Përballë partisë, do duhej të zgjidhnim Shqipërinë!

21 Gusht 2023, 19:39Blog TEMA
Përballë partisë, do duhej të zgjidhnim

Nga Namir Lapardhaja

Ndonëse nuk duhet të jemi pengje të së kaluarës, është një realitet i pamohueshëm historik fakti se grekët nuk janë sjellë shpeshherë aq miqësor me shqiptarët. Jo vetëm gjenocidi dhe dëbimi i popullsisë çame nga trojet e tyre, mosnjohja e së drejtës universale të pronës, pushtimi i Gjirokastrës dhe Korçës, ardhja e tyre deri në Berat, masakrat e andratëve grekë, të ndihmuar edhe nga disa gjakëprishur shqiptarë, në vitin 1914, por edhe bombardimi i disa institucioneve të kultit islam në vitin 1940 gjatë luftës italo-greke, janë fakte historike të njohura.

Për të mos folur pastaj për dhunën e ushtruar nga ushtria dhe policia fqinje ndaj emigrantëve shqiptarë, që ishin të detyruar të kalonin kufirin maleve, në kushte ekstremisht të vështira, apo operacionet e shpeshta “fshesa”, ku qindra dhe mijëra familje shqiptare dëboheshin pa asnjë lloj motivacioni nga shteti fqinj vetëm për shkak të humorit të prishur të politikanëve në Athinë.

Edhe pse në ditët e sotme do dukej një herezi, militantëve të verbër do t’u hidhej hi syve dhe do t’u bëhej “magji” për të mos e kujtuar atë ngjarje, në zgjedhjet lokale të vitit 2003, PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha ka bërë thirrje që në Himarë të votohet kandidati i Partisë Socialiste. Dhe shumë mirë ka bërë, sepse ka mbajtur një standard që i tejkalon ndasitë politike mes veti, ndërsa ka menduar për të mirën dhe kohezionin kombëtar.

Nuk dua të flas këtu për “standardin” e sotëm në këtë drejtim, sepse vetëm fakti i kandidimit të një personazhi me shumë dritëhije si F. Bejleri, e ka hedhur poshtë çështjen kombëtare dhe ka tentuar sërish për t'i hedhur benzinë zjarrit të mërive të vjetra dhe për të shtuar probleme të reja, që kanë të bëjnë me rrugën e integrimit dhe më vështirësitë që mund të hasë vendi ynë në këtë drejtim.

Por fatmirësisht që Shqipëria nuk është ajo e dikurshmja dhe Greqia nuk ka më peshën dhe rëndësinë e atëhershme në politikën evropiane, sepse sa herë që gjakëprishur të tillë tentojnë të ndezin shkrepset e përçarjes, është Shqipëria dhe shqiptarët ata që vuajnë.

Ndofta dikujt do t’i dukeshin absurde diskutimet e çështjes kombëtare në vitin 2023, por, kurrsesi, nuk janë të atilla për sa kohë që ende vijojnë të ecin të pashqetësuar rrugëve të qyteteve tona njerëz që pretendojnë se vorio-epiri shtrihet deri në Berat, të cilët nderohen, respektohen dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për t’i shprehur publikisht në rrjetet sociale këto mendime apo kur rrugëve të lagjeve tona u vendosen emra të personazheve, të cilët dokumentet historike i kanë damkosur si tradhëtarë, si spiunë të grekëve apo si njerëz që kanë punuar vazhdimisht nën rrogoz kundër çështjes kombëtare.

Ndaj edhe në rastin e fundit në Himarë politika shqiptare duhet të ishte e bashkuar me standardin e vitit 2003, për të mos hapur një vatër të re sherri të panevojshëm, as për shqiptarët, as për grekët.

Shqipëria do duhej të ishte mbi çdo ndasi politike.

7 Komente

  1. L
    Lenci

    Per cfare te jete e bashkuar o laperdhar qe “greku” te kalbet ne burg e te mos lejohet as te betohet ndonese ka fituar zgjedhjet nga qelia?! Po a ka rrezik me te madh per voten dhe vullnetin e lire se sa kjo! Po kur shkelin vullnetin e zgjedhesve per Belerin qe ne fund te dites per mire a per keq ka avokat nje kryeminister te BE a e mendon dot se cfare garancie ofron ky pushtet per qytetaret e thjeshte shqiptare! Nese ka nje aresye per t’u bashkuar te gjithe pa asnje dallim eshte per te mbrojtur voten dhe demokracine por kuptohet qe njelloj si Rama dhe ti ke alergji nga vota sepse njelloj si ai dhe ju e keni vjedhur vullnetin e demokrateve!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkullaku Uturaku

      O Lenc trapi, nuk ke pas fati qe ky Belerua te te vriste vellane spo xhaxhane atje ne Peshkepi ne 1994, se pastsj na tregon si eshte zgjedhur me vota te blera ky njeri i zi. Inshalla ke fatin e atyre martireve qe ka vrare ky fred ziu.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zoti na ruajt !

        Sa me pak Lenca!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        I nderuar Namir, Nje nga ata gjakprishurit qe thua ti Ka qenë gjyshi i Genc Pollos qe është dekoruar nga Qeveria e atehershme greke per shfarosje shqipetaresh. Por sot gjakprishurit e Saliut, qe bene shurrën mbi gjakun e prinderve të tyre qe i vrau diktatura dhe u bënë me Komunistin Sali, votojne edhe per Genc Pollon. Paradokse shqipetare.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salkari

          Po dekorimin e Ilir Metes ku e con ?? U dekorua me shoejtesi te madhe si nje oatriot i madh i Greqise vetem e vetem firmisi fast track pasaporten e Janulles , ku si per cudi te gjithe paraardheaif e spiunit e kishin refuzuar kategorimatikisht …. Ja kush jane plereat dhe sherbetoret e heleneve , spiuni Meta , dhe kancerozi Berisha , per sojkn e Genc Pollos ske cthua , dihet boterisht si filogrek

          Përgjigjjuni
        2. x
          xyz

          Mirë e ke ti Namir, por kur ke brenda gjirit tënd Hamza Kastriotë dhe eSal Pashë Berisha kjo që propozon ti nuk mund të ngjasë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Namir, nuk e njihke mirë historinë. Në lashtësi, Epiri, dhe Eladha (helenët), kanë qenë shtete më vete, por Epiri ishte me popullsi jo helene, por më të afërt me ilirët, shtet në Veri të tyre. Mbreti i Epirit, Piro, nuk ishte helen, më vonë Gjergj Kastrioti deklaronte se ishte epiriot etj, etj. Edhe në vijimësi, asgjë nuk ka ndryshuar. EPIRI i vjetër, shtrihej nga lumi Osum në veri, deri në gjirin e Ambrikisë (Artë, Prevezë etj) në jugë, dmth përfshirë Çamërinë (Thesprotinë). Gjërat filluan të ndryshojnë pas revolucionit grek (udhehequr nga arvanitasit, me ndihmën e Perandorisë Britanike dhe Francës bonopartiste), prej ku dhe u krijua shteti Grek me kufi verior Gjirin e Ambrikisë. Epiri ngeli nën pushtimin otoman. Kur me dobësimin e Turqisë, erërat gjeopolitike ndryshuan, dhe kur po shtrohej krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, u shtuan dhe orekset e fqinjve jugorë (ashtu si dhe veriorëve-temë tjetër kjo), për të aneksuar troje nga Epiri, i cili në këto kohë banohej në shumicë nga shqiptarët. Mbas pavarësimit të Shqipërisë në 1912, nga Fuqitë e Mëdha në prill 1913 në Londër, u skicua kufiri i shtetit të ri, ku gjysma e Epirit (Epiri Jugor) iu dha Greqisë. Kuptohet orekset greke erdhën duke u shtuar, këtu u sajua prej tyre dhe termi "Vorio Epir", pra Epiri i Veriut, ku sipas "Megali Idesë", e cila deklaronte se kudo që ka ortodoksë, është Greqi. Kjo, sipas tyre, nënkupton gjithë territoret shqiptare nga Berati e poshtë, por që nuk ka lidhje fare as me Greqinë dhe as me grekët. Po të ishte për këtë logjikë atëhere dhe shqiptarët, do ta quanin sot Epirin Jugor të djeshëm Shqipëri. Asnjëra dhe as tjetra logjikë politike nuk qëndron. Nuk ka më sot Epir, as verior e as jugor, Epiri i takon historisë. Termin "Vorio Epir", këtë përcaktim grek, por ta lakojmë ne, siç bën dhe Lapardhaja (për hitçr të së vërtetës jo vetëm), shpiem ujë në strategjinë politike greke, bëjmë pa dashje me naivitet, lojën e tyre të ndyrë

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje