Vjosa do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit

1 Shtator 2023, 15:30Blog TEMA

Vjosa do shuhet si histori turpi, është produkt

Nga Baton Haxhiu

Vjosa Osmani deklaroi se paralajmërimi i Presidentit Macron për pasojat e mundshme në rast të dështimit të zbatimit të ujdisë mes Kosovës e Shqipërisë është një mënyrë për ta vrarë vetë dialogun. Kjo është një deklaratë jo thjesht e pamatur, por realisht e tmerrshme nga kreu i shtetit të Kosovës.

Në krye të herës, Vjosa Osmani e vendos veten në një pozitë jo vetëm që i ligjëron Presidentit Macron për çështjet e Ballkanit Perëndimor, por flet me tone kërcënuese nga pozita e një shteti me një grumbull të pamatshëm problemesh pikërisht ndaj Francës, një prej vendeve lider të BE-se, një shteti me ulëse permanente në Këshillin e Sigurimit, një force nukleare dhe ndaj një fuqie botërore ndikimi i së cilës është vendimtar nga Afrika deri te lufta në Ukrainë.

Pra, pasioni i saj megaloman që buron nga psikologjia e një fëmije të llastuar është ana më e lehtë e çështjes krahasuar me pasojat e mundshme diplomatike e politike të kësaj qasjeje në rrafsh ndërkombëtar.

Në radhë të dytë, Presidenti Macron nuk ka kërkuar asgjë më tepër se zbatimin e një marrëveshje që vetë Osmani e Kurti e kanë duartrokitur me entuziazëm të papërmbajtur. Nuk ka asgjë më legjitime nga ana e Presidentit të Francës sesa kërkesa për zbatim të një marrëveshje të cilën vetë Kurti e Osmani e kanë mbështetur dhe madje i janë falënderuar personalisht të parit të Francës për kontributin e dhënë.

Çka u bë tani që Vjosa Osmanit i duket vetja në pozitë ta qortojë Presidentin e Francës ashtu siç iu bërtet vartësve të saj në Presidencë nga Shefi i Kabinetit e më poshtë në momentet e humbjes së shpeshtë të kontrollit të saj?

Me Presidentin e Francës, ajo nuk mund t’i thotë askujt ta zgjidhë këtë çështje nëpërmjet Prindonit. Me Presidentin e Francës, Kosova do të jetë bartësja e vetme e pasojave politike të kësaj sjelljeje aventuriere.

Në fund, me idenë se në rast të sanksioneve të mëtejme, Kosova do tërhiqet krejtësisht nga dialogu, Vjosa Osmani nuk ka bërë vetëm një dëm monumental në politikën e jashtme. Në fakt, ajo i rrëzoi edhe arsyetimin kryesor të Albin Kurtit se ai është duke e vazhduar dialogun meqë ai nuk ka alternativë, si një e keqe e domosdoshme.

Sipas Vjosa Osmanit, tërheqja është një opsion rezervë i Kosovës në rast të përshkallëzimit të masave të BE-së ndaj saj. Në mendjen e saj të ngushte, mund të duket se me këtë deklaratë ajo ka paralajmëruar përmbysje të paradigmave të politikës ndërkombëtare. Që kjo nuk është e vërtetë, s’do asnjë shtjellim të mëtejme. Shtjellim të mëtejme megjithatë kërkon sjellja e dyfishtë e Osmanit e Kurtit në politikën e brendshme përkundër asaj të jashtme.

Metafora e ‘pulës dhe skifterit’ e përdorur nga Albin Kurti për të përshkruar sjelljen e kryelartë të krerëve shtetërorë në rrafshin ndërkombëtar dhe atë të përulur në fushën e politikës së brendshme pa dyshim se është palidhje (pothuajse si çdo shprehje simbolike që shkakton vetë-magjepsje të pafundme në brendinë e tij, nga kafeja pa kupë, qerrja pa kalë, ngrënia e spagetti-ve me lugë).

Në universin paralel të ndjekësve të tij të verbër, kjo quhet filozofi. Mirëpo në botën reale të politik-bërësve të përgjegjshëm të Kosovës, personaliteti i dyfishtë i Vjosa Osmanit, një fytyrë tjetër jashtë e një fytyrë tjetër brenda, ka sfiduar edhe kufijtë më fundorë të metaforave pa lidhje të Kurtit, me pula e skiftera, me zogj dhe shota, me zvarranikë të pështirë që ëndërrojnë se janë luanë të patrembur.

Vjosa Osmani që nga dita e parë në zyrë është sjellë si një shërbëtore e Albin Kurtit. Në asnjë hap të vetëm në dialog, i cili shkoi thellësisht keq duke përfunduar pa njohje si pasojë e me autonomi kulturore e territoriale për serbët për shkak të veprimeve të Albin Kurtit, ajo nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësueses së unitetit të popullit, drejtueses së politikave të jashtme e liruar nga përcaktimet partiake, por të zëdhënëses së dobët të Albin Kurtit në çdo gafë në dialog: nga sulmi për njëanshmërine e Borell-it, deri te gënjeshtra për versione të tmerrshme të cilat i paska shmangur Kosova në Ohër në funksion të shitjes se planit franko-gjerman deri te arsyetimi i shefit të saj për një sërë veprimesh që e vunë Kosovën nën sanksione ndërkombëtare.

Gjykuar nga kjo pikëpamje, Vjosa Osmani është zhvendosur vetëm në formacion politik, por jo edhe në karakter personal: të njëjtën ka bërë si shërbëtore dinake me llogari të pambarimta e Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës, adhuruese e flaktë e Skënder Hysenit dhe së fundi edhe shërbëtore edhe adhuruese e Albin Kurtit.

Sidoqoftë, ajo është e vetëdijshme që pabesitë e saj kanë disa kufij. Ndërrimi i partnerëve politikë më shpesh se partitë e Mimoza Kusarit duhet mbuluar me qëndrimin e gjoja së nje sjelljeje dinjitoze të propaganduar në mësimet e errëta të Husamedin Ferrajt, Elvis Hoxhës e Arbër Zaimit.

Vjosa Osmani mund të mos jetë takuar asnjëherë me huliganë e banditë të këtij lloji, disa prej të cilëve humbin partitë nëpër kazinotë e Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo kundërthënia mes sjelljes si Presidente jashtë dhe brenda është rrjedhojë e një përbrendësimi të turpshëm të kësaj fryme politike.

Ajo që i nënshtrohet çdo ditë Albin Kurtit në rrugën e tij të marrë e përplot korrupsion, nuk nguroi të shfaqet me një azginllëk qesharak kundër paralajmërimeve të Presidentit Macron për heqjen e mundshme të vizave.

Pra, merreni me mend, erdhi dita që Vjosa Osmani, pikërisht ajo që qante kafeterive të Prishtinës se Isa Mustafa nuk do ta kandidojë për Kryeministre kundër Albin Kurtit të cilin e quante dikur Hugo Chavez, iu ngërrmua Presidentit Francez se politika e tij është thjesht një mënyrë për ta vrarë dialogun.

Pra, jo vetëm që Vjosa e ka keqkuptuar keqazi veten si një lidere të permasave ndërkombëtare, por edhe është bërë me mend të Albin Kurtit se kjo dyshe janë mësues, ligjërues dhe profesorë të politikës për gjithë përfaqësuesit mjeran, mendjepakët, madje dashakëqij të bashkësisë ndërkombëtare.

Fillimisht, Vjosa Osmani me atë qëndrim nuk tregoi se politika kriminale e gazit lotsjellës dhe sulmeve fizike ndaj oponentëve politikë ka qenë një prej shkaktarëve kryesorë të humbjes së momentumit për liberalizimin e vizave.

Pra, argumenti se Vetëvendosja e zhbllokoi çështjen e vizave e fsheh pikërisht faktin se pikërisht Vetëvendosja e bllokoi në radhë të parë.

Tutje, Vjosa Osmani shtoi se askush nuk do të ketë më fuqinë të shkojë në dialog për shkak të humbjes së legjitimitetit qytetar.

Në fakt, sipas kësaj logjike, ajo së bashku me VV-në duhet të ikin sa më parë nga zyrat e tyre, kush në Norvegji e kush tjetër në pushime nëpër vilat shtetërore në Shqipëri, sepse e kanë gënjyer një popull të tërë lidhur me përfundimin e dialogut.

Nga premtimi se nuk do të negociojnë pa parime përfunduan në mbrojtjen e një marrëveshjeje pa njohje ndërkombëtare qendërzuar krejtësisht rreth autonomisë territoriale dhe Kishës Ortodokse Serbe. Vetë ata kanë tradhëtuar mandatin politik të cilit ua besuan mbi 50 për qind e trupit elektoral të Kosovës.

Me fjalë të tjera, argumentet e Vjosa Osmanit kundër Macron-it, jo vetëm që janë skandaloze nga projektimi i një fuqie të paqenë politike në arenën ndërkombëtare, por para së gjithash janë argumente kundër vetë politikës së tyre në rrafshin e brendshëm.

Për këtë, nuk ka përse Vjosa të bëhet skiftere sytrembur jashtë, kur duhet të sillet si pule e lagur brenda, në rast se do kishte vetëm pak fytyrë, vetëdije dhe ndërgjegje.

E dimë, e dimë, kjo është një kërkesë shumë e madhe për Vjosa Osmanin.

Sidoqoftë, pasojat e kësaj politike të udhëhequr nga dy personalitete krejtësisht të papjekura, do të jenë shumë afatgjata dhe pothuajse të pariparueshme për Kosovën.

Për më shumë, vetë Vjosa Osmani, njëjtë sikur padroni i saj Albin Kurti, kërkoi zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit, gjë që nënkupton zbatim të autonomisë territoriale dhe kulturore të serbëve në Kosovë.

Ata për këtë çështje e kanë ndarë mendjen dhe pas takimit të Ohrit nuk ka më rrugë tjetër.

Pse atëherë kërcënimi për Presidentin e Francës për një çështje që po e kërkojnë vetë Kurti e Osmani? Fare e thjeshtë është përgjigja.

Kurtit edhe Osmanit ju duhet edhe pak kohë në rrafshin e brendshëm për ta shfrytëzuar katrahurën në Veri si mjet për të forcuar bindjen publike se këta po i rezistojnë deri në fund një procesi fundamentalisht të dëmshëm për vendin.

Ndërkohë, në lojën e balancimeve të qëndrimeve politike në rrafsh ndërkombëtar, ata po punojnë të krijojnë atmosferën e nevojshme për marrjen e hapave të parë drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

Me këtë qasje ata kanë zëvendësuar përgjegjësinë në marrëdhënie ndërkombëtare me shqetësime të marrëdhënieve me publikun në botën e brendshme pikërisht për shkak të mashtrimeve të tyre ndër vite.

Beteja me paaftësinë e mashtrimet e Albin Kurtit mbase do të zgjasë edhe ca kohë. Megjithatë, një gjë është krejtësisht e sigurt: Vjosa Osmani është një produkt njëpërdorimësh në politikën e Albin Kurtit, e cila do të shuhet pas këtij mandati në koshin e turpit të historisë së vendit. Për të tjerat, natyrisht, vazhdojmë e flasim çdo ditë.

40 Komente

  1. T
    Titi

    Kosova ka vetem 2 rruge 1- Ta kene nderkombetaret deri kur te duan ato, dhe qeveria e Kosoves duhet te beje siç thone ata 2- Ose ne pamundesi te variantin te pare, ta rimarre Serbia sigurisht me ca kushte. Udheheqja e Kosoves si duket ka zgjedhur variantin e dyte.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baton lekisti

      Kosovaret jane shume te kenaqur me Kurtin kushdo qe i del kundra Kurtit eshte antikosovar dhe antishqiptar. Kursi ti baton je lekist.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jeni

      ........ ti o legen je perzevativ shumeperdorimsh i Rames....... pis burre

      Përgjigjjuni
      1. p
        petrit

        ndjehem keq kur e them POR kur te zgjohet kosova atehere do e kuptojne se kush eshte albini dhe vjosa ( Tahiri dhe Zyraja). Njerez qe i mungon llogjika, arsytimi,pseudopatriote qe e kane zhytur Kosoven ne mjerim. perdorin karten e "ruajtjes se tersise se Kosoves" kur ne te wertete jane keta te dy qe firmosen Ohrin. albini nje njeri i paskrupullt, nderhyri ne zgjedhjet ne shqiperi, rast i paprecedent ne histori... Ky e don bashkimin kombetare por qe te jete ai ne krye..... Megjithe respectin per kosovaret SHQIPERIA ka BURRA, qe albo nuk i afrohet as tek pantofla. shqiperia merr " kuadro" .... nga Kosova, ministra, zv/mimistra etj etj, ndersa Kosova asnje. pse? sepse jane cmirxhi, i pelqen vetja, dhe nuk duante zbulojne injorancen e tyre. Luftojne UCK- clirimtaret, ata qe ja u sollen lirine.. I cuan me duart e veta ne Hage ( B, Fevziu pat thene se udheheqja e sotme kosovarei ka kerkuar nderkombetareve qe te mos i lirojne sepse do kete trazira nese ata lirohen ) ... vemendje deri ku ka arrite cinizmi, patriotizmi i qeverise se kosoves. albini ka gjetur shesh dhe po ben PERSHESH.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen Dymi

          O Baton Stanishici , o Spiuni i rregjur i UDB-se , bashke me Kosovarin tjeter Kesh.i Kry. Min. Rama Shkelzen ( Shkerdhata ) Maliqi , po ti o Ktiminel i helmove Shqiptaret me miellin e Serbise qe sjelle ne Shqiperi shto dhe prod. Blegtorale. O Krimnel ke gjet stan pa qen dhe ben hajgare me jetet e popullit tone. Te denofte i madhi zot e pleh i pa cipe...!!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            D

            I vetmi gazetar profesionist ne Kosove eshte Baton Haxhiu,gjithe te tjeret jan tallava.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lili

              I vetmi gazetar ne bote bile qe kur shteti i vete digjet nga serbet ka mundesi me darkume mish derri te eger sipas bakallit , me Stanishiqin mu ne Prishtine! E pastaj te ´humbé per t’i dhane pak fame e peshe si oponent kishe te serbise! I vetmi gazetar ne bote qe ka numerin e numerit1 te UDBse ne xhep kur vendin e vete vritet nga UDBashet!

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pal Melyshi

              Mire mire , Vjollca njeperdorimeshe e Albinit , po ti more pleh qe vegjeton i shumee perdorimsh Spiun i te gjitha sherbimeve Sekrete Serbise, Rusise , Kines etj. si te mban kjo toke Shqiptare o Zagare boterore..

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Melyshi

                Mire mire , Vjollca njeperdorimeshe e Albinit , po ti more pleh qe vegjeton i shumee perdorimsh Spiun i te gjitha sherbimeve Sekrete Serbise, Rusise , Kines etj. si te mban kjo toke Shqiptare o Zagare boterore..

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjan

                  SA. ME SHUME QE DEL NE GAZETEN TEMA KHO FYTYRE E PESHTIRE ANTISHQIPTARE AQ ME SHUME GAZETA TEMA DISKRETITOHET .HIQENI SA ME SHPEJT .

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    specialisti

                    Politike kulisash kosovare. Macron eshte lider i Europes e nuk duhet ti bejne karshillek. Duhet edhe vota e tij per heqjen e vizave, e ajo eshte vote kryesore. KUJDES

                    Përgjigjjuni
                    1. Vjosa.al

                      Ky Macroni, ky lider Evropes eshte dora e djathte e Serbise ne BE dhe ne Bruksel, aty ku therret e varur ne cengel nga lobet proserbe te Evropes, Kosova e gjore, qengji qe paskesh turbulluar ujerat e kroit ku pi ujku serb i cili ka zene gryken e burimit te ketij kroi. Ti more "specialist" zuzari, harron rolin e Frances ne ndarjen e Mitrovices dhe praktikisht lenjen e saj ne dore te serbeve gjate nderhyrjes se Nato-s, ti more ''specialist'' zagari harron se deri ku arriti ky Macroni yt i madh, te fuse hunden e tij te peshtire deri tek taksa 100% qe Ramush Hajradinaj vuri per mallrat serbe per te vene kufirin te thana, aty ku duhej. Ky antishqiptar i terbuar i drejtohet Ramushit me perbuzje e cinizem se : ti nuk je ne poziten per te folur! Pra kryeministri i Kosoves, sipas ketij perfaqsuesi te ndyre te mentalitetit kolonial frances, nuk na qenkesh ne poziten per te folur per vendin e tij, qofte edhe per te vendosur nje takse per mallrat qe hyjne ne terirorin e tij. Ti more ''specialist" leshi, duhet ta kishe kuptuar tashme se sanksionet e pashembullta te BE-se ndaj, Kosoves, viktimes se genocidit dhe cfarosjeve serbe, vetem e vetem per te pranuar Zajednicen qe Kosova te coptohet pjese-pjese dhe llokmat e saj ti jepen Vucicit, jane vendosur me urdher dhe me ultimatum te Frances se Macronit, eminences gri te Rusise ne Evrope. Te gjithe marrokllat dhe perverset shqiptare ne te dy anet e kufirit, perfshire kete Baton Haxhiun e peshtire, renegatin e Kosoves, spiun dhe ne sherbim te parave me po ate nivel llumi e tradhetie qe shfaqte Esad Pasha kur e shiste Shqiperine copa-copa te kushdo qe ja leshonte florinjte ne preher, nuk i vijne as te thembra e kembes Vjosa Osmanit, qe me integritet te plote dhe me guxim e urtesi te balancuar, ja u ka plasur ne surrat te vertetat e Kosoves, renegateve te vendit dhe cakalleve te serbise ne Parlamentin Evropia. Tani na cfaqet ky fytyreziu i peshtire Baton Hanxhiu dhe i del per zot Macronit i cili kerkon tja coje Kosoven Serbise si qengj te pjekur ne hell. Ky palaco dhe gaztor i del per zot Macronit dhe shkruan e nxin presidenten e Kosoves, sepse ketij zagari na ju dhimbka Kosova me shume se sa i dhimbet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ky Baton Hanxhia eshte thjesht pjese e Kolones se Peste te agresionit gjithengjyresh proserb qe ka sulmuar Kosoven per ta nenshtruar, per te cbere pavaresine e saj, per ta coptuar me Assosacionin e Komunave serbe, per te dizintegruar teritorin e saj, per ta neperkembur dinjitetin e shtetit dhe popullit te saj. Por Kosovaret e kane bere zgjedhjen e tyre. E kane votuar Kurtin dhe Osmanin me shumice dermuese, pikerisht qe te mbrojne dinjitetin dhe integritetin e vendit te tyre. Le te lehi Baton Hanxhiu! Populli e ka bere zgjedhjen e tij dhe neser historia do te damkose me turp zagaret si ky Baton Hallvaxhiu e Kazanxhiu qe po ndoht me pranine dhe genjeshtrat e tij mjediset shqiptare, ne te dy anet e kufirit tone.

                      Përgjigjjuni
                      1. Vjosa.al

                        Ky Macroni, ky lider Evropes eshte dora e djathte e Serbise ne BE dhe ne Bruksel, aty ku therret e varur ne cengel nga lobet proserbe te Evropes, Kosova e gjore, qengji qe paskesh turbulluar ujerat e kroit ku pi ujku serb i cili ka zene gryken e burimit te ketij kroi. Ti more "specialist" zuzari, harron rolin e Frances ne ndarjen e Mitrovices dhe praktikisht lenjen e saj ne dore te serbeve gjate nderhyrjes se Nato-s, ti more ''specialist'' zagari harron se deri ku arriti ky Macroni yt i madh, te fuse hunden e tij te peshtire deri tek taksa 100% qe Ramush Hajradinaj vuri per mallrat serbe per te vene kufirin te thana, aty ku duhej. Ky antishqiptar i terbuar i drejtohet Ramushit me perbuzje e cinizem se : ti nuk je ne poziten per te folur! Pra kryeministri i Kosoves, sipas ketij perfaqsuesi te ndyre te mentalitetit kolonial frances, nuk na qenkesh ne poziten per te folur per vendin e tij, qofte edhe per te vendosur nje takse per mallrat qe hyjne ne terirorin e tij. Ti more ''specialist" leshi, duhet ta kishe kuptuar tashme se sanksionet e pashembullta te BE-se ndaj, Kosoves, viktimes se genocidit dhe cfarosjeve serbe, vetem e vetem per te pranuar Zajednicen qe Kosova te coptohet pjese-pjese dhe llokmat e saj ti jepen Vucicit, jane vendosur me urdher dhe me ultimatum te Frances se Macronit, eminences gri te Rusise ne Evrope. Te gjithe marrokllat dhe perverset shqiptare ne te dy anet e kufirit, perfshire kete Baton Haxhiun e peshtire, renegatin e Kosoves, spiun dhe ne sherbim te parave me po ate nivel llumi e tradhetie qe shfaqte Esad Pasha kur e shiste Shqiperine copa-copa te kushdo qe ja leshonte florinjte ne preher, nuk i vijne as te thembra e kembes Vjosa Osmanit, qe me integritet te plote dhe me guxim e urtesi te balancuar, ja u ka plasur ne surrat te vertetat e Kosoves, renegateve te vendit dhe cakalleve te serbise ne Parlamentin Evropia. Tani na cfaqet ky fytyreziu i peshtire Baton Hanxhiu dhe i del per zot Macronit i cili kerkon tja coje Kosoven Serbise si qengj te pjekur ne hell. Ky palaco dhe gaztor i del per zot Macronit dhe shkruan e nxin presidenten e Kosoves, sepse ketij zagari na ju dhimbka Kosova me shume se sa i dhimbet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ky Baton Hanxhia eshte thjesht pjese e Kolones se Peste te agresionit gjithengjyresh proserb qe ka sulmuar Kosoven per ta nenshtruar, per te cbere pavaresine e saj, per ta coptuar me Assosacionin e Komunave serbe, per te dizintegruar teritorin e saj, per ta neperkembur dinjitetin e shtetit dhe popullit te saj. Por Kosovaret e kane bere zgjedhjen e tyre. E kane votuar Kurtin dhe Osmanin me shumice dermuese, pikerisht qe te mbrojne dinjitetin dhe integritetin e vendit te tyre. Le te lehi Baton Hanxhiu! Populli e ka bere zgjedhjen e tij dhe neser historia do te damkose me turp zagaret si ky Baton Hallvaxhiu e Kazanxhiu qe po ndoht me pranine dhe genjeshtrat e tij mjediset shqiptare, ne te dy anet e kufirit tone.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        T

                        Respect Baton,je gazetar shume profesionist,je nga te paktet ne Kosove, te shumtet jan Halil Matoshat,i ke vene pikat mbi i.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          puro gjakovar

                          Pse s'ben me e kritiku Makronin ,aty ku e ka gabim ?Atij dhe vendet koloniale afrikane po i kthejne shpinen,te gjitha, nje nga nje .Fundja ,sikur Makron te ishte normal ,nuk i kishte hipur plakes 70 vjeçe :))

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pilo Lala

                            Baton Haxhiu eshte gazetari me me nivel qe ka Kosova. Rexhep Qosja eshte gjithashtu studjues i nivelit Nderkombetar.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nik

                              O Baton mendjeprishur dhe njeri i lig! Znj. Vjosa ju referua "pezullimit apo shtyrjes se levizjes se lire per qytetaret e Kosoves" qe kercenoi Makron. Znj. Vjose nuk tha qe s'jemi per marevehjen! Por ne se Makron e realizon ate kercenim atehere ç'kuptim ka me per Kosoven te vazhdoje t'i bier rrangalles kot ne "bisedime" me nje shtet qe vazhdon politiken e Milosheviçit ne kushtet aktuale dhe Franca apo Evropa e mbeshtet ate!? Ti je ne rregull se Z. Rama si beniamin dhe mender keshilltar i tij te ka paisur me pasaporte Shqiptare, dhe bredh pa vize, as qe do t'ia dish per qytetaret e Kosoves!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardani i Ri

                                Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë tradhtia e Kosovës, jo zgjidhja. Shikoni bashkëpunimin dhe lidhjet e tyre me krykriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Kaq mjafton për të kuptuar kush janë dhe qellimin e tyre. Ata janë të Beogradit me punë në Prishtinë, jo të Prishtinës.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E

                                  Analize per njerez normal,por jo per trushplaret e Kurtit,ata fatekeqesisht jan bere si trushplaret e Saliut ketij nga ne,por keta te Saliut ketu nuk I pjerdh kush tani. Ne kemi kohe qe e kemi futur ne gropen e mutit Saliun,por ju vellezer andej Drinit kur do shpetoni nga pjella e Saliut,Kurtiqiii?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drini

                                    Vjosa shyqyr qe varit unaze e u dobesua. Llogjiken e ka sa te deles. Sa per Makronin e ka shume mire qe mos tju liberalizoje visat kosovareve. Jane pikerisht kosovaret injorante qe se kuptojne maskarallekun e Al-binit. Mbase kthhellohen aq me Aö- binin nuk shkohet as ne hale, jo ne Evrope qe jo e jo.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kanina e Ismailit

                                      BUTONI Serb me rroge 16.000.000 leke ne Shqiperine e mjere! Oooo butoni Serb, perse kjo rroge e majme nga Kryemuti I Shqiperise?!Perse nuk thua dy fjale.per Vucimutin?!Kush ka vrare Shqiptaret Vucimuti apo ALBINI?!Themi ne nga anet tona nje shprehje per docicet e kalibrit tend. MOS TE ZENTE GURI GURE DIBICI BEOGRADIT!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kanina e Ismailit

                                        BUTONI Serb me rroge 16.000.000 leke ne Shqiperine e mjere! Oooo butoni Serb, perse kjo rroge e majme nga Kryemuti I Shqiperise?!Perse nuk thua dy fjale.per Vucimutin?!Kush ka vrare Shqiptaret Vucimuti apo ALBINI?!Themi ne nga anet tona nje shprehje per docicet e kalibrit tend. MOS TE ZENTE GURI GURE DIBICI BEOGRADIT!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Flamur Struga

                                          Te jesh armik i vetvehtes dhe ne fund fare te cjerish masken ,eshte nje nga parimet e mira ngase hyjn ne histori si nje demon,perbindesh,te bejsh vetevrasje,nuk llogaritet vrasje sepse ja merr jeten vetvehtes nga rrethana te ndryshme,Por te jesh Armik i Atdheut tent,i asaj toke qe ja ke ngren buken,e asaj nene qe qumeshti i asaj te ka ber burr!pa ndergjegje pa dhimbje,kjo eshte maja extreme e nje te cmenduri qe do te percjelli deri ne buze te varrit.Presidentja e Republikes te Kosoves,eshte nje figure e shquar e nderuar dhe dallohet per parimet dashurine ndaj Kosoves dhe popullit martir shqiptar.Historia ,pervoja e hidhur e ka bindur Presidenten se,Franca qe eshte sot ka qen ne 1999 ka qen 1913 e cila vazhdimisht ka mbrojtur uzurpatoret rusoserb,ka ndihmuar ne aneksimin e trojeve tona,...keto keshtu i thote historia,Por historine qe po e shkruan Presidentja eshte krenaria e nje populli te vogel qe kurr nuk e ka ndaluar luften qellimin per liri dhe pavaresi.franca eshte e madhe ,ka armatime ka teknologji,por kjo arsyen qe Presidentja e thote,nuk ka force qe ta mposhti,te pakten para xhelateve te ngjyrerave te ndryshme ,dijm ta themi dhe nuk trembemi te themi:je fajtor ,je i njeaneshem qe na ke demtuar dhe po na demton!por korigjihu.Fatkeqesisht ne shqiptaret i kemi kuislinget tane te pa permiresuar qe me shume e fryjne eres per ndezje zjarresh se sa mbrojne Atdheun.Kur do ndergjegjesohet ky monstrum.kur do ti thote armikut te kam dhe me ke armik se nuk me ke len dhe as me len te jetoj jeten time ne trojet e mija.Sa keq ka perfunduar nje pjese e intelegjences e atyre qe thone jemi te edukuar te emancipuar por po mbesin nen sqetullen e armqeve shekullor rusoserb..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Drini

                                            Ti i vure vulen! Ku ms ka ate athetarizem osmanllesha?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bureto

                                              Dakord mo Flamur. Sa i përket Francës në raport me interesat e kombit shqiptar, historia ashtu është. Franca për shkak të konkurencës me gjermanët ka bërë aleanca fluide me rusët. Vetëm një fakt: Mbas marrëveshjes së Kumanovës, me hyrjen e trupave të NATO, në Kosovë ato franceze vrapuan të dislokoheshin në veriun e saj, pikërisht ku dhe nyja gordiane apo molla e sherrit. Ky është realiteti, por brenda këtij realiteti, diplomacia duhet të ketë rol kryesor dhe në këtë kuadër duhet bërë kujdes si me zgjedhjen e aleatëve ashtu dhe me formulimin e deklaratave publike. Shqetësimet serioze duhen përpunuar mirë dhe diskutohen nëpër zyra dge jo për konsum publik e vota. Për shrete të vogla si këto tonat, kjo rrugë është pa krye. Shtoj këtu dhe faktin tjetër të dhimbshëm në firmë pyethehe: Qëkur zonja Osmani e zoti Kurti drejtojnë politikën dhe diplomacinë në Kosovë, sa njohje të reja ja marrë? Mesa di jo që nuk ja marrë, por i kanë 'humbur' rrugës dhe disa prej tyre.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. B
                                              Berti

                                              Me teveqele femer se kjo Vjosa Osmani nuk na kane zene syte . Kjo torollake apo sic i therrasim ne ne Shqiperi “ mome Sheja” nuk eshte gje tjeter vec se nje kukull ne duart e Albin Kurtit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Ngrihe trahun Devoll

                                                Nuk kam simpati për asnje nga te larte permendurit, por Kur opinioni vjen nga ky fillojne dhe me hyjne ne zemer. Byrazer ke nam te keq nga te dyja anet e kufirit. Po ne i themi nje ci qi temen dhe ti nderkohe s’di nga te cosh parate. E habitshme sepse nuk ke talent per biznes por Thjesht e ngjyen gjuhen me neveri dhe kjo mjafton per ato qe mbron. Je turp i gazetarise!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ana

                                                  Baton shpiuni o paguari i shtetit serb

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qytetari

                                                    Si Albini, si Vjosa kane shume per t’u kritikuar, por logjika vulgare e ketij perversi eshte vjellese

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. ÇEKIÇI

                                                      VJOSA ËSHTË GABELICË MITROVICE E BIJA E UDBASHIT RAIF OSMANI

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        asllani

                                                        Amerika beri lufte per clirimin e Kosoves por me vone i shiti prap.Albin Kurti eshte shume real , inteligjent , dhe me gjith mend ai perfaqson interesat e popullit te tij ...por populli thote :" Kur te qi prifti..nuk ke ku ankohesh..." Prifti eshte America qe po qi gjithe boten edhe nje gje tjeter ... me mire te jesh mut se i vogel..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          astrit

                                                          Nuk e di se ne çkontekst e ka thene Presidentja e Kosoves ate fjali i duhet asaj ta sqaroj por letra e gjate e Batonit ska te beje shume me fjalen e presidentes se Kosoves por me mllefin e tij politik. Shume urrejtje e pak logjik shteterore per te miren e Republikes.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. d
                                                            dejavu

                                                            Butt-oni ne paragrafin e pare ka shkruar: "... dështimit të zbatimit të ujdisë mes Kosovës e Shqipërisë ... ". Ky nuk eshte gabim i rastit, kjo e zbulon mendjen e tije, pra per te Serbi apo Shqiperi eshte e njejta gje. Pse ende ka vend ne media shqip nje sharlatan me dhjetera afera kunder shqiptare, kjo eshte vertete absurde.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sem

                                                              Thua ca te vërteta te hidhura Baton,je ajka e gazetarisë, po ku di dhia ceshte tagjia,kur ta marrin vesh kosovaret se kush jane ata te dy,do te jete vone.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. U
                                                                Ushtari.

                                                                O Baton e ju analista te tjere me perpara degjonim Vucicin qe ngrihej me delikatese ndaj perendimit sot ndodh e kunderta.Ka kush nga ju ta perketheje nga shqipja ne shqip keto deklarime.Pergjigja duhet te jete shume e thjeshte.Nje shpreje e urte popullore thote: ( o balo te hengri tenje e ke te keqen nga brenda )

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  RAIFI

                                                                  Baton Haxhiu si agjent i Serbisë nuk ka vend në Kosovë,andaj është vendos në Shqipëri ku po lulëzon anti shqiptaria dhe ka nxën rrënjë politika pro serbe.Si e harruat bisedën që i tha Millosheviçi Batonit para Gjykatës në Hagë.Batoni ishte dëshmitar kunder Millosheviçit,por ky i fundit i tha Batonit se ti ke qenë njeri i sherbimit serb të sigurimit do ta faktoi këtë apo do tërhiqesh.Batoni uli kokën u tërhoq dhe nuk foli asnjë fjalë.Por në Shqipëri ka shumë Batona deri edhe Kryeministri andaj mbane se ua mëson artin e tradhtisë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    KOZMA JASHARI.

                                                                    POZICJONIMI I ALBIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT SI LIDERE VIZJONARE E TE VENDOSUR NE MBROJTJEN E LIRISE E PAMVARSISE , TE SHTETFORMIMIT TE KOSOVES, MARIN ME SHUME VLERE KUR SHIKOHET QE KJO DYSHE ME NJE VIZJON TE QARTE DEMOKRATIK, PRO PERENDIMORE E PA KORRUPTUAR E PA KRIMINALIZUAR,. SULMOHET, PERGOJOHET NGA PALO GAZETARE, ARGATE TE BEOGRADIT SI BATON HAXHIU, BERAT BUZHALA, MELAHIM ZEKA, VALON SYLA, KIMETE BERISHYA NE PRISHTINE TE CILET SE BASHKU ME GAZETEN TEMA TE MERO BAZES NE TIRANE, JANE PJESE AKTIVE E AXHENSISE TE LAJMEVE TE TANJUGUT TE BEOGRADIT. KUR BATON HAXHIU E BERAT BUZHALA E DALLAVERAXHINJ TE TJERE TE PAGUAR NGA SERBO-RUSET, SULMOJNE TE DENIGROJNE QENDRIMIN ATDHETAR PER ARTHMERINE DEMOKRATIKE TE KOSOVES,PER FORCIMIN E ARTHMERISE E SHTETFORMIMIT TE KOSOVES; POPULLI I KUPTON PIKSYNIMET E KETYRE PALO GAZETAREVE NE SHERBIM TE SERBO-RUSEVE; E KJO KTHEHET NE NJE MBESHTETJE E FUQISHME PER TE VOTUARIT E SAJ; E NE TE NJEJTEN KOHE KJO MBESHTETJE KTHEHET NE NJE BUMERANG KUNDRA PINJOLLEVE SPIUNE TE SERBO-RUSEVE; POPULLI NE KOSOVE E NE MBARE KOMBIN SHQIPTAR E KA MARE VESH QE KETA PALO GAZETARE JANE TELLALLE TE BEOGRADIT E TE MOSKES; NUK DO TE JETE E LARGET DITA QE KETO SKUADRONE ARMIQ TE KOSOVES E ARMIQ TE MBARE KOMBIT SHQIPTAR; NJE DITE DO TE JAPIN LLOGARI PERPARA DREJTESISE.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. K
                                                                      Kosovari prej Shqiperie

                                                                      Dosa Osmeni vete themer e mendjen themer e emrin presidente e ka e i duket vetja trimereshe si Albin mendjelliu e i leshon llafkat pa te keq i duket sikur flet me Vucicin . Dosa dose ngelet .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Kosovari prej Shqiperie

                                                                        Dosa Osmeni vete themer e mendjen themer e emrin presidente e ka e i duket vetja trimereshe si Albin mendjelliu e i leshon llafkat pa te keq i duket sikur flet me Vucicin . Dosa dose ngelet .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. g
                                                                          gania

                                                                          Do shuhet eshte ne kohen e ardheshme Baton!Ajo eshte e shueme qysh kur ka hypur ne ate fron!Ajo ç'ka deshi e ka marr,tash i ngelet me drejtue ndonje B.Brathen Kosova si kjo Osmani kendej !

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje