
Bota u fry frikshëm në trikun e dyshes Bejleri- Micotaqis dhe priste ç’krijesë do të lindte. Pak kush priste që prej kutisë ku fle filozofia ‘mos e beso dhuratën greke!’, do të dilte një budallallëk i pashoq. Kam pasur rastin të ndodhesha në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Marathonomakut në oborrin e selisë së Këshillit të Europës, para njëzet vjetësh. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Papandreou, një yll i politikës greke, lëshoi shiritin e kuq dhe mbajti frymën në një çast kur dikush nga Këshilli tha: “Faleminderit Greqisë, por ju bëj thirrje ‘Kujdes nga dhurata greke’”. Politikani i lartë i Greqisë solli në qendër të Europës atë imazh që tha prifti Laocoon kur Daneasit i sollën Trojës si dhuratë një kalë. Laocoon thërriti: “Çfarëdo që të jetë, kam frikë nga Daneasit, edhe kur sjellin dhurata!”. Herën më të fundit, në sulmin kundër ‘Trojës’ Shqipëri, i pari i grekëve nuk solli dinakërinë, por solli një budalla dhe një budallallëk.
Budallallëku i parë, i Micotakis:
Është i vetmi që ka formën e kalit, por formën e një kali jo mitologjik, të një kali alias shqiptar që përdoret për të marrë nusen. Kur nusja përmjerr në kalë, edhe kalit s’i ka hije. Vetë zoti Micotakis i mbylli derën të parit të Trojës (Shqipëri) dhe i tha ‘po të pashë këtej pari, ta preva kokën’ për korbat e Athinës. Këtu ndodhi përmjerrja e kalit në vend të dinakërisë. Kryetari i Shqipërisë Edi, iu përgjigj Qirjakos: -Hajde mik, hajde të pres në Trojë (Tiranë); nëse ke humbë rrugën po të dal përpara!. Ra kali. Deneasi i sotëm as që mundi të mendonte mençurisht se si do t’i përgjigjej tjetri. Ra edhe diplomacia greke. Çfarë do të thotë Qirjako në Tiranë? ‘M’u prish kali rrugës?’ Budallallëk
Budallallëku i dytë i liderit të Greqisë:
Kësaj here Qirjakos është kthyer në një ‘Kostandin’ ballkanas që ngrihet nga varri për të çuar motrën në gjini. Kjo është legjenda jonë e përbashkët, përveçse emri i heroit mund të ketë mbetur nga Bizanti. Kryetari i Qeverisë Greke e mendon veten në kulmin e lavdisë së saj kur hyri e para në BE, e para në NATO, e para në librat e Oriana Fallacit dhe në kronikat televizive me sulmet kundër bazave ushtarake dhe presidentit amerikan në mes të Athinës. Kujtesa e rrëmujave antiamerikane i erdhi si një vizion i turbull dhe iu bashkua dy shqiptarëve që luftojnë sot kundër Amerikës: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kryetari i shtetit grek nuk po gjen dot Greqinë. Nuk është më ajo Greqi. Sepse nuk është më as ajo Botë. Nuk është më Shqipëria që ishte ‘e vogël, e uritur, e shëmtuar e me lecka në trup’. Greqia ndihmoi shumë atëherë, por po e djallos me kujtesën. Nuk mund ta ndalojnë më Shqipërinë për në BE. Budallallëk ta mendoje. Vetë Greqia ka pësuar infeksionet e saj. Greqia e sfilitur pas një traume financiare ku kishte dëshmuar budallallëk me Europën, ende nuk e ka marrë veten. I është goditur edhe psikoza. Roli si primat i ka rënë diku në brigjet e Egjeut me Turqinë. Fati i keq se tani rrethohet nga anëtarë të NATO-s . ‘Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët!’, tha kryeministri i Shqipërisë, duke dashur të mos e lërë rrugës Greqinë. Disa herë, që nga shekulli 13 Shqipëria ka qenë superiore me fqinjën e vet; mbreti i Greqisë duhej të mësonte gjuhën shqipe nëse donte ta kuptonte Parlamentin e vet. Diplomati frëng, Pukëville e pat quajtur greqishten ‘një dialekt’.
Budallallëku i qëllimtë, i dyti pas vitit 1940:
Këtë nuk mund ta lejonte as edhe një njeri analfabet, por ja që ndodhi. Po përdoret koka e Fredi Bejlerit. Ky e ka kokën me kujtime krimineli si vrasës në Peshkëpi, por edhe me budallallëk të madh. Pse po e përdor kryetari i Deneasve, njësoj si kalin në Trojë? E para, sepse nuk është grek, por mysliman turk me mbiemër ‘Bejleri’. Qirjakos nuk humb asgjë kombëtare. E dyta, sepse ky ka kryer krime në kufi, ka manifestuar urrejtje kombëtare, ka blerë vota dhe është gati të bëhet ‘hero turk për Athinën’. Budallallëk me okë. Një i mençur nuk do ta bënte këtë që po bën Bejleri. E njëjta ‘kokë turku’ u përdor edhe në Luftën Italo- Greke, 1940. Në kufirin jugor Shqipëri- Greqi, pushtuesit italianë vranë një shqiptar nga Çamëria, Daut Hoxha, bari e në punë të vet. Iu duhej një kokë njeriu për të justifikuar luftën. Fashistët deklaruan se ‘po mbrojnë të drejtat e njeriut’ përmes Daut Hoxhës dhe prandaj po luftojnë Greqinë. Edhe atëherë, në atë kohë, kjo u quajt një budallallëk. Po pse e përsërit Athina edhe sot? Në vend të Daut Hoxhës ka vënë Fredi Bejlerin…
Në kufi, ku ka luftë, sot ka budallenj.
Ky eshte nje i rrjedhur .
spartan shko futi ndonje masturbim te kallamat si spartanet dikur se ti nuk kupton nga keto,ti do gjuhen e bumcit apo te andit i biri xhelatit qe eshte konvertuar ne grek si bejleris
Ik mor pederast grek me pseudonim mos u fut ktu po ruj bythen pis maskara. Shkrim brilant, bravo prof Frroku
Ca spartan je ti mor bythshqepur evgjit gre qire. Ti duhet te jesh Dule dhjaku ose Ksrjan Çani mor 300 evrosh. Na e rruaçi te gjatin ti bashke me papune e Janullen
Esse kuptimplote, për ata që dinë dhe duan të kuptojnë. Bravo Frrok!
O Spartan! Nuk jam dakort me ty. Po kjo ty nuk te prish pune. Frrok si gjithnje ne mendime dhe ne menyren e te shruarit qe lexohet me endje. Thjesht per mua i mrekullueshem.
Fantastic,faleminderit Frrok.
Spartan,fresko trurin ! Dukshem nuk i kupton gjerat me nje te lexuar ........ ndoshta edhe nese "fle" me shkrimin nen "jastek" ......... Ne keto dite te "rremujshme" te marredhenieve me fqinjin jugor,ky shkrim,me kendveshtrimin e tij,i ben nder publicistikes tone dhe e ben me dinjitoze dhe pse jo (po te duan),jep mundesi reflektimi per ate pjese te shtypit "europian",qe shpresoj dhe besoj te kete edhe ne fqinjin tone ! Gjimnazist i viteve 60'te
Siç ke emrin ke dhe tiltullin or Frrok Mirdita! Sakte e bukur siç din vetem ti te shkruash. Rspekte nga New Yorku
Me qarte ska ku vete. Flm Frroku
Ka mbetur pa u bërë një verifikim:t'u lihet për detyrë rojeve të burgut a është bërë synet ky Bejleri dhe mbyllet ky muhabet.
Shkrim BRILANT, cojani micotakisit ju lutem.
Bravo, kjo eshte, te thuhet.
Te falenderoj Z. CUPI! Nje reflektim alla Kadare! Shume I mrekullueshem. Ishte kenaqesi te te lexoja, te kuptoja dhe ...me shprese se ky shkrim te behet I lexueshem edhe per alvanitasit, une jam ne mirekuptim me ty dhe vehten!
E ke qare or Frrok skam cte shtoj me..
Ky eshte nje fytyre e neveritur,,nje uritth halesh i diktatures