
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqëndrohej në rezultatin e votimeve se si do të ishin rezultatet që do të nxirrnin kutitë e votimit.
Çfarë do të ishte përcaktuese: ekonomia e shkatërruar apo skandalet e njëpsnjëshme të qeverisë dhe funksionrëve të saj të lartë.
Me këtë dualizëm, e cila në çdo takim paraqitej si dilemë dhe si alterntivë, nga opozita u tentua të formësohej një lloj qëndrimi populist, të cilin mund ta quaja: apoteoza e militantit partiak cinik.
Me fjalë të tjera, një arsyetim i bazuar në llogjet e debateve televizive, llogjet e kafeneve, por edhe manipulimit të opinionit publik nga mediet pranë qeverisë, të cilat u përpoqë të na bindnin se edhe nëse një qeveri shkel Kushtetutën dhe cënon demokracinë liberale, ky nuk është një problem i madh, sepse qytetarët janë të interesuar kryesisht për ekonominë, pra, për “xhepin e tyre”, d.m.th rrogën që marrin në administratë, ndaj..., le të flasim për gjëra të tjera, -ishte konkluzioni i tyre.
Qëndrimit cinik të majtë i bashkohet edhe një linjë arsyetimi nga e “djathta”, e cila ra në kurthin e ndjekjes dhe përgjigjeve të pozitës, duke pretenduar se skandalet e kësaj qeverie i përkisnin kategorisë së çështjeve që shqetësojnë vetëm elitat e arsimuara të shtresës së mesme, dhe nuk ka të bëjë me të varfërit që janë të dërrmuar nga varfëria. Sipas arsyetimit të mësipërm, opozita nëse dëshiron të arrijë te masat duhet të merret në radhë të parë me problemet e flakta të qytetarëve më të varfër dhe jo me skandalet.
Të kuptuarit e motivimeve elektorale në termat e një dileme "interesat apo vlerat", "racionaliteti apo emocioni" synojnë që ta vendosin natyrën komplekse njerëzore (shoqërore dhe elektorale) në shtratin e Prokrustit. Përkundrazi, sjellja politike formësohet nga një sërë faktorësh, jo gjithmonë të lehtë për t'u analizuar, lëre më të parashikohet.
Meqenëse identifikimet e forta partiake dhe ideologjike janë prishur, ndër të tjera dhe për shkak se në çështjet e ekonomisë qytetarët nuk dallojnë politika rrënjësisht të kundërta mes partive, por vetëm disa dallime, ndoshta të rëndësishme, por jo thelbësore; mobilizohen shumë më tepër votues se në të kaluarën bazuar në kritere të vlerave personale, stileve të jetesës dhe ndjeshmërive që nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjet materialiste, pra me ekonominë. Sigurisht që ekonomia vazhdon të luajë një rol dominues, por gabojmë nëse mendojmë se është e vetmja që formëson kryesisht zhvillimet.
Kjo është arsyeja pse votat kanë nevojë për vëmendje në mënyrën se si lexohen.
Më lejoni të jap një shembull të thjeshtë. Supozoni se bëhen zgjedhje për të votur se çfarë shoqërie duam: Matriarkale apo patriarkale.
Dhe supozojmë gjithashtu se 65% janë përgjigjur nëna dhe 35% babai. Si do të ndiheshit nëse do të shihnit një titull gazete: “Baballarët mbaruan! Shqiptarët i duan nënat e tyre! Shoqëria duhet të jetë urgjentisht matriarkale”!
Padyshim që do të mendonit se një përfundim i tillë është i gabuar, sepse nuk jeni pyetur nëse e doni babanë tuaj, sa shumë e doni atë, ose nëse do të vajtoni nëse e humbisni, por ju pyetën vetëm në krahasim me nënën tuaj dhe “rolin” e saj në shoqëri.
Zgjedhjet e fundit të 14 majit në Shqipëri vërtetuan vlerën e arsyetimit të mësipërm. Për javë të tëra, opozita e djathtë pati një retorikë përçarëse breenda vetes, sepse ishte në panik. Rithemelimi me revolucionin që kishte thënë se kishte nisur parashikonte një "Çunam demokrat", i cili kurrë nuk ndodhi.
Qytetarët e përgjegjshëm ishin në panik, kur nuk ishin indiferentë.
Shumë parashikuan humbjen e thellë dhe argumentuan se humbja do të ishte për shkak të agjendës së gabuar të demokratëve të të dyja palëve, por sidomos të agjendës së Rithemelimit që iu nënshtrua LSI-së në dëm të demokratëve.
Ndërkohë që pritej që demokratët të dilnin e të fokusoheshin në çështjet imediate (varfëria, ekonomia e rrënuar, shpopullimi, qytetet pa plan, mungesat e ujit të pijshëm, abuzimet me paratë e taksat e popullit edhe në nivel lokal) e djathta më shumë u mor me veten, linçimin e atyre që deri në 2021 i kishin në krah, sesa tek kundërshtari i vërtetë që ishte qeveria.
Ndërkohë që demokratët në aparencë u fokusuan tek çështjet e vërteta, (për të cilat qytetarët ishin më të interesuar), sepse në fakt u fokusuan tek lufta brenda llojit, socialistët pa programe e projekte u fokusuan tek qytetarët mesatarë, pa harruar edhe kasaphanën zgjedhore.
Socialistët investuan tek opozita copë-copë, duke bërë që qytetari ku të shihte mungesën e alternativës qeverisëse opozitare, të zgjidhte sigurinë e pagës e të punës në administratën aktuale, pavarësisht se mund të ishte kundër.
Në fund, “Cunami revolucionar” rezultoi të ishte një flluskë.
Pavarësisht pakënaqësive të shqiptarëve me skandalet, korrupsionin, varfërinë, shpopullimin, arsimin e shëndetësinë përtokë, inflacionin e papunësinë galopante, socialistën e ngjyrosën me vota të vërteta, por edhe të blera apo të shantazhuara, hartën e Shqipërisë në ngjyrë mavi!
Shpjegimi kryesor? Shtresa të ndryshme të shoqërisë votuan me kritere të ndryshme.
Dhe ngjyrosja mavi e hartës prej socialistëve e futi opozitën në një krizë edhe më të thellë, nga e cila vështirë se do të dalë, përveçse në rast të krijimit të ndonjë force tjetër të re opozitare, në të cilën nuk do të bëjë pjesë asnjë nga pardesytë e bardha të vjetra!
Në rastin tonë, i cili mund të jetë edhe unikal në botë, varfëria, shpopullimi, skandalet e incerertorëve, arrestimit deri në nivelet më të larta të qeverisë mund të përbëjnë lajm, që në një shtet normal do të kishin hedhur me këmbë përpjetë qeverinë, por në Shqipëri nuk është çështja numër 1 në përditshmërinë e njerëzve, por ndërgjegjëson shumë qytetarë.
Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të opozitës dhe qeverisë për t'i bërë njerëzit ta harrojnë ato, çështja e mbrojtjes së demokracisë mbetet një çështje primare për shumë qytetarë e votues dhe, kur të vijë çasti ata as nuk do ta mbyllin gojën dhe as nuk do të falin.
Veç kësaj, të mos harrojmë se që nga Dhjetori ‘90, në vendin tonë kërkesa për bukë ka qenë e pandashme nga kërkesa për liri, demokraci e drejtësi të pavarur.
Nuk e di ku e ke bere kursin ,por besoj fort se di te rruash mire se per te tjerat qenke zero.
pikes i ke rene. ky eshte idiot
Delli i kritizjerit ne çdo kohe o i damshem per secallin, sidomos ne kohe vape. Secalli duhet te kuptoje nji gjo: "Kur sun di asgjo, aher i "di te gjitha"
O fillosof Stefa te qifja ty dhe demokracine
Shkrimet e Ardi Stefes jane me te mirat ketu ne Tema, sepse jane analiza te sakta pa u ndikuar nga anesia politike. Bravo ! Keshtu duhet te shkruajne te gjithe , sepse ne kete menyre ndihmojne edhe njerezit e thJEshte te kuptojne , dhe i edukon ata, qe te mos jene samuraj te partive politike. Andi duhet te jesh nga Vlora, sepse ne Vlore ka me mbiemrin Stefa . Ndersa ne lidhje me artikullin je shume i sakte, por do shtoja se Ekonomia eshte mbi gjitheshka. nqs rregullohet ekonomia e njeriut te thjeshte , te gjitha gjerat pastaj regullohen ne menyre atuomatike, si nje reaksion zinxhir . Por qe aty kur artikullshkruesi ben analizen e zgjedhjeve ka plotesisht te Drejte . Edhe kam nje sugjerim qe te trajtohet problemi se ne nuk kemi Parti te vertete Socialiste mor vella, qe te ndermari reforma sociale, ne luften kunder Varferise dhe ne liuften kunder Koncesioneve ndaj pasurive tona Kombetare . Se kjo PS qe drejton Shqiperine tani emrin e ka PS, por veprmet dhe menyra se si e drejton ekonomine kjo PS qe eshte tani, JANE ekstreme e Djathte, dhe BILES e djathte me tipare feudale , te viteve te Kohes se Zogut. Ndaj ky fenomen i PS-se se sotme duhet trajtuar , se nuk kemi nje Parti Socialiste sic i kane Norvegjia, Suedia, Finlanda , Franca, Britania etj
Ene toj qoke shum i qut "Rajmond vlonjati"! Gjynof qy po plakesh n Shqypni tuj adhuru ni kerme si Sahaleja. Toj duhet t jesh nimsi i Argits me qy ke njohuni ka socjalizmi botnor, se ne ajo north per Fazlliçin qy o krytar i PS - ve ne Norvegji, Suedi, Finlande, France e ne Ingliterre. Ni kshille: Mos shkruj ma kshu se do t fusi ni hu n bithe shefi yt, Sahaleja