Dy fakte për sterilizimin!

21 Gusht 2023, 12:04Blog Nga Irena Beqiraj

Dy fakte për sterilizimin!

Kur në dorë ke një çekiç, çdo gjë të duket gozhdë.

Kjo është një shprehje e famshme e Abraham Maslow e cila i referohet një koncepti të njohur që njihet si “ligji i instrumentit”, ose ndryshe mbështetjes së tepërt në një mjet të njohur apo në një mënyrë arsyetimi të preferuar.

E ndërsa lexoj analizat e gazetarëve edhe opinionistëve mbi çështjen e sterilizimit, kuptoj që dalëngadalë, mbase edhe jo vetëm për fajin tonë, jemi kthyer në një grup funksional ose një dyzinë njerëzish “me çekiç në dorë” në kërkim “të gozhdës”.

Për ta parë në një këndvështrim tjetër aspektin ekonomik të kësaj kontrate po ju parashtroj edhe juve dy pyetje që i bëra një sipërmarrësi.

Mendojeni veten për një çast pronarin e një rrjeti spitalor.

Shërbimet kirurgjikale janë shërbimet më të rëndësishme të ofruara në biznesin tuaj edhe më të kushtueshmet. Ju duhet të rrisni efikasitetin dhe produktivitetin e shërbimit më të rëndësishëm duke përmbushur në të njëjtën kohë standardet ndërkombëtare të cilësisë edhe duke ulur ndjeshëm nivelin e lartë të infeksioneve post operatore.

Forma e propozuar për ta arritur është kontraktimi i një pale të tretë për shërbimin e sterilizimt të sallave dhe instrumenteve operatore, ndryshe njihet me akronimin SOTS.

Ju jeni i vetëdijshëm se shërbimet SOTS janë thelbësore për thjeshtimin e procesit kirurgjikal pasi ato përfshijnë furnizimin e instrumenteve dhe materialeve kirurgjikale(perde kirurgjikale veshje mjekësore të sallës së operacionit), mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e instrumenteve kirurgjikale, pastrimin dhe dezinfektimin e mjedisit të zonave kirurgjikale dhe invazive.

Këto shërbime kërkojnë kompetenca dhe teknologji që nuk janë strategjike për biznesin tuaj por kanë një ndikim të madh tek kostot e tij.

Teksa kontrata kontraverse ju ka “gllabëruar” 76 milionë euro në 7 vjet shifrat tregojnë se ka :

1. Rritje të produktivitetit, pra të numrit të operacioneve kirurgjikale të ofruara

Dy fakte për sterilizimin!

Tabela e mësipërme tregon se vetëm tek Qendra më e madhe Spitalore Universitare “Nënë Tereza” numri i ndërhyrjeve kirurgjikale ka ardhur duke u rritur me gati 8% çdo vit edhe kjo që dy vitet e para të zbatimit të kontratës.

Në studimin e kryer nga Vieri Lastrucci, Alberto Romolini, Martina Giusti për këtë kontratë është arritur në konkluzionin që, faktorët që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e produktivitetit janë : i)përmirësimi organizativ, ii) rritja e numrit të mjeteve kirurgjikale në dispozicion dhe iii) rritja e besimit, qoftë e mjekëve qoftë e pacientëve në shërbimin e ofruar. Disponueshmëria e seteve standarde edhe specifike të instrumenteve reduktoi kohën e përgatitjes së instrumenteve kirurgjikale nga një operacion tek tjetri.

Po ashtu koha e përgatitjes së sallës së operacionit u zvogëlua falë një ndarje të qartë dhe të koordinuar të detyrave midis stafit të spitalit dhe stafit të koncensionarit.

Të dy këto faktorë çuan në shfrytëzim më të mirë të sallave duke planifikuar më shumë operacione brenda një viti. A do t’i thonit jo rritjes së produktivitetit me 8% në vit ?

Jo m’u përgjigj! Por pse në shtet duhet t’i themi jo? Pse duhet të drejtohen shqiptarët nëpër spitale private, për ndërhyrje që kryhen nga të njëjtët mjekë?

 2. Ulje e numrit e ditë qëndrimit në spital, mesatarisht me 1. 8 ditë

Gjatë viteve të operimit të kontratës kontraverse u vunë re më pak infeksione të plagëve operatore.

Po ashtu, nuk janë vënë re shpërthime epidemike në spitale nga infeksionet spitalore që tregon një përmirësim të dukshëm të mjedisit spitalor, por edhe një kursim të kostove të spitalit. Nga analiza buxhetore një ditë shtrimi në spital i kushton buxhetit mesatarisht 14.000 lek. Ulja e ditëqëndrimit në spital mesarisht me 1.8 ditë për operacion do të thotë se në 56.885 operacione të kryera mesatarisht në vit kursimi në buxhet është 13.6 milionë euro në vit ose 95.5 milionë euro në 7 vjet.

 

Dy fakte për sterilizimin!

E pra nëse sterilizimi kushtonte 250.000 euro në vit para 2015 nuk duhet të harrojmë që duheshin edhe 13.6 milionë euro për të mbuluar kostot e ditëqëndrimeve në spital nga infeksionet post operatore.

Sot vërtet sterilizimi na ka kushtuar 80 herë më shumë siç thonë ca ekonomistë (76 milionë euro për shtatë vjet ) por na ka kursyer po në shtatë vjet 95.5 milionë euro nga ulja e ditë-qëndrimeve. A do t’i thonit jo një përfitimi neto 19.5 milionë euro vetëm nga ulja e kostove? “Jo”, mu përgjigj sërish sipërmarrësi.

Ndoshta kostoja 76 milionë mund të ishte edhe më e ulët edhe përfitimi edhe më i madh por deri tani nuk ka akoma një analizë të vlefshme edhe të plotë ekonomike publike për këtë.

Ndërkohë rritja e produktivitetit të spitaleve dhe përfitimi gati 19.5 milionë nuk mund të mohohen. SPAK ka evidentuar konflikt interesi në këtë procedurë, mund të thotë dikush me të drejtë.

Po, por jo domosdoshmërisht korrupsion, sepse një konflikt interesi ekziston kur një zyrtar MUND të abuzojë me pozitën e tij/të saj për përfitime personale ndërsa korrupsioni ekziston kur një zyrtar KA abuzuar me pozitën e tij/të saj për përfitime personale.

Kështu që, ndërsa konflikti i interesit jo gjithmonë çon në korrupsion, korrupsioni kërkon gjithmonë një konflikt interesi. Sido që t’u tingëllojnë këto rreshta janë thjesht një mënyrë për të sfiduar të menduarin në grup ku çekiçi kërkon gozhdën, sepse nëse të gjithë jemi duke menduar njësoj, asnjë nuk është duke menduar gjatë.

14 Komente

  1. L
    Lenini

    E nderuar Znj. Beqiraj! Përgjithësisht shkruani mirë dhe me kulturë dhe kryesisht e pavarur nga politika e ditës. Sidoqoftë meqë folët në lidhje me përfitimet apo jo përfitimet (gjë që përmendi dhe Z. Beqaj), mirë do ishte të mos i konsiderojmë njerëzit plotësisht dele. Disa pyetje që nuk marrin përgjigje nga komenti juaj: - Sa e pranueshme për ju është që një ndërmarrje të tillë që lëviz dhjetra milion në vit, 40% e saj e ka një kompani me një person dhe 1000 Euro kapital (dhe pa asnjë përvojë në këtë fushë)? - Cili është studimi që paraqiti leverdisshmërinë e dhënies së 10 milion euro/vit në PPP, kundrejt kostove për trajnimin e stafit dhe bërjes së këtij procesi nga vetë M.Sh? - Sa fonde kanë hedhur faktikisht tre firmat që kanë fituar apo çdo gjë është bërë po me lekët e shtetit "që nuk ka lekë"? - Ulja e ditëve të qëndrimit me 1.8 ditë është vetëm faktor i sterilizimit apo dhe i shumë ndërhyrjeve të tjera që kanë ndodhur në sistem (që mos shitet 1.8 edhe si leverdi te check-up prandaj kam merak. Mundohu mos të mbuloni këto gjëra se nuk jeni kamikaze

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      ...si duket zoteria ka ngarkesa negative, dhe nuk sheh asgje pozitive, as tek check up, te cilin pensionistet mbi 70 vjec po e ndjejne me shume, se po paguajne per te njejtat analiza gjysmen e pensionit. Pra ato 1.8 dite me pak jane pas STERILIZIMIT, jo me pare. Asnjehere 7x7 nuk bejne 42. Si duket per ju, chat- et e analisteve tv.jane me te sakta se arithmetika.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thjesht shqip

        Ik o Shaqo ziu bej nje Check up se mendja te paska lene a i shkrete. Po atehere mjafton qe te ket rezultat ( aspak e vertete) dhe le ti japim cdo shoku e miku te ministrit te radhes tenderà e koncesione miliona euro duke patur zero eksperience dhe aspak kapacitetet finnaciare dhe njerezore. Le tja japim edhe botes te krimit, rendesi ka te kemi rezulta, aaa ju keni pjerdhur te gjithe jeni ftohur ne bythe. Lllum qe mbahet me llum

        Përgjigjjuni
      2. S
        SatrorT

        O Shoku lenin, dhe gjithe ju shoket e tjere lenina e lenusha... nuk jam kompetetnt te te them gje per eksperiencen e nevojshme qe duhet te kete operatori, dhe me cfare kriteresh percaktohet ajo (sidomos ne shendetesi...), por boll me kete argumentin e kompanive me kapital 1000 Euro, 1 Euro, 1 lek, 1 qindark... pasi: * eshte argumenti me idiot qe mund te perdoret dhe zakonisht tregon vetem nje fakt, nje ndjenje te madhe zhgenjimi te brendshem qe "si ardhka nje me 1000 Euro" e beka miliona ndersa mua qe me ra brektu ne pune, dhe kam nja 5000 Euro te kursyera nuk me vjen asgje ne dore... * ne gjithe boten moderne, sasia e kapitalit themeltar per nje kompani-SPV (sic jane gati 100% e kompanive qe krijohen per projektet e vecanta) eshte minimalja e mundshme!!! qe te mbuloje ate pjese likuiditeti qe nuk sigurohet permes huamarjes.... - qe ta maresh vesh pse shoku lenin... helbete duhet te kesh njohuri nga financimi/taksimi/investimi/vleresimi i riskut... pra nje shkollim si duhet (jo thjesht lekione, kafe e youtube...) - por per kategorine "Tuaj", eshte me kollaj per tu iluminuar nga Cako e Manushi e rrathet vicioz..., e kane fajin kapitalistet e bankat qe financojne korrupsionin... i zgjedhuri i kabales erdhi nga hici edhe vodhi parate tona... prit edhe pak edhe 5g-ja do bej namin - argumenti pastaj si ka mundesi qe lejohet te nxirret kaq shume lek.... nuk e di... o tallon ku je...

        Përgjigjjuni
      3. K
        Kulla

        Pershendetje znj.Beqiraj. Shkrimi huaj tregon njeren ane te medaljes. Pse te mos behet efektiv dhe efficient ky sherbim duke qene ne pronesi te shtetit?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Kjo eshte nje ceshtje/diskutim politik dhe jo teknik. Zonja analizon teknikisht sherbimin.

          Përgjigjjuni
        2. F
          FCB

          Irenke , te paskan dhene dhe ty byrek me gjize, turp.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sonja

            Sa kujtuam se Mero me Temen e tij po i rikthehej gazetarise serioze, JOOO! Nuk ka shans te ndodhe. Ka marre persiper te beje avokatine e Beqajt. Nuk i dhimbset as zv.Ministri, as ai biznesmeni por vetem Beqja. Ehhh, te thella keto pune????!!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bsh

              Te ka palluar me Fullani o Irena?

              Përgjigjjuni
              1. M
                M

                E me Irene, mbas kaq e kaq shantazhesh qe i ke bere qeverise, del se ja paske arritur te kapesh ndonje llokme. T U R P.

                Përgjigjjuni
                1. n
                  n

                  Cudi. zonja ka mbrojtur nje here edhe Canin (Sh).

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hako

                    Mund te jene te tera keto te verteta, por ke anashkaluar te vertetat e tjera te "hidhura".Kjo e ben artikullin teresisht te pavlere.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      brunilda

                      e pse se botoni komentin tim ,apo jeni bere me saliun ,botoni ato qe shajn me fjal banale se na kultirojne shoqerine

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Artikull i sponsorizuar nga hajduti Ilr Beqja,jo qe kete detyren e mbrojtjes se hajnave te ripjelljes Meroja po e ben falas duket,por jo ai per kete merr pershshin e radhes te paguar nga parate e vjedhura me keto te ashtuquajtura partneritet publik-privat.Turp.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje