Nga Edmond Arizaj
Për lëvizjen e Adriatik Lapajt!
Ju ka mbetur diçka në mendje nga fjalët e Adriatik Lapajt?
Tiku, krijo mesazhe të forta, për pak problematika. Vetëm Zoti i zgjidh të gjitha.
A e dini cila është skuadra e Adriatik Lapajt?
Tiku, largoju shembullit të profetit. Dalja i vetëm në prezantim ishte disi gabim. Shqipëria ka pasur (dhe e ka) profetët që “vetëm ata e bëjnë vendin”. Një më shumë, s’bën ndryshim.
A i patë këpucët e Adriatik Lapajt?
Tiku, është metaforrë gjithsesi, por këpucët e tua duhet të ishin të grisura dhe me baltë. Sa njerëz ke takuar fshatrave, qyteteve, lëndinave, ugareve? Po dole në mbrojtje të njerëzve, duhet t’u njohësh edhe timbrin e zërit, edhe ngjyrën e syve, edhe shtrëngimin e dorës.
E pyetët veten cila Shqipëri bëhet sipas Adriatik Lapajt?
Sepse amaneti, dëshira dhe optimizmi i rilindasve shqiptarë me “Shqipëria do të bëhet”, ka qenë jo kjo Shqipëri, por ajo bashkë me Kosovën, Çamërinë, e gjithë trojet e tjera. Nëse emri i lëvizjes së Tikut është thjesht kundrapedal i pesimizmit kaq vjeçar “Shqipëria nuk bëhet”, po ndërrojmë “venë me ve” siç thonë shkodranët.
Mos ju duket se rruga që po përshkruan Adriatik Lapaj është rrahur dhe më parë?
Tiku, je herët, mundohu të hapësh rrugë të reja, mënyra të reja, mjete të reja, njerëz të rinj. Ke kohë, ke mundësi, ke mbështetje, ka dëshirë nga njerëzit.
Nuk ju duket se Adriatik Lapaj po flet pak si shpejt për zgjedhjet?
Tiku, nuk pret dot?! A vallë e dëshiron pushtetin kaq herët?! Gjithë të tjerët më parë, kanë pasur të njëjtin problem dhe janë përballur menjëherë me murin e mosbesimit të votuesit, apo me çizmen e rëndë zgjedhore të partive tradicionale. Kjo është e vërteta.
Nxitimi për t’u përplasur me ta, mund të sjellë demoralizim në rastin më të mirë, sepse rasti më i keq është të të joshin dhe pastaj të të lënë në baltë. Ka ndodhur dhe kjo. Megjithëse humbësi më i madh në këtë rast ka qenë besimi i njerëzve.
Nuk ju duket çudi që pavarësisht mediatizimit të Adriatik Lapajt dhe lëvizjes së tij, paralajmërimit prej muajsh të lëvizjes, nga politika e politikanë tradicionalë nuk ka fare reagim?
Tiku, si do i bindësh skeptikët se ti nuk je një lëvizje që e lëviz dikush tjetër? Nëse ke ndonjë skelet diku në dollap, sirtar, a poshtë karriges nxirre tani, sa më shpejt dhe sqaroje. Pastaj vijo i pastër. Kur partitë tradicionale nuhasin sadapok rrezik, reagojnë. Kujto studentët pak vite më parë. Ah sa lëvizje e bukur ishte!
I dini synimet e Adriatik Lapajt?
Tiku, të paktën tre synime të bëheshin publike. Njerëzit duan të dinë kë po ndjekin, kë po përkrahin, pse. Opozitarizmi, patetizmi dhe populizmi janë të lehtë, të bukur dhe tërheqin vëmendje, të japësh alternativë është sfida.
Nejse, çdo gjë e re ka kuriozitet. Nuk duket ndonjë flakë e madhe, krahasuar me elokuencën opozitariste të Blushit, me patetizmin nacionalist të Spahiut, apo me gjithë lëvizjet e partitë krijuar ndër vite, pa mundur të kalojnë asnjëherë 3 përqindëshin në zgjedhjet e para. Por të shohim, as Tiku vetë s’besoj se shpreson të vijë në pushtet në 2025, por nëse arrin gjatë kësaj kohe të imponojë ndonjë gjë në vendimet e politikës, është në rrugë të mbarë.
Mbeti Shqiperia ta shpetoi katunari LLAPA, kesaj i thone VARE VETEN ME LITARE O DINO...
Llapaj kerkon ti shmanget nje lufte kunder Berishes, Bashes, Metes. Llapaj po kerkon te rrezoje pushtetin e Edi Rames, me cfare force? Me forcen opozitare. Kjo force opozitare kerkon anetare, qe sot jane te ingranuar me Saliun, Lulin dhe Meten. Pra, Llapaj ka nje beteje te vogel kunder tyre, per te vajtur tek beteja e madhe kunder Qeverise. Kjo eshte beteja qe po i shmanget Adriatik Llapaj. Por pa kete beteje, do ngelet si gjeneral pa ushtare. Ata qe ka rrotull sot Llapaj, jane ekipi i qeverisjes, nuk jane ushtare. Ushtar eshte fermeri, ai qe ka 30 vjet qe del ne protesta per PD. Po qe se do mundesh Qeverine nga Televizori, me gruan e Bogdanit, apo te atij humoristit, i je futur detit ne kembe. Adriatiku duhet te shkoje me filozofine e Luanit kur kerkon te zaptoj territore, vret Luanin me te forte, i vret kelyshet luaneshes, dhe ne fund i fut nje tegel luaneshes. Ne kete moment ai eshte bere zot i territorit. Adriatik Llapaj duhet te vrasi Luanet e plakur te ketyre 33 vjeteve, qe te zoteroje territorin, ti vije pas luanesha (Opozita). Nuk behen keto pune nga studio e Cim Pekes.
C'paska Gelbaza qe qeka kap me Tikun? Tiku pikepamje te majta po shpalos :p
Katunari Llapa eshte sherbetori besnik i Argita Berishes.
O llaparush i Ke hy nje rruge qe do te ta cjerre masken dhe do perfundosh si legen dhe ata qe ty te rren mendja qe po' i mashtron do te ta japin reston shume shpejte
Nuk merret pushteti nga zyrat e Rithemelimit dhe udhzimet e Syri Tv. Ne si popull e dime shume mire ke do votojme.
Llapa eshte nje idiot qe se ka shokun
Pre ine sjam menLapen por e sigurte eshte se eshte me mire se gjithe kto ropqirat xhepista aktual dhe te djeshem.
ndro mbiemrin nga lapaj,ne llapa dhe hooop ne pidh te nones
Hahahahah
Është shumë kollaj të bësh populizëm por në fund do dalin me pras në b.th
Adriatiku te dashur miq e tregoi vehten kush eshte, duke folur me nje gjuhe sikur e pickuan ne bythe dhe u hodh pupthi me keq se babai I Argutes...ushqimit shpirteror te Tikut te vockel...u hodh pupthi dhe u soll si halabak fundlagjesh, nga arsyetimi dhe shpjegimi shume I sakte qe I beri Blendi Mane...je shume larg o Tiku ne formim krahasuar me Blendi Manen pa lere te krahasohesh ti me nje Lider...
Ju bythelepirsit e Rames bashke megjithe kete Mondin qe ka shkruajtur kete pacavuren jeni njelloje si militante islamike. Po si more njerez doni akoma ps dhe pd qe bashke me Ilire meten jane arsyeja e katandisjes se shqiperise dhe shqiptareve ne kete gjendje. Po mbeshtesni nje ndryshime nje te ri se mekeqe sa jemi nuk ka per tu bere.
O Tiku o trim me felt ,