Çfarë kishin dosjet e Sigurimit për Qazim Mulletin?

27 Gusht 2023, 09:00Blog TEMA

Çfarë kishin dosjet e Sigurimit për Qazim Mulletin?

Nga Gentiana Mara Sula

Me Qazim Mulletin dhe miqesine me familjen e tij, lidhet historia e larget e familjes sime nga babi dhe tragjedia e viteve 50 te familjes Mara.
Shtepite e tyre ishin afer. Qazimi dhe gjyshi im Sulejmani ishin miq. Zonjat e tyre Hajrie e Mahmudije ishin mikesha dhe kusherira. Babi im Sait dhe Reshiti ishin versnike dhe shoke klase.
Ne arrati, Qazimi i la gjyshit tim nje sasi monedhash floriri per tia dhene te shoqes dhe djalit te tij " per pak kohe deri sa te kthehej". Nderkohe qe gjyshi dorezon permes dhunës gjithe te hollat e tij, ai i mban vec amanetin mikut. Kjo ngjarje dokumentohet mjaft mire ne dokumenta gjyqsore.
Ne kohen qe Hajria dhe Reshiti vuanin Tepelenen, te hollat qe dorezoheshin nga pak tek Hajria u zbuluan nga Sigurimi. Shtepia u bastis, gjysh Sula u arrestua dhe u denua 15 vite burg per fshehje floriri.
Me tej shtepia u konfiskua dhe nana Mahmudije me 5 femije u nxorr ne mes të rrugës, pa te drejte triske. Shume shpejt im gjysh atehere 44 vjec vdiq ne burgun e Burrelit ne rrethana te panjohura dhe familjes iu kthye vec sahati dhe nje dhemballe floriri. Trupi nuk u kthye kurre.
Ne vitet "80, mesova historine me detaje. Duke njohur komedine Prefekti" me cudiste fakti qe gjysherit e mij kishin patur per miq dhe bile kishin sakrifikuar kaq shume per disa " te rendomte". Babi me pak fjale linte te kuptonte se komedia s ishte e sakte... por nuk e thellonte.shume kete teme.
Deri sa fillova punen me.dosjet e Sigurimit....
Dosjet e Sigurimit jane veçanta ne llojin e tyre. Sidomos ato i lidh gjuha e urrejtjes klasore dhe ngushtesia e botekuptimit komunist per kundërshtarët e regjimit. Aty permblidhet gjithe balta e mundshme per shenjestrat e Sigurimit - Me shume se aty, nuk ka cte gjendet me per ate periudhe.
Me kete optike, nese lexohet fashikulli dhe dosja per Qazim Mulletin dhe zonjen e tij Hajrie, sot ne nje shoqerie te hapur e demokratike, ndjen dhembje dhe keqardhje per shtypjen e pamerituar te familjes Mulleti. Per mashtrimin e madh qe donte mohim te shkollimit te denje te te dyve. Bindesh per mosperlyerjen me krime te Qazimit. Per humanizmin e tij te pamohueshem.
Mbaj koken lart qe sakrifica e gjyshit ka pase kuptim.

28 Komente

  1. F
    Frat

    Shkrim siperfaqesor, qe nuk thote asgje me fakte, niveli banal i reagimit qe te cudit kur mendon se e ka bere nej zyrtare. Neveri e gjalle sesi tentojne ti bejne avokatine. O zonje, nqs nuk e ke kuptuar, e gjithe bota i coi ne litar ata qe kishin punuar me fashistet. Kur them e gjithe bota, dmth nga SHBA ne Kine. Europa po e po. Tani t ithua ky s'ka bere krime, [por ti ske hapur dosjen e Qazimit. ke hapur dosjen e Hajries dhe Reshitit. Ja pra mqns gjyshi jot e kishte shok kete dhe si rrjedhoej sipas teje duhet te jete burre i mire. Gjyshi im qe ishte anetar i njesitit guerril ka shit shtepine me pagu Qazim Mulletin qe t anxirrte nga burgu kur e kapen tek atentati qe iu be Kuestures (sot shkolla e kuqe). Qazimi ka internu ne itali qindra te rinj e te reja, asnje nuk internohej pa firmen e prefektit.

    Përgjigjjuni
    1. t
      toma

      Qazimi ishte dhe ngeli nje hajdut,spiun dhe bashkepuntor I fashizmit. Nje kriminel dhe burre I keq.Nuk justifikohet me ndonje nder qe bente edhe ato me para. Naten e 4 shkurtit bashke me Xh.Deven vrau njerez qe I kishte borxhe duke I marre dhe pasurine. Vdiq ne Itali ne dyqan qe pastronte rrobat.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maks

        Moj zonja ti pergjigju pse qazimi bashkpunoi me pushtuesin Pas lufte cdo bashkpuntor i nazi fashizmin ne bote u denuan Kurse ju na i bete patriota dhe heronj Na hapet barkun me kete neo fashizmin tuaj te ri

        Përgjigjjuni
        1. I
          I persekutuari i lagjies se Gentjanes

          O Gentjana! Po lere moj dosjen e Qazimit!A ke per t'na thene gje per Salen, Liket e shoke te tyre qe i kane sjelle kaq dem Shqiperise?Nuk duhet te perfitosh nga pozicioni per t'na treguar miqesine e familjes tende me te Qazimit apo qe paske qene e persekutuar. Ke nje detyre shume me te rendesishme se kaq ! Kontribuo pak per zbardhjen e dosjeve te "!te renda" qe kane keto horra qe kane pushtuar e bllokuar çdo kapilar te jetes politike, ekonomike, kukturore shoqerore, etj.!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkurt

            Morem vesh qe gjyshi yt paska qene i papare moj Gentiana por nuk morem vesh cfare thote dosja e Qazimit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ed

              Pretendon të na thuash se c kishin dosjrt për Qazimin dhe na bën propagandë me keq se në kohen e komunizmit. Asnje të dhënë nga dosjet ! Vec fjalë në hava !!!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gota

                Doni më per Belulin?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Qazimi ishte kolaboracionist i nazifashizmit , sot ka ardh dita qe tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazifashizmit dhe agjenturave te huaja , pra tradhtaret e kti vendi shiten si heronj sot , kur ka bust zogu qe perveç se vodhi thesarin e shtetit vrau dhe iku si cub dhe sot ka bust ne mes te sheshit , pse mos respektohet edhe qazimi , kur ka bust azem hajdari qe u vra per kondraband pse jo dhe qazimi , ka ardh koha me thon o sa mir me qen antishqiptar se keshtu je hero i kti vendi sot dhe te thurin lavdi , sot te vritesh per liri siç jan vrar ne kohen e luftes , te tallin te beshyjn te perçudnojn dhe i pari qe e ben kte gje me deshmoret e luftes esht Ed Rama çar mund te presesh nga te tjeret , ksaj i thon o sa turp me qen sot shqiptar.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkërdheni

                    Ti zonja Sula, do të na tregosh ndonjë dokument, apo do çe deshe?! Nëse duam ndonjë gjë tjetër për Belulin, e kemi parë vetë komedinë.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      skeptiku

                      E vonuar zonja Sula. Por me.mire vone se kurre

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasan Spahiu.

                        Nese je kryetarja e komisionin te dosjeve,me kete shkrim hapur,publikisht tregon se je ne konflikt interesi.Perpiqesh te rehabilitosh ne kundershtim me procedurat ligjore bashkepuntoret dhe funksionaret e l'arte te nazifashizmit ne shqiperi.Sot degjova nje qe thoshte ne ekran TV se Ka dhene kontribut per bashkimin e kosoves me Shqiperine.Po, Duke i sherbyer planeve fashisto-naziste te dakordesuara Mes Hitlerit dhe Musolinit :-kosova pjese e territorio te pushtimit italian ,por pa' Mitrovicen e cila mbeten nen pushtetin hitlerian. Zonja Sula,si perfaqsuese e nazifashizmit ,Ju duhet te jepnin menjehere doreheqjen nga komisioni qe drejtonin.Komisioni i dosjeve eshte ne doren e pasardhesve te bashkepuntoret e te nazifashizmit,ndaj duhet te shkrihet.Jane te gjithe ne konflikt interesi,pozicion antiligjor.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xxl

                          Teishte burri mire PSE u aratis ne itali

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DAJA

                            Robert Ndreniken,ne rrolin e prefektit,e shoh me kenaqesi,si humor,po dhe si pasqyrim i personazheve te kohes,qe futeshin ne shërbim te gjithkujt,per para

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Illyrian

                              Daje ke shumë të drejtë se këta paria e këtij vendi baballarët e kombit si e quajnë veten shiten për dy kacidhe e shesin dhe vendin për po aq kacidhe ... ky ka qenë dhe është problemi i parisë se këtij vendi që punojnë vetëm për vete jo per ate qe jane vënë në krye të këtij vendi kujtojnë se meqë janë në krye kanë të drejta mbi gjithshka se kuptojnë se janë për të shërbyer e jo për të vjelur në krye ... po do piqemi një ditë si komb edhe ne atëherë kur kombet e tjera do jenë bashkuar në një kombe të vetëm

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Noci

                              Kjo zonja nuk merret me te kaluaren zyrtare te Mulleti ,por tregon kohen,pasi sigurimi zbuloi arin qe kishte lene ish prefekti per familjen deri sa te kthehej se kane qene te bindur se Anglezet sidomos do nderhyni ne Shqiperi.Ajo flet per kohen e hakmarrjes komuniste qe gjithsesi ka qene nje nga krimet e kohes se Enverit ,ku me mijera shqiptare u internuan perveç te burgosurve,u torturuan,u trajtuan me breza armiq pa e ditur per fajin qe kane bere.Kjo nuk ka ndodhur ne asnje vend te Europe's komuniste.Sa per prefektin zonja mundohet t'a mbroje pa asnje fakt se duhen pare dokumentat e arkivit te shtetit çfarë veprimtarie ka si prefekt

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Arbeni

                                Falangat e Xhafer Devës(që sot në Kosovë po e rehabilitojnë këtë kriminel e bashkpunëtor të nazifashistëve) më 4 Shkurt 1944 me aprovimin e Qazim Mulletit vranë e linçuan djemt e popullit që luftonin pushtuesit ata që na kishin marrë lirinë.Ti Z Gentiana mos fol si e ëma e Zeqos në majë të thanës.Brezi im nuk i ha këto broçkulla që shkruan.Ti mund të mashtrosh ata që kanë linur në vitet ‘90 e më vonë,por jo ne.sali maloku rehabilitoi një figurë të diskredituar e tradhëtar të kombit Zogollin e Butgajetit.A ka tradhëti më të madhe karshi kombit kur në çastin më të vështir kur atdheu po pushtohej nga fashistët e Duçes lë vatanin si frikacak e lepur i pëgër duke ja mbathur duke vjedhur edhe arin e shtetit.Zogolli i duhej vën vula e tradhëtisë dhe nuk duhej rehabilituar.Kështu edhe ti Gentjana po përpiqesh të rehabilitosh Qazimin dhe gjyshin tënd të cilët kanë qenë kolaboracionist e kisling të okupatorëve.Historia duhet shkruar e vërtetë,ajo siç ka ndodhur jo si i do bytha malokut dhe disa nipërve të pulaxhinjëve të ballit kombëtar të cilët ishin bashkpunëtor të nazifashistëve.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Lero moj breshkë lëro.Se koha u ngroh.Moj bibë që të dalësh dhe mbrosh një prefekti fashist është kulmi i perversitetit.Ti gëzoji paratë e tenderave dhe ndërtimeve që të kanë dhuruar Edi me Erjonin dhe mos na bëj moral në derën e shtëpisë me drita rozë. Për kurjozitet më mirë trego ose boto,reagimet që ka bërë një i afërt i Qazimit kur i është propozuar të bëheshe edhe b.p. i Sigurimit.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Raimonda

                                    "..Doni me per Belulin?" P. Kulla je shume i madh.. Ja doli dhe kjo Belulja e dosjeve, e emruara e LSI.. Hahaha na hape barkun moj G. M. Sula, se Q. Mulleti edhe pse i shkolluar ka qene dhe mbetet zyrtarisht e faktikisht bashkepuntor dhe i inkriminuar me fashizmin dhe nje i kryekorruptuar..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Raimonda

                                      "..Doni me per Belulin?" P. Kulla je shume i madh.. Ja doli dhe kjo Belulja e dosjeve, e emruara e LSI.. Hahaha na hape barkun moj G. M. Sula, se Q. Mulleti edhe pse i shkolluar ka qene dhe mbetet zyrtarisht e faktikisht bashkepuntor dhe i inkriminuar me fashizmin dhe nje i kryekorruptuar..

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        toni mavrija

                                        Gentiana kolaboracionistja jepi se te paska ardhur koha,ti nuk je asgje perpara kolaboraconistit Rama , keshtu qe vazhdo e qete ne rrugen e tradhetise te interesave kombetare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tironasi i Vjetër

                                          Dhe, çfarë kishte dosja e sigurimit për Qazim Beun? Me sigurti vetëm të vërtetat për antishqiptarizmin e tij. Ka qënë bashkëpunëtor i nazifashizmit, i nënshtruari i fashizmit, vrasës i shqiptarëve, anëtar i partisë fashiste. Ja pra kush ka qënë Qazimi i yt. Edhe babai im është tiranas dhe i shkolluar por, u lidh me LANÇL, jo me nazifashizmin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            astrit

                                            Ne kete bote dhe Muhametin e Krishtin ca e duan e ca se duan. Ata qe duan te shajne e denigrojne figuren intelektuale e atdhedashese te "tironesit" Qazim Mulletin ne radhe te pare te lexojne sa ma shume sepse duke u frymezuar ne mllefin e tyre vetem me skenarin e teatrit "Prefekti" jane tmeresisht injorant kur pretendojne se po shajne sepse pjesa tjeter qe eshte realiste dhe kane shume ma teper informacion se kundershtaret e Qazimit shperfillin injorancen e propogandes Enveriste dhe vazhdojne te thellohen te e verteta historike dhe nxjerrin konkluzionet e tyre te logjikeshme. Lexoni njerez e kthjellohuni ne reagimet tuaj te cekta emocionale. Ka ndodhur gjeja me e logjikshme e racionale e qenjes njerezore po varosen eshtrat e nje shqiptari ne atdheun e tij, prane njerezve te tij te dashur. Eshte qyteterim e kunderta eshte barbarizem!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              Xen Bolja

                                              Na ilumino ti o i gjithditur. Nje pjetje per ty: a quhet kollaboracionist Shazim Mulleti a jo???

                                              Përgjigjjuni
                                            2. a
                                              antikomunisti

                                              Kjo zonje duhet te lwxohet me kujdes. nuk po rehabiliton bashkepunimin ne kohe luftë por po thote qe nuk ka gjetur krime ne dosje. me pelqen aspekti personal i komentit. keshtu mund te flitet

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Buda

                                                Kriumet e kryefashistit shqiptsr Qazim Mulleti nuk keni pse t'i kerkoni ne Dosjet e Sigurimit te Shtetit, por ne Arkivin Qendror te Shtetit (periudha 1939-1944). Gentiana Sula eshte e njeanshme dhe shume e demshme per detyren qe i eshte ngarkuar per oportunizem ne pushteti aktual.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. D
                                                Detari

                                                Ai që ka fakte që flasin kundër Q. Mulletit, bujrum, le t'ia servirë opinionit publik! Çfarëdo lloj krimi apo veprimtarie antikombëtare qoftë. Le të hapet dosja e tij nga Autoriteti i Dosjeve..., që ta mësojnë shqiptarët njëherë e mirë të vërtetën. Por jo të gjykohet sipas modelit të historiografisë komuniste: kush është me ne, ai është engjëll; ndërsa kush është kundra, është më i zi se djalli. Ndërsa komentuesit duhet të heshtin, kur në apel janë thirrur historianët dhe faktet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pasues veterani

                                                  Zonje e dosjeve te sigurimit te shtetit, te cilat i paske lexuar . Shkrimi juaj tregon miqsine e familjes tuaj me ate te Qazim Mulletit . Per mua jane te gjitha pordhe gomari. Me gjej dhe fotokopjoji " 1. A ka firmosur Qazim Mulleti me detyren e prefektit te Tiranes per varjen ne litar te Alush Alimanit ? 2. A ka dieni Qazim Mulleti, ish- prefekti i Tiranes per vrasjen e 84 deshmoreve te nates se 4 shkurtit ? Ne se po cili ka qene qendrimi i tij per kete masaker? 3. A ka bashkepunuar me italianet dhe Gjermanet? 4 . A ka qene antare i partise fashiste ? Ne se po, a i falet ketij "patrioti" me 8 gjuhe te huaja te marri pjese ne kete parti? Argumentoi keto dhe pastaj na dil e na trego Tepelenen, e florinjte qe i dhate Hajries dhe ato qe ua mori shteti.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    N

                                                    Cfaredo qe te behet i madhi Ndrenika nuk le rast per tjeter koment.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje