nuk na duhen të rinjtë më

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazeta

          Idiot! Ndalova se lexuari kur shkruan se ne vitet 90 kryesisht te larguarit ishin pa arsim ose me arsim mesatar.

          Përgjigjjuni
          1. a
            artikull zero 00000......

            Shkrim leshi Se dim sa nga keta qe kan ikur jan integruar. Qytetat te dores dyte perfundojn

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rankimi dhe rënkimi

              Kur shoh se si e shkuan ti "rankimin" e Transparency International o rrush i vogël më vjen për të vjellë dhe për t'u zhdukur nga ky vend. Nuk e shkruaje dot "renditje" o rrush pa fara?

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olti Hipopotam Curri

                Njoh shume dhe te aferm te mij qe jane shume mire nga gjendja ekonomike ne pune dhe me biznese dhe ikin femijet e tyre vetem e vetem qe te jetojne jashte e kane si mode.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali rrocka

                  Po nuk shikon asgje te mire mor te qifsha motren o kukuvajke e mutit?

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    HISTORIA

                    Shkrim. koti. Perderi. sa evropi ka nevoje per fuqi puntore pa tjeter qe do te ikin. Ne momentin kur Evropi nuk do te kete. nevoje per fuqi puntore eksodi i. te shkolluarve do te ndalet. Pse shkruani budallalleqe. i beni thirrje Evropit qe te mos i pranoje. ne te kunderten pranoni nje dktature te re te tipit Komunist qe ta rimbylle Shqperine dhe zgjidhet kjo ceshtje meqenese. ju. shqetesoka kaq shume.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptar

                      Paskan dale sufflaqexhit e partise te shkruajne 2 rreshta analfabete kunder kritikes. Ju dhjefsha sufflaqen, jeni bere si papagallet e Kim Jong Un qe laveront udhejeqsin legjendar. Edhe grate dhe vajzat ja coni Edvinit po ju a kerkoi o bashibozuke.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Londinezi

                        Ha ti ha shoku ha.. Ju ngeli goja tek suflaqet, krimi, droga, Rama etj. Loqe njerez ngelet duke mot keni 10 vjet e prape do hani. Nese nuk behet ai vende eshte per njerez si ti qe ju ka mbyt pesimizmi dhe jeni mizerabel nuk ngjallni asnje shprese. 100 her me mire Rama.

                        Përgjigjjuni
                      2. r
                        ronny

                        Artikull jo muti por supermuti, i mbushur me shifra te ndryshme, qe me dhene te verteten jane bazuar ne pyetsore te rendomte, dhe opionione qe nuk perfaqesojne shumicen e popullates, pallavra si e tipit, shumica nuk do te kthehen me ketu,,,, se ku e di ky moter****ri,,,, se shumica sdo kthehet ketu,, vetem ky vete dhe motra e tij e di. Sigurisht o gazetar car,,, qe kush eshte ekselent nga cdo shtet te jete do kerkoje me te miren e me te mires, ,,, kete bejne edhe me te miret e Italise, Greqise, e shume shteteve verdalle po se po,, por edhe me te miret e shteteve te medha kete bejne,, shkojne neper kompani gjigante ku te jene,, si sh mut te jesh ekselent ne profesionin tend ne Gjermani dhe krejt natyrshem e sheh veten po ne profesionin tend ne Dubai apo Afrike te Jugut,, pra cka ketu qe ti o gazetar idio na e shet sikur eshte nje hall i madh vetem shqiptar,,, vetem dje lezova nje artikul ku thuhej qe 10, 000 mjek greke kane lene greqine, per shembull,, Pra ku do te dalesh ti qe sdi as ku je futur e as ku do dalesh se je tru lesh,,,,,Jemi ne nje epoke totalisht globave ku secili e nga cdo vend ben ate qe do apo gjykon te drejte te beje me veten e tij. Dhe ne sjemi te perjashtuar te bejme te njejten gje. Fshi bythen me kete artikull trapi

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gazeta

                          Ne fillim kam menduar se e bejne qellimisht se nuk ka mundesi te jene kaq budallenj se nuk kuptojne as minimumin e globalizmit. Por tashme me eshte mbush mendja qe edhe kur e bejne qellimisht (paguhen) edhe kur jo ( nuk paguhen por e kane bindje) jane plotesisht budallenj ne rastin me te pakten. Eshte fatkeqesi qe keta jane ne shumice te rinj qe ne presim te sjellin dicka te re. Jane tmerresisht medioker.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje