A ka një kryengritje në PS për krizën morale në qeveri?

28 Gusht 2023, 11:42Blog TEMA
A ka një kryengritje në PS për krizën morale në qeveri?

Nga Roland Qafoku

Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të qeverisjes si asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri në këto 33 vjet. Por, qeverisja e kësaj force rekordmene është futur në një hulli që është pak të thuash që po vuan nga një krizë e thellë. Me ministrat Saimir Tahiri të dënuar dhe Lefter Koka të arrestuar, me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim, me ministrat Ilir Beqja, Shkëlqim Cani, Damian Gjiknuri nën hetim, me zëvendësministrin e arrestuar Klodian Rrjepaj, me deputetin Alqi Bllako të arrestuar, me kryebashkiakun e dënuar Fatos Tushe dhe kryebashkiakët e arrestuar Vangjush Dako dhe Safet Gjici, me një dyzinë oficerë policie të arrestuar si të lidhur me organizatat kriminale, mes tyre deri edhe drejtorin e Forcës Operacionale, qeverisja dhe pushteti i të majtëve ka rënë në kuota të ulëta morali. 

Vërtetë opozita e ka kthyer në kal beteje këtë që po ndodh, por në gjendjen e shpartalluar që ajo ndodhet, nuk ka pothuajse fare ndikim në këtë situatë. Pyetja e madhe është: Po në Partinë Socialistë a diskutohet kjo situatë? A ka në këtë parti zëra që të kërkojnë llogari për këtë skuadrilje personazhesh me superpushtet që aktualisht ndodhet në duart e drejtësisë? A ka deputetë, anëtarë të kryesisë që kërkojnë analiza dhe llogari përse PS ndodhet në një gjendje të tillë që edhe përse fiton bindshëm garat elektorale me kundërshtarët politikë ajo ka humbur betejën me SPAK? A është diskutuar ndonjëherë në PS dhe a i është kërkuar ndonjëherë llogari për këtë situatë direkt kryeministrit përse ai zgjodhi pikërisht këta persona për bashkëpunëtorë të afërt? Afërmendsh, përgjigjja e kësaj pyetje është negative. Në mos, ai që e lexon mund të pyesë: A je në rregull nga mendja? Deri më sot, në PS nuk ka asnjë zë kundër. Askush nuk flet. Askush nuk shpreh atë që mendon dhe të duket sikur në këtë parti është e ndaluar të mendosh. Dhe nuk ka shans që Edi Ramës dikush t’i kërkojë llogari.

Ngjan si një vegim i largët në PS-në e drejtuar nga Fatos Nano kur çdokush në këtë parti diskutonte i lirë dhe për çdo gjë votohej po lirë dhe kjo transmetohej live në televizion. Aq sa sot modeli numër një i demokracisë në partitë shqiptare mbetet ai kur më 9 tetor 1999 kryeministri në detyrë i asaj kohe Pandeli Majko humbi me 36 vota diferencë ndaj Fatos Nanos në garën për kryetar të PS në kongres. Pas 24 vjetësh, Majko i cilësuar ndër ata që janë “the last mohicans” në PS, shpesh ndjen dhimbje dhëmballe dhe kjo i heq mundësinë e të folurit. Ndërkaq, deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri Erjon Braçe, duke patur me vete kartën e moralit, është i vetmi që bënë opozitë brenda mazhorancës, veçse shpesh e ka të kufizuar këtë oponencë vetëm brenda problemeve të fushës së Myzeqesë dhe në disa çështje parimore që deri diku opinion nuk i kupton qartë se për kë e ka fjalën. E kemi dëgjuar dhe më parë Braçen t’i drejtohet disa ministreshave me peshë qeveritare, por pa peshë politike, por ama nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë t’i drejtohet kryeministrit dhe kryetarit të partisë. 

Çudia dhe habia vjen së fundi nga persona që në dukje nuk janë të rëndësishëm dhe me pushtet politik, por që në publik ndaj tyre ka një opinion të mirë edhe për faktin se janë të ndershëm dhe janë socialistë me rrënjë. Klodeta Dibra, profesore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe dikur dekane në atë fakultet, më parë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe e angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste, më 22 gusht ka shpërthyer me zemërimin e saj teksa ka publikuar një status në profilin e saj në facebook pak ditë pas arrestimeve nga SPAK për aferën e sterilizimit. Habitshëm kjo nuk u bë fare lajm fare nga portalet që rrinë në gatishmëri me piskatore në dorë për të kapur ndonjë fjali edhe për “VIP-at” më budallenj që ka Shqipëria. Zonja Dibra ka vënë realisht gishtin në plagë për atë që po ndodh në PS. Ajo komentoi hapur mënyrën se si kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur bashkëpunëtorët e tij dhe që tani janë përpara drejtësisë. Pa i përmendur emrin, profesoreshë Dibra ka zgjedhur të publikojë një citim të përzgjedhur nga filozofi i Rilindjes italiane Niccolo Machiavelli, të shkëputur nga kryevepra e tij “Princi”. Shkruan Klodeta Dibra në profilin e saj:

“Machiavelli te “Princi” shkruan: “Për një princ është shumë e rëndësishme përzgjedhja e bashkëpunëtorëve, të cilët janë të mirë ose jo, në varësi të zgjuarsisë me të cilën ai i ka zgjedhur. Për ta vlerësuar këtë zgjuarsi mjafton të shohësh njerëzit që e rrethojnë. Nëse ata janë në lartësinë e detyrës dhe të besueshëm, princi mund të konsiderohet inteligjent, sepse ka ditur të çmojë aftësitë dhe besimin e tyre, nëse jo, mendimi për të duhet ndryshuar, sepse me këtë zgjedhje ai sapo ka kryer gabimin e parë…”.

Nuk ka dyshim që për Dibrën, princi i mësipërm nuk është “princi i kurorës së Arabisë Saudite”, siç e sqaron edhe vetë teksa e pyet dikush në wall. Afërmendsh, ai është Edi Rama dhe bashkëpunëtorët që e shqetësojnë Dibrën janë Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Ilir Beqja e të tjerë që janë në duart e drejtësisë. Dhe menjëherë pas këtij statusi ka vijuar një lumë komentesh. Një tjetër profesoreshë dhe socialiste e lashtë, dikur në strukturat e kësaj partie, Zamira Çavo, lëshoi një silurë që thjesht e vazhdon atje ku e lë Dibra teksa shkruan poshtë statusit të saj:

“Bashkëpunëtorët dhe këshilltarët për liderat tanë historikisht, janë për të bërë qoka”.

Dhe Dibra pajtohet me këtë konkluzion teksa e ka shoqëruar komentin me një “thumbs up”. Një militante e PS nga Vlora e shoqëron të njëjtin status me një mendim direkt atë që ka shkruar Dibra teksa shkruan:

“Mbureshim, por ndodh që jemi të zhgënjyer nga i pari i këtyre zullumeve”.

Dukej si një zë i mekur ajo që shkruajti Klodeta Dibra teksa kaloi fare pa u vënë re dhe pa e komentuar kush, por jo. Me një status shumë më të lartë politik se ajo, deputeti veteran socialist Petro Koçi ka vënë gishtin në plagë ndonëse e ka lokalizuar shumë problemin që ai ngre vetëm me qarkun e Fierit ku ai është deputet. Ai e quan revansh atë që administrata shtetërore është duke bërë ndaj Partisë Socialiste. Shkruan Petro Koçi:

“Një vit më parë: Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 qeverisja e PS ne Fier reflektoi në mënyre serioze dhe të besueshme me ndryshime me disa sektorë ku dominonte dështimi. Ndryshimet sollën rezultat zgjedhor. Fieri doli kampion në qark. Bindja se PS po reagonte në përputhje me opinionin publik në goditjen e fenomeneve negative të administratës riktheu mbështetje politike të barabartë me 2017-ën. Tani me vjen keq kur shoh se administrata ka marrë revansh mbi partinë e votuar dhe qytetarët që përfaqëson ajo. Në dilemën të flas, apo të hesht, zgjodha të flas. Edhe nëse kjo e bezdis korrupsionin në Fier. Punët e bukura nuk mund të mbulojnë punët e pista. Punët e bukura do i duartrokasim. Të pistat do i godasim. Kjo është PS”!

I papërsëritshmi në PS Erjon Braçe nuk kursen kritikat për bujqësinë dhe sigurisht që e ka direkt për ministren Frida Krifca. Shkroi Braçe më 24 gusht:

“Sa vlerë ka të dëgjosh? Unë mendoj se ka vlerë shumë. Për naftën e bujqëve dhe më shumë. U kam thënë se e urrej të them “ua thashë para 9-10 muajsh”! E dini pse? Sepse mua me intereson puna, jo konfirmimi i asaj që them! Nafta për bujqit nuk mjafton përsëri. Edhe pse çmimi ishte më i lirë, edhe pse u hoq një cikël i dytë prodhimi, edhe pse koeficenti ndryshoi, përsëri paratë dhe nafta nuk mjaftuan. Nga 35 deri në 57 për qind e bujqëve që aplikuan në bashkitë e qarkut Fier nuk e kanë marrë naftën. Tani nuk ka vlerë fare tu them “ua thashë në nëntor” e të kujtoj ç’më thatë! Nafta sot është 192 lekë dhe po shtrenjtohet. Do shtrenjtohet për pasojë cikli bujqësor i vjeshtës”.

Më mirë më saktë se këto që ka shkruar Braçe nuk ka. Vetëm se ka një problem të vockël. Ai mund t’i drejtohej direkt kryeministrit dhe kjo çështje do zgjidhej pa një pa dy. Se kështu, një status në facebook i një deputeti të rëndësishëm që dikur ka qenë zëvendëskryeministër ngjan shumë i përgjithshëm dhe vetë Braçe duket më shumë si analist i çështjeve të bujqësisë dhe jo deputet i PS-së.

RAMA PËR BASHKËPUNËTORËT DHE PËR ATA QË PYESIN NË PS PËRSE ZGJODHI PIKËRISHT “ATA”

Me këtë skuadrilje në duart e SPAK në PS pyetje përse Rama zgjodhi pikërisht këta të bashkëpunojë është kthyer në temën e ditës. Askush deri më sot në këtë parti nuk ia ka bërë këtë pyetje por fati e deshi që në konferencën për shtyp të ditës së premte një gazetar të mos e kursente. Dhe Rama iu përgjigj me një sqarim jo shumë bindës. Tha Rama:

“Kur ne zgjedhim, ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se ç’mund të bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj “kafshe” shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që e mbajnë, ka disa që nuk e mbajnë. Ka shumë që i rezistojnë tundimeve, ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve, por nuk mund të bëjmë parashikime paraprake se kush do t’i rezistojë e kush s’do t’i rezistojë tundimit kur ne bëjmë zgjedhjet tona. Ne zgjedhjet i bëjmë në bazë të asaj që shohim, asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme, karaktere të ndryshme. Ka disa që janë më të fortë. Ka disa që janë më të dobët. Ka disa që pyesin. Ka disa që s’pyesin për ato që pushteti të ofron si tundim. Kështu që, mendoj që këtë gjë do ta shohim pozitivisht dhe vetëm pozitivisht. Këtu s’ka asgjë tjetër përveç përgjegjësisë individuale të secilit që nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë një rrugë e dy punë dhe rezultateve të punës”.

Parimisht Rama ka të drejtë në këtë shpjegim. Por vijimi i pyetjes mund të ishte: Por në rast kur dikush që është akuzuar edhe zyrtarisht për korrupsion dhe kur opinioni për të është i zi, madje edhe në strukturat e PS e njohin për të tillë, dhe përsëri kryeministri e emëron ministër, apo drejtor, si do përgjigjej? Sigurisht që Rama ka përgjegjësi direkte në këto përzgjedhje. Ai doemos duhet t’i kalojë në sitë të gjithë ata që i emëron, sepse këtu nis edhe vlerësimi që ai merr për vete në sytë e publikut. Nëse përzgjedh dhe emëron njerëz të ndershëm dhe me opinion të mirë, të provuar në detyra shtetërore dhe partiake dhe më pas gjatë detyrës “çmendet”, sigurisht që Rama ka të drejtë. Por, kur dikush ka një opinion negativ, kur në detyrat që ka ushtruar është provuar se ka qenë xhongler parash të pista, kur në raportet që i kanë vënë në tavolinë Ramës ai e ka background-in të zi dhe përsëri Rama e emëron në një detyrë të lartë shtetërore, kjo është e pajustifikueshme dhe e pafalshme. Dhe Rama ka bërë jo pak emërime të këtij lloji. Me të drejtë socialistja Dibra këtë stil dhe këtë natyrë e shoqëron me këshillën e artë te “Princi” i Niccolo Machiavell-it.

PAMJAFTUESHMËRIA E TË FOLURIT NËN ZË

Si Klodeta Dibra, Petro Koçi dhe Erjon Braçe, me këto që kanë shprehur kanë rrezikuar karrierën e tyre në PS. Më pak Dibra që nuk ka asnjë post politik dhe shtetëror dhe më shumë Koçi, dhe akoma më shumë Ejon Braçe që është deputet dhe një politikan i rëndësishëm në strukturat e partisë. Por a mjaftojnë këto pak zëra? Sigurisht që jo. Në fakt në Partinë Socialiste flasin. Disa flasin edhe me vehten e tyre. Shumica flet me zë të ulët të formës ciu-ciu. Por, kjo nuk është as liri dhe as oponencë dhe sigurisht që nuk mund të jetë kurrë një kryengritje në pallat. Dhe xhonglerët e parave të pista nuk do kalojnë në “sallën e torturave”. Ata kushedi se çfarë posti të radhës do të marrin.

40 Komente

  1. S
    Shaqo

    O qafok, edhe romane tw shkruash per te argumentuar ate qe mendon, perseri ngelesh ne nivel teper teper te ulet, kuptohesh nga titulli cfare do te thuash, nuk merr mundimin njeri te lodhe syte per te lexuar mish-mashin tend. Si e shpjegon fisi juaj qe e keni mbiemrin QAFOKU?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Lukunia e budallenjve i sulen gazerarit qe i ka bere nje kritike te bute hajdutit Rama. Sklleverit e PS nuk dijne c’eshte Drejtesia , jane hajvane fare . Ne fakt Rama ka defektin kryesor se per te justifikuar vjedhjet e tij e ka kthyer Partine Socialiste ne nje Parti te ekstremit te djathte dhe per kete ka hequr gjithe kuadrot me per oje nga kreu i PS, dhe ne vend te tyre ka sjelle ne krye te PS ca te rinj e te reja qe kane aftesi vetem per te vjedhur dhe azgje tjeter. Rama nuk ja azgje te perbashket me idealet Socialiste qe ju sherbejne njerezve te thjeshte e jo milionereve . Rama eshte vetem nje hajdut i rendomte qe perdor emrin e PS per te mbajtur pushtetin , nderkaq qe me vjedhjet e tij po shkaterron te ardhmen e Rinise Shqiptare . Kuadrot e vjeter te PS bashke me elektoratin e tyre duhet te ngrihen kunder ketij halabaku qe ju ka rrembyer Partine dhe ta flakin jashte PS kete hajdut te piste we e kthyer PS ne nje prone te tijen dhe milionereve qe i sherbejne vjedhjeve te tija

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yti per jete Labi

        O Monda po ku je mi zemer,mbarove plazhin ,je bo na i cike cakalate apo nje mut?

        Përgjigjjuni
    2. A
      Adriatik

      Ne Kongres qe do te mblidhet Edi RAMA duhet te kerkoje votbesim ose te votebesohet.Ne rast se nuk e kerkon kete duhet ta kerkoje Kongresi patjeter. Ne te kundert PS nuk ka te ardhme te mire.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        Sa i frymëzuar je nga sjellja e kockave të ish prefektit, ore idhjo nivelin e tij ke arritur, dru me pre. Koqe gazetar.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

          Sadi, respekte. Mos e shaj, se Mero e ka mik. Me habit se si ka lejuar komentet, sepse e mbron gjithmonë. Tani të flasim drejt. Jo se ka thënë ndonje gje gabim ky leshkoja. Por ato që thotë Qafoku, i di edhe fshatari më i humbur. Sepse ky Qafoku qe thoni juve, ne fakt nuk thotë gjë. Ky vetem perserit, ose thotë ca gjera qe i dine të gjithë. Keto jane bere meme me kohë nga Çunat e Brrylit, ky akoma ne autobus. Ti marrim me radhë: 1. Ku duhen gjetur këta njerez të ndershem qe na duhen ne politikë? Të dalim ne kerkim dhe të themi po kerkojmë njerez të ndershem per deputetë? Sa vjeç është ky Qafoku, 15? 2. Pse nuk kane dale vete këta njerezit e ndershem dhe të reformojme opozitën per shembull? Mire që Ramën e kane frikë, edhe Saliun e kane frikë, edhe Metën e kane frikë, madje edhe Aldo Bumçin e kane frikë. Po qe të krijoje nje parti opozitare me njerez të ndershem, edhe kete e kane frikë? 3. Qafoku citon Profesoreshe Dibrën. Po Doktor Burreli, Assistent Elbasani, Agronom Lushnja, dhe Pedagog Vlora Ku janë? Oh, harrova. Zëra ka, por kane frikë. Madje edhe Trimi i Divjakës Braçe me zërin si bubullime ka frike. 4. Pra PDja nuk gjeti dot njerez të ndershem. Rithemelimi nuk gjeti dot. As Myslym Murrizi qe u.lodh shumë nuk gjeti dot. Madje edhe PS deshtoi ne misionin per të gjetur njeriun e ndershem. Ku dreqin fshihen këta të ndershmit? Pse nuk dalin? Bashkite, ministrite, zyrat, ndermarrjet, gjykatat, policia, kadastra, posta, zyrat noterike, spitalit, shkollat, madje edhe ndermarrja e gjelberimit dhe pastrueset jane mbushur me të korruptuar. Ore, po këta të ndershmit ku janë? Me çfare ushqehen këta? Ne qoftese Shqiperia ka me shumë njerez qe korruptohen sa marrin nje pozite, se sa njerez të ndershem, pse habitet Qafoku kaq shumë. Ore dale, ta marrim vesh. Kush i korrupton këta të shkretët? Kush u jep ryshfet ketyre maskarenjve të prokurorise, gjykatës, kadastres, Bashkisë,ministrise. I pari është Qafoku qe kerkon nder nga çuni i xhajes. I dyti nuk e di kush është,por i treti jam vetë. Pas meje pastaj vijne Saliu, Meta, Rama, edhe ky Majko që Qafoku e ka xhan. Vjen edhe Braçe qe hiqet shumë i ndershëm. Nga i di unë keto? Por ju i dini me mire nga unë se si korruptohet administrata, se si mbushen zyrat me maskarenj. Pse? Sepse ne nuk behemi dot bashkë kunder të keqes. Shiko sa vota mori Saliu, kur nuk duhet të merrte asnje votë. Si votuan disa qindra mijera per Saliun, por sa doli dhe ngriti zërin Adriatic Llapaj, i kane dale nja dyqind mije kundra. I pari është Qafoku qe e shan. E pra Llapaj nuk ka patur ndonjehere pushtet, kështu qe ne nuk e dime nëse është i korruptuar. Mbase, por nuk e dimë. Nuk e dime por as nuk e duam. Kështu qe mos hani mut kot me hartime, sepse qe të rrezohet korporata e korrupsionit duhen veprime dhe jo hartime. Të na ngreje ne proteste ndergjegja qytetare, dhe jo Saliu me Nul.Nokën. Ate ndergjegjen qytetare ka frikë Rama, jo flamurin e PD, dhe thirrje idiote Rama ik. Ato dy gishtat lart, ata qe votojne per Saliun ti fusin mbrapa, se Rama nuk pyet per ato dy gishta palestineze. Kur njerezit të votojne per interes të perbashket, do dalin njerezit e ndershem. Per sa kohë njerezit votojne per nje vend pune, per dy thasë miell, dhe per nje shumë lekesh, harrojeni njeriun e ndershem, dhe t'i gëzoni këta qe keni. Lexoni hartimet e Qafokut dhe shikoni enderra me sy hapur. Hë per hë, Rama është alternativa me e mire. Kur të dale tjetra, mos kini merak se Rama do iki vetë. Ketu nuk është problem Rama. Problemi është se kush do vijë mbas Ramës. Do vijë ai i ndershmi ose ajo e ndershmja, apo do vije nje tjetër qe do vazhdoje njesoj si keto 30 vjet, dhe Qafoku do vazhdoje të shkruaje po njesoj? Ndryshimi fillon nga ne. Jo nga Rama, Saliu, apo Meta. Kur ne vetem rrimë ne kafene dhe bejme vetëm llogje Kavaje, nuk e di çfare presim. Të na vije i ndershmi nga qielli?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

            Rrumpalle!shkrimin e Qafok bishtukut nuk e lexova se e kuptova që në titull dhe them që në një grup ku të gjithë vjedhin,mund të ketë revoltë se pse ti vodhe më shume e unë më pakë,por komentin tënd e lexova me ëndje dhe jam i një mëndje me ty.Shëmbulli më i mirë është një person që(nuk po e them emrin)para 90tës,unë e mbaja si tallin e ndershmëris(ka qënë gazetar)pas 90tës u bë deputet i pedhit dhe nuk të fliste me gojë dhe filluan hallexhinjtë e serviloset për të zgjidhur hallet e tyre,dhe i futnin ndonjë zarf në xhep,dhe iku ndershmëria e tij .dhe sot edhe ai i ndershmi edhe hajduti e servili,i hyjnë politikës se rrugës me këtë popull hallexhi e qelepirxhi do Dali diçka.Edhe Saliu kishte dhjetë cilsit e komunistit edhe sot ka 100 të zezat e kriminelit,prandaj mos të lidhemi të gjejmë të ndershëm në kapitalizëm në një vënd hajdutësh ku edhe drejtësia po vjedh e po vret.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar i nevrikosur

              O Hordhis,ke shkuar shume gjate por do te isha hipokrit te mos them qe i ke rene kokes. Por mos harro qe nxjerr ne evidence nje gje shume te rendesishme. We ne nuk prodhojme dot njerez te ndershem keshtu qe "derdellisim kot'. Jemi nje popull qe prodhojme mall kinez me shumice si kriminalitet,droge,korrupsion,illegalitet. Pra si te thuash ne do behemi kur bota te jete zhdukur.

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Qr ku ti kesh ty dhe atyre tjereve si ty. Me kete teorine qe te mabjme ramen se te tjeret nuk bejne. Sa per dijeni rama rezultoi me keq nga sala. Me ramen rame nga shiu ne bresher.

                Përgjigjjuni
            2. timo

              O djalë, na fol pak për patriotin e madh Qazim Mulleti.

              Përgjigjjuni
              1. B
                BUCKO

                Mos u lodh shume,se ke rruge te gjate per te bere,he bucko

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dritan

                  Shkrim i sakte ,me i perfolur ka qene TIGRI Arben Ahmetaj qe Rama e shkarkoi si minister por kulmi erdhi kur TIGRI vendoset ne krye te financave per katastrofen qe shkaketoi termeti me nje fjale I VAREN UJKUT MELCITE NE QAFE...Kjo eshte e pa faleshme....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pederat fare e keqe

                    Ku ka mbetur ndonje fije morali tek politikanet tane. Ata per pare japin bythen . Jane te gjithe pedera .

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Ne PS ka debat,ka zera kritik,sepse opozita ka vdekur dhe eshte kthyer ne nje stan ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit.Sigurisht qe ka konsum,jane para drejtesise disa funksionare qendror dhe lokale.Kjo pasi Reforma po funksionon.Prej vitesh ne tre dekada ne Shqiperi politika,drejtesia,biznesi,media jane te zhytura ne korrupsion.Kjo parti ka konsum,por ka dhe vetepastrim,largim dhe ndarje me elemente te korruptuar.Nuk eshte fjala per avokati,por vetem para tre muajsh “kjo parti e korruptuar”,qe “po zjen nga brenda” korri nje fitore derrmuese ne tere territorin duke u afirmuar si forca me e besueshme ne popull. Korrupsion ka ne Amerike ku ish presidenti ka mbi 10 akuza dhe gjyqe te hapura,per mospagim taksash,korrupsion deri ne sulm kunder rendit kushtetues,sulm ne Kapitol,per sulme seksual,per korrupsion duke paguar punonjese seksi per te heshtur e plot te tjera. Korrupsion ka ne BE,ne Amerike,Kore,Japoni,Australi,Zalande e ne tere boten.Koha do tregoje nese kjo parti meriton te qeverise ende Shqiperine apo do largohet nga populli me vote si parti e konsumuar teper duke i shuar drejtimin nje partie tjeter shqiptare Deshirat e Qafokeve,Palokeve,Shkerdhakeve,Çaneve,Tritaneve,tropojaneve,azganeve,Salianeve, Ilirianeve dhe Folkloristaneve nuk mund te plotesohen pa dale para popullit ne gjykim,ne votim.Ok?!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Davidi

                        Ku ka moral PS. Hajdute te te ndershmit Dogzboru. Dogsborough.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          katarakti

                          Nuk ka më Parti Socialiste. ka veçse "Rilindje". Një grup qeveritarësh, politikanësh dhe deputetësh pa gojë, pa vesh, pa sy. Pa guxim, ndershmëri, dinjitet dhe profesionalizëm. Të zgjedhur si kokrra misri nga vetë kryeministri. Rama sa nuk plasi deri sa i hoqi të gjithë socialistët e vêrtetë nga PS-ja. Dhe e mbushi atë me 99-sha, me zonjusha të marra nga bashkia, kur ai ishte kryebashkiak etj etj. Është kollaj t'ia varësh ujkut mëlçitë në qafë dhe pastaj të thuash: Çfarë faji kam unë?! ¨Është ujku fajtori! Ai duhet t'i përgjigjet pyetjes: Pêr çfarë meritash ka caktuar Ahmetaj si zëvendës të tij?! Ku ka qënë dalluar Ahmetaj, cili ka qënë arsimimi i tij, në çfarë fushash ka shkëlqyer etj etj?! Por përgjigja që ai jep êshtë shenjë arrogance dhe mospërgjegjësie. Njëlloj si kur shkon në takime ndërkombëtare me baskete dhe çitjane! Rama është përgjegjësi kryesor, dhe i vetëm, i të gjitha zullumeve të ministrave që ai vetë i ka emëruar. Në çdo vend të botës, një kryeministër qê zgjedh për zëvendës të tij një hajdut, do të jipte menjëherë dorëheqjen. Por gjendja në partitë politike shqiptare, Foltore, LSI, PS, PD etj është kaq e zymtë sa nuk ke ku ta vësh gishtin.Të gjithë hajdutê dhe të korruptuar. Njëri i çmendur, tjetri paranojak, i treti karagjoz dhe i fundit fare spiun! Kë të vêsh e kë të heqêsh?! Siç duket ky popull jemi, këta udhëheqës meritojmë.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lam Zagradi

                            Trap qënke dhe ti o katarakt, nuk ka as PS as RILINDJE, po ka thjesht EDI RAMA. Hiqi RAMëushin, dhe ke thjesht një turmë të shpartalluar...prrëc katarakt...

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            PLënc Vangjeli

                            Edvini I Netës e ka gjetur pasardhersin e tij per Ish-PS dmth R-rilindje !! Lulqim Basha I Utrehtit. Ka qënë propozim me kembengulje I Ymêrit nga Pësht-Hani. Nuk ka qefngelje apo kundershtim as nga Erioni, as nga Ah-beni, as nga Dit-miri e deri as nga Gjika plot Nur. Dhe as nga FXhafa. Si gjithmonë Vini I Netës eshte I paparashkiueshem!! Ka shpuar 6002 km tunel per kete popull. Lavdi Sigurimit të Shtetit

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimmy

                              Mire me ministra e tjere , po policet anetare te PS jane ose ishin? Polici vazhdon pune ne shume qeveri dhe do i konsiderojme te depolitizuar mjeshter Qafoku, student “ i shkelqyer” i shkolles Skenderbej.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatmiri buze varrit:

                                Lajm i rreme._Nuk bzane kush te Rilindasir .Kur nuk kerkojne cmimin e bukes per gam,nuk duan as drita,as uje ,per hater te unitetitt.Kete gjyshi ,Likemona,,Lulbrava e dine mire,_kjo eshte qe tere muterit jane mbeshtesit ekodidv zgjedhore aktual

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Labi

                                  Sigurisht ti je gazetar dhe botues e ke nevojë për lexues të cilët afrohen e ngjiten tek ty siç ndodh me mizat. Por , prej kohësh Fjala, - e cila gabimisht lexohet në "Koha për t'u zgjuar" e treta, pas shtypit opozitar, në të vërtet lehtësisht mund të vendoset edhe e dyta, ose e para sepse tashmë botuesi i saj ka vendosur të të jetë kritik i qeverisë dhe Edi Ramës për arsyet që i di vetëm ai. Në PS opizitarizmi i brendshëm është një normë morale dhe demokratike. Në se kjo do të shihej me kulturën e sotme, do të konsisderohej vlerë dhe jo kryengritje. Njihemi pak bashkë sepse dikur ke botuar diçka prej meje. Por unë habitem se sa shpejt shiten pikëpamjet politike. Unë jam i majtë, zotëri, sepse nuk mund të jem i djathtë. Jo se e djathta është kolerë, por sepse unë nuk kam lidhje me ideologjinë e saj. Fatkeqësia e fshatarësisë malore të Shqipërisë është se e quan veten latifondistë, kur ka patur si pasuri 30 a 100 kokë bagëti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Benito

                                    Shqiptari, sa bukur e ke shkrujt.Na bere te vjellim.Me socialiste si puna jote fshijme b...ne socialistet e provuar. Qenke ne borderone e Benitos

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      Xhori

                                      Patjeter qe ka edhe emra te tjere brenda PS qe flasin. Por keta zera preferojne te flasin ne strukturat e PS dhe jo ne publik. Kane aresyet e tyre qe duhen respektuar, por te jesh i sigurte qe jane zera te forte. Psh ish Ministri i Jashtem z. Bushati. Ka folur dhe vijon te flasi me argumenta per ceshtjet qe ju ngrini sot. Por qe situata eshte menderosur fare, nuk ka njeri dhe ps-ist qe nuk e ka kuptuar, se ka dale sheshit fare. Por ajo qe eshte me shqetesuese eshte shperberja e PS. Dmth dal nga dal nuk do kete me parti te mirfillta ne Shqiperi. Opozite ska, PS eshte kthyer ne parti shtet ku strukturat ne baze nuk funksionojne me pasi eshte administrata ben rolin e PS ne baze. Dhe jane nje grusht njerzish qe kane 10 vjet qe riciklohen ne pushtet sepse mbajne tarafet e njeri tjetrit, pavaresisht zullumeve. Dhe per keto ka totalisht faj kryetari i PS dhe Kryeministri

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mallakastrioti

                                        Pale pale prap ky i Q.Z.MU pasi e pëfundoj larjen e kockave të tradhtarit i qan hallin PSSH.Po more pjellë Sk përse nuk bënë një parti dhe ti,sps për çeta luftëtarësh nuk je i zoti.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Labi

                                          Nuk e dija se një gazetë aq serioze sa TEMA i redakton, ose i shuan fare komentet që bëhen për shkrimet e saj, Në fund të fundit ajo na fton të komentojmë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            socialisti

                                            Kryengritje ku...ne PS? Nuk ka mbetur gje PS nga ato plugimet qe ka bere Rama duke qeruar socialiste nga partia e duke afruar nje kope rrospiesh e hajdutesh!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              poshtë maskarenjtë

                                              O i dashur Roland ! Partia dhe administrata janë kundër njëra- tjetrës në çdo rreth. Administratë të bën miku,kulisa,prapaskena. Në parti aderohet me zemër ,me bindje. Por anëtarët e thjeshtë janë gjithmonë të papunë ,ndonëse administrata është demokrato- socialiste. Vetëm këtu ndodh që një mësuese e arsimit fillor të jetë drejtoreshë Gjimnazi,jo falë aftësive ,por përdorimit të kartës demokrato- socialiste,paradite majtas,pasdite djathtas. Pasi PS të ikë nga pushteti do të bëhet nën drejtoreshë. Prandaj sot administrata edhe në Shkodër janë më të çmendur pas PS-së nga të gjithë anëtarët e partisë. Dhe këtu nuk flitet për profesionalizëm,as militantizëm ,por për shpërfytyrim administrate deri në pafytyrësi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fuad Cela Verzheshtes

                                                Doli analistti , gazetashirsi, gjithollogu , llafollogu, esksologu , oficeri i ushtrise popullore te Hoxhes Spiuni i Sigurimit Raland Qafoku. O sa shume legena..!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tani

                                                  miq pse lodheni kot, genjeni veten dhe te tjeret?! PS sot nuk eshte parti, por eshte nje ushtri, me nje drejtues autokrat dhe pa struktura te tjera vendimmarrese. Eshte nje parti-nje njeri. Dhe per shkak se ky njeri eshte edhe kryeminister, sot Shqiperia eshte nje qeveri-nje njeri, dhe per shkak se prej goxha vitesh edhe bashkite pothuajse te gjitha jane majtas, kemi nje shtet- nje njeri. Dhe me fatalja, per shkak se edhe bizneset e rendesishme, mediat, drejtesia etj.etj. kontrollohen nga pushteti, ne kete vend kemi nje shoqeri qe po mbytet nga i njejti njeri: rama.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Totila

                                                    Or koqe gazetar ,qe ke bere nje liber te tere ,e ku nuk thua asnje gje , Rama do iki nga PS kur te doje vete ,ata qe thua ti e dine mire qe pa Ramen PS nuk do ishte ne pushtet keto tre mandate ku dhe do rije dhe tre mandate te tjera , ti bjeri se i bie bukur ,Rama ka mangesi si cdo njeri por eshte po ky Rame qe e ka bere Shqiperine te njihet ne bote e te respektohet ,si dhe dryshimet ne qytete pa futur turizmin , per te gjitha keto eshte votuar ne shumice nga populli e do te votohet me shume , ti dhe te gjithe opozitaret do ju rruani koqet Rames e gjithe votuesve te PS

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Miku fluid i Sales

                                                      Ne emerimet e bera Rama,eshte tallur me popullin. Ai jo vetem qe i njeh mire ata qe emeron,por edhe i perdor si diktator. Shkarkoi Beqajn si minister dhe e emroi ne ministri,atje ku ka shume para. Shkarkoi Ahmetajn si hajdut financash dhe e beri me vone minister dhe zvkryeminister qe te menaxhonte fondet e dhena per termetin. Shkarkoi ministren Nikolli per paaftesi dhe e merr dhe e ben kryetare parlamenti. Pasi nuk la gje pa thene per Ilir Meten, qe i ngjitej Sales si ai pas kepuces, kur nuk ishte ne koalicion me te, e merr dhe e zgjedh president. Argumentonte kur ishte ne opozite se ministrat e Berishes ishin hajdute,por jo vetem qe nuk paditi asnje ne Prokurori,por Kryehajdutin e financave Ritvan Bode e ben keshilltar te Banges se Shqiperise, duke eleiminuar socialistin Arben Malaj. Po kwshtu veproi me Majlinda Bregun , etj,etj. A mund te kesh me besim tek ky fare socialisti? Por mos pritni ndonje gje te madhe as nga kongresi, se aty nuk ka asnje burre qe te jape mendim e te kundershtoje. Do behet ashtu sic do Rama, do te iki nje beniamin e do te vije nje tjeter, ne qeveri, kukullat e paperdorura do te zevendesojne kukullat e perdorura.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        The buck stops here!

                                                        Harrojeni Princin e Macchiavelli-t. Ne kohet moderne, presidenti Truman e ka thene me qarte se kushdo dhe ne menyren me lakonike : "The buck stops here! " qe donte te thoshte se vete ai, presidenti ka pergjegjesi per cdo gje qe ndodhte ne SHBA. Ku ta dinte i ndjeri president Truman qe kishte edhe nje menyre per tiu shmangur pergjegjesive, qe eshte slogani postmodern se "Pergjegjesia eshte individuale". Ishin kohe te tjera dhe moral tjeter, qe eshte hedhur ne plehra sot eshte harruar fare.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Piro

                                                          Nje rast tipik i qokave te km. eshte ai i emerimit te z. Skender Gjinushi ne postin e nderuar te shkences shqiptare te kryetarit te Akademise se Shkencave. edhe pse ai ne 40 vjet nuk ka asnje veprimtari kerkimore, por ka qene "i pari i kleses" kur mbaroi fakultetin. A nuk ishte ky nje ofendim per Akademine e Eqrem Cabeut dhe Aleks Budes?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Real

                                                            Nuk ka me PS ajo ka vdek apo ka ngordh mereni si te doni. Ka vec ripjellje dhe e gjithe kjo merite per kete eshte e kryehajnit te ripjelljes qe sot eshte kryeminister, kryehajdut, krye hipokrit,etj etj. Pergjegjesia eshte personale thote kryehajni por kur promovon hajna ne drejtimin e qeverise cfare eshte kjo. Nuk ka rruge tjeter vetem largimi i ketij me gjithe lukunine e hajnave dhe dergimi i te gjitheve para drejtesise dhe te kthejne pasurite e vjedhura. Ky hipokrit kryeminister eshte nje delirant deri ne neveri,eshte i kapur peng nga krimi dhe korupsioni dhe cdo veprim e ben ne funksion te tyre dhe te likunise se vjedhjeve. Mos harroni se edhe ai.pamvarsisht fjaleve te bukura dhe hipokrizise eshte i gatuar ne guzhinat e KQPPSh dhe te Ramiz Alise . Sqaro cfare lidhje ke me perdysyte e bardha qe u cfaqen gjate protestave ne vitet 90. Aty zene filli edhe rrenjet e ketij hipokriti .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Balshaj

                                                              S'ka meshkuj ne partine socialiste qe te ankohen per mosbarazine gjinore ne kete palo qeveri te ketij KM? I ka tredhur te gjithe si nga lulet ashtu dhe nga trute...

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Skraparliu

                                                                O Roland Qafoku ke bere nje shkrime qe i shkone per shtate kesaj qeverie Kupola qe duhet te kerkoje LLOGARI KUJDO NE PS DHE ATA QE MBAJNE JANE SI AI SHKOPI HALES QE TRAZON MUTIN QE NUK KE KU TA KAPESH SE ESHTE I GJITHE MUTE.Keta tallin bythen se:1.nuk ka opozite.2.I genje mendja se jane me te miret.3.E kane ngjyer gishtin te gjithe ne qypin me mjalte qe eshte PUSHTETI.4.RAMA shikon sondazhet qe i japin keta por do e shohin ne 2025.5.Ose kane vendosur te shkaterojne PS me keq se PD-ja.Shkurte jane velur nga pushteti,Rama thoshte per gjygjtaret e prokuroret kapni cfare te kapni haron qe ministrat e tij thone kapni cfare te kapni kane mision shkaterimin e PS nuk i lidhe asgje vec leku flasim per kupolen RAMA fle gjume qe kishim shprese se do e bente kete vende po nuk i qerroi te gjithe ata qe rreth vetes Rama ne lodhemi kote.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. O
                                                                  Olleshi

                                                                  Ps=KRIMINEL KELYSH KOMUNISTASH .....POPULLI INJORANT THASHETHEMEXHI

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Sula

                                                                    Rama eshte pozicionuar qarte ne kete çeshtje. Shumica e njerzve rezultojne te ndershem kur nuk jane vene ne prove. Njesoj si me bashkepuntoret e sigurimit: nje pjese jane bashkpuntore te tjeret nuk jane provuar dhe shume shume pak kane refuzuar. Nuk ka skaner per kete pune. Skaner eshte prova reale perpara mundesive te pasurimit te padrejte. Ketu qasja e Rames eshte shembullore dhe e pa preçedente: kush gabon te gjeje avokat per tu perballur me drejtesine. Ne fund te fundit ky eshte sistemi qe kemi zgjedhur.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. m
                                                                      mond

                                                                      Çdo gjë mund ta shohësh nga anë të ndryshme. Qafoku ka shkruar aq gjatë sikur kushedi se çka zbuluar. Si shumë gazetarë mundohen më kot tju ndërrojnë mendjen njerëzve. Shkrimi fillon me numurimin e të korruptuarve apo të goditurve nga drejtësia.... Më tej nuk lexova gjë sepse sipas meje bie komplet teoria e Qafokut me shokë... Dmth që kanë dalë gjithë keto tipa me probleme tregon se diçka funksionon (sipas parametrave shqiptare) problem do ishte sikur të ishin mbuluar këto "gjëma"... Populli ka sy dhe veshë, derisa të dalë dikush që konkuron realisht Ramën ....

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. N
                                                                        Nik

                                                                        Z. Qafoku ne parim problemin e shtron drejt. Pikpyetja e pare eshte referenca per reagimin e Znj. Klodeta Dibra. Sigurisht reagimi i saj eshte me vend por problemi i madh eshte qe kjo zonje kur ishte kandidate per rektore universiteti perdori famekeqin Shullazi per t'i bere presion direkt, personalisht me kercenim jete ish rektorit Dhori Kule qe te terhiqej nga garra dhe ta "fitone" ajo! Dmth nje hajdute perdori nje hajdut tjeter (ky edhe vrases) per te kercenuar me jete nje hajdut tjeter (Kulen, ky tani ne rolin e viktimes, por edhe ai nje shperdorues i madh) per t'i vjedhur atij gjene e vjedhur! Shullazi eshte akoma ne burg por drejtesia e korruptuar dhe e neneshtruar nuk i vajti hetimit deri ne fund per kete çeshtje. Me siguri perveç zonjes Dibra do te ishin kapur dhe njeres te tjere te pushtetit mbi te, te perfshire ne ate krim te shemtuar. Tash Znj. Dibra ka mbetur pa ndonje kocke dhe po "leh". Problemi ngrihet, ku jane ata te ndershmit dhe idealistet per ta kultivuar demokracine dhe shtetin e te drejtes qe po kthehet ne shkretetire?!!!

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje