
Një histori.
Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në shtëpi me qira, pranon një post modest, shumë modest në administratë, edhe pse partia e tij është në opozitë.
E shoqja ka tre vjet pa punë. Ai, megjithëse, me një barrë shkollë e mend, punonte ku të mundej, pa i bërë bisht asgjëje.
Madje, ndryshe nga disa të tjerë pa histori, ose me histori të dyshimtë është nga protagonistët e një kohe, të cilën të tjerët do ta kishin zili, ose do të përpiqeshin ta shtrembëronin, manipulonin dhe të bënin një mal me gënjeshtra për të qenë vetë protagonistë.
E, pra! Ky person, i cili kishte kaq vite që i kishte qëndruar besnik idealit të atëhershëm, që nuk kishte marrë asnjëherë asnjë gjë në 32 vjet nga “partia e tij” kur kishte qenë në pushtet e vuante, teksa nuk i plotësonte minimumin e mirëqenies fëmijëve, anatemohej, shahej e përgojohej nga “shokët e tij qëndrestarë”, që në jetën e tyre nuk kishin punuar apo “luftuar” vërtet një ditë. Nga shokët e tij sufllaqexhinj e patronazhistë, që i kërkojnë shkallët e pushtetit me arrogancë, pa merita e shpejt e shpejt.
Që politika për ta ishin dhe janë thashethemet, linçimi i kundërshtarit, qoftë edhe shokë të tyre të dikurshëm dhe llogjet e kafeve ku uleshin me gotën e whiskey- t përpara, kafenë e purot e shtrenjta.
Politika për ta ishin dhe janë pa asnjë analizë fjalët e liderit që përsërisnin, përsërisnin e përsërisnin...
Që përgojohej nga “shokët e tij” që dinë të bëjnë shoqërira pa pasur asnjë shok; që hiqeshin besnikë pa qenë besnikë, që prishen me shokët për “partinë” sa për sy e faqe, sepse skenaret bashkë i bëjnë mbrëmjeve skutave, që shkojnë nga fryn era edhe kur flladi është zheg vape; që përmendin ndonjë filozof pa lexuar një libër në jetën e tyre; që pretendojnë se historia e forcës politike fillon me ta...
E pra, këta “moralistët” shanin protagonistin e historisë!
Dhe mua, që jam mësues i gjuhës dhe i letërsisë, m’u kujtua kur maturantëve të mi u shpjegoj Migjenin.
Dhe m’u kujtua kur u flas për temat e tij të preferuara që ai trajtoi, figurat letrare, simbolet, madje kur ndalem veçanërisht te “simboli i përmbysur”.
Te kjo figurë aq e veçantë, që vetëm Migjeni mund ta trajtonte me aq realizëm, ndjeshmëri e vërtetësi.
Sepse jemi mësur që flamurin ta shohim si simbol të fitoreve, që na prin krenar në beteja e jo si “Zhele fund e majë, flamuj të një shprese/ të shkymë e copëtumë me të dalun bese...”.
Sepse jemi mësur që malësorët t’i shikojmë si kreshnikë, njerëz të besës e të papërkulur dhe jo si njerëz të thjeshtë, të përditshëm, ashtu siç i shikon Migjeni, të cilët ulin kokën për një grusht misër kur shohin urinë dhe vuajtjen në sytë e fytyrat e fëmijëve të tyre.
Sepse jemi mësuar që femrat malësore dhe femrat shqiptare në përgjithësi, t’i shohim të ndershme e të virttshme, e jo siç e sheh relitetin Migjeni: “Si gra e nëna që shesin trupin për të ushqyer fëmijtë e tyre” dhe që bshkëshortët e pafuqishëm ndaj varfërisë, ulin kokën përballë këtij realiteti të ulëritshëm.
Sepse Migjeni malin nuk e shikon si simbol force, por si një pengesë dhe që “...kërkon një grusht të fuqishëm me ia ngjeshë malit që s’bëzan!”
Dhe teksa kujtoj mësimet që u shpjegoj nxënësve të mi, në heshtje i dhashë të drejtë protagonistit të historisë dhe i shtrëngova dorën po në heshtje, por me zë kësaj here.
Publikisht!
Eja like,ku je fshehur,se nuk eshte e plote kenaqesia e arna-Mute, e jona,kur ne koken tone rrjedh vec muti dhe shurra e rames dhe saliut dhe nuk po bashkohet me ate ere shume te cepanit. Dhe kur te kemi share e kemi bere vac per sport,se keshtu dhe shijon me mire bota jone e ham-humit dhe kam-kumit.Kemi mbi peseqind vjet,qe vazhdojme te ndjejme kenaqesine e bastardimit dhe shperfytyrimit dhe tani na u dha rasti ta ripushtojme kete vend,ashtu sic e berm bashke me osmanlliun dikur,qe na dha toka, nga ky ´´vend i yni,´´qe e beme te tyre,´´per sherbimet prej mercenaresh ´´heroik.
E verteta eshte e thjeshte! jemi armiq te njeri tjetrit dhe kemi fqinje qe duan te na hane sepse kemi ngelur ne mesjete! Saliu! Cfare solli demokracine? Apo solli skllaverimin dhe shkaterimin e gjithckaje qe ishte bere per 45 vjet me urdher te Serbeve por edhe te disa shteteve te tjera koloniale! U krijua Repubika e bananes apo republika e te Dieles! Gjysma e Shqiptareve shiten vendin per te ikur ne Greqi! Regjimi i Saliut i ndihmoi me emra te reme me Pasaporta po aq te genjeshtra! U leshuan deftesa pjekurie per njeres analfabete ne kembim te parase po nga saliu! Shteti fliste dhe shkruante Tropojance me gabime drejt shkrimore te tmershme,analfabete! Portereti i saliut ndodhej ne c'do zyre shteterore dhe fotografia e shtetarit bashke me Saliun ishte mbi tavoline,flitej ne emer te te "madhit" sali! Tani po ky ,qenije e poshter,sali vuri edhe belerin kandidat! A nuk i ka sjelle vendit tone ky njeri primitiv?