Një dolli për qentë e Gjirokastrës që i shpëtuan tredhjes

28 Gusht 2023, 17:07Blog TEMA
Një dolli për qentë e Gjirokastrës që i shpëtuan

Nga Agron Gjekmarkaj

Prej kohesh si re e zezë mbi qentë e Gjirokastrës vërtitej një kërcënim zhburrërues e kobzi. Lajmi se do të tredheshin tmerroi të madh e të vogël. Ata vetë e kishin ndjerë zezonën dhe me intensitet e brengë po jetonin çastet e fundit të zdërhalljes virile. Qyteti i gurtë prej disa muajsh po vajiste qëskaçet, me të cilat do kryhej akti i llahtarshëm. Në sokaqe po kaq dëgjohej mprehja e tyre.

Natën vonë të këpusnin shpirtin me kuisjet të cilat mallkonin Kryetarin e Bashkisë për vendimin e pabesë. Nuk po kuptonin ç’të keq kishin njerëzit nga mbarështimi i tyre? Punët e sevdasë po koklaviteshin për ta. Lehjet e gjata dhe shikimet e përvajshme po shënonin kalimin në fazën platonike. Përbetimet e tyre thyenin çdo cak të fantazisë. Trupin po na e marrin po shpirtin jo kurrë. Qeneshat qanin jo aq të lumtura për këtë agoni. Intelektualet e qytetit heshtën.

Zëri i tyre mungoi në mbrojtje të kafshëve. Askush nuk u doli në krah. Sakatimi fizik i hapte rruge dëlirësisë shpirtërore thonin disa ndonëse po prishej ekuilibri natyror dhe çmimi ishte gjymtues. Të tjerë kujtonin eunukët në pallatin sulltanor. Po pyetjes pse duhen qen eunuk askush me saktësi nuk i përgjigjej. Shumë nga qentë gjirokastritë pos hallit patën edhe vrarje të madhe në ndërgjegje që nuk u solidarizuan me ata të Kukësit të cilët në vetmi qenë të parët të cilët u përballen me krusmën fatale.

Ndodhi proçka dhe ata shpëtuan. Namat e tyre ranë mbi ideatorët që do këpusnin leket e buxhetit të bashkisë dhe veglat e atyre qenve malësore njëherësh. Ata jetonin me djersen e ballit. Lufta dhe betejat e tyre vunë në mendime politiken lokale të Gjirokastrës e cila hoqi dorë nga tenderi i armiqësisë së përjetshme me qentë ashik. Prej ditësh në media qarkullon lajm i bekuar se ato kafshe unike i shpëtuan satërit.

Ndoshta ky ishte ankthi e makthi më i madh i verës. Çlirimi prej tij po festohet siç i ka hije. Kudo me germa kapitale e lehje feste. I ftoj gjithë deputet e Kuvendit të ngrenë një dolli shyqyri se idera të tilla një zot e di ku e kanë fundin.

10 Komente

  1. P
    Patronazhisti sufllaqexhi

    Hahahaha therëse tani ju patronazhistë ta shani me liber shpie edhe pa e lexuar çfarë ka shkruar

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpenka pe Korçe

      Ore po ky deputeti shakaxhi , qe eshte bere dhe me syza kohet e fundit , qenka nje koqe gomari qe nuk e ka shokun . Fshati digjet e kurva krihet , i thone andaj nga Zadrima . Paska kohe te merret me qente e Gjirokastres dhe nuk shikon partine e tij te lavdishme qe po iken per dhjame qeni . Ky eshte dhe injorant ne te shkruarin e gjuhes shqipe , duke perdorur dialektalizma qe i perdor vetem brenda lagjes se vet , pa kuptim per masen e lexuesve . Ky nuk di te orientohet nga hallet kryesore te popullit qe e ka zgjedhur , apo dhe te partise qe e ka bere deputet dhe merret me qente . Siç duket i ka pas ortake roje te bagetise , ne lendine , rudine apo bjeshke , nuk e di se ku i ka kullotur . Ofiqet e n/ kryetarit te kuvendit i pelqen dhe i gezon , po detyrat qe ka , i anashkalon duke u marre me qente e Argjirose .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dita e idiotave

        Sot qenka dita per te shpalosur te gjitha fotot e me te ndyreve pa gedire mire na nxorret Sali kriminelin si ujk te cartur pastaj na nxorret Pordhon qe i bente fresk koqeve ta Saliut pastaj na nxorret nje here vete njeher cift , ciftin me te urryer per shqiptaret Liken e Mutniken e tashi ishalla e mbyllni me me kete surrat hale Gjekmuti qe rri rri e hedh nga nje gur jo ky po ai jo po une e pstaj ai ben ca hatrime qe si dhjet njeri ti lexoje sa i sheh surratin ketij bajge .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          I neveritshem ky maloku i Sali Shpelles , mjere Shqiperia keta s'kane turp se ka mesuar Saliu , keta lloj kafshesh duhen ndaluar me lligj.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Melyshi

            I neveritshem ky maloku i Sali Shpelles , mjere Shqiperia keta s'kane turp se ka mesuar Saliu , keta lloj kafshesh duhen ndaluar me lligj.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noc Rroku

              e ke qa !!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                O Zot,tridhe kete palloshin e Gjonmarkajve ne vend te qenve gjirokastrite se po leh kot.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luarasi

                  Sa do të gëzohej Mark Tueni për këtë pasardhës mirditor, që i njeh kaq mirë hallet e dhimbjet e qënërisë!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spak

                    Prandaj Shqiperia dhe PD eshte ne kete gjndje! Injorantet primitive kane hypur ne maje ne saje te Saliut! Nuk te bente kot deputet Enveri e as Saliu!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      TANI KE GJETUR TEMEN E DUHUR SEPSE EDHE VETE JE NJE KOQE .........DHE TE DHIMBSEN KOQET E QENEVE......HALLALL TA BEFTE ZOTI.....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje