Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Lajme nga darka me Gaz Bardhin

26 Gusht 2023, 21:50Blog TEMA

Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajme nga darka me Gaz Bardhin dhe nursëzin Bernard Banushi.
Qortimi i vëngërt i Bernard Banushit kishte bërë të vetën mbi Gaz Bardhin i cili nuk donte të jepej dhe të pranonte gabimin e një nate me parë ku darka dështoi rrethuar nga mjegulla e paqartësive. Si karabushi i kallamboqit që shkëputet nga trau toptan mbi kaboqe, të bie e të trullos ashtu e kishte nakatosur skërmitjen e tij. Për disa minuta ndenjëm si princat në dasmën e Skënderbeut buzëvarur gati për fjalën e fundit dhe përleshjen e parë.

Por i urti kurrë nuk ngutet prej burrnisë jo prej tutet. Fjalën e mori Bernardi dhe me një gjest solemn na tregoi një fotografi të Joridës në Nivicë mbi një patalok mbrojtur me parmakë druri tek bekonte njerëzinë e buzëqeshur me tharmin e opozitarizmës.

Moj Nivicë ç’e pate fat! Mu kujtua që kështu pat shkruar vetë Tezja për Termenë dhe Tepelenin, por nuk i thashë gjë kallauzit të ndenjes. Çehrja e rënde e fillimit sikur u zbut. Pastaj karpaçoja e viçit me verën kiliane po bënte të veten dhe optimizmi po i zinte vendin pesimizmës e cila po ikte nga sytë këmbët. Qerratai kishte menduar plot gjëra për të na sjellë në terezi. E morët vesh të fundit tha teksa shikimi shpuzë tejshkonte pjatat tej e për tej? Ngritëm supet ne! Trekëndëshi i Bermudës po bëhet copë e çikë. Nga Kukësi po ia ndukin vetullat e heqin tjegullat që pastaj të hyjë shiu brenda e t’i bëjë qull! Po si po qysh? Po, po, në tunelet e nëndheshme që si çan as bërthamorja Luli është futur me shtabin e tij të përgjithshëm.

Gurabi shama dhe bishtaleca kanë marrë me vete si bazë ushqimore. Fitorja e tij fillon nga Kukësi dhe si uragan do mbështjellë gjithë vatanin. Ai do hyjë në zgjedhje dhe do ta tundë. Nuk e le të ikë rastin e tij. Beteja sapo ka filluar. Ai ka heshtur dy vjet që të qërojë zënë dhe të vikasë fitoreeee-fitoreeeee.

Doktori, Likja dhe Babo do të ikin nga sytë këmbët nëpër driza e ferra me qentë e fshatrave që iu lehin nga pas ham-ham- ham. Aeroplanët e shpresës do të kalojnë përmes trekëndëshit dhe askush nuk do i kollofisë. Lefter Gështenja i ardhur nga mesi deri aso kohe nuk kishte thënë asnjë fjalë kur befas lëshoi një pasthirrmë të tejzgjatur ohhhh. Ç’pate e pyetem njëzëri?! Ne jemi qafirë, ne jemi bukëshkalë. Baba Lul lufton kundër trekëndëshit, më vret ndërgjegjja se unë mendoja që ai po pushon si e ka zakon, ai qenka në mes të zjarrit!!”.

Heshtja ra si tis për pak minuta! E theva unë atë akullnajë me shkopin e mendjelehtësisë. Burra, Dash Sula na ka ftuar për një darkë misterioze nja 40 deputetë këto dite ku pos të ngrënave e të pirave që do vërshojnë si lum i tërbuar në stuhi do na vërë edhe muzike me jare të Shqipërisë së mesme si melhem mbi xhanë e trazuar e plot vraga do bien amanet e dermanet!

Aty do të hedhim bazat e një opozitarizmi federativ me një kandidat premier të përbashkët ku secili njeh tjetrin për burrë katërqindësh dhe yrysh mbi qeverinë, një nga një t’i shkulim Babos qimet e mjekrës aq sa t’i dhimbset gurit e drurit. Nuk e themi po të gjithë shpresojmë që të na bëje peshqesh nga një shamizë që ta vëmë në xhep të xhaketës si sankulotet e revolucionit çorapet e kuq.

Gazi rrinte i menduar. Por më në fund qëroi fytin dhe foli si lider. Do jua heqim Shqipërinë zuzarëve nga dora, oligarkëve po kaq, një nga një do i zë me emër e mbiemër tha, do i bëj pistil dordomuzët. Ndërsa ti tha, lëri qyfyret dhe kronikat po bëhu gati për luftë të madhe nga shtatori. Bëj gjithçka ia ktheva, gjuaj me llastiqe fap Babon, ia ngjesh me shkop Ulsiut, ia rras me gur Taos, i vë stërkëmbësh Çuçit e Klosit, po mos më thuaj të ngaj ministreshat, Miminë, Etildën se më dhemb shpirti, se ne të letërsisë nuk gjuajmë mbi gratë!

Këto janë qaramanllëqe politike tha. Ndjeva mall për Salianjin. Ai nuk më kishte lënë asnjë detyrë para se të ike në Indi, shpirt njeriu. Shkruaj mor i bekuar tha ç’ të lyp mideja se copat e partisë të rrinë ngushtë se ti e ke vendosur për ato kukurima po i bën t’ëmën politikës. Në fund me solemnitet Bernard Banushi u ngrit që të paguante darkën. Kur u kthye me vrik, kam lënë portofolin në makinë tha. Na ra gjaku në fund të këmbëve, prit e prit e s’ka nuk u duk më. I murrëtyer Gazi nxori kartën dhe hoqi shpenzimet. Vështirë ta ndash në ishte më i mërzitur kur erdhi apo kur iku!

35 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo. Vertete per te qeshur e per te qare. Bardh pedersti do rrezoi qeverine me ca hajdut e ca çapaçula. Mortja qe nuk e ha. Te beje kryq çdo dit para Berishes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sadiu

      Si duket ja hodhi nga vapa e gushtit ky kaqoli edhe këtë herë dhe filloj të hedh broçkulla fare të pakuptimta. Ka gen të rrahur ky koqe gomar prandaj po pëllet duke ndjellur të shuarit e kasolles së tij. Kotë sa reklamohesh, gomaricë nuk të afron përveç gudos 80 vjeçar, por mos harro merr qull me vete se i kanë rënë të gjithë dhëmbët, ti nuk ke qeder se nuk kupton nga goditja e marrë në trurin e vogël.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zarbua i Lul Bashës

        Po ti o loqe nuk je tek ky trekëndsh, që të bëhet pastaj katërkëndsh. Filozofi i PD-së zyrtare, nuk di nga t’ja mbaj, ka ngelur në mes të rrugës.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hila

          Çfare palle. Nuk e di po ky Gjekmarkaj me ngjan me nje pseudogazetar leshi Kristo Mertiri

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gomari ben nje pune keta na grine nga leket e asgj

            Prap ky loqja po ku jane mbledhur ne nje krah te gjithe hajvanet e jane ndare kashte e koqe ca pd Luli ca dhjertore me Saliun ca po kane zgjedhur te rrine asnjanes , po qe te gjithe nje nje kosh i merr merr . Nuk ke kujt ti thuash budalla sa e drejton ti thuash njerit del tjetri me gomar se i pari

            Përgjigjjuni
            1. i
              ilir

              Or Gjek..mark, nuk e kupton se je bere llafazan me keto shkrime idiotoke Trego me pare me ke je or qyqar, ne mes vetem koqet jane.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Si me kë është?! Pyetje është kjo? Po me kolltukun e nënkryetarit të Parlamentit, veç për rrogën se për tjetër nuk është. Tani që ia rritën dhe rrogat vetes, ai i shkretë kolltuk që për ta zënë i ka shpërfytyruar si njerëz, kolltuku i deputetit është thesar, kur e dinë se pas 2025 nuk do ta kenë më atë fat. Ja pra me kë është ky gaztori, me qylin. E fundit, sot për sot, bën mirë që nuk është me asnjërin. Ama më tej kushedi se ku do i pjellë kokoshi.....

                Përgjigjjuni
              2. L
                Lleshi

                O Gjekë. U rrite, u poqe por mbete gjithë jetën l…

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Ju heni per tu qire rrobt.. ti , Gazi , Luli , Bejko e gjithe deputetet e zgjedhur nga Lulja... Ti je dhe parazit se ske dhene kur nje opinion( se je hajvan dhe i pamerituar per karriken), por ke bere hartime qe te ssjellin ndermend politikanet e shekullit te 19 ne Europe...

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jari

                    Po ça na e nxirrni këtë Agron Gjokmarkaj, ky edhe Gardistin që e shoqëronte e kishte trafikant pistoletash, i merte në Kosovë e i shiste në Tiranë, na jep mënd ky ne, turp. Pse nuk reagon për shoqëruesin që ja prangosi Policia po " Babo aty, e Darka këtu ", budallëqet e Agronit i cili në kundërshtim me ligjet, lëvis me makinë të Shtetit, me Naftë të shtetit, dijeta po e po, të gjitha këto i përfiton nga taksat që paguajmë Ne, për b/q, Agron Gjekmarkaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ABC

                      Po na çau bythen ky idioti me keto lloj paçavuresh A e di ky rrota se keto mbroçkulla nuk i lexon kush I ka hy vetja ne qejf dhe ben te mençmin . Eshte bere per te qare hallin

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Varja

                        Po ky është Loqe mo, ka rrjedhur pa kthim pas ...

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        I Duruari.

                        “Por i urti kurrë nuk ngutet, prej burrnisë e jo prej tutet”. E futa në thonjëza këtë fjali për t’i thënë artikullshkruesit: Agron, duhej që edhe ju ta kishit vënë në thonjëza fjalinë e mësipërme duke përmendur autorin e saj të vërtetë, shkrimtarin e nderuar Kolë Jakova si dhe poemën e famëshme nga cila ju e perifrazoni (pa thënë një fjalë tjetër), “Garda Krutane”, një poemë e ndaluar nga regjimi komunist pas botimit. Besoj e kuptoni “shkeljen e së drejtës të autorit”

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Piktori

                          Cari I Macise

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bytha ne vend te kaptines

                            Ku je like,mor aman!Shurra dhe muti i ketyre sjurraqeve dhe mutaqeve, mban ere,por jo si si i ai i Cepanit,qe bashke me ato te saliut dhe ediut,zene vendin e nderit ne menun tone te arna-Mutistanit.Aq sa dhe mender Gjekmarkaj,jo me shume se kohe me pare,ulerinte thekshem:Kthehu Sali dhe hajde na shpeto!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gone prefesori.

                              O gone prefesori po koqe ngele.Zaten ju te salehut koqe jeni te gjithe.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gone prefesori.

                                O gone prefesori po koqe ngele.Zaten ju te salehut koqe jeni te gjithe.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Spak

                                  E do apo nuk e do Gjekmarkaj nje gje eshte e qarte! I takon shek. te 19te! mentaliteti primitiv i perziere me emrat e 2023shit te ngaterojne! Veprimet dhe primitiviteti i PD dhe Saliut si krijuesi i Kultit PD, mban parfumin e Gel te Lulit! Derrit ,ka thene Obama ,edhe po ja bere buzete me te kuq grash ,derr ngelet! Dhe tani shikojme qarte se cfare beri Saliu me Lulen e tij! Solli kete lloj llumi politikanesh!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luani

                                    Askushi qe u be deputet i opozites, i thuri lavde sypatremburit dhe qerpikopaluajtur Basha dhe u be nkryetar kuvendi tani na eshte bere gastori folklorist qe ironizon banalisht opoziten duke i bere sherbimin me te cmuar sipas tij padronit te rradhes, Naltmadherise te zhveshur lakuriq si ne plazhin e Frances nga skandalet e korrupsionit. Cfare lloj rrace eshte ky Agroni ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      k

                                      Ky zoteria rezulton shumë i rëndë me stil mesjetar dhe të prapambetur që pasqyron kontestin nga ku vjen. Pasi e lexova mu desh të lexoja poezi të Heses dhe disa aforizma të Kafkës për të pastruar mendjen nga helmime intelektuale ballkanike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mesuesi i fshatit

                                        Kur lexoj Gjekmarkagjonin, pinjol i fiseve zulu me kulture Mongole and zakone Beduinesh, ndjehem ne dileme: a duhet te shkoje ne banjo per te dhjere a per te vjelle! O lafshkuq pervers, o perdhunues lopesh e delesh, ik shko masturbou te stalla e gjyshes e mos na ca Carin me delirimet prej bipolari!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pal Melyshi

                                          Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pal Melyshi

                                            Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pal Melyshi

                                              Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pal Melyshi

                                                Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pal Melyshi

                                                  Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pal Melyshi

                                                    Goni Sali NonGrates me ne fund u cfaq po na thuaj ore zog thiu , cilen prapanice do te lepishe kete sezon....?!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zeman Mashkullori

                                                      Mos t'ia shoh bojën,kësa"grerëze" që hiqet,me penë,sikur është bletë.Njëkohësisht,dua t'i them këtij egocentristi,se,sa më tepër shkruan,aq më tepër i hedh katran vetes. Është nënkryetar i KUVENDIT që përfaqëson opozitën dhe,siur lë dasmën e po shkon për shkarpa. Është"butak" dhe nuk ka fije dinjiteti. Është veç një narcist që më bën të vjellë. Shkruan me një mal me gabime dhe,sikur të marrë lapsin e t'i mbaj shënim, do ta lija në gjuhë me provim në vjeshtë.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Patronazhisti sufllaqexhi

                                                        Goni ka sarkazëm të hollë që sufllaqet e rilindjes nuk e kapin

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Gjini

                                                          Per Agron Markagjonin:Karabush eshte nje filiz i dale ne mbjelljen e qepeve kur ne nje nder bishta e njome te saj ndodhet edhe nje me maje qe quhet karabush!Misri or Markagjon nuk ka karabush por kalli!Per te te shpjeguar me holle per ta kuptuar pra nga fisi i Markagjneve ka dale nje karabush si puna jote!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Mokrari

                                                            E Goni u ktheve nga pushimet se tu rrite dhe rroga fillove avazin por kete radhe e kishe me shume me te tute,por ngrije nje here zerin behu trim dhe shkruaj ndonje fjale nga ato qe di ti per SALEN dhe LIKEN se te tjeret i dermon me bejte GONI,sa per SALIJANIN KA IKUR ME GRIDEN ME JAHTE SE DO BEJNE CELEBRIMIN NE TAXHMEHAT INDI,TY TA BENE ME HILE NUK TE FTUAN NE JAHT PER TE PIRE NJE GODE VERE KESHTU QE SALIJANI KA QENE I ZENE KETE VERE NUK E KA PATUR MENDJEN TE TREKENDSHI I BERMUNDES,KUR TE KTHEHET DO TA SHIKOSH SE I DIGJET SHPIRTI PER SHQIPTARET E VARFER SIC ESHTE VETE VINI TRIMI.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Shqiptari

                                                              Duke e pare nga lart godinen e PD-se tashme te rrenuar dhe te shpartalluar,vetem nga Berisha,ky birbua,shkruan pamflete dhe ben humor fshatarak,Duke qene brenda karkatines qe eshte bere “kashte e koqe” ”ku “nuk njeh qeni te zotne”,ne rolin e “te panshmit”,ky shakaxhi rreket te gajase te tjeret me humor banal duke shmangur çdo pregjegjesi nga vetja Ndonese eshte pjese e kesaj tragjikomedie qe po ndodh ne partine me te madhe te opozites,ai ksehaset,madje kenaqet dhe qesh, Nuk ka piken e burrerise qe si pjese e kesaj partie,si funksionar i larte i saj tallet mr nje ushtri fanatikesh,pleq,ish spiune te sigurimit,bij komunistesh funksionare te PPSh, intresaxhinje,ish ministra dhe funksionare te qeverive te Berishes,provinciale dhe perfitues ordinere,individe te rastesishem pa lidhje me kete parti,si po lozin,si i kane shpallur lufte SHBA/se dhe BE/se.Nuk ka as kurajon,as burrerine dhe as detyrimin qe ka ndaj 650 mije votuesve qe ka kjo parti e ndare ne 4-5 grupime Çfare mund te presi populli opozitar nga te tille perfaqesues te saj burracake dhe qesharake qe ne mortin e partise qe ka vdekur bashke me “liderin histerik antismerikan” bejne humor dhe kerkojne te lajne duart si Pons Pilati?! Ne vend qe te marrin situaten ne dore,te flakin ne grope kufomen komuniste qe po i terheq ne varrin e tij,te marrin situaten ne dore,te gjejne gjuhen e bashkimit,te mbeshteten te aleati jetik i shqiptareve,ngerdheshen dhe gajasen me veten,bejne humor me vdekjen e partise,Turp!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. 0
                                                                007

                                                                Gjeka i Markajve eshte zbuluar nga Saliu i Vicidoli. I pershtire si te kafshet e pyllit te Saliut. Servile , surrat miu i sapo lindur pa qime. Fundi i botes na kishte thiu i Mirdites bodigarde kjo ishte per qare ku ka rene Shqipeia c'fare i ka bo Saliu ketij vendi.....!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Tironci

                                                                  Gjeka ben humor te veshtire. Ironizon persona, sjellje dhe ngjarje qe ndoshta ekzistojne dhe ata mes vetes tyre i dine por qe ne si publik nuk i dime se per c'fare flite. Me te drejte shume komentues ketu habiten me shkrimet e tij qe ne pergjithesi shfaqen si budallalleqe e qe duken si idiotesira pa kuptim.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. W
                                                                    W

                                                                    Ky rrot carit po bo si homurist?

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje