
“Eshtë kërcënuar Altin Dumani!”. Lajmi se drejtuesi i SPAK-ut po lëviz prej disa ditësh me makinë të blinduar dhe se pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, bëri në pak minuta xhirron e rrjetit. Shanset reale për të mos u besuar një skenar i tillë, që prokurori është kërcënuar nga dikush prej “patateve” të nxehta që ai po hedh në zjarr, janë krejt të papërfillshme. E kundërta do të dukej anormalitet për një vend ku hakmarrja është normë e ngulitur, revanshi është mjet më i rëndësishëm se objektivi dhe paraja është qëllim i vetëm. Edhe pse shumë pistoleta virtuale kërcënimi dalin shpesh nga brezi në Tiranë, ato hyjnë me dhembje diku gjetkë pa arritur të qëllojnë për hakmarrje dhe pa fituar revansh edhe kur paguhen me shumë para.
Dumani dhe njerëzit e tij janë në finalizim e sipër të një numri mbresëlënës dosjesh të rëndësishme. Steka e hetimit është ngritur në maja të paimagjinueshme më parë dhe çdo ide se mund të ketë kthim pas dhe kompromis për të mos shkuar më tej, është gjithashtu me shanse zero besueshmërie. Prishja e status quo-së së vjetër të pandëshkueshmërisë, mëkatet e vjetra të dala në dritën e dyshimeve, lista e bujshme e emrave të pushtetshëm të përfshirë në hetim dhe mbi të gjitha, hamendësimet gjithmonë e më të dukshme se “Ende nuk kemi parë asgjë akoma!”, kanë krijuar tashmë mitin e SPAK-ut, si shpata që do të këpusë përfundimisht litarin e holluar të zullumit të trashur. Janë histori me dhjetra dhe qindra milionë euro si subjekte dhe mbi të gjitha, një mentalitet që është përmbysur pa kthim.
Por kjo është vetëm ana më ulëritëse e këtij viti përvëlues. Pakkush ka vlerësuar, madje as SPAK-u vetë nuk është ngutur ta sqarojë, që paralelisht me goditjet në elitën politike dhe financiare të vendit, goditje shumë më të rënda ka marrë krimi i organizuar. “Mërgata” kriminale shqiptare në Dubai e gjetkë është rritur në përpjestim të drejtë, kurse mburrja e djeshme, tipike ballkanase: “Jam i pasur!”, tashmë po përdoret gjithmonë e më pak. Disa dhjetra miliona euro të sekuestruara nga borderotë e krimit dhe shumë më tepër të tilla në pritje që të kenë të njëjtin fat, janë vetëm qindarkat e para që po i hiqen lavatriçeve të krimit.
Në të gjithë këtë revolucion në evolucion është krejt e logjikshme që ndaj SPAK-ut në përgjithësi dhe vetë Dumanit në veçanti, të ketë urrejtje pafund dhe tentativë për revansh. Qoftë në mënyrë publike, nga aktorë politikë – Pacienti Berisha është i pari – qoftë nga zëra autoritarë mediatikë e qoftë dhe nga rradhët e shumëfishuara të klientëve të SPAK-ut, në politikë e krim, në krimin e politizuar dhe politikën e kriminalizuar. Por për paradoks, nuk ka ndodhur kështu.
Askush nuk ka guxuar të kërcënojë drejtuesin e SPAK-ut! Makina e blinduar me të cilën lëviz prokurori dhe prania e shtuar e trupës policore në banesën e tij, nuk janë të lidhura me asnjë kërcënim konkret. Ato janë pjesë e një procedure normale dhe standarte sigurie të gardës së republikës dhe të policisë së shtetit. Deri më sot, askush nga shoferët e makinave ilegale të blinduara apo pasagjerët e makinave të blinduara me roje, nuk ka guxuar të çojë asnjë sinjal hakmarrjeje ndaj SPAK-ut.
Veç të tjerash, kjo është shenjë dhe provë që më së fundmi, vendimmarrja e dy pushteteve të tjerë legalë në Shqipëri, ekzekutivit dhe legjislativit, por dhe pushteti ilegal i krimit, ka kuptuar një të vërtetë të thjeshtë: ato kanë humbur pushtetin mbi pushtetin e drejtësisë. Kryesisht me SPAK-un, edhe pse kanë ende influencë individuale mbi segmente të caktuara të pushtetit gjyqësor. Tashmë kjo është një e vërtetë që duhet të pranohet si aksiomë.
Pikërisht kjo aksiomë shpjegon dhe paradoksin tjetër. Edhe pse komandant i “një ushtrie me tahmaqarë frutash” që po i rrallohet rrugës, edhe pse me një seri tjetër njerëzish pranë tij që do të ketë të njëjtin fat, edhe pse nën një spirale gjithmonë e më të egër sulmesh mbi të si individ, edhe pse ai vetë ka aftësinë e pabesueshme të alkimistit që shndërron dhe rekruton armiq edhe nga rradhët e miqve të tij të munguar, Edi Rama si kryeministër është për momentin njeriu që garanton sigurinë dhe integritetin e SPAK-ut. Duke bërë atë që nuk e ka bërë askush përpara tij: duke pranuar autoritetin e SPAK-ut si një fushë larg pushtetit të tij vetjak. Kjo është pak, por e sigurt! Dhe kjo nuk është më një kronikë gjyqësore, por është politika që ka vendosur ta shkruajë ndryshe kronikën e saj. Eshtë politikë!
Me të gjitha gjasat, kjo ndarje sinorësh pushteti, do të jetë kali politik i Edi Ramës për betejat e ardhshme elektorale dhe morale përballë publikut shqiptar. Sërish për paradoks, pavarësisht kërrusjes nga pesha e akuzave, kjo të do të jetë gjithashtu jo thjesht edhe karta e tij fituese edhe në një të ardhme lehtësisht të parashikueshme, por do të jetë edhe shkaku i parashkruar i humbjes së kundërshtarëve të tij, që ende nuk po orientohen me një realitet krejt të ri ekuilibresh pushtetesh në vend.
“Aleanca” e largët, e padeklaruar dhe e pafirmosur mes Ramës dhe Dumanit, “aleanca” krejt e panatyrshme në dukje mes shënjestrës dhe shtizës së lëshuar nga harku, mes barutit që shpërthen dhe çakmakut që është ndezur, të paktën për momentin, është shansi i artë që kriza e të keqes të hyjë në spiralen përfundimtare të moskthimit.
Që të jetë kështu përfundimisht, Rama duhet të vazhdojë të mos bëjë asgjë dhe Dumani të vijojë të bëjë atë që po bën. I pari të gjejë përgjigje politike për kronikën gjyqësore dhe i dyti, të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e mallkojnë të liqtë tashmë të trembur. Ai grup shumëngjyrësh me ngjyrë meiti tashmë, që nuk kanë fat tjetër përveçse të shkojnë si dele të bindura në gijotinë. Me kokë nën sqetull, në pamundësi për të kërcënuar dhe të pafuqishëm për të shkruar ndryshe fatin e tyre!
Po si nuk e kanë kërcënuar Dumanin........ . Ti nuk e dëgjovë shoqen Nafije....???....... Nafije Klodiana Lala i di të gjitha lëvizjet e nëndheshme të botës së krimit dhe të policisë.
Nga “Të dhjefsha Dumanin” – siç të shajnë në Shkodër, siç po duken bathët, është bërë si tek filmi “Të shpëtojmë ushtarin Rajan”. A thua vallë, jemi në kushtet e shpëtimit të ushtarit Rajan ? Në se po, është TURP, për agjensitë e inteligjencës, të sigurisë si dhe të vetë sistemit të drejtësisë, ku vetë SPAK, ka rolin kryesor. Por, mos vallë, urithët dhe minjtë brenda SPAK-ut, po kurdisin këtë lojë ? Është koha për veprim-asgjësim, e jo për përkëdheli skuthësh, të tipit Arben Kraja.
JE VERTET I MADH,,,,,,NE VEND TE "ME KAPELE NEN SQETULL"......."ME "KOKE NEN SQETULL"
Z.Vangjeli ,si Ty dhe shume te tjere po na thoni qe SPAK-u eshte ne rruge te mbare per "peshqit e medhenj"Jane disa vite qe ne fillim te vitit apo ne vjeshte do te kete "arrestime" te bujshme.Mendoj se me shume se kjo levizje eshte nje loje e politikes dhe medias per te mbajtur shpresen gjalle.Deri tani ka funksionuar tek nje pjese e njerezve ,se masa eshte shume e zhgenjyer,e ketu qendron dhe e keqia qe shume familje largohen nga vendi.Themi akoma "ishalla".
Je fisnik i madh dhe shqiptar. Te lumte! Respekt! Vangjeli Lorenc!
Ja dhe Kaqoli Loro Vangjellatusi qe kerce perpjete sa here qe i djeg bytha pushtetit ngaqe eshte panolina e tij.
Po ky Jevgjiti i Korces ose sic njihet ndryshe specialist per lepirjen e prapanicave te Saliut ,Edit Ilir Florit , Bashes etj. Cdo me SPAKUN mos ka gje me vjedhjet e tije ne TVSH.?!
Fjale shume dhe gjera qe dihen; asnje fjale per gazetaren apo zedhenesen e grupeve kriminale dhe Berishes, s'ja vlen t'i permendesh emrin ....
Mos t'ju genjeje mendja per Berishen sepse ai ka imunitet deri ne ngodhje nga klonimi qe i eshte bere ne vitet 82!Keto jane fllucka sapuni sa here qe rritet pabesueshmeria ndaj organeve te (ç)drejtesise dhe per te na treguar qe ASPAK-u eshte ne drejtim te duhur.
Unë jam Plënc Vangjeli, Mbrapa më vjen ...makina e mutit
Ja more prape ne goje Rames sot Lenci?
Lorenc nuk e kam menduar qe qenke kaq naiv ! Spaku deri tani ka arresruar e derguar per gjykim me dhjetra nga mazhoranca dhe mire ka bere por asnje nga opozita. Keshtu ishte me Krajen dhe ashtu do te vazhdoje deri ne fund me Dumanin. Perse ??? Mendoje pak me thelle kete !
Plumbi nuk njeh emra or DUDE...