Deti, rëra, Dielli, do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë për shqiptarët, me këtë bumin e pleqve italianë

22 Gusht 2023, 10:45Blog TEMA
Deti, rëra, Dielli, do të kthehen në një mall shumë

Nga Edmond Arizaj

Këta turistët e bumit të këtij viti, që ankohen e që bëjnë llapa-llapa, nëse duan edhe çmime të ulëta, edhe shërbim me pesë yje, të shkojnë në Sardenjë, në Santorini, Bora-Bora, apo Maldivet normale.

Po tani, edhe të presësh biletë Wizair 20 euro, edhe të kërkosh shërbim e kushte si në biznes klas me Fly Emirates, rri pak ngushtë.

Qejfi paguhet. Edhe për ata që qëmtojnë për të kursyer 5 euro. Kërkojnë çmime të lira, plus shërbim mbretëror!!!

Ne shqiptarët e shkretë kemi kaq vite që lutemi e ulërasim vetëm për shërbimin.

Por pas këtij sezoni, jam kaq shumë i sigurtë se do kemi edhe më për t’u ankuar.

Pse? Sepse vitin tjetër, mos prisni më çmime të përballueshme me një kredi të vogël. Do të duhen dy.

Deti, rëra, Dielli, freskia do të kthehen në një mall shumë të shtrenjtë dhe për shqiptarët mesatarë e nën mesatarë nuk do të mbetet pothuaj asgjë, as plazh publik, as det i lirë, asgjë.

Sepse turizmi “low coast” do të vazhdojë të jehojë nëpër tik-toqe, e instagrame, pavarësisht se “pronarët” e bregdetit shqiptar do të vijojnë me ngritje çmimesh.

Ooo mund të vë bast që sot me kë të dojë që çmimet do të rriten!

Dhe pastaj do kujtohemi për ata 500 mijë shqiptarët e Kosovës që i ndërruam me 500 mijë fukarenjtë e Italisë, që llogarisin edhe një euro për shishen e ujit, shërbyer në buzë të detit.

Jam i sigurtë që në Karpi, Puglia, Siçili, Sardenjë, Rimini, po buzëqeshin këtë sezon pa pasur nëpër këmbë kopracët, kursimtarët, pleqtë e pensionistët.

Është bukur vërtetë të shohësh që miliona zgjedhin të pushojnë në vendin tënd.

Por është shëmtuar të kujtosh se shumë prej bashkëatdhetarëve e kanë të zorshme të pushojnë 10 ditë pa bërë llogari financash; është mision i pamundur të gjesh në 300 e kusur kilometra vijë bregdetare, një vend ku të ngulësh çadrën tënde, pa pasur afër dy prapanica që nuk i njeh, është pothuaj fantazi të flasësh për një parking falas, është gëzim të të shërbejnë buzagaz për të paktën një orë…

Ndoshta ne shqiptarët duhet të tregohemi dredharakë. Nuk mund të pushojmë më (shumica) në vendet më të bukura tonat në periudhën korrik-gusht, por ama nga maji-qershori dhe shtator-tetori mund të kemi pushime fantastike, pa rrëmujë, me shërbim të përkryer (me siguri 80 përqind), parking pa pagesë, ushqim mëse i freskët dhe më i lirë, deti aq i pastër sa mund të rregullosh flokët në pasqyrim, për çadrën s’të vjen njeri të të kapë nga krahu për pagesën, madje ke vende sa të duash të rrish në intimitet.

Edhe ndryshimet klimatike janë favorizuese. Mendojeni njëherë.

15 Komente

  1. T
    Tropoja

    Normale qefi paguhet por perseri disa gjera elemenare çalojne akoma,s'ka rendesi numri yjeve hotelet etj por infrastruktura,orientimi i turisteve nuk e kuptojne si funksionon transporti ketu etj.Por mire eshte berqaveres do behet me mire.Te pakten vijne te huajt shijojne plazhet tona se shqipot nuk kane as fimance por as kulture per pushime.Jane te lidhura bashke te dya financa dhe kultura etj por te pakten te mumd te ushqehen me buke se per pushime shohin ne tv

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kur e kam kritikuar Ramën per propagandën e rremë të turizmit evropian,nuk kisha parasysh se vijnë "pleqtë" Italianë apo Francezë,por faktin e qartë se me çmimet që do ngriheshin ,populli shqiptar normal nuk do mund të shkonte dot në bregdet. Me rroga dhe pensione qesharake,nuk mund të konkurosh me Evropën. KM duhet të punojë për popullin shqiptar ,jo per Evropianët.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ky shkruesi ka 1 ngecje te madhe ne arsyetim. Keta kurnacet italiane sido qe te vije puna o harizaj paskan sidoqofte me shume leke se grindavecet shqiptare. Shumica e shqiptareve kur shkojne me pushime ne jug ,nuk shkojne per pushime shkojne per tu hapur bythesh, po fale kapitalizmit keto vemje le te vazhdojne te bejne te njejten gje por jo me atje ku ka italiane spanjolle gjermane. Dhe kjo ndoshta do detyroje edhe shqiptaret qe te kuptojne qe te shkosh me pushime domethene te pushosh, se bertituri, te xhiruari gomat, te bezdisuri te tjeret sepse gjithmone more karagjoz eshte dikush qe ka me shume leke se ty. Dhe kjo kohe per jugun e shqiperise sapo ka filluar. PS: diferenca midis 1 perendimori dhe shqiptari ne restorant. Shqiptari bertet , kruan hundet, shikon si bageti verdalle dhe me 1 krekosje idiote nxjer tufwn me euro per te paguar nga canta e shpines, qe gjitmone nuk i shkon me shapkat dhe gishtat e kembeve me thonje paprere. I huaji shpenzon me shume, dhe asnjhere nuk e kupton sa ka paguar sepse eurot nuk ka nevoje ti kete tufa se nuk i le dot ne banke,por paguan me karte pa buje, si njeri. Kam frike se shumica nuk e kupton dot qejfim dhe pushimet ndryshe.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mitro

        Si shpjegohet qe flet me kaq percmim per njerez qe kane zgjedhur Shqiperine o ditezi, qofshin keta pleq italane apo franceze apo ceke apo spanjolle? Ti ke gjithe shqiptaret rrugeve te botes dhe ne e kemi provuar ne kurriz percmimin. Si mund te japeshe kete shembull kaq mjerane! Po me te njejten monedhe ta shperblefshin italianet apo amerikanet kur ju racistet shqiptare te shkoni andej, juve dhe familjaret tuaj nese jane po keshtu raciste. Jazek!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapedani

          Une doja te shtoja se as ne maj,qershor,shtator dhe tetor e njejta gje do jete sepse ata pensionista jane kohe kane sa te duash biles duke para se çfarë ndodh ne perendim keta keto periudha i pelqejne me shume se eshte me lire ,ka me pak zhurme,sidomos femijet qe ajo moshe nuk i duron dhe tjetra nuk eshte ai i nxehti pervelues si ne korrik gusht.

          Përgjigjjuni
          1. p
            petrit

            oK, jam dakort qe pushimet per ne Albanezet, te behen qe ne Prill, gjithashtu edhe pas Tetorit, por duhet ngritur pak temperatura e rrezatimit Djellor. E ben dot?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dajti

              Cfare te keqe ka se kerkojne cmime me te lira? Te gjithe njerzit ne bote turist apo jo turist kerkojne cmime te me te lira. Edhe milioneret negocojne per cmimet, Kush i hedh parate ashtu Vetem ne shqiptaret i kemi hedhur dikur neper dasma per tu dukur dhe beheshin male me leke rreth nuses e dhenderrit dhe i ngjisnim orekestrantit parat ne balle per turp Po tani ky zakon eshte zhdukur tani kursejme edhe 100 qindarka

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detroit

                Ky artikullshkruesi i shpifur mbase nuk e di qe ne shtetin Michigan(SHBA), me 12 milion banore te gjitha plazhet ne brigjet e liqeneve gjigande perballe Kanadase,jane jo vetem PUBLIKE-FALAS,por jane te plotesuar me te gjithe elementet jetike te domosdoshem si wc,parkingje,lulishte,kende lojrash,fusha sportive,stola dhe tavolina pushimi etj! Shume shqiptare nuk e dine se amerikanet atje nuk kane tangerllik si ne,por e marrin ushqimin me vete dhe hane ne tavolinat e shumte ne plazhet dhe parqet ne funksion te njeri tjetrit! Atje ka shtet ne sherbim te qytetareve!

                Përgjigjjuni
              2. !
                !

                Mirë e ka! Në fund të fundit, shqiptarët papunë janë, dhe pushimet i bëjnë kur të duan, shtator, tetor apo maj-qershor! Lekët për pushime le t'i marrin borxh dhe pastaj të ngrihen të qahen në protesta që s'kanë të hanë bukë.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dani

                  Shkrim I pakuptimte. Vijn turista thote por s'lene shume leke....rendesi ka qe turistat vijne, te tjerat i spjegon rrjedha e ngjarjeve qe ti dhe shume palo biznese aty nuk mund ti kuptoni. Ju doni leke kesh right now! Nese nje turist shpenzon 300 € eshte shume pozitive per ne. Problemi tjeter, ai I cmimeve qendron. Cdo vend i zhvilluar turistik i ka cmimet te perballueshme per klasen mesatare vendase. Shqiperia jo! Nje turist perendimor, edhe nese ka mundesi te perballoj cmimet tona nuk pajtohet me eksese jo llogjike sepse nuk jane mesuar me te hedhur. Vlerat duhet te jene ne vendin e duhur. Ne duhet te tregohemi largpames dhe me vizion afatgjate nese duam qe turistet te vijne perseri dhe jo njehere kalimthi sa per te shuar kuriozitetin.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sheqeri

                    Ore shyqyr qe pleqte e italise do lene leket kendej. Ne do plakemi per vete e do dhitemi ne breke. Nuk do na duhen leket ne pleqeri. Te paktem leket e pleqve italiane do na bejne pune sot.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigrantja

                      te huajt te lodhur ose jo( pak rendesi ka) ,pushojnë e gëzojnë bashke me shumicen e oligarkeve te vilave kurse shqiptaret nuk kane mundesi te bejne dot 5 dite bashke pushime pavarësisht cmimeve " te lira" per te huajt. I duam turistet patjeter dhe jane te mirëseardhur, por me shume duam shqiptaret dhe jeten me dinjitet ne vendin tone.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noc Rroku

                        o ti legen që mshifesh mbas " i " , si duket nuk jeton në atë që quhet Shqipëri dhe me ata që quhen Shqipëtarë. Unë kam punuar 50 vjet me ta, që nga koha kur një cop buk e mbështillnim më gazetë që lëshonte plumb, me ata që iknin 10-15 ditë në këmbë maleve për të gjetur punë diku, por dhe më pas me ata që na japin domate etj apo ata në fasonë, dhe bëjnë këtë sakrificë pikërisht se janë Shqiptarë,....mos ngatërron gjë rracën tënde parazitare me atë Shqiptare. hale ardhacak, që ha bukën tonë dhe bën davanë e tjetër kujt. Të zëntë mallkimi i Zëmër gjërësisë Shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vlora.

                          Blerja e pronave nga të huajt.;duhet të mbrohet me ligj.në interes të shtetit shqiptar dhe nënshtetasve të tijë.si në shumë vëndetë tjera .

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora.

                            Kujdes me pronat që blihen nga të huajt.Duhet të mbështeten në ligjet e Shtetit tonë në interes të vëndit dhe shtetasve shqiptarë; si ndodh në vënde të tjera edhe në ato fqinje...

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje