Kokat e prera, për të dehur mendjet e socialistëve

5 Shtator 2023, 09:11Blog TEMA
Kokat e prera, për të dehur mendjet e socialistëve

Nga Andi Bushati

Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë nga qeveria ministra anonimë, nuk prodhon realisht asnjë efekt. Prandaj atë që se ka arritur dot me akte, është munduar ta kompensojë me fjalë.  

Ai mbajti një fjalim koktej, me pak krenari për Shqipërinë turistike, me pak mburrje për suksestet ndërkombëtare të vendit, me pak nacionalizëm anti grek dhe me pak hipokrizi pro SPAK, për të dehur me sa mundet, mendjet e socialistëve, të shushatur ditë pas dite, me faktet tronditëse të hajdutërisë. 

Në asamblenë e PS-së, para kryeministrit ishte një sfidë e vështirë. Ti jepte koherencë dy anëve që nuk bashkëjetojnë dot së toku: së pari nevojës për të prerë koka ministrash, si kompensim për të kënaqur publikun e shokuar nga vjedhjet masive, ndërsa, nga ana tjetër, krenarisë së socialistëve për 1001 arësyet e sukseseve të qeverisë. 

Gjatë kësaj vere, pas arrestimit me burg të ish zv/ kryeministrit Ahmetaj, pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, tek i cili janë hdhur deri më tani 90 milionë euro, pas shpalljes si grabitje të koncesionit të sterilizimit të paisjeve mjeksore, pas ndërprerjes nga BE të fondeve për bujqësinë, Rama duhej edhe të shprehte reflektim edhe të mbante sa më lart moralin e trupave të tij.

Nuk bëri dot as njërën as tjetërën. Ndonëse largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, që së fundi e akuzoi edhe Greqia për investimin strategjik të bashkëshortit të saj; ndonëse hoqi qafe ministren Krifca, që kontrollonte grandet evropiane; ndonëse e spostoi nga shëndetësia Manastirliun, që trashëgoi tre koncesionet famëkeqe; asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk e justifikoi dot fabulën e keqbërësve që hanë kumblla dhe dardha pas shpinës së shefit. 

Të gjithë mbajnë mend shprehjen e Edi Ramës, në fillim të mandatit të parë, se njerëzit nuk janë hajdutë në vetvete, por ata i bën të tillë sistemi. Tani, askush nuk ka më dyshim se sistemi i rilindjes ka rezultuar një mitër monstrash. 

Ai shndërroi në grabitës edhe ata që ndofta se kishin ndërmend ta nisnin këtë rrugë dhe rrezikon t’u ofrojë të njëjtin fat edhe atyre që sapo u futën në kabinet.

Prandaj, qasja alibike se këtu është bërë nami po unë s’kam ditur gjë nuk funksionon. 

Ndoshta duke ditur këtë, Rama u mundua të eksploronte një rrugë tjetër, për ti ngritur moralin të tijëve. Në fjalimin alla Fidel Kastro, ai nuk i kurseu  penelatat optimiste. Ai foli mbi gjysëm ore për sukseset e industrisë së turizmit, tregoi me mburrje se pas disa ditësh Shqipëria do drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe nuk e humbi rastin pa nënvizuar se jemi bërë aq të fortë, sa ti tregojmë dhëmbët Athinës.

Por edhe kjo strategji ka pak gjasë të ketë zënë vend. Sepse duke dëgjuar paradën e krenarive të Ramës çdo njeri që reket ta vërë trurin në punë do të pyeste: po kur qenkemi kaq lart, pse u dashka të bëjë një lëvizje që ndodh vetëm pas krizash të mëdha? Pse u dashska të tollovisë gati gjysmën e qeverisë? 

Dy rrugët që Rama ka zgjedhur, edhe për të flakur koka ministrash me shpresën për të qetësuar turmat edhe për tu mbushur mendjen këtyre të fundit se jemi shumë mirë, neutralizojë njëra-tjetërën. Ato e zerojnë efektin që do donin të prodhonin duke përforcuar bindjen se ky sistem prodhon qeveritarë me lugë në brez. 

As investimet strategjike buzë Jonit s’do përfundojnë me ikjen e Xhaçkës, as PPP e shëndetësisë me atë të Manastirliut dhe as djegësit e plehrave nuk do vihen në punë, për faktin se doli nga njëra derë Ahmetaj dhe hyri nga tjetra Mazniku.  

Rilindasve nuk i shërben dot më parrulla: “sistemi ynë i bën njerëzit më të ndershëm”. Ata mund të gjejnë shpëtim vetëm tek deviza e vjetër e gjithë banditëve: “njerëz si ne e bënë Amerikën”. Pastaj po, pas kësaj, mund të diskutojmë lirshëm për boomin turistik dhe Maldivet e Evropës.

11 Komente

  1. P
    Populli

    Kurve mashkull.pis analist

    1. B
      Bureto

      Mbreme tek emisioni "5 pyetje nga Babaramo", ku tema ishte: "A ishte SPAK protagonist i ndryshiumeve në qeveri?", Blendi Klosi, sekretari i pergjithshem nder te tjera tha se kemi dobesi dhe brenda nesh edhe shkeles ligji, por ata nuk i mbrojme, siç kane bere e bejne kundershtaret tane, por ia leme ata drejtesise etj. Por pavaresisht te gjitha ketyre, ne kemi fituar 7 nga 8 beteja elektorale me opoziten. Në kete moment reagoi Bledi Koka, gazetari i "Syri" TV, që me ate nenqeshjen karakteriste ku shfaq jo rralle cinizmin si "modus vivendi" ne debat, gadi si pershperime u degjua te thoshte se zgjedhjet i fitonte dhe Enver Hoxha, por ato nuk ishin zgjedhje, duke aluduar se edhe ju keni fituar ashtu si ai atehere. Në ate moment, do doja qe Klosi t'i kthente pergjigjen qe ai meritonte, por nuk e beri ndoshta edhe per te mos e zgjatur më me te ashtuquajturin gazetar i afishuar tashme dukshem si militant i Berishes, anetar i forumeve te "Foltores". Do mund t'i thoshte se vertet ashtu fitonte Enver Hoxha, bile me 99.99%, por atehere ishte Diktature se prej 1946 nuk kishte opozite, mbasi ai e pushkatoj ate. Kjo pergjigje do perligjte ate qe kundershtaret e tij politike apo opinioniste panelesh televizive, nuk e pelqejne apo nuk e pranojne faktin se pse Rama dhe PS fiton kaq here dhe kaq bindshem, duke i rritur gjithmone rezultatet në çdo pale zgjedhje. I vetem në 2021 mori 74 mandate dhe në zgjedhjet lokale te majit 2023, nga 61 bashki fitoi 53 prej tyre. Se po te pranojne kete, atehere duhet te pranojne qe opozita edhe kur ka qenë formalisht e bashkuar me LSI etj, ndonjehere edhe pa to, aq me pak tani qe eshte e shkalafitur nuk eshte opozite, jo formalisht se ashtu eshte, por nuk eshte e besueshme në syte e elektoratit shqiptar, dhe keshtu ata duan te besojne se nuk eshte Rama qe fiton, por se ai ia vjedh atyre votat (!) Sigurisht se po të mos i binin, tash e dhjete vjet ketij fyelli, do duhej te pranonin hidhesine e faktit se ai i ka mundur. Dhe ndaj perdorin si alibi krahasimin me regjimin e Enver Hoxhes. Sikur ua ka fajin Rama që ata nuk jane opozite konkuruese, edhe pse jane sipas Kushtetutes në pushtet, qe dhe ajo financohet nga taksapaguesit shqiptare, njelloj si ata te maxhorances, por qe vetem per paaftesine e tyre dhe mekatet e se kaluares, akoma me tej se duan te kene si lider nje "monster" si Saleh Berisha, prej mëse 10 vjetesh jane, poshte e me poshte, në minorance. Dhe siç jane gjasat, po nuk vune mend, qe do te thote po nuk e pane te keqen te vehtja, kete fat do ta kene minimumi edhe per nja 6-7 vjet. Çudi si nuk u shkon mendja ndonjehere të kujtojne disa shprehje te urta popullore se "Fitimtari nuk gjykohet!" apo se "Nuk i shihen kaloresit se nga i varen kembet!" etj si keto. Vertet jane bere per te qare hallin. Keta kujtojne se njerezit kenaqen (ndoshta per monstren, tashme non-grata dhe enturazhin e tij, pse jo?) që jane në ate derexhe, por e kane gabim. Perkundrazi ata duan nje opozite reale, konstruktive, me program bindes te afte qe te munde maxhorancen e sotme, e cila eshte me jo pak gjynahe. Diferenca ndermjet tyre eshte se ajo i pranon ato dhe here pas here, me synim fitoren e ardhshme i ndryshon taktikat e saj. Dhe derimë sot, ia ka arritur. Opozita e tanishme, le te vazhdoje t'i bjere fyellit me Enver Hoxhen, apo me vjedhje votash...!

    2. D
      Drejtesia e munguar

      Z.Bushati,me paragjykimin tend kundrej ministrave te rinj tregon se analizon perciptas.Duhet te jesh me korrekt me ligjin,kur thua se ai apo ky jane te korruptuar.(Edhe Ahmetaj qe kerkohet nga organet e drejtesise ,prezumohet i pafajshem,sipas ligjit)Duke ju pyetur Juve z.Bushati dua te di a jane te korruptuar mentaret e tu,Berisha ,Meta e te tjere?Ky sistem e ka korrupsionin "vaj lubrifikant,pa te nuk ecen.Ne e kemi tejkaluar ne te gjitha drejtimet,ku edhe Ju jeni aktor me kohe te plote.

      1. B
        Berti

        Bushat te eshte futur veremi ne shpirt nga Rama. Kemi frike se do te perfundosh keq e me keq.

        1. E
          Eri

          O Bushat te dogji me sa duket fjalia e Rames per analistet me buzet e holla si p.dh, per ty e kishte.

          1. G
            Gurabardhi

            Ky Bushati është kaka e sh. Hysni. Kakë ka mbetur.

            1. p
              pjeter

              Patjeter! Per ty Kelysh zagari , nuk ka ça te dehi, je komplet kokeloqe!!

              1. D
                Doktori

                Ti dhe Lubonja jeni e mbeteni qelbi gazetarisë.fekale e kapos

                1. e
                  edmond

                  Analize vetem per te share dhe vjelle vrer! E megjithate Rama te ka mposhtur sa here e ke share!

                  1. S
                    Skraparliu

                    Po ti pse merzitesh o NIPCE ti nuk dehesh kollaj te kalitur gjysh NIKJA per te perballuar veshtiresite po keta socilistet nuk hane pyka po nuk fole ti.

                    1. u
                      u shofshin zagaret - majtas - djathtas

                      Andushke ! Edhe dheu kur do te te trese do ta kete te veshtire. aq i ndyre je ! Zoti te falte !

                      Lini një Përgjigje