Dy fjalë për Fatos Nanon!

1 Shtator 2023, 12:17Blog TEMA
Dy fjalë për Fatos Nanon!

Nga Dritan Hila

Duket se Fatos Nano ia ka hedhur vdekjes. Njeriu që nuk e mori asnjëherë seriozisht pushtetin, mesa duket nuk është mësuar ta marrë seriozisht edhe vdekjen, pavarësisht këshillave të mjekëve. Me siguri, si në poezinë e famshme të Dritëro Agollit, për të disatën herë ka negociuar me të, i ka thënë të pinë një gotë bashkë dhe të kthehet një herë tjetër.

Në fakt të dy ata, Agolli dhe Nano, janë personazhet që një repart të ndryshkur të Enver Hoxhës e galvanizuan dhe e kthyen në forcën politike e cila nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti dhe rinovimin nuk e shikon më nga rotacioni i pushteteve por nga ai i elitave brenda saj.

Fatos Nano ka dritën dhe hijen në karierën e tij politike ku drita pamëdyshje mbizotëron. Merita e tij e madhe e pakontestueshme është modernizimi i partisë. I ndjekur dhe persekutuar nga jashtë dhe brenda partisë, ia doli që vetëm pas katër vitesh ta bëjë forcë të besueshme për të marrë pushtetin. Tridhjetë vite pas reformës së tij, kur në gjithë lindjen ish-sovjetike nuk ekzistojnë më pasardhëset e komunistëve, partia e socialistëve shqiptarë është në vitin e 18-të në pushtet dhe çdo forcë tjetër politike përballë saj duket anakronike.

Një meritë tjetër ishte afrimi i elementëve të rinj. Ca i dolën bukëshkalë, ca budallenj, ca gjarpërinj e të tjerët me vlerë. Por rezultati është që PS, falë tij, është në gjendje të gjenerojë elita të reja.

Një nga meritat që pak ia përmendin është ekonomia. Nano ishte një përfaqësues tipik i Keynes në ekonominë e shkalafitur shqiptare. Ja doli të disiplinonte sistemin e shpartalluar fiskal shqiptar dhe të shpërndante investimet në rrugë jo preferenciale. Shumë nga bizneset e suksesshme e kanë zanafillën në kohën e tij. Nano ishte një armik i sistemeve monopoliste që po i zënë frymën ekonomisë tonë.

Një meritë tjetër e tij është korpusi i ligjeve që shpesh binin në kundërshtim me etjen shqiptare për pushtet. “Po falim pushtet që të bëjmë shtet”, është fraza e tij që shumëpak e kujton sot. Ende ligjet e tij për administratën, tenderat, rekrutimin, mbeten më të mirat.

Pas kësaj vijnë dritëhijet e Nanos, dritëhije që do të diskutohen edhe për shumë dekada të tjera. Shumë thonë që instaloi korrupsionin. Broçkulla. E kishte instaluar Saliu i parë, i cili po tregon që e ka gjenetik dhe jo aksidental. Ama dobësia e Nanos është indulgjenca e tij ndaj individëve që i bjerrën qeverisjen dhe në përgjithësi ndaj kësaj flame si fenomen që është futur tashmë në psikozën tonë. Flamë që dogji edhe vetë atë në 2005-ën.

A ishin njerëzit aq të mllefosur nga korrupsioni sa të votonin Berishën? Jo, numrat thonë të kundërtën. Por Fatos Nano lëshoi pushtetin me vetëdije. Me vetëdije bëri ligjin elektoral që e penalizonte dhe me vetëdije nuk bëri presion mbi gjykatat që të merrte mandatet e diskutueshme. Natyrisht që ishte veprimi i një evropiani, por problemi është se kë kishte përballë. Cili është rezultati? Risolli një Berishë në pushtet që as kishte mësuar e as kishte harruar ndonjë nga veset, Berishë që e kemi peshqesh edhe sot.

A ishte ky një mësim në lëkurën e shqiptarëve për nevojën e rotacionit të pushtetit, kulturë e cila po ju vinte paketë me Berishën? Mbase po e mbase jo. Pushteti duhet të riciklohej, dhe Nano futi kulturën e ndërrimit paqësor të pushtetit, një revolucion ky kur merr parasysh që po ndryshonte psikologjinë e një partie që nën lëkurë i lexohej citati “Pushteti buron nga gryka e pushkës dhe mbrohet me grykën e topit”. Kurse Berisha, njeriu i kasaphanës së ‘97-ës nuk ishte e nevojshme, madje e tepërt. E tregoi në 21 janar që ishte i njëjti i ‘97-ës. I dha shpresë çdo llumi që çfarëdo të bëjë, dikur do vijë edhe dita e tij.

E panevojshme lufta në të gjitha frontet që i hapi Edi Ramës. Deklaratat kundër tij për ta poshtëruar, investimet në fushata zgjedhore politike që të humbiste, duke harruar se bashkë me Ramën po digjeshin edhe socialistët, i bënë jetën e vështirë jo vetëm Ramës por gjithë atyre që ishin jashtë dhomave të pushtetit të Berishës. Njeriu që nuk njihej për hakmarrje u shfaq inatçor me njeriun që e kishte promovuar vetë. E parë me syrin e të sotmes, duket se njeriu i vetëm të cilit Nano u përpoq t’i bënte keq ishte pikërisht Rama, ndërkohë që shumë emra kishin radhën para tij. Sot duket diçka e tejkaluar. Rama me sa duket ia ka falur dhe jo vetëm me deklarata, dhe mes tyre tashmë është paqja.

Në fund të ciklit historia të mban mend vetëm për një karakteristikë të pushtetit që përmblidhet në një fjali dhe për Nanon ka shumë të ngjarë që të jetë: Qytetar, me veset dhe virtytet që mbart kjo fjalë. Gjithsesi shpresojmë të jetë herët për të bërë një bilanc për të. Shqipëria ka ende nevojë për Fatos Nanon, qoftë edhe si ikonë e gjallë. /dritare.net

38 Komente

  1. R
    Ramadan Berisha

    E si i paska dashur te keqen Rames kur e beri minister dhe kryetar bashkie.Kurse Rama sa u fuqizua i ktheu shpinen dhe shkatrroi PS qe e evropianizoi Fatosi

    Përgjigjjuni
    1. i
      inxhinjeri

      Ramadan-Nano ka qene K.Ministri me dembel qe ka njohur historia e Shtetit Shqiptar. Pa folur per veset e tjera si pija e bixhozi, ajo qe nuk i falet atij ne aspektin familjar ishte prishja e familjes. Ndarja nga e shoqja me te cilet ka edhe femijet, ka qene gabimi me i madh i tij. Ish gruaja e tij, Rexhina ka qene nje grua shembullore dhe qe ka sakrifikuar shume per Fatosin, sidomos ne kohen qe ai ishte i burgosur politik ne Tepelene. Pamvaresisht se kjo eshte dicka private, figura e nje udheheqesi, nen prizmin e moralit konservator shqiptar bie shume poshte, kur le gruan per nje me te re. Ne aspektin politik, Nano eshte pergjegjes per renien e shtetit, ne kohen kur falangat e kriminelit Salih Berisha shkaterruan seline e Qeverise duke mbartur arkivolin e Azem Hajdarit. Ne vend qe ti dilte zot karrikes ku e kishte ulur populli, ja mbathi nga syte kembet per ne Maqedoni duke e lene vendin ne kaos total. Ishte nderhyrja e SHBA-se dhe Gjermanise qe beri qe Berisha te terhiqet nga shpallja e nje qeverie te re, pasi prej aleateve tane, ky u quajt nje grusht shteti, ashtu sic edhe ishte. Nuk e di per te tjeret, por kam nja dy episode me Nanon ne kohen kur isha Nen Drejtori i Pergjithshem i KESH-it. Ishin zgjedhjet e pergjithshme ne Shqiperi dhe Nano ishte kandidat i PS-se ne Tepelene. Ne ate kohe filjali i Tepelenes ishte me i dobeti ne arketime dhe vjedhjet ishin ne nivele skandaloze. Me kerkesen time, u emerua nje drejtor i ri i filialit, nje djale i ri dhe teper energjik, qe filloi qe ne ditet e para te beje nje pune te shkelqyer duke permiresuar sherbimet dhe duke u prere rrugen abuzimeve. Rezultatet filuan te duken qe muajin e pare, kur niveli i humbjeve ra ne menyre drastike dhe ai i arketimeve u ngrit ndjeshem. Nje mbasdite, Drejtori i pergjithshem me vjen ne zyre dhe me thote: -do te te them dicka qe nuk do te pelqeje. -Cfare eshte?- e pyes. Do te na duhet ta zevendesojme drejtorin e Tepelenes-me thote.-Ne asnje menyre-kerceva nga karrikja-e perse do ta besh kete?-e pyes. Me telefonoi Nano-thote-dhe me kerkoi qe te vendosim si drejtor filanin, qe eshte dhenderri i x-sit. (nje personazh shume i njohur i komiteteve te shpetimit ne 97-ten). -E para-i pergjigjem-Nano nuk ka pune qe te fuse hundet ne administrimin e nderrmarrjes publike. E dyta-vazhdova-personi qe eshte sot drejtor eshte ai i duhuri te cilin une e kam rekomanduar dhe i kam premtuar mbeshtetje te plote nese ben punen sic duhet. E treta, personi qe rekomandohet eshte nje humbameno qe mezi i lidh dy fjale. Ne na duhet ai qe eshte ne ate post per te bere punen sic duhet. Mire e ke ti-me pergjigjet drejtori-por Nanos si tia bejme? Ai me telefonon cdo dite dhe sot me tha se nuk me plas se cfare behet me KESH-in. Me duhen votat ne Tepelene. Ai "miku" i komitetit te shpetimit e kishte kercenuar se nese dhendrri i tij nuk behej drejtor, ti harronte votat ne Tepelene. Edhe sot qe po e tregoj kete histori, me vjen keq qe nuk arrita me e mbrojtur njeriun e punes. Me duket se e preva ne bese ate djalosh, te cilit as emrin nuk ja mbaj mend. Nje tjeter hsitori me Nanon eshte e lidhur po me ato zgjedhjet e pergjithshme, kur ai beri nje vizite ne Tepelene dhe shpalli fillimin e punimeve te N/Stacionit elektrik te Tepelenes si dhe fillimin e punimeve te HEC-it te Kalivacit. Nje dite me pare, me vjen perseri Drejtori i Pergjithshem ne zyre. E dija se sa here vinte tek une, kishte ndonje siklet, ndryshe me telefononte dhe me kerkonte qe ti shkoja ne zyre. Si eshte pune-e pyes. -akoma ka ndonje kerkeze zoti Nano qe te heqim ndonje drejtor tjeter? - jo me thote-duhet qe te shkosh neser ne Tepelene se do inagurohet fillimi i punimeve te N/Stacionit dhe HEC-it te Kalivacit. Qesha me inat se e dija se ishte perseri nje kerkese e Nanos, qe fuste hundet kudo per interesa politike. Ne sapo kemi nisur punen projektuese per te ndertuar N/stacionin e Tepelenes, - i them-por ajo ishte ne fazen fillestare dhe projekti nuk eshte aspak gati per te nisur ndertimin. Sa i perket Kalivacit, ai projekt as qe ka filluar, pale me te vije tek ne per oponence ose ne qeveri per aprovim. E di-me thote i lodhur nga kundershtimi im i vazhdueshem. Nuk kishte faj i ziu, ishte perdite nen bombardimet e kryetarit te partise ne pushtet. Nuk kemi se cfare te bejme-me thote-dua qe ti te shkosh neser ne Tepelene qe te jesh prezent si perfaqesues i KESH-it. -Perse nuk shkon vete-i pergjigjem- ti je me i rendesishem se sa une. -Une shkoj-me thote-por te ka kerkuar me emer vete Nano, -dhe vazhdoi-i telefonova atyre te filjalit te Tepelenes qe te dergojne ca punetore dhe nje eskavator ne sheshin qe kemi parashikuar per te ndertuar N/Stacionin si dhe ca tulla e rere. -Po sheshi nuk eshte shpronesuar akoma-i them-do na hapesh telashe me pronaret. -Jo, jo -me thote-kane folur ata te PS-se lokale me pronaret dhe cdo gje eshte ne rregul. S'kish se si te kundershtoja nje urdher direkt te eprorit tim, keshtuqe u ngrita te nesermen ne mengjez dhe shkova ne Tepelene. Mbas mbarimit te asaj farse me valle e kenge te popullit te shkrete dhe fjalimit te Nanos, ai vendosi nja dy tulla dhe iku per ne qytet. Mbas tij ika edhe une ne zyrat e filjalit te rrethit, ku ne mesdite me erdhi kryetari i PS-se se zones, qe edhe ai quhej Fatos (nuk me kujtohet mbiemri) dhe me thote se te kerkon kryetari qe te vish tek dreka qe kemi shtruar per te. -Nuk vij dot-i them -se kam pune. -As mos e dsikuto fare kete pune shoku nen drejtor - Me ka urdheruar kryetari qe te mos kthehem pa ty. -C'me gjeti me kete njeri-them me vete dhe i kthehem Fatosit te Tepelenes-shoku i thuaj kryetarit ti more mik. Une jam zoti nen drejtor. Pashe c'pashe shkova atje ku me kerkonin. Gjate rruges per ne restorantin ku ishte shtruar Nano me socialistet e Tepelenes, Fatosi me pyeti se kur mendoja une se do te mbaronte ndertimi i HEC-it te Kalivacit. -HEC-i nuk ka filluar te projektohet-i pergjigjem. -Po mire- pamvaresisht nga kjo, ti ke eksperience dhe pak a shume e di se sa kohe duhet per keto projekte- kembenguli ai. - Si e do pergjigjen- i them- me apo pa politike?. Kur e pashe te hutuar, vazhdova-do te verteten apo ate qe thone politikanet? - Te verteten, te verteten -me thote i habitur nga menyra ime e te folurit qe nuk e priste. -Asnje here nuk ka per tu ndertuar HEC-i i Kalivacit - i them. - C'thua - mu drejtua i habitur- dhe vazhdoi- po kryetarin a e degjove cfare tha? - E degjova -i them-por ti a po me pyet mua apo kryetarin? Tundi koken dhe vazhdoi rrugen. Isha i bindur se nuk e mori vesh ironine time, pasi vazhdonte te mermeriste me vete. Sapo u hap dera e restorantit dhe une u futa brenda, Nano, i ulur ne krye te tavolines-me therret dhe me thote-eja ulu ketu prane meje.-dhe pastaj i drejtohet te tjereve-mbajeni mire me keta te KESH-it se keta do ta ndertojne N/Stacionin dhe HEC-in. Une vij ketu, ju mbaj ndonje fjalim, ha ndonje dreke dhe pastaj iki. Keta do i keni rrotull qe te bejne punen. U ula prane tij sic me kerkoi dhe po mendoja nje paralelizem me Salih Protopapen tek filmi i Teti ne Bronx. Me siguri, sot kur profecia ime, qe ne fakt nuk ishte aspak profeci, por ishte e nisur nga informacione qe une kisha nga partneret italiane ne lidhje me Bechett-in, si personi qe kishte marre licensen per ndertimin e atij HEC-i qe kurre nuk u ndertuar. Ne baze te atyre informacioneve, isha i bindur se ai individ ishte nje mashtrues nderkombetar dhe sot keto vleresime jane vertetuar plotesisht, pasi ai eshte ne gjykaten nderkombetare me Qeverine Shqiptare per prishjen dhe revokimin e licenses se HEC-it te Kalivacit. U zgjata ca si shume, por desha te tregoj eksperiencen time personale ne ato dy episode qe kam patur me Nanon.

      Përgjigjjuni
      1. I
        I tille je , sa here qe hap gojen

        Paske qene gomar fare more Ramadani i Berishes ! Po si nuk e paske mesuar deri me sot qe , ne baze te ligjeve te shtetit tone , cdo qytetar me te drejte vote , ka te drejten te zgjedhe dhe te zgjidhet , qofte ne strukturtat shteterore , qofte ne ato partiake ?! Fakti qe E. Ramen e futi ne PS sarahoshi dhe kumarxhiu , qeveritari me i pa pergjegjshem Fatos Nano , nuk ia heq dot Edi Rames te drejtat qe i jep statuti i PS - se kur votohet nga antarsia e asaj partie dhe sot votohet nga shumica e popullit . Por , mbase e kam gabim une qe te flas keshtu , se keto gjera mesohen pas klases se peste te shkolles fillore ..

        Përgjigjjuni
      2. 0
        007

        Kush ze me goje te madhin Fatos Nano , por ky koke bole boshe , nj merte se eshte burri i Mis Plakes fallxhores dhe llaxores Rudina Xhunga. Shyqyr qe ka rrota cai si ky se me kete rast matohen plakat e politikes.!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          O ti shok! Me trego nje gje te madhe qe ka bere fatos nano! Pervecse anekdodave qe nxirrte doren dhe priste leket e kumarit te tajvani!!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pilo Lala

            007, Ti qe mbahesh si polici me inteligjent i Botes, nuk duhet te permendesh grate, as Dritanin, por merru me ato qe shkruan ai. Analiza e Dritan Hiles, eshte per mendimin tim, nder me te perafertat qe mund te karakterizojne Fatos Nanon. Qe ne fillim Dritani le te nenkuptosh qe Fatos Nano nuk krahasohet me Sali Berishen, por e nenkupton qe Fatosi kapitulloi perpara Sali Berishes. Fatos Nano eshte nje femije i perkedhelur, i zgjuar por dembel, me karakter te dobet, jo kembngules, anarshist jo i disiplinuar. Sa per marrdhenjet me Edi Ramen, mendoj qe veproi me xhelozine e Grekerve. Greket ne fillim kur erdhen Shqiptaret ne 1991, i moren ne shtepi i ushqyen, i veshen, i punesuan, i pagezuan. Cdo gje shkonte per bukuri, per sa kohe marrdhenjet ishin Afendiko-Punetor. Shqiptari solli familjen, afendikoi kishte ardhur disa here per darke, dhe e kishte ftuar me shume respekt Shqiptarin me gjithe femijet e edukuar, edhe Shqiptari ja shperblente me pune, punonte si kal , pa hile. Nje dite te bukur, Shqiptari pa se shitej shtepia ngjitur me afendikoin, dhe e pyeti a mund ta blente ai ate shtepi. Afendikoit ju zu peshtyma ne gryke, nuk i besohej ajo qe po degjonte, Shqiptari komshiu i ardhshem. U bene njesoj, ose me sakte ne gjuhen tone, u beme si kembet e dhise. Nuk mund ta pengonte te blinte shtepine, por nga ai moment filloi ta urrente. Ky "Greku" ishte Fatos Nano. Sa kohe e kishte nen urdhera, Minister, Kryetar Bashkije...., i duhej, se Edi ishte kale pune. Ne ate moment qe Edi i tha dua te behem si ty, aty filloi xhelozia e Fatos Nanos.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Palluesi I gruas se Robertos

              O Pilo Tralalalaja pse ha mut kur ke suflaqe. Te shkerdhefsha Edvinin o sumekuq

              Përgjigjjuni
              1. v
                vezhguesi

                E fliske shume mire kete gjuhe. A nuk me thua eshte kjo gjuha e gomereve, idjoteve apo handikapateve mendore? Se me duket dicka e perzire midis te trejave. Si nuk u bete njehere njerez a te vrare? Mbetet duke share njerez, qe as i njihni e as i keni pare ndonjehere. Komentoni si njerez e mos u sillni si kafshe pylli.

                Përgjigjjuni
            2. A
              Arkiva e pallimeve me dhe pa deshirë

              E ka detyrim Hilja ti thote dy fjale se Tos Qorri I ka palluar Rudinen kur filloi gazetare tek ZP

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati 12

                Ti duhet te jesh nje pis pisi qe merresh me te tilla muhabete si ato kurvat e lagjes

                Përgjigjjuni
              2. N
                Noc. Rroku

                Për të vetmin që.megjith ligjet berishiste antishqiptare wë janë dhe sot në fuqi...u përpoq ti jipte pak frymë popullit. Respekt dhe të shkuara Tosit..... ,

                Përgjigjjuni
              3. p
                per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                Shendeti Nanos zgjon nga gjumi edhe gjumashin Hilja ashtu si tjere sherbetore mediatike te Kazanit oborrit kryeministrise...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Syri kritik

                  Levdatat nuk ja kurseve, por nuk the ate qe e mendojne te gjithe U LARGUA NGA PUSHTETI NE MENYRE QE TE SHIJONTE MILIONAT E VJELLURA, por kthehej here pas here qe te mbushte canten.TOSI

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ari

                    Bravo! Mendoj i ke dhene vendin qe meriton, Nano the Great!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tutu

                      Futja pordhes Dritan… te gjithe i njohim bemat e Tosit postpiramidale..maskara i maskarenjve…e harrove paktin me Saliun ne 2009 qe i ridha pushtetin… bixhosxhi , pijanec dhe i papergjegjshem… te kujtoj vargjet e poetit komunist Hysni Milloshi: Burgu i Beçes .. burg i zi Hyre Fatos e dole perendi… kaq merite pati Tosi .. thjesht se ishte bere burgaxhi…

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fevziu artopoland i familjes kriminale Berrisha

                        Nuk jam antare i PS dhe as militant i flakt i saj por votoje PS eshte parti e moderuar , asnje komunist ne rradhet e PS me njerez te kulturuar kur e krahasone me te majten extreme te vetquajtur demokratie apo foltore nevojtore e komunistit Berrisha. Per zotin Nano ka qene i burgosur politik nga komunisti Berrisha por nuk gezoje admirim se nuk ka bere asgje veç ka pire gin tonique dhe ka lozur kazino . I uroje sherim te shpejte jo si lider i PS por si njeri ..

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          X

                          Te hongsha shqipen….

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Texas

                          Se lene tjetrin , as te rroje , as te vdes , e as te dhjese rehat .Pune shqipetaresh e gazetaresh

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqipetar

                            Long live Nano!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patriot

                              E meriton por sa kohe te behet ikone!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pirdh pirdh

                                Nano dhe qeveria e tij nuk ishte e korruptuar? Ik o Dritan, bëji fresk Ramës dhe Nanos që të mbash vendin e punës te Dritare TV, se nga televizionet kombëtare të hoqën.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Edi

                                  FATOS DHE SALIU TE DY SIMBOL I TE KEQES NE SHQIPERI TE DY I DHANE RINISE SHEMBULLIN E MENYRES SE KEQE TE BERIT POLITIKES NUK ISHTE FATOS MUTI Q JU THOSHET SHQIPETZREVE CJU DUHET NDERI NUK ISHTE KY MUT QE JU THESHTE TE RRINJVE PO TE JENI ME VESE SI UNE MUND TE BEHENI DIKUSH.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    A

                                    O zoti Hila dhe të tjerë…. -Fatosi nuk solli korrupsionin por e BËRI KORUPSIONIN ME UNVERSITET, pra është BABA i korrupsionit masiv dhe diligjenti i korrupsionit qeverritar ( jo vetëm familjar= berisha) -Nuk bëri ASNJË nen por i DHUROI ZGJEDHJET berishrs në 2005 dheee, të bësh dakortësi që të bije berishen në pushtet është njesoj si të shesesh atëdheun tek serbët( shif ahmet zogun) { drejtuar redaksisë TemA. Mënyra si i paraqisni komentet, pra duke “ i shterguar rreshtat për arsye memorje të faqes” eshtë si heroglifet e egjiptianëve apo të epokos se gurit ku aq ishte guri e aq mund të shkruanin”. Lërini kometet sic i shkruajmë se nuk kanë kuptimin e duhur se akoma dhe pas 5.000 vitesh heroglifet janë të pashpituara. Bukuria- mëncuria e kësaj faqeje mbeshtet edhe tek komentet, ndaj bëni si të bëni e lërini komentet sic i shkruajmë. Fundja cdo 6 a 3 muaj, fshini dhe do kini memorje aq sa ju duhet}

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Salikoqja

                                      Mendimi im per Nanon: Positive: 1) Nuk ishte percares nuk krijoi trauma me sjelljet e tij 2) Sa qe ne pushtet u perpoq te ngjallte optimizem 3) Ne paraqitjet jashte paraqitej dinjitoz, gjuhet e huaja i fliste mire (kam parasysh Berishen kur foli anglisht ne nje takim te Nato-s kur ishte nje gjerman ne krye te Nato. gjithe salla udhi se qesh) Negativ: 1) Perdorte dhe sillte shpesh gjuhe alabaku 2) kurvar 3) fuste duart ne leket e shtetit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. q
                                        qytetari

                                        Bravo Pilo lala

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pilo Lala

                                          Jua di tabjatet Pilua, i kam ushqyer te gjithe.....

                                          Përgjigjjuni
                                        2. I
                                          Ilir meta

                                          Z.Hila harrove një nga "hijet e rënda" të Nanos atë që u largua si rrugaç nga PS pa ju thënë as asgjë që të mendonte për të ardhmen e PS ,por me inat fshataresk si një çilimi i përkëdhelur.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. c
                                            ceni, boston

                                            O Dritan qe ben edhe doktorin por qe ben edhe Krijuesin, po si ja hodhi vdekjes kur eshte intubuar dhe i kane futur nje tub ne mushkeri duke i bere bje prerje ne trake? A e kupton cdmthene apo jo? po ai eshte ne rezik o koqja i Rudines dhe trasheqimtar i kufomave komuniste? Sidoqofte te shkuara i uroj Tosit se ka qene zotni burre pavaresisht disa veseve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              I Derguari I KQ

                                              Kush e genjen kete zorzop spiunesh qe ka akoma vende per ambasador ? O Xhungë me lesh hilesh. U zune vendet . Ty ta zuri kakerdhia e Skraparit Muqi Nano. Kot lepin brimat e shefave te kuq. Lepi Xhungen e do mesosh se sa hajdare ka thyer

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Skraparliu

                                                Nje vlersim shume i mire per FATOS NANON z.Hila,por dote shtoja ne shkrim tend kur permend korruosion sepse e njeh mire politiken vertet e instaloi Berisha kurrupsion kudo por duhet te permendesh se nuk i la gurre e kusur ILIR META DHE TI E DI QE VENDOSI 10 PERQINDESHIN E DREJTORIT E KOMANDANTIT PER CDO TENDER APO BLERJE QE BEHESH DHE ME VONE KY 10 PERQIND NDAHEJ.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tropojani demokrat

                                                  Fato Nano padyshim qe kameritat e tij ne drejtimin e PS , por kabere nje gabim shume te madh ne 14 shtator 98 tu kishte dale pepara nje tufe malokesh qe bene grusht shteti e ta kishte eleminuar organizatorin e atij rrebelimi te kote Sali qen Berishen kishte shpetuar nje popull te tere qe akoma sot ben vervele .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eni

                                                    Ne krahasim me kte we eshte sot nuk diskutohet qe eshte me I mire.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tinto Brass

                                                      Po sdoli ky moterqir te komentoj ceshtjet e dites nuk ka. Ky bythqiri Rames. Te qifsha gruan ta ngas llafin

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. p
                                                        pretorian.

                                                        E para, ishte Rama ai qe sulmoi Nanon lart e poshte, me halabake dhe shkerrdhata, qe visheshin si gra, duke demostruar kunder Nanos, dhe qe sot jane krahu i djathte i Ed Rames, nga Bashkia ne Qeveri. Rama personalisht, nuk eshte thjesht produkt i Nanos, qe e morri me floke te palare dhe thonj te paprere, por edhe i presionit dhe orientimit diplomatik te kohes. E dyta, Nano nuk dhuroi pushtet tek Sali Berisha, por pushtat e majte brenda dhe jashte Partise, duke filluar nga Ilir Meta deri tek Ed Rama u bene bashke kunder Nanos. Aleatet dhe miqte e Rames tek Mjafti soroist, shkerrdhata te lindur dhe te bere u ben kunder PS-se dhe Fatos Nanos. Aleate te tjere dallkauke, qe morren mbeshtetjen dhe vota nga PS-ja e tradhetuan. Fenomeni Xhuvelian eshte i njohur ne ate kohe, bashke me çitakun Ilir Meta. Te tjere budallenj, vune kandidate dhe atje ku konkurronte PS-ja dhe i morren asaj vota te vlefshme. Fatos Nano u tradhetua dhe brenda PS-se nga otomanet komuniste, qe u ben bashke me PD-ne. Gjithsesi Fatos Nano me vota popullore i mundi te gjithe qelbesirat, qe jane sot ne politike dhe qe i kane shkaktuar Shqiperise vuajtje dhe mundime te stermedha dje dhe sot. Sherim te shpejte dhe shendet Fatos Nanos, liderit modern qe themeloi Shqiperine e Re.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. t
                                                          tahiri

                                                          Pretorian dukesh qe ke perfituar nga Nano. Ishte turp te ishte kryeminister, por ne e krahasojme me Berishen apo Meten te dy plehra. Nano do te kujtohet si nje kryeminister ordiner si njeri, pa shtylle kurrizore dhe i korruptuar qe sberi asgje per ndertimin e administraten publike apo aktivizimin e ekonomise te brishte Shqiptare. Si te gjithe politikanet e shqiperise ishte nje mashtrues ordiner. Si qytetar normal i uroj jete te gjate.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. k
                                                            kacidhja

                                                            Po makinacionet e Nanos me Berishen, Meten e dreqin me te birin i sollen ndonje te mire Shqiperise e popullit.Apo vetem fatkeqsi e mjerim me shume.Mendjemadhsi,.cinizem dhe egoizem te pa arritshem asgje me teper nuk ka treguar.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lame

                                                              Pervec dhembjes njerezore, mbase po e mbase jo, Fatos Nano ka pase e shfaqur plot cilesi te mira, por ne kushtet kur jeta e tij eshte ne zgrip, levdatat per te deri dekoratat ndaj tij, jane teprime, jane propagandsitike. Fatos Nano eshte e kaluara jo vetem e partise socialiste, ne krye te se ciles u gjend apo e vune, por e te gjithe politikes shqiptare. Ai eshte nje binom me Sali Berishen, si shprehje e kontradiktes qytet -fshat, qe nuk e zhbe as ne vitet e quajtura te socializmit, as ne vitet e te quajtures demokraci, pavaresisht shamive qe vene ne xhepin e xhaketes Berisha me shoke, si te djathte, pavaresisht sjelljes se kulturuar te Nanos me shoke ndaj kundershtareve te tyre politike. .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Flamuri

                                                                Nano ka meritat e veta ne PS ,por per mua ka bere dy gabime te pa falshme ,mos burgosja e kriminelit Berisha ,si dhe kthimin e tij ne pushtet ,ishte Nano qe ja dha vet ne 2005

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje