Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

27 Gusht 2023, 19:31Blog TEMA
Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

Nga Andi Bushati

Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë prej ditësh, kryeministri reket të sigurojë publikun grek, (në videon që ka shpërndarë në Facebook është kujdesur që titrat të jenë dhe anglisht), se nuk është ai, autokrati që ka paravendosur burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Ai ka folur për drejtësinë tonë të pavarur, të formatuar nga BE dhe SHBA, për faktin se ajo po ha edhe shumë koka socialistësh, ka guxuar të bëjë prapa ktheu për zhargonin prej rugaçi që përdori ndaj Belerit në fushatë (ndonëse manipuloi kur tha se e kishtë bërë këtë si pasojë e  deklaratëve për helenizimin e Himarës).

Edi Rama përdori një vetëmbrojtje që në një pamje të parë duket bindëse: “Po ta dija që ai do të arrestohej, a do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh” e pyeti ai, në formë retorike, gazetarin Papadopulos. Pastaj vazhdoi me argumentin se nuk ka asnjë provë se është ai që qëndron pas këtij makinacioni policesk, të denjë për ish agjentët e KGB-së. “Që prej Romës së lashtë, barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit” tha ai, duke dashur të nënvizojë se nuk ka asnjë fakt që e bën me faj atë.

Padyshim, që duhet pohuar se nuk ekzistojnë prova konkrete, bideda të përgjuara, apo shkresa që të dëshmojë se urdhërin për burgosjen e kundështarit opozitaro-minoritar e ka dhënë shefi i qeverisë. Dhe askush, hiq ndonjë surprizë, nuk pretendon ti zbulojë ato. Por, raste si ky trajtohen në kontekstin e përgjithshëm dhe shpesh sfondi politik dhe lloji i ushtrimit të pushtetit, janë tregues për mënyrën si funksionon dhe drejtësia. Në intervistën e Ramës ka një detaj, një lapsus të pandërgjegjshëm, që tregon shumë për atë që folëm më lart. Duke rrefyer për marëdhënien e tij me homologun grek Mistsotakis, për vizitën e përbashkët që ata bënë dhjetorin e shkuar në zonën minoritare të Derviçanit, Rama nxori për dëgjuesit edhe një sekret të vogël. “Vendosëm që aty të ngrihet një bust i babait të Kiriakosit”, tha ai duke iu referuar një tjetër kryeministri të famshëm helen, Kostandin Mitsotakis. 

Por, është interesante të qëmtohet si vijon biseda dhe se si sillet kryeministri ynë, fare pa e kuptuar, me qasjen e njeriut që bën dhe shiun dhe diellin në këtë vend. Duke iu referuar situatës së fundit të acaruar me Greqinë ai shpalli me triumfalizëm: “Unë nuk kam dhënë urdhër të ndalet puna me bustin”.

Imagjinioni për një çast. Cili lider demokrat, që vepron në një hapsirë demokratike, do imagjinonte ta nxirrte një frazë të tillë nga goja? Kush udhëheqës politik do i lejonte vetes pushtetin për të vendosur se kur duhen ngritur statujat dhe kur duhet pezulluar lartësimi i tyre?   

Ky detaj, fare i vogël dhe i parëndësishëm në dukje, dëshmon shumë për mënyrën ses Edi Rama sundon mbi vendin e tij. Për shumë kënd ai merr peshën dhe rëndësinë që nuk e zhbëjnë dot çorba e fjalëve për pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve në demokraci.

Por, pa u kapur pas kësaj nuance që nuk përbën provë, ndonëse është tejet ilustruese për shijen dhe aromën e atmosferës në të cilën zhvillonen ngjarjet, pasi dëgjova alibitë e Ramës se, pas arrestimit të Belerit nuk qëndronte ai, vendosa të bëj një gjë tjetër. U futa të lexoj pak për rastet e fundit që kanë bërë bujë si burgosje dhe dënime politike. Eshtë e habitshme të shokosh sa të ngjashme janë justifikimet e autokratëve që tregohen me gisht se qëndrojnë pas tyre. Erdogani është sjellë po njësoj, kur është akuzuar se qëndron pas dënimit nga gjykata të njërit prej opozitarëve të tij më të fortë, kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu. Duke i qaujturi reagimet si një struhi kundër një vendimi të drejtësië, raisi turk përbetohej, në dhjetor 2022: “Ky debat nuk ka lidhje as me ne dhe veçanërisht as me mua”. 

Edhe cari i ri i Kremlinit është sjellë po njësoj pas dënimit të ish oligarkut të Yukosit, Khodorovski. “Ne duhet të nisemi nga principi se krimet e Mikhail Khodorovskit janë provuar nga drejtësia”, deklaronte Putini në 2010, për një televizion rus.    

Ndonëse sipas të drejtës romake, askush nuk jepte dot prova për të akuzuar as autokratin turk dhe as diktatorin rus, mbarë bota demokratike nuk ka pasur dyshime për rolin e tyre në këto “ndëshkime të drejtësisë”. 

Se nganjëherë, më me rëndësi se provat konkrete është kuadri i përgjithshëm në të cilin zhvillohet ngjarja. Dhe çështja Beleri duhet parë në këtë sfond. Rallë ndonjëherë, në një vend të mirfilltë demokratik, një kandidat për një bashki të rëndësishme, mund të prangoset dy ditë para garës. Aq më tepër kur ai është njëkohësisht edhe opozitar edhe pjesë e një mnoriteti. Vështirë se ndodh që kjo të bëhet me kontributin vullnetar të një të infiltruari të policisë. Edhe më e pamundur është që të përdorret argumenti i arrestimit në flagrancë, kur flagrancë nuk ekziston. Po ti shtosh këtyre edhe shkeljet proceduriale, që vendimet u morën në Vlorë, ndërkohë që për krimet zgjedhore ligji autorizon SPAK-un dyshimet thellohen. Ato bëhen edhe më të forta kur, tani pas zgjedhjeve, po luhet çdo gur që Beleri të humbasë mandatin, duke i penguar betimin si kryebashkiak. 

Në fakt, e gjithë afera qelbet era politikë.  Prandaj dhe alibitë për ndarjen e pushteteve duken qesharake. Në një vend kur një neri i vetëm vendos se kujt i duhet ngritur statujë e kujt jo, se kush e meriton të jetë i lirë apo të përfundojnë në burg, të flasësh për sundimin e ligjit është njësoj si të diskutosh për seksin e ëngjëjve. Ndoshta me një mendësi të thellë demokratike këtë qasje të gabuar pati në intervistë edhe gazetari grek Pavlos Papadopulos. Ai adoptoi një model të ngjashëm me atë bisedave që dikur Oliver Stoun ka zhvilluar me Fidel Kastron apo Putinin. Duke e marrë një personazh të ngërthyer një një konflikt konkret dhe duke i lënë hapsirën të flasë si artist apo të tregojë kujtimet e rinisë me berberët e Rinasit, ai e ç’fokusoi thelbin e intervistës. Në një farë mënyre ai ra në kurthin e kolegëve që intervistojnë autokratë. Ai la tepër hapsirë për alibitë e Ramës, që megjithatë, sa do të ealboruara që të ishin, nuk ndryshojnë shumë nga ato që prodhohen në Moskë apo Ankara.   

24 Komente

  1. V
    Voica

    Ndaj e ka rrogën 14.000 € në muaj ky këlyshi që dhe gazetarin grek e nxorri të pa aftë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      LEONARDO DAVINXHI

      Duket qe te ka mbetur merak ty Bushat, dhe nje grushti horrash si ti, fakti qe nje antishqiptar i deklaruar ( ne te vertete, nje kriminel ) nuk do te kete mundesi te betohet si kryetar i bashkise se " minoritetit grek " te Himares ( me 11,5% te deklaruar greke ). Qendrimet dhe shkrimet e tua nuk lene vend per te konkluduar faktin se je nje letyre, pa asnje vlere morale dhe shqiptare. Nga inati per Ramen, ti dhe nje grusht pleherash si ti, jeni gati te shisni edhe shqiperine. Xhepi, xhepi o Bushat ka vlere per ju dhe asgje tjeter. I shiteni popullit shqiptar si njerez te perveluar per ligje e drejtesi, por ne fakt jeni krejt e kunderta e asaj qe shkruani. Je zhvleresuar fare tek mbi 95% e lexuesve o njeri pa karakter.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shudna itashub

        Pse nuk ballafaqohet njehere vete ky kopuku me kete te gjatin dhe pastaj ta shofim se sa vlen . Ky eshte bere trapçaresi me i madh , nder budallenjte e sojit te vet . Ky eshte pjelle direkt e bllokut , ndersa tjetri i periferise se tij . Ti shofim njehere perballe dhe te bejme diferencen . Bushati Jr nuk eshte ne gjendje te dalloje kekun nga byreku , luften e brendeshme politike midis partive me mbrojtjen e interesave kombetare . Ky gjithnje ne nje vrime i bie kavallit, mbase kaq e ka hapin . Edhe babe ta kishte Saliun nuk do ta mbeshteste per çdo reagim te tij . Thone se qeni leh aty ku ha .

        Përgjigjjuni
      2. m
        maro mokra

        E PARA BELERI NUK ESHTE MINORITET.E DYTA MJAFT NA I MBROJTET KET PERSONA QE NUK KANE LIDHJE ME MINORITETIN NE HIMARE.DHE PER INAT TA RAMES MOS U TREGONI JO DASHAMIRES NDAJ VENDIT QE U LINDI DHE U RRITI.MJAFT U TREGUAT MBROJTES TE SALI NONGRATES SE ATIJ I KA MBARUAR VAJI I KANDILIT.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberti

          Perse botoni idiotizmat e ketij shpirtziu. Ketij cdo sukses i Rames i kthehet ne verem. Duke parashikuar nisur nga gjendja e opozites aktualisht, qe Rama mund te qendroje akoma dhe nje mandat tjeter kam frike se Bushati do te kaloje ne tuberkuloz.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            Ketij Bushatit dhe Lubonjes, urrejtja qe kane per Ramen ju a ka zbehur fare arsyen. Nuk e din cfar thone ose si te bejne te bardhen te zeze. Por me te tille " gazetare" cfar nuk pritet se opinionet e tyre varen nga Padtonet qe sponsorizojne portalet e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. p
              populli

              Injoroeni kete legen duke mos i bere asnje koment!Lereni te lehe brenda kolibes se vet!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                E qelbet SHQIPERINE ti DHE Salehkaraxhici

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  E qelbet SHQIPERINE ti DHE Salehkaraxhici

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Njazi

                    Spaku e merr rastin nese Beu do ishte zgjedhur kryetar bashkie por ne momentinqe u burgos ai ishte kandidat ! Por ti je thjesht nje plehre e Saliut qe do..e cdo kusht te sulmosh Edi Ramen! Megjithate prit 2025 kur te.mbeteni te menderosur!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardhi

                      Bravo populi mire the.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andi ngele legen i pandreqshëm

                        O Andi karuci je paparë të gjitha i di ti,shko mor kokë loqe se le nam ,qenke bole komplet . Nga urrejtja patologjike që ke për Ramën lloj lloj traplliqesh thua,nuk e kupton sa i rëndomtë je....

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Andi gjyshit Hysni bllokmen i lodhur

                          E semuri Rama kete mjeran gjynah ky jetone 24/24 me Ramen ne mendje haaa nipi Hysniut bllokmeni vogel . As nuk e lexova dhe nuk e lexoje kurre kete debil po kur e shikoje me kujton Hysni Kapo Pellumb Kapo Vito Kapo Tana Nesho Gaqo Nesho Xhelilin Kondo ( babi Bushatin spiunin ne kujton kur diktatore thoshte me shkopin tak tak tak trokiste te dera a e zuri gjumi Andushin shoqja Vito po shoku Enver po e zuri gjumi Andushin ehhhh apo foto te prehri i diktatorit ehhhh sot ky pis njeri kerkon te na jap lexione per demokracine ky plesht qe ka ngelur adoleshent nga zeri

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sadiu

                            Birë bushtre është ky këlyshi i bllokut

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Salihi

                              Legen dhe mender gazetar halesh

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rroft Lubonja

                                Bravo Bushati, nga te paktet qe qe guxon.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Opinion

                                  Ti dhe Shkullaku jeni kaq të obsesuar më Ramën se dhe nëse nuk ka diçka për të komentuar dhe analizuar në opinionet apo prononcimet që bën ju duket gogol.Ka vetëm dy arsye të mundshme kjo gjë.Rama nuk e pj..dh mender mëndjen apo protoganizmin tuaj mediatik të shpifur ose ju bëni një shërbim të qelbur kundrejt pagesës nga qarqe gjoja opozitare dhe më e keqja nga qarqe të huaja armiqësore ndaj Shqipërisë.Në të dy rastet jeni të poshtër dhe delemxhinj.Është rasti më domethënës i të keqes së vëndit tonë,bashkimi i një pinjolli të bllokmenëve me një katundar idiot!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    anti anarkisti

                                    Më me dëshirë do të dëgjoja si pëllet një gomar se të lexoji çfarë shkruan Bushati, Shkullaku, Lubonja dhe disa anal - lista shpirtshitur që vetëm din të shpifin shajnë baltosin shtetin kombin dhe drejtuesit e saj dhe pa fije turpi lehin pas erëmu..t, NON GRATA pa asnjë vlerë kombëtare.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                                      ky hale edhe nga fytyra duket qe eshte i poshte,e te mos shohim origjinen e genin qe nga gjyshi e deri tek i jati xhelat.po te ishte soc,ky plehra do vazhdonte gjurmet e te jatit,te internonte shqiptaret

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

                                        ky hale edhe nga fytyra duket qe eshte i poshte,e te mos shohim origjinen e genin qe nga gjyshi e deri tek i jati xhelat.po te ishte soc,ky plehra do vazhdonte gjurmet e te jatit,te internonte shqiptaret

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          speci

                                          shkurt: ti Bushat je LEGEN

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            jashte ´´shqiponja´´,prej lecke,brenda gjysem hena

                                            Allah akbar,ky vend i ridhjere dhe i ripermjere,nga anadollak te rikthyer.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. L
                                            Labi

                                            Sa karnaval, o gazetar i ndyrë!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Erdogan

                                              Per fat te keq bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj nuk e kuptojne qe baballaret e tyre i kane duart me gjak. Kush nuk u turqizua ishte i Persekutuar (persecution) dhe kush u turqizua mbajti ne kembe Perandorine Osmane. Keta te dytet ishin te Privilegjuar (privilege). Qe Pro-Gonati eshte emer Greke kete nuk e ve ne dyshim asnje qe di Glosan (gluhe "shqip") Greke te Epiroteve te Arxileas (Akili "shqip"),te Megas Aleksandros (Aleksandrit te Madh),te Pirros se Epirit,te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos, te Kaurrit te Derrit Jeorgios Kastriotis etj. Progonous greqisht do te thote Perpara Prinderve d.m.th Stergjysh. Si mund te denohet dikush qe thote ta Helenizoje Vorio Epirin kur Periudha Helenistike fillon me Aleksandrin e Madh te cilen e perhapi deri ne Indi ne shekullin e 4ert P.E.S dhe me vdekjen e Kleopatres ne fund te shekullit te pare P.E.S? A nuk do duheshin te denoheshin Marin Mema e Company kur flasin per Aleksandrin dhe Pirron qe ishin "Arnaute"? Helenizmi ishte dhe do duhej te ishte Identiteti i ketij Pashalleku turk i quajture Albania. Dhe kete e kane bere Fuqite e Medha Imperialiste qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane (Vora greq) dhe te Jugut Greke (Jugos sllavisht).

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje