Pasqyrë, moj pasqyrë…

22 Gusht 2023, 12:36Blog Nga Ardi Stefa

Pasqyrë, moj pasqyrë…

Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dhe narcizmi, por asnjë qeveri nuk e ka dashur kurrë veten aq shumë sa kjo e jona.

Gjatë viteve që kam ndjekur jetën politike shqiptare, nuk mbaj mend një qeveri tjetër që të ketë shfaqur një prirje kaq të fortë drejt vetëkënaqësisë dhe vetëpromovimit, fasadës dhe reklamimit vend e pa vend.

Nuk mbaj mend që ndonjë qeveri tjetër të ketë harxhuar kaq shumë burime financiare e njerëzore për të promovuar politikat dhe “personalitetet” e saj (kuptoni NJËSHIN!). Nuk mbaj mend ndonjë qeveri tjetër që të ketë kuruar me kaq kujdes imazhin e saj, aq sa të krenohet me influencerët, aktorët, këngëtarët, reperët, madje edhe kryeministrat, të cilët i sjell edhe nga përtej Atlantikut dhe që i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë, thjesht për një reklamë, ose për të “na kujtuar” se sa të lumtur jemi.

Nuk mbaj mend kaq shumë gazetarë – reklamues, kaq të gatshëm, kaq “profesionistë” në promovimin e imazhit të qeverisë dhe kryeministrit. Sa prodhime të bukura komerciale! Bravo!

Për të qenë të drejtë, natyrisht, qeveritë kudo në botë janë të prirura ndaj narcizmit. Nuk është se politikanët janë tjetërsuar në ditët e sotme, është se teknika e propagandës sot, për shkak të mundësive teknologjike dhe natyrës së drejtpërdrejtë e të personalizuar të komunikimit politik, nxit narcizmin e pushtetit.

Megjithatë, analizimi i situatës në aspektin psikologjik është i cekët. Jo se karakteri personal dhe pasiguritë e njerëzve në pushtet nuk luajnë rolin e tyre. Padyshim që këta faktorë kanë peshën e tyre në zhvillime. Natyrisht, nëse sundimtarët nuk do të ishin kaq të pasigurt dhe narcistë, nëse do të ishin disi më të përulur e modestë dhe do të kishin arritur të frenonin tundimet e tyre narciste, sigurisht që gjërat do të ishin më mirë.

Por narcizmi që shikojmë pasqyron një problem më të thellë: demokracia jonë është e mangët, po vuan rëndë. Dhe nëse duam të kuptojmë pse qeverisja është e vetëkënaqur deri në neveri, shkaqet qëndrojnë diku tjetër: qeveria nënshtron dhe poshtëron vetë institucionet që duhet ta kontrollojnë atë.

Institucionet që duhet të sigurojnë kontrollin dhe kufizimin e qeverisë janë kthyer në shtylla dhe ndihmës të saj, në shërbëtorë të saj.

Dhe kur rezistojnë, marrin goditjet e koordinuara të një artilerie komunikimi qeveritare dhe presione të të gjitha llojeve. Në luftë janë edhe “bashkudhëtarët e vullnetshëm” qoftë nga besimi, qoftë nga egoizmi, zakonisht një kombinim i të dyjave.

Izolimi dhe heshtja e "zërave shqetësues" është një sipërmarrje e mirëkoordinuar nga qendra, me receta për diskreditimin moral dhe rraskapitjen psikologjike të njerëzve që mund të jenë pengesa ndaj pushtetit të pakontrolluar e autoritar në histori.

Kujtoni se si trajtohen zërat kritikë ndaj qeverisë, qoftë nga media, biznesi apo edhe fushat e ndryshme intelektuale.

Gjobat, mbylljet, shkatërrimin ekonomik...

Sa më shumë që qeveria zë hapësirë, aq më shumë ka nevojë për propagandë. Mekanizmat për projektimin e punës së qeverisë, ndërsa zgjerohen të shfrenuar – dhe nganjëherë në panik – mund të kufizohen me propagandën e lirë dhe qesharake, por ato ushqejnë narcizmin arrogant, antidemokratik e shqetësues të pushtetit.

Në Shqipërinë pas Enver Hoxhës, d.m.th. pas viteve ’90, "kulti i individit" u denoncua nga kritikët e diktatorit.

Megjithatë, kushdo që besonte vërtet se arsyeja e totalitarizmit enverist ishte për shkak të dashurisë së Enverit për të parë portretin e tij kudo që të kthente sytë, atëherë ai, thjesht nuk kuptonte shumë nga fizionomia e atij regjimi.

13 Komente

  1. J
    Jimi

    Per kujtese ty more kokorroc, po te kujtoj vetem Arsidin !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropojani nga Malesia e Gjakoves

      Nqse ti nuk mban mend bemat e 30 viteve te kaluara , mos ha mut kot me brockullat qe shkruan . Ha ndonje tas kos dhe mos u mundo te hash ate qe thuhet me zor.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dark triangle

      Rama ka tipare shume te forta narcisiste si rrjedhim edhe qeverine e ka drejtuar ne ate krahe. Per fat te keq narcisismi dekadat e fundit ka perjetuar nje rritje galopante jo vetem ne nivelin personal, por edhe ne planin social dhe kulturor. Po te lexosh librin “Portreti i Dorian Gray” te duket sikur eshte shkruar per Ramen

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        Ky qenka rrote, por rrote karroce per rruget me kalldrem..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Divjakasi

          Ik re perzevativi Sales

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rajmond Vlonjati

            Prezervativ bio bile .

            Përgjigjjuni
          2. A
            Abazi

            Cfar na the ketu.Asgje.Kesaj i thone :Hajde verdalle e mos hyr brenda.Fute te shkreten dhe nxiri faktet,mos shkrua me hamendje.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Intelektuali

              Sa shume shqetesime paske !!? Me sa duket kerkon te promovosh vehten.Mendoj se ja ke harritur qellimit.Tani prit oferte!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                VDES PER TE LEPIRE BYTHEN E SALEHKARAXHICIT DHE ILIRSPIUNPRESIDHJERI T

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkelzen

                  Sa shpejt paske harruar A nuk ishte qeveria Berisha 1, 2 dhe 3 qe cdo gje i shkonte vaj, ministrat i vidhnin sala i mbronte , nuk lejonte absolutisht asnje kritike , bile ata qe e kritikonin i zhdukte

                  Përgjigjjuni
                  1. Qafkuqi

                    Ki parsysh o ekspert ,shkruhet narcizizem jo narcizem. Mjafton kaq per te te mos lexuar me. Ke vendosur te nxjerresh buken me laps ne dore ,por je thjesht nje numer ne ushtrine e pafund te analfabeteve.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Ms

                      Pasqyrë per qeverinë është vetë Shqiperia turistike sot, nga rrumpalla që ishte mot!

                      Përgjigjjuni
                      1. m
                        merreni si te doni

                        Shqiptari Ardi Stefa! More po keta qenkan skizofrena fare, nga doli gjithe kjo fare e keqe? Terbimi, terbimi me gjithe Saliun e Sheqere kurves qe e futet ne mode duke shkaterruar familjen shqiptare!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje