
Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ai votim ishte bio i brendshëm, sepse ngaqë rreziku i Covid-19 ishte i madh, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Si rrjedhojë, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin me autobuzë të paguar për të votuar…
Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?
Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur edhe Beleri ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…
Vijmë tani tek 14 maji i sivjetshëm.
Socialisti Goro kishte përballë sivjet vetëm “minoritarin” Beleri, që mbështetej nga të gjithë partitë opozitare, si dhe nga minoritarët e autobuazave të paguar që erdhën nga Greqia. Mund të ketë patur shumë arësye pse himariotët e këtushëm të mos ishin aq entuziastë për të votuar përsëri socialistin Goro, por u bë mëse e qartë se minoritarët e autobuazave të paguar ishin mëse të motivuar të vinin nga Greqia, pas arrestimit të Belerit në një grackë korrupsioni të përgatitur nga policia e qarkut Vlorë.
Nuk dihet se çfarë ose kush e motivoi policinë e qarkut Vlorë për t’i ngritur grackën ku ra brenda Beleri si derr në thes. Nuk dihet se sa firo personale elektorale mund të ketë patur Goro nga mënyra e qeverisjes së tij në Himarë. Por dihet se numri i i autobuzëve që erdhën në Himarë nga Greqia për 14 majin arriti një rekord historik – kjo, sipas raportimit nga terreni të shumë mediave televizive.
Teksa Kryeministri, Presidenti e gjykatat e Shqipërisë mundohen aktualisht të lundrojnë nëpër ngushticat shkëmbore diplomatiko-juridike që ka krijuar çështja “Beleri”, analiza e mësipërme na tregon se kjo çështje mund ishte zgjidhur thjesht elektoralisht me një fitore të Goros më 14 maj. Duke e lënë arrestimin e Belerit pas 14 majit…
Bravo e bere Himaren minoritet defakto.Shko lexo sepse me sharlatan si ju, jemi ne kete derexhe, nese jane minoritar atehere le te shpallet minoritet ore karagjos me kullare. Sa klase shkolle ke perfunduar sepse statistical analysis me SPSS i bejne te gjithe por analizen te nevojitet mendje si historike qe te mungon dhe arithmetical pak rendesi ka.
Mos ha vur re o Arber , se ky Zaloshnja vetem statistika di te beje , qendren e Laberise na e ktheu ne minoritet grek !
Himara ska qene dhe nuk eshte laberi. Tani duan dhekorraket te jene Himarjot.
Zaloshnja! Thua se nuk dihet sa ka ndikuar drejtimi i Goros per te motivuar himariotet qe te votojne Belerin, thua se erdhen autobuza te paguar etj…. Tani kam une disa pyetje: Keta qe erdhen “te paguar” a ishin himariote me gjendje civile ne himare brez pas brezi ?! A ka vend ky shpjegim i yti kur po ngrihet me force ceshtja e votimit te diaspores ?! A kane te drejte himariotet te votojne ne vendin e tyre dhe per te zgjidhur problemet e tyre te mohuara te pakten 30 vjetet e fundit…qe mos vene ne emigracion por te begatojne vendin e tyre?! Si statisticien qe je a mund te thuash se ne investimet private qe jane bere ne bregdetin e Himares, sa % i perkasin himarioteve ??? Vete zoti Rama tha se ndihet i turperuar me baterdine qe eshte bere me pronat keto 30 vjet… Kjo eshte aresyeja qe kete radhe jo vetem himariotet por dhe lebrit e mencur votuan te zhgenjyer nga premtimet dhe per te drejten e tyre. Ne Himare nuk u votua thjesht individi Bejleri por revolta kunder padrejtesive !!! Kush nuk do ta shohe ose ben sikur, eshte si ajo qe tregojne per ate qe “ kur i tregonin Henen, ai shikonte gishtin.”
Sikur mos ta kishin kandiduar ata dy qelbesirat a do ishte zgjidhja me e mire o Zaloshnje? Vdekshin plehrat qe s'ben nje pune te mire per kete vend.
Qendra e Labërisë na qenka Himara? Krahina të afërta me njëra - tjetrën që kanë shkuar dhe janë respektuar në shekuj,por asnjëra nuk është tjetra,janë të ndryshme Dikur ishin bashkë,por ama kur labët ishin kristianë, më vonë dihet se çfarë ngjau. Mos t'i bëjmë gjërat lëmsh. Himara ka helenizëm,emra fshatrash në greqisht,kishë greke ( më thuaj emrin e një kishe shqiptare atje), flitet greqisht në shekuj - Himara është tokë shqiptare,nga Himara kanë dalë njerëz me emër në Shqipëri etj Por nuk është Labëri!