Cili ishte kriteri për të qenë në qeverinë Rama!

5 Shtator 2023, 10:59Blog TEMA
Cili ishte kriteri për të qenë në qeverinë Rama!

Nga Dritan Hila

Një gjë është e sigurt kur emëron në qeveri Rama, që emërimi nuk është produkt as i bashkëshortes, as i vajzës e as i djalit, siç i bënte paraardhësi i tij. Është shumë egocentrist për të lënë dafina lavdie edhe brenda familjes.

Teknikisht Rama ka zgjedhur gjithmonë ata që i mbushin mendjen se i përshtaten formatit të tij dhe i bëjnë mirë pasimin e topit. Topin pastaj e gjuan vetë pasi bashkë me fushën janë të tijat. Kështu ka qenë në bashki, parti dhe tani në qeveri.

Shumë kanë kritika për mënyrën e tij të punës dhe bashkëpunimit. Por praktika si kriter i së vërtetës i ka dhënë të drejtë: Ka fituar bashkinë sa herë ka dashur, fitoi PS-në, mandatin e tretë në qeveri, dhe për këtë nuk ia ka për faleminderit askujt përveç vetes dhe aleancave në terren që i ka zgjedhur po vetë. 

Madje mandati i tretë ishte më thelbësori për të vulosur autoritetin e tij në PS, në një kohë që treçerekët e titullarëve të këtij formacioni po kërkonin në 2021-in të gjenin tutorët e tyre në PD-në që pritej të vinte në pushtet. Ndaj edhe nuk ia ka për faleminderit asnjërit nga kupola e PS dhe kjo është arsyeja që nuk i begenis shumë që t’ju marri mendje. 

Eksperienca e qeverisjes së Fatos Nanos i tregoi që gjithë ata që bënin si kaposhë, i lanë puplat socialistëve dhe përjashto ndonjë individ, tani ju janë harruar emrat për shkak se nuk thoshin asgjë intelektualisht dhe politikisht.

Opozita është më e shkalafitur se kurrë, dhe kjo për shkak të shumë faktorëve ku humbja e 2021-it ishte pika që nisi putrifikimi i saj, humbje për shkaktimin e të cilës Rama ia njeh meritat veç vetes.

Kështu që edhe qeveria është pasqyrim i mendësisë së tij ku show-un e bën vetë, kurse të tjerët do bëjnë punën. Risjellja e Anila Denaj në qeveri dhe promovimi i Igli Hasanit, janë dy asete që e kanë dhënë produktin e tyre në të shkuarën dhe janë garanci serioziteti administrativ dhe profesional. 

Mbetet në provë arsimi dhe financa, por të gjithë në atë qeveri janë me pikë të hequra në patentë dhe në varësi të performancës a do vazhdojnë të drejtojnë makinat që ju ka dhënë në përdorim Rama apo në çdo çast mund t’i zbresë që të ecin në këmbë. 

Rama nuk kërkon të prodhojë politikanë pasi është ambicioz edhe për një kohë të gjatë që të rrijë në politikë (2030-ta ishte afati që aspironte së fundmi), por instrumentistë të zotë të orkestrës që vënë në pah virtuozitetin e dirigjentit. Dhe koha është ajo që do t’i japë notën./dritare.net

13 Komente

  1. C
    Centrali Berthamor

    Dritan! Mos bëj naivin. Ndoshta nuk të përtshatet që të futesh në sherr me Ramën, por ti dhe shumë të tjerë e dinë se kush i vë gishtin dhe përpilon listat e shumë ministrave (sidoms atyre femra) dhe drejtoreshave të shumë institucioneve. Mos të hapim pastaj ndikimin e paprecedent të zonjës në ojf-të dhe organizatat ndërkombëtare.

    1. M
      Miri

      Tano kriteri baze te mos jesh xhepist tung

      1. N
        Namir Dhaparlaja

        Per te qene minister i Rames kriteri vetem eshte bythleprja! Keshtu qe ti o Hile mund te behesh minister se e ploteso ate kriter fiks.

        1. T
          Tirans i rruges se kavajes

          Kriteri baze eshte qe te dish te vjedhesh per vehte dhe per shefin. Ky islamiku Tan se bashku me gruan e tij nuk dijne te bejne pune tjeter vetem elozhe ndaj padishaut. Cuditerisht keta jane me te fituar se kategoria tjeter qe e nxjerrin buken e gojes me mund e djerse. Kur flet ky na ngrihen nervat. Do ti luteshim Meros qe ta nxjerr sa me pak ne resme se nuk eshte ndonje tip prej te cilit mesojme. Kur lexojme bicim shkrimet e tij, na vjen te thyejme kompjuterin.Ju lutem mjaft me kete individ parazit e servil.....

          1. B
            Boll më se na plasët

            Ajo që me vjen në mend është mungesa e skrupujve. Ushqe krokodilin sa të mundesh dhe mundohu të mos bëhesh ushqim vetë, paçka se rrënon gjithkënd rrotull, paralel apo poshtë vetes. Mjafton të shikosh ndërtimin e kabineteve ministror, këshilltarë, sek.pergj dhe drejtora të përgjithshëm për të marrë vesh se ç'vete.

            1. A
              Adriatiku

              Rames ja pasojne topin dhe topat i gjuan Rama, por kur topi i kthehet mbrapsht apo godet në shtyllë në rastet e gjuajtjeve me Tahirin, Ahmetajn, Safetin, Kokën, Beqen, etj., nuk merr asnjë pergjegjesi per vehte, ja u kalon po atyre pergjegjësinë (burgun) qe ja pasuan per ta gjuajtur, pavarësisht se gjuajtjet kanë rezultuar të gabuara!

              1. l
                lexuesi

                Ka ardhur koha qe politiken duhet ta beje Kryetari i partise dhe Kyeministri,ndersa punet e qeverisjes duhet ti bejne teknicienet dhe jo partiaket!Ky ndoshta eshte dhe motivi ndoshta dhe vizioni, qe politiksht Edi Rama eshte shume lart dhe larg politikaneve te tjere te ketij vendi e vite larg opozitareve qe vazdojne e zien akoma per copa individuale pa vizion per te ardhmen e vendit !Ndoshta ne kete kontekst nje vend te konsiderueshem duhet te kishte edhe prof.Arben Malaj,ku ndoshta e ka kuptuar qe vendi i tij sot duhet te ishte ne krye te ekomonise dhe jo pas zenkave per politike breje pasi ky nuk eshte roli i nje teknicieni.Rama beson se duhet ta afroje kete aset ne sektorin e ekonomise ,ndersa per politikeberje le ta mbaje gjithnje tre hapa pas!Per mua prof.Malaj eshte nder ekonomistet me te zeshem te vendit . Kur i ofron poste nje shkateruesi te ekonomise Shqipetare si Ridvan Bo.e, nuk ka se si mos te jete ne krye te ekonomise nje teknicien si A.Malaj.Jam i mendimit qe teknikisht Rama ka nevoje per te,siç ka nevoje per politikeberje Arbeni per Ramen pasi sotpersot eshte politikani me i mirefillte qe ka nxjerre kjo tokee ky popull ,aresye kjo qe kudo del fitimtar.Ka ardhur kona ndoshta qe per interesa te vendit te dy keto personalitete te jene prane njeri tjetrit duke kontribuar qe vendi te ece edhe me perpara !Per mua Rama eshte politikanberesi me i mire qe ka patur dhe ka drejtuar kete vend gjate gjithe kohrave.

                1. B
                  Boll më se na plasët

                  Beni i fajdeve të 1997?! Apo kur bënte pjesë të BSH-ja me mirë ;/

                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Rama nuk i zgjedh vetë, në PS duhet të ketë burime njerëzore. Mos ndoshta fillon prej këtu korrupsioni i emërimeve?!

                  1. B
                    Barbaros

                    Hani sa me shume se gjak e dhjame ju behet ,duke filluar i i pari Lapardhaja

                    1. N
                      Nik

                      E çuditshme, Z. Hila kur punonte ne Ministrine e Jashtme, qe nga pipkamja e profesionit kishte kufizime te shkruante lirisht, shkruante shume me lirshem se sa sot qe eshte i me i "lire". Problemi tani eshte qe shefja e tij eshte gazetare e Rames dhe Hila s'ka nga ja mban!

                      1. S
                        Shqiptar i nevrikosur

                        O z. Hila dashke te na i lesh Ramen deri ne 2030. Mos or burre...ti dergojme nje leter papes de Romes te na e shpalle te "shenjte". Ose te na e beje nje autokrat apo diktator. Kete popull e ka gjete belaja me ata qe vijne ne krye. E vjedhin dhe grabisin mire e mire por rrine aty dhe mazallah se duan te ikin

                        1. B
                          Bota Pan-Shqiptare

                          Rama sillet si pronar me ministrat dhe të tjerët sipër Ramës sillen si pronarë me të. Qëllimi?! Të shfrytëzojnë sa të munden delirin dhe egocentrizmin e Ramës, për ta konsumuar PSnë deri në atë pikë sa të mos ketë kthim prapa. Pavarsisht lavdisë dhe fuqisë së frikshme të momentit, edhe PSja si PDja berishiste do të jenë viktima të etjes së dy liderve të tyre për pushtet absolut, në mënyrë që pas tyre dy partitë, të mos i ngjajnë asgjëje tjetër përveç surretërve karaktereve, veseve, dialektikës dhe fundit dramatik të dy sulltanëve të tyre pa trashëgimi, ose me trashëgimi turpi dhe hajnie. Edi Rama është fundi i PSsë. U kuptua që kurse i privilegjuari i sistemit të Enver Hoxhës, në krye të partisë që themeloi Enver Hoxha, filloi të shurronte Enver hoxhën, shorroi punëtorin për oligarkët, shurroji sovranizmin, shurroji ushtrinë duke i falur bazat tek oligarkët dhe NATOja (a thua nato nuk ka para të ndërtojë baza të sajat në Shqipëri?!), shurroi shkencën dhe kompetencën sovrane për t'ja dhënë falas shfrytëzimin total të pasurive natyrore dhe naftës shqiptare, mafjes ndërkombëtare të financës dhe të shumëkombësheve, për të zhdukur nga themeli çdo industri sovrane si ajo e përpunimit të naftës, për të kanibalizuar dhe dhuruar falas sektorët strategjikë, ambasadave, sheikëve dhe shushunjave ordinere oligarkë që ndan së bashku me Sali kërmën dhe Shkërdhenin e tij. Më shumë se një dekadë pushtet hajnie dhe vjedhje dhe nuk futi në dorë, për ta rikthyer në pronë të shqiptarëve dhe zhvillimit të Shqipërisë, asnjë nga pasuritë që bëjnë xhiro me miljarda dollarë në vit, që nga nafta deri tek mineralet. Shqipëria vazhdon si vendet e Afrikës,( që së fundmi ngritë kokën nga shfrytëzimi i paskrupullt kolonialist i Francës), të vidhet në mënyrë të paskrupullt. Për kë nuk e di, pasuritë natyrore shqiptare me rreth 30000-40000 fuçi nafte në ditë dhe mijëra tonelata mineralesh gjysëm të çmuara si bakri, kromi dhe nikeli, i rendisin shqiptarët në popujt me rezervat natyrore më të pasura për frymë në planet. Ku janë?! Kush i merr?! Sa paguan për to?! Pse marrim miljarda borxhe, nga ata që na vjedhin falas pasuritë?! Pse jemi kaq të varfër, pa ushtri, të pambrojtur, të papunë, në një hemoragji vdekjeprurëse emigracioni?! Heshtje varri. Flasin të gjithë vetëm për "mrekullinë" e demokracisë, për "mrekullinë" e NATOs, për "mrekullinë" e BEsë, për " mrekullinë" e Shqipërisë në krye të OKBsë, që për llogari të padronëve që zhvasin Shqipërinë, bën mut Rusinë, Kinën dhe gjithë armiqtë në planet, por nuk guxon të shtrojë zgjidhjen e problemeve të saj shekullore, me një ligj lufte të një vendi maskara, me terrin dhe mohimin e çdo të drejte të shqiptarëve dhe çdo minoriteti në këtë vend BEje, klerikalo- fashist. Kam frikë se " mrekullisë" së Perëndimit zhvatës dhe hipokrit dhe " demokracisë" së tij si instrument ideologjik kolonializues, po i vjen fundi në histori, dhe ne që nuk respektojmë as veten, si gjithmonë pa tru, pa miq dhe pa brekë në bythë përballë sfidave dhe tërmeteve të historisë.

                          Lini një Përgjigje