''Jusuf Arapët'' e sotëm të Krorëzës

2 Shtator 2023, 13:30Blog Nga Josif Papagjoni

''Jusuf Arapët'' e sotëm të

​U ndodha rishtazi në Krorëz, si shumë herë të tjera. E kush nuk e njeh këtë breg e plazh të dëgjuar, ku qindra turistë nisen me anije e skafe nga Saranda dhe kalojnë njëditë të bukur aty. Krorëza ka qenë shekujve pronë e fshatitShën Vasil, e mbrojtur me gjak nga sulmet e turqve tëdikurshëm dhe sejmenët e tyre, sikundër dhe nga lakmitarëtë tjerë të mëvonshëm. Si dikur Jusuf Arapi, gjysmë vëllai i Ali Pashë Tepelenës u ra tinëz në shpinë bregasve ditën e Pashkës së Gushtit dhe vrau, preu e dogji krejt fshatin më 1798, sipas Pukëvilit mbi 3000 vetë, ashtu dhe sot të tjerëJusufër e Arapër duket se po i afrohen këtyre brigjeve sihijenat. Janë hijenat e parave të mëdha, sepse ku bie erëparash aty janë dhe ato; derdhin jargë nën ombrellat e shtetit dhe hajnive të institucionalizuara me vendime qeverie dhe parlamenti. E kush nuk i qaset gjësë së bukur?! Krorëza është një bukuri e rrallë, si ajo vasha e dëlirë e plot hire. Të gjithë lëpihen për ta shijuar e kafshuar. Ekstazatprej hajdutësh, me fytyra piratësh a shtetarësh, e shohinbukurinë e mbetur të Krorëzës si të ishte një femër, qëçmend mishrat e tyre të kalbur nga epshet e pangopësisë. Ka ikur koha e kaçakëve me thikat nëpër dhëmbë, qërrëmbenin diku ndonjë dele dhe me të mbi kurriz merrnin vrap skërkave. Sot janë të tjerë “kaçakë”, kanë kolaterale bankare që të luan tepeleku i kokës, kanë fonde e fondacione, kanë fshatra turistikë, hoteleri e plazhe. “Maliqët” e tyre në tempujt e letrave të shtetit kanë kollare, kostume e makina të shtrenjta, mbajnë fjalime; s’kanëbërruca, as mbajnë iso me tojo-mojo duke pjekur mish qingji si te tabloja e Spiro Xegës për Shahin Matrakun. Këta janë kaçakët e rinj të kësaj kohe, që nuk pushon sëpjelluri hajdutë.

​Krorëza ka det, mal dhe plazh. Është si një “Trini e Shenjtë” e bukurisë. Mali sipër saj është i kredhur nëgjelbërim. Mbi masivin shkëmbor ngrihet stoik, por i plagosur, manastiri i njohur i Krorëzës. Në të djathtë ështëgjiri i mrekullueshëm i Kakomesë. Para disa vjetësh aty u përlesh lakmia e shtetit me vendosmërinë e niviciotëve për mos ta lënë atë bukuri që ta shqyente fund e majëkorrupsioni dhe paraja tinëzare. U gjakosën dhe u burgosën fshatarë dhe tani ajo rri e ngujuar në porta hapsanash tëkushedi se çfarë allishverishesh ende të pambyllura. Çakejt dhe hijenat janë aty, fshehur, pas portave të hekurta që nuk lënë këmbë njeriu të qaset. “Pronë e shitur”, thonë ca roje të paguar. Po kujt i është shitur? Si e ka emrin hajduti? Firmë e huaj është, oligark shqiptar, shtet, impakt politik, ujdi kusarësh? Cili është kontraktori e cili investitori? Kush na qenka ky Jusuf Arapi i ri? Shpesh them se ky palo Jusuf, evgjit e arap siç ka qenë dikur, nënkupton sot më së pari ligjin e mbrapshtë e bolshevik 7501. Të dy partitë e mëdha i hodhën firmat mbi defter që ky ligj i zi të bëhej, të dy “liderët historikë”, Fatos Nano dhe Sali Berisha, dalë nga po ai djep i komunistëve (hajde t’i quajmë të moderuar, pornë bulb qenë neokomunistë), shtrënguan stilografët dhe nënshkruan një akt përçarjeje, mërie e sherri të pashuar. Nëse në Shqipërinë e Veriut veproi parimi “sy më sy e gjak për gjak”, pra o të vras o më vret po më shkele tokën e gjysh-stërgjyshërve të mi, përkundrazi në Shqipërinë e Jugut, ca më keq në Bregdet, veproi parimi “shoh me sy e plas me zemër”. E kam fjalën për pronarët legjitimë që nuk morën asnjë centimetër tokë nga prona e baballarëve tëtyre, e gjyshërve, e gjakut, e historisë. Asnjë rrënjë ulli për mall nuk kanë, asnjë metër katror, asnjë shkëmb a sfakë. Asnjë. Dhe ky është një tmerr, që nuk mbyllet kollaj me ca vula e firma qeverish, të cilat shkojnë e vijnë. Është një nga dosjet e mëdha të krimit kushtetues që i është bërë vendit.Dhe për dreq, lidhet gjithëpo me atë parim, shpirt e atribut të mirënjohur të shqiptarëve: kusarinë. Po kush ështëkusari: fshatari, që iu dha toka e një tjetër fshatari, i cilikish shkuar në qytet apo e atyre që projektuan hajdutërinë e pritshme nesër. Nëna ime ka kohë që ka vdekur. Por kur shkoi një ditë për mall në ullinjtë e familjes së saj dhe donte të mblidhte ca kokrra për qejf e nostalgji, i folën që nga sipër: “Largohu andej, është toka ime ajo, janë ullinjtë e miata!”

​Çështja e pronave në Bregdet është një plagë qëdhemb. Kullon gjak. Gjithfarë hajdutësh, që s’kanëkurrëfarë lidhje me to, u janë avitur sot si tigrat, hijenat dhe gjarprinjtë. Figurat e “kafshëve” të egra që përdora nuk janë për folklor e mit, por një e vërtetë që shqyen. Ata duan t’i rrëmbejnë. Edhe bisedat e mia aty në Krorëz, venin nga venin dhe tek ato vëndthe të trashëguara sa dhe të bekuara nga të parët tanë, shkonin. Krorëza dhe rrethinat e saj janëpronë kolektive e fshatit Shën Vasil. Po pse nuk ua njohin fshatarëve ato toka, ato male e ato pyje, kur i kanë patur si mjete jetese tërë jetën e tyre; pse hedhin në sulmin e hajnisëgjithfarë nenesh të mbrapshta, pse nxjerrin bishta, pse duan t’i tjetërsojnë tapitë dhe kufinjtë e saj të pacenueshëm?Gjithfarë defterexhinj dhe u kërkojnë niviciotëve për Kakomenë ca letra bakalli, kur prona vetë është e paradhënë, e parashkruar, një realitet historik. Pse duhet tëvijnë të tjerët aty? Përse? Po me pronat e Shën Vasilit pse dridhen e spërdridhen, pse qisin kunja, pse sajojnë xhepa? Problemi është fare i thjeshtë. Dëshiron zhvillim turistik tëzonës, zotëri? Ok, bëj një plan rregullues dhe lëri pronarët historikë të ndërtojnë përputhur gjithë kritereve urbanistike, ndërsa shteti të investojë në infrastrukturën urbane. Ose-ose, nëse një firmë e fuqishme turistike kërkon të bëjë njëfshat turistik, si ta zëmë Zamir Mane në Palasë, bujrum, ejani, bisedoni me ne si pronarë, biem dakort për çmimet, ti kaq e unë aq, dhe ecim përpara. Por jo! Sepse ky lloj xhinsi do që t’i vjedh ato. Por ditë pas dite njerëzit binden gjithnjë e më shumë për pasurinë e tyre si mjete mirëqenieje dhe ekzistence tashmë. Dhe kjo vetëdije e re po sjell edhe reagime, që kur shkojnë mbarë e qetë shprehen në votë, porkur çizmja e hajnisë shkel keq e për dreq interesat e tyre jetike, nisin demostrimet, kundërshtimet, rebelimet... Njënga arsyet përse Fredi Bejleri fitoi në Himarë ështëpikërisht çështja e trajtimit të pronave, kthimi tek i zoti, ndalimi i rrëmbimit të tyre nga të ardhurit. A nuk ka hapësirë për rikonceptim këtu, për ndreqje gabimi! Parlamenti s’është një tabu, as mumu, por një organ ligjvënës që kur sheh se një gjë nuk ec por ngec, heq pengesat ligjore dhe i jep hapësirë lirisë.

•  
​...Me mendime të tilla të zymta që silleshin në tru, doja të shkoja në manastirin e Shën Mërisë në Kakome.Qysh fëmijë e mbaj mend kishën e atij manastiri të vjetër. Imazhi i saj drithëron ende në mendjen time. Ishte e tipitme 3 absida, mure të latuar, e tipit kryq, e brendashkruarme kryq. Ajo u pikturua nga ikonografi i njohur MihalJerma më 1672. Bri saj ishte kisha e manastirit të shënMërisë së Krorëzës. Më ka bërë përshtypje naosi i saj indarë nga altari përmes një ikonostasi; ishte e llojit tëkishave sallë me kupolë. Qe pikturuar në vitin 1672 ngaikonografi Mihal Jerma. Sa shumë histori kam dëgjuar përmrekullitë e saj nga ata që ende i besojnë. Kishte një Bibëltë vjetër me kapakë floriri dikur ajo kishë; që mos ta vidhnin në rrëmetin që ndodhi pas vitit 1991, thuhet se e çuan në Greqi. Në atë kishë fshatarët e Shën Vasilit ishinmbledhur gjatë operacionit të qershorit 1944 dhe luteshinqë bombat e avionëve, gjylet e topave dhe plumbat mos t’ivrisnin fëmijët e tyre. Dhe kisha i kishte shpëtuar, i kishtefutur në gjoksin e vet, kështu besonin ata. Po unë çfarëbesoja vallë? Pse shkoja atje? Eh!... Sikur doja t’u thoshjaatyre mureve: “Shteti, që mendohet të jetë e drejta absolute e një populli, nuk na mbrojti. A na mbron dot ti, o Zot?!Këto troje duhet t’i marrim me forcë vallë, me atë pariminverior siç thamë ca më sipër: “O më vret o të vras, nëpronën e babës mos m’u qas?!” Apo ligji, e drejta, duhet t’ijapë ato prona që të shmang çdo konflikt, gjer dhegjakderdhjet e mundshme? 

​Ky është një problem, që ngado e sido që ta kthesh, kullon qelb. Sepse vjen prej një ideje hajdute. Ne kemi mall për ato vende ende të virgjëra. Dhe tek u nisa me një grup miqsh nga gjiri i Marinës në Sarandë drejt Krorëzës, meraku ma bënte copë zemrën. Saranda po hapej. Ndiheshin trokëllimat e kuajve të rinj. Ja Heremecet e Nivicës, me siguri në një të ardhme të afërt do të shijonin dorën moderuese të urbanizimeve të pritshme qytetëse. Por ah! Ato troje s’dihej se në ç’duar hajdutësh të rinj do të binin, shfryja inatin unë. Qyteti po zgjerohej me shpejtësi. Një lagje e tërë, e quajtur “Baba Rexhepi”, mbi varreza, ishte mbushur me shtëpi të reja e pallate nga fshatrat e Labërisë. Njerëzit nuk mund t’i mbash dot nëpër skërka, lëvizja e tyre për një jetë më të mirë është tejet e përligjur. Mirëpo dikur ato troje e toka qenë të bregasve. Dhe këta nëse duan të ndërtojnë një shtëpi, s’e ndërtojnë dot. Vallëduhet ta grabitin tokën si ata katundarët e ardhur nga fshatrat e Labërisë, apo të respektojnë një ligj që i ka bërëlëmsh marrëdhëniet pronësore? Ligji i Maliqit. Mesa duket duhet ta grabitësh me forcë diçka, kundër ligjit të shkruar a të “parashkruar”. Ligjin e më të fortit...

​Ja, këto mendime më vejevinin në kokë teksa barka lëvizte bregut shkëmbor mbushur me gjire të vegjël, pllaka dhe një bimësi mesdhetare: lisa, valanidh, sfakë, gjineshtër, mëlqinja, shqope, prralle, halore. Po kthehesha. Sërish mëdoli gjiri i mrekullueshëm i Kakomesë, ku zbarkuan anglezët nën komandën e djalit të Çurçillit. Krorëzën e lamë pas... Krorëza, ky plazh i virgjër, uji i kthjellët, i pastër, aq sa ta pije. Një gjith’ deti i rrethuar nga shkëmbinjtë. Një tjetër anije vinte nga Saranda e mbushurplot me plazhistë. Zhurmonin gjithandej zëra të rinjsh. Dhe të qeshura pa pushim. Muzikë. Doja sërish të hyja në ujë. E njihja detin. Ia njihja shijet. Edhe huqet. Kësaj here ai kishte dallgë. Sikur mbante mëri me mua. Me të gjithë ne.Më merrte me vete dhe më përplaste zhavorrishtes si për tëmë thënë: “Ej, miku im i vjetër, unë jam det i egër, s’jam i butë si ti, nuk e ul kurrizin aq kollaj sado fshikuj të bien mbi mua. Ju jeni bërë si pulat. Fryma e të parëve tuaj ka vdekur. Më kanë hipur nervat me të gjithë ju. Po të marr me dallgët e mia dhe po të vërvit bregut. Zgjohu! Pse jeni kaq të tulatur? Boll masakër mbi tokat e të parëve tuaj kanëbërë! Çohuni! Siç po bëj unë, edhe ju mos e ulni kurrizin. Ky plazh është i juaji, jo i të tjerëve, që ia kanë vënë syrin. Edhe unë jam i juaji, jo i të tjerëve. Mos më dëshpëroni mëtepër! Tunduni! Kërkoni të drejtën tuaj. Me ligj, jo me “Maliq”...”

​Nuk e duroja dot fshikullin e dallgës. Doja të zhyteshamenjëherë nëpër të, të mbulohesha nga shkuma e detit dhe mendimet të më merrnin tjetër udhë. Ta merrja gjithë kënaqësinë e tij, shijen e kripës dhe ta fusja nën lëkurë. Sashije të mirë ka deti! Por hajnitë kanë shije tjetër, e dija. Po shteti im dhe e drejta çfarë shijesh kanë vallë?!...

17 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Deti nuk te do, as ty qe dridhesh e perdridhesh neper fjale. E para e ke filluar vone miqesine me te, e dyta ti dhe partia jote e bete te famshmin ligjin 7501, ne funde i futet dhe nje te ndare Shqiperise ne verior dhe jugor sikur nuk kemi dajallare dhe niper ne veri, po ashtu dhe ata ne jug. Tani na del si mbrojtes i prones, ti, qe ne kohen tende nuk mbeti llamarine pa u shkruajtur "toke e xanun" edhe aty ku s'ta mer mendja. Me mire rri urte.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nene dhe at-vrasesit

      NJe bravo te madhe Papagjoni!Kur bregasit vazhdojne tju pushtojne tokat vandalet bastard nga afer dhe larg, me dhe pa pushtet,brenda ketij vendi,bregasit shume shume cicerijne te trembur,kurse ti u dole ballazi dhe historikisht,ketyre te denatyruareve,nga shqiptaria dhe njerzilleku,te shndrruar ne kriminela para dhe mbas shpine,dhe hajdute te paskrupull. Dhe keto tani nen bekimin e nje dylber-kryeveziri,i cili vazhdon me nje demagogji te dale fare boje,qe e perseri pa fund, te ngjyros vetveten si dashamires i ortodokseve(kur atyre nuk u ka kthyer as pronat ne baze te ligjeve dhe i le te demtuara dhe te pa restauruara kishat e tyre),katolikeve,por dhe mysllimaneve,i dashurur me keta te fundit,ku dhe mburret si nga fshati i gruas,vec te tjerave u ka ndertuar dhe xhamine e stermadhe erdogan-rama ne mes te Tiranes dhe megjithse shtet laik nuk ja ben surri terr te shtroje iftare ne kryeministri dhe presidence. Dhe nje teme TABU,qe askush nuk e permend, aq egzistenciale,per shqiptarine dhe pronat,eshte ajo,qe pronat pafund qe ja dha dushmani otoman,bastardeve te ketij vendi,per sherbimet,qe ata i ben kunder Shqiperise dhe popujve te tjere qe luftonin per liri,ju kthyen perseri atyre me ndihmen e ligjeve te sundimtareve,qe vazhdojne ta sundojne kete vend europian mbi tre dekada.Jo vetem kaq por mender keta sundimtare u a grabiten jo pak pasurite shqiptareve,qe ne histori mbeten shqiptar. Permendoren e ketyre uzurpatoreve te paftyre te Shqiperise,e gjen dhe te monumentalizuar te ngritur ne mes te Tepelenes Ali Pashane vet,kete anti shqiptar,hajdut dhe kriminel mizor,qe donte te krijonte turqine e vogel,ne vend te Shqiperise tone.Prandaj dhe ne keto dekada dita dites keto metastaza vdekjepruse u perhapen ne trupin e Nenes Shqiperi, dhe tani ky vend nga trute dhe nga bemat e sundimtareve,vazhdon te funksionoje si nje vilajet i dikurshem i Anadollit

      Përgjigjjuni
    2. G
      Grida Suma

      Eshte nje gomar qe shkruan tek kjo gazete me emrin Kristo Mertiri qe ben zhgaravina e thote jam gazetar. Do Zoti dhe nuk i ngjan dhe ky?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Fataleeeeeeee....jusuf arapet (muslimon brother's) shqipfoles nuk do te len asnje prone kristianoorthodhoxi pa xanun....madje pas pak vitesh Shen Vlashi do te kthehet ne El Istanbul dhe kisha ne xhamine e sullton Muratit...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agimi

          Te drejte ke o Grida nuk kam pare me idiot se ky Kristo Mertiri qe shkruan budallalleqe. Kurre nuk I kam lexuar bejtet e tij vulgare por komentet qe I bejne biografine e tij si gomar ne Mbrezhdan.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pickaxhiu

            E dashka edhe plazhin pronen e tij ky kari

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opq.

              Ja dhe një kungull plus, në morinë e kungujve tanë. Mjerë o vatan, se ç'mban...

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mehmeti nga Kuci Vlores

                Nje bravo e madhe per shkrimin,,,,e habitshme eshte ,,,cdo myslymani shqipfoles ,,,lab ,,,skrapali ,elbasanlli ,,e ku di une ,,,ne fshat me kaur ,,,kristjan ,,ku kan kishat dhe monastiret e tyre,,,,?!

                  1. a
                    at dhe nene vrases

                    I trembeni te vertetes tema,vetem beni llogje per demokracine.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      Krorëza dhe rrethinat e saj janë pronë kolektive e fshtit- thote ky tipi! Vetem nese kane qene kooperative qe ne mesjete! Ka ndonje pren tyre ndonje titull pronesie?

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjykatësit hajdute

                        Ju qe llapni è hapeni bythës këtu në bloger o jeni injorante ose skeni prona dhe ju flet vetëm mllefi dhe ziliqare se patriote jo è jo që sjeni po kush e di cju thotë zari i kokës që shkruani dhe sdini historinë e fshatit Shenvasil. Ai fshat dikur në kohën e Turqisë ka qenë lart në mal ku dhe sot e kësaj dite po të shkosh atje shikon rrënojat e vjetra të shtëpive që i dogji ALI Pashë Tepelena që këto fshatra nuk ju nënshtruan atije. Dhe ato kullota ku dikur stërgjyshërit tanë kullotnin bagëtinë ishin dhe do të mbeten pronat e fshatit. Fshati jonë mblodhi shumë florinj, ruaza, vathë, byzylyke, unaza, etj etj, si dikur edhe sot se donin tja rrëmbenin. dhe 4 a 5 vetë shkuan në Stamboll tek veziri a Sulltani nuk më kujtohet. Njëri mbajti në dorë të shkruar një parullë ku kërkonte të bizedonte me Vezirin. Ushtarët e tije nuk e lejuan të hyjë dhe një i dhanë më kondakun e atyre pushkëve të gjata në atë kohe dhe këputi në mes duke i thyer edhe brinjët. E mori vesh veziri dhe i thirri rojeve që ta lejonin të hynte. Ai pasi i tregoi të gjithë historinë e fshatit dhe të tokave i dhe një format më letër të vizuara ku tregoheshin kullota e tyre që I takonin fshatit dth i dha tapinë Ata i dorëzuan flori të E falënderuan dhe u kthyen bashkë me një person që ai ua dha më vete për ta parë nga afër. Kjo pronë e fshatit ku janë 108 familje tani është edhe më tapi nga hipoteka. Po lufta vazhdon kaq e kaq vjet më avokate që akoma mbrojnë ata të pasur që kanë paranë dhe presin mbrapa skenës dhe mendojnë si tua rrëmbejmë këtë lloi pronë këtyre fshatrave që natyra ua ka falur këto lloi bukurie bregdetare. Shkoni merjuani njëherë andej nga veriu tokat atyre, ju fusin plumbin dhe ju çojnë per lesh. Kështu është kur përfiton nga butësia dhe kultura e këtyre njerezve të mirë dhe të urtë.

                                Lini një Përgjigje