Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

5 Shtator 2023, 17:08Blog TEMA
Fati politik i njerëzve të Gaz Bardhit

Nga Ergys Mërtiri

Deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Po ashtu mediat e tij, e etiketonin PD-në zyrtare si Shoqata Basha-Bardhi, duke iu referuar termit shoqatë si stigmë seksuale të huazuar nga një zhargon i vjetër, sipas të cilit, "i shoqatës" quhej çdo burrë me orientim seksual të dyshimtë.

Ironikisht sot Berisha gëlltiti gjithçka (siç ka bërë vazhdimisht, me qindra herë) duke pranuar të bëhet tashmë lider i shoqatës Berisha-Bardhi.

Nga ana e tij, Bardhi e ka akuzuar Berishën si vrasës të 26 njerëzve në Gërdec apo edhe si bashkëpunetor me bandat mafioze të Elbasanit të cilat e kanë ndihmuar për të konvertuar me dhunë demokratët në foltoristë. Ai ka pohuar ndërkohë se, nuk është Saliu, por i biri i tij, që drejton PD-në, duke e përdorur atë në shërbim të interesave të tija financiare. “Babi i Zenit”, e quante Bardhi liderin e foltores.

Sot Bardhi u rreshtua nën armë në ushtrinë nongrata të babit të Zenit, duke lëpirë gjithçka që kish pështyrë pak kohë më parë. Ndërsa dje deklaronte se Berisha mbështetet nga Rama, bandat dhe oligarkët e tij, sot ai deklaron se është Basha që po mbeshtetet nga Rama për të mbajtur PD-në.

Që të dy, Bardhi dhe Berisha kanë për detyrë tashmë t'iu shpjegojnë shqiptarëve nëse janë duke bërë realisht aleancë mes kriminelësh, apo mes mashtruesish që genjejnë paturpsisht qytetarët për interesa të vogla të  politikës së ditës.

Por çfarë ka ndodhur që Bardhi ka ndryshuar mendje në mënyre kaq ekstremisht të kundërt?

Me çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, ai sot duhet të ishte edhe më i bindur në deklaratat e tij. Zgjedhjet e 14 majit provuan se Berisha nuk ka asnjë shanc ta ngrejë opozitën dhe bashkimi me të është nul, ndërkohë që kulla gjigande e korrupsionit 64 katësh, të cilën Rama ia dhuroi si aset në ditë halli, kur "revolucioni" ka nevojë për karburant, provoi se foltorja nuk është aspak në armiqësi me qeverinë. Atëherë, përse detyrohet Bardhi të bëjë kapërcime të tilla?

Në fakt qendrimet e tij nuk kanë të bëjnë aspak me të vërtetat, por me nevojën e tij për të gjetur tashmë fije kashte ku të kapet, pas dështimit të tij dhe grupit që e ndjek për të marrë PD-në. Pas dorëheqjes së Bashës, duket se orekset e tyre u rritën dhe prodhuan vizione delirante që e projektonin Gazin kryetar të PD-së.

Lufta e tyre kundër Alibeajt dhe pengimi i tij për të vijuar aktivitetin politik, ku PD-ja nuk mundi të organizojë dot asnjë takim, mbledhje apo aksion politik mund të shpjegohet vetëm mbi këtë perspektivë. Pasi Alibeaj mbijetoi, Bardhi dhe njerëzit e tij luftuan me forcë që PD-ja të mos hyjë në zgjedhje, duke e dobësuar edhe më shumë PD-në e duke ia lënë fushën bosh ndaj Berishës. Pas humbjes katastrofike Berishës ata bene luftë agresive të pa precedent për të penguar organizimin e zgjedhjeve në parti, duke penguar riorganizimin e saj. 

Kur të gjitha këto dështuan dhe grupi i Bardhit doli zbuluar, ai tashmë gjendet jashtë çdo mundësie për të pasur një rol në politikë. Të mbetur në rrugë të madhe, Berisha është e vetmja derë ku mund të përplasin kokën, paçka se edhe aty nuk mund të kenë asnjë të ardhme. Por realiteti është i hidhur. Berisha do ti shfrytëzojë ata, për sa kohë i duhen numra në parlament, dhe më pas do ti flakë në rrugë, kur të mos iu duhen më.

Ky është fakti i të gjithë atyre luajnë pa parime dhe në paaftësi për ti mbajtur orekset në një nivel që iu përputhet me takatin real që kanë.

11 Komente

  1. B
    BABALE i PD

    Nuk votoje PD por kjo nuk me ndalone te jap gjykimi tim, ky homosexuelle ka qene kal Troje i non grates brenda PD duke i sabotuar ne zgjedhjet lokale duke qene homosexuelle nuk ke cfare e gjykone e ka gjykuar natura

    1. V
      Vranakonti

      Partia e foltores do te kthehet ne nje parti homoseksualesh dhe kryetar do jete Gaz Bardhi. Se parti demokratike,ka prere gojen qe ajo nuk behet pasi nje parti demokratike eshte e regjistruar ne gjykate,ajo e Lul Bashes dhe tjeter perveç saj nuk mund te regjistrohet.Suksese Bardhit ne partine e re te homove.

      1. S
        Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

        Ore konti Vrana,ku e lenë pederastin e Kavajës të bëhet kryetar i PD,atë do e hanë të gjallë,Muli me Vokshin e do sulen hijenat si Luciano,Salianji me shkop i ndihmuar nga Grida e do i duket xhozi prej Shkodre që nuk po ndihet,e Koresh shalqini me preshin e tiranit e me ca brisqe që do i rruaj edhe mjekrën pedos që imiton sypeshkaqenin nga mjekra

      2. P
        Pirdhni se liroheni.

        E rinxori koken ky hale-isti kokrra e jevgut Ergys, ky gagac qe nuk e kupton as vete cfare llomotit neper studio te TV.

        1. R
          RAIFI

          "Pirdhni se liroheni."! Pse se vnon emnin: "Zorra e trashe e Sahalese"? Un t siguroj tyyyyy se çaj paranom t shko shum.

        2. D
          D

          Nuk je ne shijet e mija Zekth,po me kete shkrim ja ke qelluar,nuk i heq asnje presje.

          1. B
            Baçi

            Nuk ka gjo me te lige, se sa zemerimi i nje bythqimi! Basha dhe Rama te bejne kujdes!

            1. U
              Ujku Plak

              E kam then disa here qe te gjitha Levizjet qe behen ne PD, nga 91-sot e kesaj Dite, kan nje Mendje Pjellore per Intriga e Kurthe, dhe ajo Mendje eshte e Penicilines, Lexhendes se Kombit me Emrin Berisha, qe u harrofte sa me pare. Mbas Vdekjes edhe ndoshta do dale ndonje kunder Berishes, por per sa Kohe mere Frym, nuk ka shance, sepse i ka dhunuar e Perdhunuar, e Tmerruar qe te Vegjel, Dhjesin Gjak nga Frika. Berisha eshte vene ne Siklet se u futa USA ???????? ne Loje, sa per ne Shqiperi tall K…, me te gjithe, edhe me Ripjelljen qe eshte bere nje Manjake €

              1. L
                Latif Dreqi

                Mertiri koken gjithe vaj...sdihet sa ka palare.

                1. R
                  RAIFI

                  Bravo "Lato", e ke myt. Mertiri, si shpellar prej Viçidoles qy o, ka ma shume se 6 ore qy sun o la. Pastertija e ka shpin ne rr "Mustafa Matohiti" ne ni apartament te "blemun" me djersen e sumes.

                2. F
                  Fredi

                  Te lumte more djale I ke thene te tera, Kush nuk kupton te vazhdoje e besoje Bardhin

                  Lini një Përgjigje