Domethënia e një zombi

29 Gusht 2023, 11:31Blog TEMA
Domethënia e një zombi

Nga Skënder Minxhozi

Lulzim Basha ka gjetur padashje një epitet që i shkon jo vetëm kundërshtarëve të tij brenda Foltores, por të gjithë kuadratit politik opozitar në tërësi. I ka quajtur “zombi” personat që i shkojnë pas Berishës, duke i akuzuar  se mburren me faktin që “janë shumë”. Kreu i PD zyrtare nënkupton se ata mund të jenë shumë, por enden rrugëve pa një qëllim, pa një objektiv në horizont. Thjesht për t’i zgjatur jetën shefit plak!

Partisë Demokratike të Sali Berishës, jo asaj të njëzet vjetëve më parë që mbushte sheshet, po kësaj që i kanë rënë patkonjt, mund t’i vendosësh sot të gjitha epitetet dhe sërish të jesh brenda realitetit. Ose absurdit, sipas rastit. Kryetari historik i partisë më të madhe opozitare erdhi e pushtoi me forcë zyrën e paraardhësit të tij, për të parë sesi binin njëra pas tjetrës Shkodra, Tropoja dhe Dibra. Një fatalitet që do të linte indiferent vetëm një tufë me “zombi”, siç i quan Basha demokratët e Foltores.

Fabula tragji-komike e një lideri politik si Berisha i tretë, i cili premton çdo ditë nga mikrofonat revolucionin përmbysës, dallgën blu etj, e pastaj mbledh letrat nga tavolina e shkon paqësisht në zyrën e tij, është prova therëse se ky formacion politik  ka vetëm të shkuar, por jo të ardhme.

Më pas vjen radha që simbolika e “zombit” politik të kalojë në filtër pjesën tjetër të opozitës. Dhe këtu nuk shpëton më as vetë krijuesi i metaforës, Lulzim Basha.

Prej javësh kryetari i vetëpezulluar i PD formale ka shfaqur planin për t’u rikthyer në krye të partisë me funksione të plota. Por sërish, gjatë këtij harku kohor, pasi ka dalë nga hija luksoze ku fshihej, Basha ka treguar edhe një herë se nuk di as të mësojë, as të ndryshojë.

Takimet e tij të pilotuara nëpër lulishtet e qyteteve, afishojnë të njëjtin politikan zëpak dhe pa peshë. Vijon të na shfaqet si një zëvendës i përjetshëm i shefit të vjetër, pa na bindur edhe një herë tjetër se mund të aspirojë që të bëhet edhe ai vetë shef dikur. Një klon i kryetarit të opozitës që humbi pesë zgjedhje rresht, jo një ofertë sfiduese ndaj pushtetit të socialistëve.

Lulzim Basha është edhe një herë shumë vonë. Ai duhet të ishte hedhur me kohë në diskurin publik, e jo të shëtiste lulishteve nëpër qytete me bluzën jeshile që vërtet ka krijuar njëfarësoj marke dalluese për mediat, por jo për votuesin e thjeshtë.

Basha vijon të mbetet politikani zëpak që bëlbëzon kur Rama e Berisha kanë pushtuar rrjetin social dhe mediat elektronike, duke u përpjekur t’i mbulojnë rrudhat dhe konsumin me protagonizëm të përditshëm. Paradoksalisht politikani që ka më shumë nevojë të shihet e të dëgjohet, tani flet me heshtje, ose thotë ndonjë frazë rrëshqitazi në ndonjë vaki. Në këtë prizëm ai duket i kapur dorë për dore me Metën, megjithëse nuk i ka hallet e këtij të fundit.

Kreu i PD zyrtare vetëafishohet si njeri i amerikanëve, ndërkohë që amerikanët kanë treguar shpesh se nuk i kanë fort për zemër politikanët me pak vota dhe pak peshë politike. Ju duken edhe ata si zombi.

9 Komente

  1. P
    PLenc Vangjeli

    Prrrrrrrr plasi nga bytha e carmatosur e Nerit. - Me shendet moj bythe, te lumte goja - gromesiti Minxhozi . Hajt ne bythe tende - ja kthey me reverance Neri dhe kruajti rectumin e skuqur nga presioni i gazrave.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antar i vjeter i Pd-se

      Analize e goditur. PD-se nuk i duhet Berisha dhe as Basha dhe aq me keq Alibeu. Ne si demokrate te thjeshte presim qe te tre grupimet te ulen ne tavone dhe s'ka as nje te keqe qe te ulen, te gjejne gjuhen e perbashket per tu bashkuar dhe ne krye te kesaj force te madhe politike te vendoset nje lider i ri. Ne kete parti nuk besoj se mungojne njerez te shkolluar dhe te pa perlyer qe te marin frenat e kesaj force per te fituar zgjedhjet e ardheshme parlamentare.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fred

        Nuk ka ku te shkoj me sakte!

        Përgjigjjuni
        1. a
          asllani

          Normal.... prej nga ke prejardhjen ti .. keshtu do shkruash ti !!!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Basha e ka gjetur shumë saktë emrin se e ka nga përvoja personale. Ka qenë vetë një zomb I24 karatësh I Berishës për dy dekada. Nuk ka si ta harrojë.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pata

              Mirë e ke ti Minxhoz, por mbushi mendjen Meros që e ka shumë xhan Lulushin.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luarasi

                E zëme se unë jam një socialist ii tërbuar,. Do ta votoja këtë zombi, që flet për zombi(me gjithë shortin bojë ulliri), n. q. s. i vetofrohet gjykatës për dy çështje:rrugën e kombit dhe 21 janarin.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mandi

                  Me kete shkrim kuptohet qarte qe shume gazetare e marrin pagen dhe hapesiren ne media, kot.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    ZOMBA E ZDRAVO

                    Vaj medet kemi "ZOMBI" në Shqipëri - NON GRTA të S: BERISHËS e I.META në kurse në Kosovë A. UKURTIT dhe V. OSMANI. me këta zomba nuk do të ketë rehati dhe shtet fuksional.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje