
Nga Auron Tare
Që të jem i saktë dhe korrekt. Kjo pamje mund të ishte edhe në shume qytete turistike të Mesdheut.
Nuk qëndron problemi se dy të huaj ecin me brekë në rrugët e qytetit. Apo se 4 “italianë” ikin pa paguar.
Apo se disa të tjerë vjedhin filxhana kafesh në baret e bulevardit apo se pas orës 12 në plazhet e Sarandës të mbyt era e hashashit.
Problemi është se ka një tendencë dhe propagandë të madhe për ta paraqitur këtë vend si parajsë turistike dhe më keq akoma, shumë të lirë. Kjo propagandë që bëhet prej disa vitesh nga një numër institucionesh dhe sektorësh ka tërhequr një masë të madhe turistësh ‘Low Cost’.
Si rrjedhim ka një përballje me një mase të madhe të huajsh që vijnë vërdallë për të gjetur këtë “Tokë të Premtuar” me çmime të ulëta.
Nga ana tjetër kemi një masë të madhe qytetarësh, të cilët papritmas brenda një dite u shndërruan në hotelierë, maxhordomë, guida turistike, shoferë të klasit të lartë, udhërrëfyes, agjentë portuale etj, të cilët me një shërbim të ulët dhe jo për faj të tyre, krijojnë amulli në masën e madhe që vjen për të udhëtuar në këtë vijë bregdetare.
Në kontrast janë bujtinat agroturistike, të cilat bujtësin e kanë të një cilësie të mirë dhe mjaft të interesuar për atë lloj produkti, i cili ka mundur të krijojë një lloj profili autentik vendas.
Të bërit turizëm pa asnjë ide se ku po shkon ky vend, pa asnjë plan, të lënit të lirë të industrisë në duar të lloj-lloj njerëzish pa asnjë kualifikim, trajnim apo përgjegjësi, sjell një mish-mash tipik shqiptar, ku një turmë e madhe të huajsh me shumë pak lek në kontot bankare vjen në një vend, i cili i shikon ata si numra për t’u rrjepur dhe jo për të krijuar një markë turistike ‘Made in Albania’.
Ky kontrast i madh do të luajë një rol në të ardhmen e afërme ku vija jonë bregdetare do shndërrohet në një lloj vendi pa asnjë identitet, një mish-mash ndërtimesh betoni pa asnje vlerë shpirtërore dhe educative, ku do të pihet alkool i lirë dhe hashash pa asnje pengesë.
Tërheqja e kësaj mase ‘Low Cost’ po i heq vendit autenticitetin, garancinë e një vendi ku mund të udhëtosh për të mësuar, provuar dhe parë një kulturë vendase.
Jemi dëshmitarë se në pak vjet në qytetet tona kjo pamje nuk i bën më njeriu përshtypje dhe kultura lokale po pëson një ndryshim të madh për hir të një fitimi të shpejtë dhe pa kokëçarje.
Prandaj vende të cilat e kanë kaluar këtë fazë janë munduar të ndalojnë shpërthime të tilla, ku presioni i numrave dëmton peiazhet historike, vendet shpirtërore, vijën bregdetare dhe kulturën lokale.
Fatkeqësisht edhe pse të fundit në lojen e turizmit, nuk mundëm dot të mësojmë nga gabimet e të tjerëve dhe ende vazhdojmë të mburremi se jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit.
Ndërkohë askush nuk thotë se jemi vendi me shpërfytyrimin më të shpejtë në Europë të vijës bregdetare duke shkatërruar arkitekturën lokale, peizazhet, plazhet dhe kulturën tonë.
Na rrofshin numrat.

turizen alla buthqirçe, si edhe bythqirat e qiveriise
Si Cikagoja apo Njujorku qe u ndertuan prej oligarkeve te fundshekkulit te 19-te e shekullit te 20-te. Beton gjitheandej po ato sollen zhvillimin. Nuk ka turizem te ndershem kudo ne Mesdhe te mbyt betoni. Turistet e huaj nuk zhgenjehen ne Shqiperi sepse mendonin keq ne te kaluaren . Edhe vitin tjeter me shume turist do vijn .Qe ka papastertira sherbim jo te mire etj ato i gjen ne shume vende. Vetem te huajt nuk jane budallenj jane shume te mireinformuar per Shqiperin . Ata kane te fresket ate rastin e atij ne himare paar 3 vjetesh qe kercenoi pushuesit Spanjoll duke hipur edhe mbi furgon. E pergjithshmja eshte shume pozitive . Blogerat Evropjane po e promovojn shume . Tirana e dyta mbas Splitit te Kroacise si destinacion qe kerkohet ne GOOOOOOGGGGLLLLLLLEEEEEE.
Nga Vlora dhe Saranda dole ne Chicago dhe New York. Prit Gomar te mbij Bar.
Ka te drejte ne zonen e Perivolos,Megalihora ne Dhermi apo dhe ne zonat e tjera te Dhermiut si ne Alevra,Jaliskari kane shkul ullinjte 300-400 vjecare per te ndertuar ne menyre shume agresive, beton nga te gjitha anet.Vinca betoniere non stop ne pune dhe ketej pushues qe mendonin se do vijne te shijojne parajsen e re.Parajse ka qene ne momentin qe nuk kishte ndodhur kjo katastrofe ekologjike ,qe lejohet te ndodhi ne asnje vend ne bote dmth te shkulesh ullinj,agrume dhe ta mbysesh me beton??!!Kriminale,kjo ndodh kur ja le ne dore njerezve qe nuk kane haber nga deti( e kane pare keto10-15 vitet zonen) dhe jo vendesve qe kane ndertuar ato tarraca ullinjsh perrallore dhe ato shtepi tipike te Jonit qe nuk i gjen askund ne vend.Banori zones ka prioritet sepse ai e ka krijuar ate habitat ,njeh detaje ,ka trashegimi .Nuk jane zona per masivitet qe o burra te gjithe Dhermi,Himare dhe ndodhin keto fenomene te shemtuara,prishet vendi qe mepare quhej” vend me vule”, dmth Durres-ohet
Sa produktiv eshte ulliri sot ??? Ne gjithe Mesdheun fushat qe nje kohe mbilleshin me grure ,fruta e perime u shnderruan ne resorte,hotele e banesa .
Z. Tare, unë nuk kuptova gjë fare, çfarë ke dashur të thuash me këtë shkrim. I doni apo nuk i doni turistët e huaj në Shqipëri? Ju mendoni perefksionin, gjë kjo që nuk ekziston në gjithë botën. Përmirësimi i cilësisë dhe kualitetit të sherbimit turistik, vjen nëpërmjet punës dhe, jo pritjes. Më duket se ju karakterizoheni nga tendenca e nxirjes së gjërave, edhe në ato historike.
Edhe mua kete pershtypje me la shkrimi i Tares . Ky po hiqet si expert per çdo gje .
Po vdes per t'u bere nje here minister i Turizmit, po i behet ferre neper kembe Edi Rames.
O Gurbardhi, Shpenka pej Korce dhe Lindita...!!!??? Nqs s'e kuptoni se c'do te thot Tarja athere jeni shume truthar ose naiv. Po a i keni pare ndertimet pa kritere, pa planifikim urbanistik qe jane jo vetem pergjat bregdetit por edhe mu ne mes te Kryeqyteti dhe gjithe qyteteve te tjera, pallate ndertuar me nje meter distance larg njeri-tjetrit qe me zorr kalon nje njeri midis tyre. Tirana eshte ber per te ardhur keq se si eshte shkaterruar dhe ka humbur identitetin e saj prej ndertimeve me vend e pa vend... Tarja flet per kritere the planifikimin e urbanistkes duke menduar dhe per te ardhmen, dhe jo nderto per sot dhe kush ja var pas 10-20 vjteve...
O Auron! Akoma nuk e ke kuptuar. Por jemi shqipo or vëlla. Të dhënë pas fitimit të shpejtë, krimit, drogës, prostitucionit etj etj. Askujt nuk i rruhet për vendin. Por vetëm që të "kapë" veten. Me çdo kusht dhe me çdo çmim. Nuk e shikon që na ka mbytur maskaralliku ngado. Këtij populli vetëm Enveri Ia paska bërë dermanin.
Duhet te synojme turiste elitare sepse te tille e kemi vendin. Kemi site arkeologjike, kemi detin me te bukur ne europe, kemi male te mrekullueshme. Nuk duhet te synojme masivitetin sepse numri i larte ta demton vendin dhe te gjitha resurset. Ne Kroaci dhe ne Spanje ka gjithmone protesta kunder turizmit masiv.
Po trap ngeli ky djale!!Po pse mo koqe beri keq qeveria qe promovoi bregdetin,malet e luginat tona?Paralel me promovimin beri keq qeveria qe ndertoi rruge e ura per ti cuar turistat vendas e te huaj ne atraksionet turistike??Une nuk di cfare ke mbaruar si shkollim apo arsimim,por te thuash brockulla,e ti kundervihesh vendit tend,apo te bashkohesh me propoganden e atyre qe nuk duan qe Shqiperia te ece e te zhvillohet,sidomos kur ke qene nje ish-pergjegjes per politikat e zhvillimit te bregdetit tone!!!Kesaj i thone se per inat te sime vjerre do shkoj te fle me mullixhine…ore koqe!
Nje shkrim shume realist dhe ku ai qe di te mesojë, meson shumë!...E respektoj Kryeministrin aktual shqiptar per shume pune te mira qe ka bere, sidomos per infrastrukturen dhe politiken e kompromisit! Por euforia e Edi Rames nuk me pelqen aspak! Qeverisja e nje vendi si Shqiperia eshte "harte Brot" , buke e fortë, qe ti thyen dhembet shpejt...Po ecen turizmi , por eshte pertoke politika qeverisese per fshatin!...Shqiperia eshte nje vend fshatar, bujqsor e blegtoral, por politika shteterore per fshatin eshte skandaloze! Fshati eshte braktisur dhe po braktiset masivisht!...Edhe ajo iniciativa e 100 fshatrave model turistik...po tretet si kripa ne uje...! Po ecen turizmi por kualifikimi personelit per sherbimin eshte i dobet , qe te mos themi inekzistent!... E te tjera, e te tjera....Auroni terheq me te drejt venendjen: TE MOS NA HUTOJNE NUMRAT...! CILESIA! CILESIA! CILESIA!...
Das Brot ke harru i s . Ato qe thote Auroni jane te drejta , vetem se rasti i Shqipove eshte ndryshe nga Italia apo Kroacia. Ke ne mushet i her me ndertime pa leje e plan urbanistik dmth bohet m. mullar dhe masnej i kerkohet qeverise hesap pse nuk modernizo ,harmonizo,nuk stimulon turizmin cilesore etj prralla! Hec e mos i merr paret Po deshe qe t‘vin pa „cilesi“ po prit sa t‘vij kualiteti! Die Masse der eigenen Bevölkerung hatte es in der Hand es von Anfang an,richtig zu handeln aber entschied sich für Chaos!
Plotësisht dakort me autorin.
Shume konstatime gjeniale,ndaj dhe Sali Berisha per kategorine tuaj ka nje thenie akoma me gjeniale.Karrikethyer
Ankoheshim nga kosovaret, tani deren na e kane zene gomaret. Turistat shqiptare paskan vlere zero. Turp.
SAKTE, po na hapin barkun duke pare perdite ne lajme bumin turistik e bukurite e plazheve tona qe po i shkerdhejne dita dites.
U fut edhe Auron Tare ne kopene e hienave Andi Bushati, Lubonja, Blushi, Arta Dade, Dervishi.... Qenka semundje e keqe kjo e hundperpjetit. Keta kane nje aresye te madhe, jane zene me Edi Ramen, dhe ai i ka lene menjane. Jo vetem i ka lene menjane, por me sa duket ju ka prere edhe te ardhurat e majme qe merrnin, tani duhet te notojne vete, te nxjerrin buken e gojes. Ata te tjeret kanme vite qe lehin, ndersa Auroni eshte kone, filloi qekur i dhane Butrintin nje Kompanie Manaxhimi, Auroni u zemerua.
Pilo !!!! Shume m.....paskemi pasur si vend .
Auron,ke vite qe vetem zi shikon te kjo qeveri,nuk e di arsyen,po kjo nuk te nderon,kryesorja nuk je me i besueshem.D
Ajo foto nuk ka as je lidhje eshte gje normale. Sa per mish mashin te gjitha vendet turistike e kane ate lloj problem edhe pse kane dekada qe presin turist.
RROFSHIN NUMRAT SE NA JAPIN leke qe te ushqehemi, pastaj e shohim edhe vijen bregdetare, se nuk kemi te perjetshem, shoku.
Aurel ti je nje trap e gjysem por kete shkrim e ke qare. Mos shkruaj me kurre qe te hysh tek te zgjuarit.
Gjunah i ziu ks rjedhur nga trute. Meqe smabajte mend asgje atehere ti vuan nga dimendha ose ke ikur per lesh.
E vertete.
Germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh. Po a nuk ishe ti qe drejtoje Agjensine e Brregdetit?Ke te drejte kur thua mishmash pasi ti ke mbaruar shkollen Skenderbej dhe del e jep mend per gjithshka.
Une punoj 30 vite ne Turizem ne Greqi,e neper Europe ,Turizmi i ka keto nuk mund te zgjedhesh,,cfare behet ne Greqi pas 3 te mengjezit as Policia nuk afrohet ….kam punuar ne barcelone ne malaga ne ibiza behet dhe me keq se ne Shqiperi,,turizmi i ka keto,si ai qe bertet si ai qe pi hashish do te lere leke se do te haje te flej e te pije …nuk kemi ne standarte ti zgjedhim Turistat se jemi akoma fillestar si shtet ne kete Industri…Mos te perbuzim njeri se nuk jemi ne komunziem..nuk e rregullojme ne dot Boten keshtu e gjetem ne 91 ..te sillemi si na sillen dhe te japim sherbim te mire ..leku nuk ka ngjyre apo ere thone Cifutet….
Bravo Auron .. mesazh eshte Shume i drejte .. pavaresisht qe Rama ka bere Pune, Shume Liri i ka lejuar vetes te nderhyje ne arkitekturen rreth detit.. vlora psh behet vetem beton dhe Pa identitet vetem se i pelqen 1-shit? Cdo kritike qofte edhe qellim-mire ai e injiron. Kam frike kete ka bere edhe me juve Auron sepse sic diket preferon yes-men.
Taren mos e merrni seriozisht ka lene familjen gruan femijet në Amerike dhe ben si arkeolog ben si Drejtor turizmi si Guzhinjer si Historian në Shqiperi….. Tarja eshte si e qua te dikush në media “Biciklete Mifa “ nje kontrapedal i rralle ose Mira 2023 ….
Pasi bleu 4 shpi ne USA po nga ai turizmi shqiptar qe ky vjell vrer, vazhdon e jep mend. Po ska faj kompania ketij zagari ka patur fatin te sjell vetem turista me lek. Dhe ky do qe te fitoje vetem ky, e mos ti prishet terezia turistave qe i sjell vetem ky. Si su ngopen iher mor jahu.
Z. Baze, perse nuk ma nxjerr komentin... Per një komentues më lart: Për ata që janë njerëz, paraja ka dhe ngjyre dhe erë... Per dijeni: Ne shtypin perendimor, dhe pse ka hipokrizi brenda, ka kohë që flitet për para gjaku... Dmth, parane e diktatoreve kriminele që i fshehin paratë ne ba kat e Londres apo të Zvicres...
O Zoti,Tare! Kaq i thellë,sa ne të thjeshtit,nuk të kuptojmë tamam.Lutna na i spjego më thjeshtë.Gjithathashtu,mundet të ta tregoni,cfarë arësimi keni mbaruar dhe në cfarë kohe moshe,kohe dhe vëndi.Që edhe ne,ta përdorim për ti bërë nipëpërit tanë,të zotët,si Ti.
Ju të Temçs,pse nuk mi botoni mesazhe.Do tu denoncoj tek Merua,i cili është pronar i Temës.
ky pisoglendi tullac harron se akoma dhe fshatrat kane xhami qe pellasin akbare gjithe diten do dhe turist cilesor
Se kuptoj cfare profesioni ka ky autori? Njeher i lexoj artikuj mbi agjent gestaposh, KGB, CIA, SHIK. Diku tjeter nxjerr opinione mbi turizmin, diku mbi arkeologjine, diku mbi histori dhe diku gjetke ben biografi figurash historike ose me sakt i njollos. Me duket sikur ben oponence thjesht per te mbushur boshlleqe mediatike ne kohe vape. I vuajtur per vemendje.
Auron, po tregon karakterin e atij shqiptari te poshter qe ne Shqiperi egziston. Nuk e di nga te vjen por dhe pranimi qe i beje portretit te Ahmet Zagollit me force ne sahatin e Vlores tregon se ju paskeni qene te gjithe njerez te poshter per kete dhe e grabitet sa u deshi qejfi; pa hezitim mund te theme se ju jeni armiqte e Shqiperise qe sa here u preket interesi , kthehi qe ta permbysni çdo gje.Duket qe je i zemeruar se s'te ka dhene ndonje post Rama. Poshtersi gjaku, poshtersi intelektuale, poshtersi njerezore dhe humane qe meritoni vetem perçmim nga shqiptaret e ndershem!
injorante si puna e juaj zoteri sigurisht qe nuk kuptoni asnje gje. mjere ky vend cfare idiotesh ka
Nuk mind te krijosh high tourism pa porte turistike, pa infrastucture, pa shërbime, me plazhet plot me qenë rrugesh dhe plera gjithë andej, shyqyr që vijnë dhe këta se nga byreku kalohet tek lazanja e më vonë tek salcat.
Gol o dhëndër një fjalë , por wë të mbushë gojën. Dhe dhëndri buçiti :Buall ! Tani Auroni e ka një mërzi dhe kërkon që të zezën ta zmadhojë me mikroskopi. Natyrisht çdo "bum ..." quhet kur ndodh një fenomen shumë më shpejt sesa parashikuar. Që Shqipëria nuk është gati të presë kaq turistë për efekt mungesë infrastrukture është e vërtetë . Por ama nuk mund ta ndalojë . Tani kjo e Bumit do shpejtojë dhe infrastrukturën e munguar, puna është që askush nuk e parashikoi këtë bumm turistik, as Rama si kryeministër. Kur të vjen e Mira hapi derën dhe mos bëj llazoren e të vesh kujën.
A ke ndonjë fushë që uk njeh oAuron?Se mesa të kam ndjekur më mirë bënë atë të gjetje të të ashtuquajtur 'Relike, të spiunazhit, dhe të ndonjë thesari nën ujë që dhe NUK deklarohet nga ca 'arkeolog,.Tambyllim nuk të mjaftojnë ato që ke?.
Po Ujvara e Peshures ne Nivice eshte apo ne Progonat, more delenxhi?
O Auron po behesh di tos lubonja.Po thuaj nje fjale te mire jo per qeverine po per agjendite turistike per ata qe drejtojne e menaxhojne keto njesi akomoduese .Vertete ka edhe te meta e dobesi por te te vijne krocieret e miljardereve te botes nuk eshte gje e paket per turizmin shqipetare.Mos i ofendo edhe ata turiste qe preferojne qe me ato pak mundesi financiare vijne e kalojne pushimet tek ne.Edhe nje here nuk deshiroj qe te kthehesh njesh me tos lubonjen.
Shume e sakte dhe e argumentuar. Renja e numrave ka per t'u vene re qysh vitin e ardhshem.
Vodhe boll,kur Rama te gradoi,kur te pa se cfare Hajdari je,te la,tani jeni pa nje tufe zagaresh,me lumbojen ne krye,qe lehni ne cdo mejhane mediatike.Ti na the na rrofshin numrat,ne po tergjigjemi-Na rrufsh bolet-.
Tare thot te verteten ,,,,,shum fshatra myslyman jan pa xhami ,pa minare ,pa teqe ,,si kan pas me par ,,,tani shkon turisti dhe habitet e thot ,,,po keta pagan jan akoma se nuk shoh ndonje objekt kulti ,,,, ca jan ,,,jan myslyman ..i thot shoqeruesi ,,,,kan pas xhamija me minare ,,,ua prishi enveri ,,,,tani sduan te nderojne ,,,se sju pelqen ,,, hiqen si amerikan ,,gjerman ,,cifuter ,,,haha
KAR ngeli ky Duke bere tè zgjuarin Sic BERI me Butrintin grek