Nga Brizida Gjikondi
Për pak ditë shqiptarët kanë një ditë pushim zyrtar për nder të Nënë Terezës, por pak e njohin atë realisht dhe aq më pak e duan. Duhet mund për të dashur shenjtët, duhet shpirt, meditim, besim sidomos nga një popull që ka humbur rrugën shpirtërore. Kur e pyetën një herë Nënë Terezën se cfarë këshillash do ju jepte vëllezërve të saj shqiptarë, ajo tha vetëm një : të duan njëri tjetrin.
Nënë Tereza ishte e bija e atdhetarit Nikolë Bojaxhiu (emrin në nder të Shën Kollit), lindur në Prizren me baba autokton dhe me nënë shkodrane. Mamaja e Nënë Terezës që emrin ja has nëpër arkiva një herë Drane, një herë Drandofile dhe jo rrallë dhe Roza ishte nga Novosela e Gjakovës. Bashkë me motrën Age dhe vëllain Lazar ajo do shprehej se kishte kaluar një fëmijëri të mbushur me dashuri dhe vlera njerëzore. Një fëmijëri që i skaliti asaj sidomos shpirtmadhësinë e përulur, babai i saj dhe nëna Rozë ishin mishërim i mëshirës, bamirësisë dhe përulësisë. Nënë Tereza shpesh tregonte se i jati (i cili i la jetim herët) sillte në shtëpi lypsa nga rruga të cilët i ushqente dhe i vishte, dhe kur e pyesnin fëmijët, ai ju përgjigjej, i kemi kushërinj po ju nuk i njihni. Duke shtuar se “asnjëherë mos hani një kafshatë pa e ndarë me të tjerët” Por guri i qoshes së zemrës dhe karakterit të Nënë Terezës do mbetej deri sa mbylli sytë nëna e saj. E cila sic kishte emrin Trëndafile i parapriu fatit të shpirtit të bijës së saj duke e quajtur Gonxhe, dhe Gonxhe jo vetëm për vete por për mbarë njerëzimin. Nënë Tereza tregonte se e jëma shkonte shpesh në kasollet plot mjerim të Shkupit, por sidomos tek një grua që quhej File, e cila ishte e alkolizuar dhe e braktisur, me anë të Files, të cilën do ja përmëndte dhe në letrat e mëvonshme Nëna Rozë i mësoi Nënë Terezës të dojë dhe ndihmojë sidomos të përbuzurit. Lidhja e saj me nënën e saj do e shndrronin Nënë terezën në simbol të mbrojtjes së familjes nga erozioni materialist dhe imoral i kohës. Janë prekëse frazat e saj se “dashuria fillon nga familja” ose “ku është nëna aty është familja”. Nënë Tereza pavarësisht karakterit të saj të fortë, shpirti i saj do mbantë një tragjedi të madhe, prej 13 tetorit 1928 në moshën 18 vjecare dhe deri sa mbyllën sytë nëna e saj në 11 korrik 1972 në Tiranë (të ardhura në Shqipëri prej 1930) dhe motra e saj e zemrës Age në 20 gusht 1973 po në Tiranë, ajo nuk i pa kurrë. Pavarësisht përpjekeve kolosale, Nëna dhe motra e saj nuk u lejuan kurrë që ta takonin. Ato sot prehen në varrezat publike të Sharrës në parcelën numër 11. Figura e Nene Terezës pavarësisht se syresh duan ta ngarkojnë me shumë dimensione dhe dritë hije ajo ishte një copë e vetme shkëmbi shpirtëror shqiptar. Thirrja dhe vokacioni e cuan drejt Kalkutës në Indi ose ferrit mbi tokë qytet i cili në vitin 1929 kur ajo e shkeli numëronte 9 milionë banorë. Jeta e saj do i dedikohej atyre që Nënë Tereza do i quante më të varfërit e më të varfërve. Atyre të cilëve edhe pse kishin jetuar si bisha ajo ju mundësoi të vdisnin si engjëj. Pasuria e saj personale por dhe e kujtdo që e ndihu në krah përbëhej vetëm nga 4 objekte. Sari (beze e bardhe me bordurë blu, veshja tradicionale indiane), një palë sandale, një libër lutjesh dhe një Rozario. Mëncuria, thjeshtësia, përulsia, heshtja dhe mprehtësia bënë që ajo grua e madhe në një botë me mbi 7 miliard banorë të shkruante historinë e besimit, ndihmës dhe mëshirës.
Dhe ajo ishte shqiptare. Një grua e madhe e një kombi të vogël. E një kombi që tashmë po përpëlitet në një epokë varfërie të thellë shpirtërore, të një kombi që Zot ska shpirtin po materialen, që me idhujt e rremë që ngre në piedestale hipokrite miopinë po e trashëgon tek brezat që presin rradhën duke e shitur për vlerë. Rëndësia e një shqiptari të kësaj epoke është e barazvlefshme me grabitjet, imoralitetin dhe shoun në media dhe rrjetet sociale. Shqiptari i tanishëm, është një egoist i pangopur, një cinik, llafazan dhe delirant i sipërfaqshëm që mburret gjoja për gjuhën mijëra vjecare e për pellazgë e Aleksandër të madh e Pirron me fitore të vogël por nuk mburret dhe as nuk njeh Nënë Terezën, sepse shqiptarin aktual nuk e thërret shpirti as përjetësia e tij e thërret zhurma, zilia, xhelozia, cmira, grabitja, fama, vëllavrasja, divorci dhe të qënit vdektar dritëshkurtër. Nënë Tereza ishte e qetë dhe e qartë për vlerat reale të jetës, ajo shprehej se kur të vdesim e vetmja valixhe që do të marrim me vete është ajo me vlera shpirtërore, me mirësi, përulje dhe dashuri. Sot vazhdonte ajo, shumë persona kujtojnë se lumturia vjen nga jashtë, nga lekët, nga fama dhe argëtimet, por jo nuk do gjeni kurrë një egoist ose një të pangopur të lumtur. Pasi lumturinë e dlirë do e gjesh vetëm atëherë nëse zemra jote është e lirë nga krenaria egoizmi dhe veset e tjera, vetëm atëherë ti je plot lumturi, dhe vetëm atëherë atë që ke brënda ti do e gjesh jashtë.
Ditaret e Nënë Terezës janë tronditëse, si shumë shenjtorë të tjerë sic ishte dhe Terezja e Lisjës (Thérèse de Lisieux) që e frymëzoi për emrin edhe Nëna jonë Terezë do ish kërkuese deri në palcë për besimin, përuljen dhe do kalonte dhe ajo netët e saj të errëta të përpëlitjeve shpirtërore, nëse ishte e denjë apo jo që ta donte Zoti.
Shpesh aludojnë për lidhjet e saj me pushtetet dhe figurat historike të epokës, por kush nuk njeh mësimet e shenjta por dhe mëncurinë e Nënë Terezës shket kollaj në gjykime të cekëta dhe emocionale sic shumë shpesh bashkombësit tanë bëjnë. Kur e pyetën një herë pse e ke pritur aq shpesh Princeshën Diana të Anglisë, ajo u përgjigj, unë nuk kam pritur Princeshën, por gruan e palumtur që quhej Diana.
Bashkëpuntoret e saj tregonin se kur Nënë Tereza kur kalonte mes barrakave të të mjerëve ajo merrte dritë, sytë e saj mbusheshin me dashuri, ajo i prekte, i përqafonte, nuk kishte ndot, përkundrazi shpirti i saj zbriste tek duart e saj të ashpra dhe tek trupi krrusur dhe askush nuk mbetej pa ndihmën e saj, pa kurim plagësh trupi, shpirti, pa një pjatë gjellë dhe një strehë ku të fuste kokën. E kundërta ndodhte kur kalonte nëpër rezidenca luksoze ose e ftonin në ceremoni ose darka pompoze, parehatia dhe bezdisja i lexoheshin në të gjithë qënien. Qëllimi i jetës së saj ishin gjithmonë më të mjerët e të mjerëve, dhe kur misionaret i kërkonin që ajo të pushonte, ajo do shprehej, do pushoj kur të shkoj në qiell. Ajo nga e vetme fillikat arriti që frymën e saj të shpirtit ta shtoj dhe me 6 mijë misionare të tjera të shpërndara nëpër botë, dhe me 762 shtëpi pritëse të Misionit të saj.
Përherë brengë e saj do mbetej prapambetja shpirëterore e kombit të saj, nuk paragjykonte besimet, por shpirtin dhe vlerat njerëzore “një musliman duhet të jetë një musliman i mirë, një hindu duhet të jetë një hindu i mirë dhe një i krishterë duhet të jetë një i krishterë i mirë”
5 shtatori është festë zyrtare në nder të Nënë Terezës, paradoksale për një grua që asnjëherë nuk i deshi pushimet, sic është paradoksale që populli I saj pas viteve 90 kurrë se mbajti hapin dhe frymën e ti dedikoj asaj 2 minuta shpirti, lutje dhe meditim. Ndërkohë që rend nën ritmin histerik të asgjësë, në ambjentimin pjellor me të keqen dhe në një rugë që të con drejt asimilit dhe zhbërjes kombëtare. Shpirti rron, materia vdes. Pak luten me shpirt për Nënë Terezën, ndërkohë ajo ska rreshtur kurrë së luturi për ne. Nëse shkon në Genazzanno të Italisë, aty ku rri e mbyllur në kafaz Ikona e Zojes së Shqiptarve prej 1467, do gjesh edhe lutjen që Nënë Tereza i ka pëshpëritur asaj në gjunjë :“Maria, Nënë e Jezusit; kthehu në shtëpi, në Shqipëri. Ne të duam, ne kemi nevojë për ty. Ti je Nëna jonë. Kthehu në shtëpi, në Shqipëri. Ne të lutemi”
kjo populistja ekstremiste na eshte bere si Jezu krishti, edhe propagande fetare tani...
Varerine Morale nuk e kane Shqiptaret por politikanet Shqiptare si puna jote , dhe Qeveria hajdute me Rama hajdutin ne krye kane nje varferi totale Morale, ndaj edhe ju quajne juve Funderina Morale , ok? Sepse nje qeveri si qeveria qe mbron ti eshte e dyta me e korruptuara ne Europe, sipas fakteve te EU, dhe nje qeveri qe vjedh bashke me ata qe e mbrojne sic je ti, jane krijesa me moral Funderine, sepse Hajduti dhe mbrjotesi i hajdutit nuk kane asnje vlere morale. Legene femer, ke fytyre ti moj plehere te fyesh kombin Shqitpar , ti funderine qe je nje avokate e qeverise me hajdute ne Ballkan e Europe .
Te Falenderoj: Brizilda Gjikondi Emocijonues shkrimi jot .
Jeni e madhe Brisida! Ta kujyojme Nën Terezën!
Madre Tereza e Kalkutës (kështu donte ta thirrnin),është antiteza ekstreme e shqiptarit të sotëm. Fakti që jetoi larg shqiperisë fizikisht dhe shpirtërisht,e shpëtoi atë nga zvetnimi moral dhe e futi në panteonin e shenjtores universale. Sikur të kishte ngelur në shqipëri do kishte vdekur nëpër burgje ose internime ose në ndonjë kasolle e varfër,përbuzur dhe tallur nga njerëzit apo pushteti terrorist nda humanezimit të saj. Nuk dinte asnjë fjalë shqip dhe nuk deshi të mësojë sepse dinte shumë gjuhë tjera vetëm për faktin se nuk kishte asnje tërheqje për atë botë të degraduar shpirtërisht dhe si shoqëri. Larg duart hajdute dhe oportuniste nga shënjtëria e saj.I përkishte besimit dhe të varfërve,jo pushtetit,matrapazëve dhe imoralëve.
Turp. Injorant. Fliste dhe kendonte shqip. Kenga me fjalet e Hil Mosit buze liqenit ish e preferuara per te.
Nuk dinte asnjë fjalë shqip?! Jo or @k, dinte jo një, po shumë fjalë dhe po ashtu kuptonte shqip. Por nëse e humbi gjuhën amtare, nuk ndodhi për arsyet që mendon ti. Meqënëse iku nga trojet shqiptare pa mbushur 18 vjeç, dhe duke iu dashur për komunikim për misionin e saj një gjuhë ndërkombëtare, siç ishte anglishtja, e përhapur shumë dhe në Indi, duke mos patur pranë për komunikim asnjë bashkëkombas, ajo dalngadalë e humbi gjuhën amtare. Gjuha, çdo lloj gjuhe, sidomos ajo e folur, po s'u ushtrua humbet.
Bravo!
Kur te gjithe behn KADI, s'ka se kush tet q...! Banale por zakonisht shume qe shkruajne e perdorin ne anglisht kete fjale e pa retishence dhe ashtu u duket se nuk eshte e njejta. Kjo eshte qe problemet trajtohen sipas mendjes se gjithe seicilit duke mos pasur nje ekuiliber per te verteten dhe realitetin. Ka qe jane ateist dhe kane respekt per Gonxhe Bojaxhine, por s'kane respekt per ata qe shtrihen ne Tirane ne bulevard ditet e festave te fese se tyre dhe kjo eshte shqetsim i madh se shkelin te drejtat e tjetrit per te drejtat e tyre, ka qe jane katolike, ortodokse apo dhe qindra fé te tjera kristiane, apo dhe myslymane. sa pari jane ne Shqiperi dhe ciles ja kini pare hairin?! Pra, kur shkruan nje njeri apo dhe personalitet i kultures e administrates... duhet qe ose ti perfaqesoje te gjithe ne shkrim ose edhe ti ndaje sipas perkatesise se tij. Morali sot eshte pjese e tepert e sistemit ku jetojme, prandaj duket anakronik dhe i tepert; nderi po ashtu, s'mund te behet fjale me ato qe shohim e degjojme, ndersa respekti behet vetem atje ku ka interes; atehere, çdo shkrim eshte vetem informues qe çfare mendon njeri apo tjetri, por nuk i sherben atij.Thone qe eshte drejtesia ajo qe i vendos te gjitha ne nje demokraci! KU eshte ketu e 32 vjet?! Sot njerezit e mençur , te dashur, te formuar jo vetem nga ana profesionale, humane, por edhe e dashurise, moralit, respekti, nderit, jane te shtypur sepse ky lloj shteti( nuk e kam per shtetin e Edi Rames qe dhe ky ben si i do qejfi Edit) nuk lejon qe keta njerez ta drejtojne, udheheqin dhe ta çojne perpara jo vetem si ekonomi, por dhe si shpirt qe njerezit te mos luten atje ku ky shpirt nuk egziston.... E zgjata, ndoshta por ky eshte litar ne fyt qe mbaron kurre? Ju uroj dite te mbare per ata qe i presin urimet pa parà!
Të vësh në dukje është gjeja më e lehtë por si ta zgjidhesh e të punosh për atë zgjidhje është problemi i vërtet, gjë që e ashtuquajtura pari e këtij vendi se ka vënë ndonjëherë ujin në zjarr sepse ka menduar sa më injorant aq më e lehtë për ti manipuluar... Kështu që në qoftëse vërtet i mendon këto gjëra do ishte mirë që të shkruaje edhe se si mund të punoj qeveria ose të ashtuquajturit baballarët e kombit për zgjidhjen ose pakësimin e injorancës në këtë vend...
O njerez te mire.Lexoni dhe mbajini ne "memorie" ato cka mundeni.Jeta e Nene Terezes,pjese te se ciles na rikujtohen ne kete shkrim,ne Diten e Saj,ka mesazhe qe kurdohere mbeten me vlere per ne dhe brezat qe vijne ! Te pakten kur keto i lexojme,te harrojme te gjithe ate "zallamahi" ne te cilen,pak a shume,te gjithe jemi te perfshire ! Sot eshte vertet dite "pushimi",por kjo dite i perket Asaj ! Falenderoj shkruesen.Lymi Tutit
Kam respekt per nen terezen ,,por nuk eshte shenjtore per te gjith ne shqiperi ,,,,per katoliket po ,,,,te tjer shenjtor kan orthodhokset ,,si shen Sotiri ,shen Aleksandri ,shen Kozma ,Shen Thanasi etj ,,,,te tjer shenjto kan myslymanet si ,,,Shen Novruzi ,Abaz Aliu ,,Imam Aliu etj ,,,,