Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm

23 Shtator 2023, 19:31Blog TEMA
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të

Nga Spartak Ngjela

Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm.

Asgjë.

I.

Duke thënë se akuzuesit gënjejnë, Saliu nuk po thotë asgjë. Duhet të tregosh provat e tua që ty dhe familjen tënde, po të akuzojnë kot.

Cila do të ishin provat shfajsuese dhe me vlerë të Saliut?

Kryesorja duhet të jetë që të tregojë me provë faktike: sa ka qenë pasuria e tij dhe e familjes së tij në vitin 2004, para se sa ai të bëhej kryeministër.

Pastaj duhet t'i thotë opinionit publik se pronat që ka familja e tij, dhe ai vetë, nuk janë shtuar në mënyrë abuzive duke shfrytëzuar postin e tij si kryeministër.

Ky është ekuacioni që Saliu duhet ta zgjidhë para opinionit publik shqiptar, dhe familja përpara Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme që po i thërret.

Mallkimet e tij kundër gjykatës apo prokurorisë, janë thirrje të një individi të trembur, kurse drejtësia triumfon vetëm me prova.

E pra: opinioni publik i Shqipërisë po pret të shohë tani provat gjyqësore të akuzës kundër Berishajve në procesin që ka nisur dhe do të vijojë në SPAK.

Të gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë.

Por kur një i akuzuar bën shumë zhurmë për asgjë, asgjëja që e shoqëron atë, në konceptin penal të të provuarit, është kundër tij.

Një i akuzuar që sillet dhe argumenton nëpërmjet zhurmës së asgjësë, në jurisprudencën e lartë quhet nulitet, asgjë; dhe prandaj ky individ procesin gjyqësor e ka katërcipërisht kundër tij.

Midis të akuzuarit dhe provës, qëndron drejtësia.

Kjo është aksiomë absolute e një procesi gjyqësor të drejtë e të pavarur.

II.

Po pushtetarët e tjerë që janë në të njëjtat pozita, a do të kenë kontrolle të tilla nëpërmjet akuzës penale.

Të gjithë duhet ta dinë se për faktin që ky proces i SPAK-ut drejtohet nga ndërkombëtarët kundrejt të gjitha qeverive që kanë kaluar në Shqipëri në 25 vitet e fundit, kuptohet që ky do të jetë një proces jo i shkurtër, por që është një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

Dhe tani opinioni i nivelit intelektual në Shqipëri po pret të shohë një proces akuzues të nivelit të lartë.

Sigurisht, deri tani ka pasur disa të tillë, por i larti që po pret opinioni publik dhe intelektualizmi shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj, është niveli kryeministror dhe niveli presidencial në qeveritë dhe presidentët që janë apo që kanë kaluar në këta 25 vjet...

Dhe kjo nuk është një kërkesë për hakmarrje, por një kërkesë që ka të bëjë me mbarëvajtjen, mirëqenien dhe pasurimin të shoqërisë shqiptare.

4 Komente

  1. K
    Kol

    Ne shtator shtator ,,,,, po hik i treni shtator dhe asgje berisha esht aroma.

    1. s
      selim

      Shprehje e nje avokati:I akuzuari nuk ben dot gje te tregoje se eshte i pafajshem...me pak fjakle per avokatucin e famshem "te shkalles se rezistences ne perdhunim" , eshte paracaktuar nga politika denimi i Berishes...e drejte ...

      1. F
        Frenki

        Ne “jurisprudencen e larte, te mesme dhe te ulet” o avolesh barra e proves i takon akuzuesit jo te akuzuarit! Po nesje zotrote ke rrjedhur dhe nuk te merr kush seriozisht.

        1. N
          Nardi

          Sali komunisti njehere e quan veten Steve Jobs e njehere Martin Luther king pastaj konservator o zot mos u merni me kete karikature edhe lereni ne hallin e tij. Saliu eshte i mbaruar per shqiperine edhe shqiptaret ai do mbetet nje Enverist i shpifur. Mjafton te shikosh qe si Enveristet ashtu edhe Salistet njesoj jane madje edhe kane bashkuar votat kur ju eshte dashur me Lulin ne bashkine e Tiranes. Shqiperia zhvillohet pavarsisht nga pengesat qe i shkaktojne forcat Enveristo Saliste te nje specie te shpifur.

          Lini një Përgjigje