Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët

25 Shtator 2023, 09:37Blog TEMA
Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për

Nga Namir Lapardhaja

Siç na rrëfejnë librat e shenjtë, të mbururit me mëkatin, është më e madhe se vetë mëkati.

Përballë imoralitetit individual të ish-kryetarit të bashkisë së Kuksit dhe amoralitetit shoqëror dhe politik të “Rithemelimit” dhe deputetëve rishtarë në gjirin e tij, kuksianët e bënë lehtësisht zgjedhjen e tyre. I pari u turpëruar publikisht, u largua dhe po vuan pasojat e veprimit të tij, ndërsa të dytët vijojnë të shesin mend, të qëndrojnë fuqishëm në akrobacitë amorale të tyre, duke rishpikuar elemente të moralit dhe të virtytit që janë ekskluzivitet vetëm i tyre. 

Ndonëse bashkia e Kuksit është një nga bastionet historike të Partisë Demokratike, politikisht rezultati i zgjedhjeve të pjesshme vendore na konfirmoi disa çështje:

Së pari, Sali Berisha e ka mbyllur përfundimisht ciklin e tij politik. Në dy vite, përveçse humbjesh të njëpasnjëshme, nuk ka shënuar asnjë fitore. Ai nuk frymëzon askënd përveç një grushti të vogël militantësh, të cilët sikurse ‘vullnetarët e Enverit’, nuk kanë për ta kuptuar kurrë një gjë të tillë. Përveç militantëve, pas vetes do vijojnë t’i qëndrojnë deri në fund një grusht servilësh dhe të paaftësh që gjithçka në politik e kanë si pasojë e besnikërisë ndaj tij.

Së dyti, bashkimi i Gaz Bardhit dhe deputetëve të tjerë të PD-së me “Rithemelimin” nuk ka ngjitur, nuk ka frymëzuar, nuk ka përçuar asnjë mesazh pozitiv në radhët e elektoratit, nuk ka forcuar në asnjë dimension opozitarizmin. Bashkimi mekanik dhe i sforcuar ka krijuar efektin e kundërt, nuk ka krijuar asnjë kimizëm, ka thelluar humbjen, ka dekurajuar votuesin, që nuk ka dalë në zgjedhje dhe ka bojkotuar, nuk ka justifikuar në asnjë rrethanë “arsyet” që u bënë publike për një vendim të tillë.

Së treti, gara fiktive në radhët e “Rithemelimit”, përjashtimi prej saj e individëve me potencial dhe me mbështetje të gjerë lokale, mosmarrja në konsideratë e thirrjeve të vazhdueshme që erdhën nga PD-ja lokale për t’u bashkuar dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët për një kandidat vendas dhe me banim në zonë, treguan sërish se Sali Berisha është në pazar me Edi Ramën nëpërmjet oligarkëve të përbashkët, si Çet Kastrati, të cilët e mbajnë me financime dhe sponsorizojnë ‘luftën civile’ në radhët e PD-së. Të dhuruarit të Kuksit nipit të Kastratit, është në vazhdën e shitjes së bashkisë së Tiranës për shkak të “Kullës së Revolucionit”.

Së fundmi, mjaftoi mospjesëmarrja e PD-së zyrtare në garë, si pasojë e organizimit të saj të brendshëm, dhe lënia e fushës së lirë, për të mos pasur alibi dhe për t’u dhënë një shans demokratëve për të qenë bashkë, për ta qartësuar përfundimisht se përballë mazhorancës dhe pushtetit kërkohet një filozofi tjetër, kërkohet një opozitë që nuk është në pazar duke përfituar kulla në Tiranë dhe duke falur bashkinë në Kukës, kërkohet një opozitë që realisht nuk merret me luftën e brendshme, por sheh se si të përmirësojë vetveten dhe të bëhet e besueshme në sytë e qytetarëve shqiptarë.

Pavarësisht gjithçkaje, Sali Berisha do vijojë thirrjet për vjedhje votash, për manipulim të procesit zgjedhor, për revolucion dhe protesta (që nuk erdhën kurrë!), ashtu siç ka bërë për 30 vite me radhë sa herë që ka humbur, Gazment Bardhi do vijojë me argumentet e tij se bashkimi me Berishën është i moralshëm, sepse ai e bën opozitën më të fortë, duke premtuar se do të ndalojë luftën mes demokratëve (grupin e Berishës) dhe duke vijuar, siç bënte dikur me të parin, me të njëjtën mënyrë ndaj Lulzim Bashës, ndërsa demokratët dhe qytetarët shqiptarë do vijojnë të mos kenë besim tek opozita, për shkak të këtij kaosi të brendshëm.

Të paktën për sa kohë që do vijohet kështu.

16 Komente

  1. K
    Koment

    Ti Lapardhaja mos u nxito te flasesh. Bej llogarite sa eshte numri total i votuesve dhe sa jane te larguar. Sa punojne ne administrate dhe sa patronazhiste me kohe te plote. Dhe sigurish sa jane te shitur.

    Përgjigjjuni
    1. S
      ShkelXeni bythqir pjella e Saleh karit

      Saleh Birisha do shkruaj absolutisht liber absolut për vjedhjen e trete te shekullit, 512 faqe absolute te krimit mostruoz absolut te hajnise se Edi mafise. Salehi ky baxhanak i Muhametit vrare ne Gerdec absolutisht do votbesohet nga foltorhanja ku votat me ndershmeri absolute i numeron Edi Paloqja.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Namir, mirë, mirë me te gjitha ato qe ke shkruar, me fokus Berishen. Ashtu jane, por nuk na the, ja iku Saliu (nje dite do ike pavaresisht se si, bile në rruge e siper eshte), po me Bashen do fitoni? A nuk u kane mjaftuar 5 humbjet e tij te fundit per t'ua mbushur mendjen per kete. Berisha do duhej qërruar, po prej Bashes hija e tij, qe kur e futi në listen fituese per deputet në Tirane. Kjo do te thote se per 101 arsye, te 15 viteve qe kane bashkedrejtuar sa PD aq dhe qeverine e tyre, Basha eshte koke e kembe në nje thes me te. Per shkak te aferave te perbashketa, penale dhe politike, Basha eshte tejet i kompleksuar prej ish mentorit dhe siç e ka pohura vete e mesuesit te tij. Basha pa te nuk do ishte kurkushi, si nuk do te jete tash e tutje, edhe pa të. Ju genjen mendja! Basha eshte i paafte, nuk ka stofin e liderit, nuk eshte guximtar, eshte i paqendrueshem, eshte i perlyer edhe me afera korruptive me kunatin e tij, etj, etj. Që te laje dhe mekatet e tij, Basha ka vetem nje mundesi. Të rrefehet per 21 janarin 2011. Jooo, ç'thua do behet pyetja! Ai e ka frike Berishen si djalli nga temjani. Kjo vihet lehtesisht re, kur ai nga frika, pvaresisht se ç'thote lexhenda per të, ky nuk guxon as emrin t'ia zejë ne gojë. Edhe kur ndonjehere e ben në distance me gjysem zëri, i drejtohet me "zoti Berisha". Ska faj, edhe nëse ka detyrime ta nderojë, (në rrethana te tjera me te drejte), e ka frike ate si gogolin femijte. Mos habit Namir, se Basha sa i perket politikes nje femije eshte. Bëtë gabim qe e lejuat te kthehet. Rreth kesaj, nuk ka rendesi nëse gabohem une apo jo, nuk humbas gjë, por ama me të ju do të humbni shume. Koha do na gjykoje.

        Përgjigjjuni
      2. A
        ABC

        E çfare del sipas kesaj llogarie ? Me demek qe fitorja e PS ne Kukes ka ardhur prej ketij hesapi qoftexhinjesh . Opozita e sotme Berisha - Meta ( dhe ai trapi Bardhi ) 10 here te futen ne zgjedhje tere kohen do humbasin

        Përgjigjjuni
      3. B
        Besniki

        Fatkeqsia eshte se nuk ka opozite fare,po fare, fare.Fatkeqsia tjeter eshte se trajtoni si opozite kete qe nuk eshte,media,analistet etj.Akoma reklamohet Sala,Likja,Luli etj.Nuk e keni kuptuar qe keto jane te vdekur politikisht,nderkohe ju diskutoni se çfare budallalliku thote Sala,si e tha,pse e tha idiotesine e rradhes.Vazhdoni se keshtu Rama vazhdo edhe 100 vjet.

        Përgjigjjuni
        1. g
          gasper

          Njerezit jane te qyteteruar nuk jane te verber qe te mos dallojne te bardhen nga e zeza,perdoren zhargone malok,lab,laluc nuk jane fyerje ndersa ti thuash shpellare kjo po dhe per fat vetem shpellaret shkojne pas Sali non grates.....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardani i Ri

            Kryekrimineli i kombnit tonë, Sali Shpellar Berisha, ka vdekur me kohë, në psiqikën e popullit tonë, si njeri dhe politikanë. Populli e ka hequr qafe, me kohë. Ky kriminel nuk ka ndermend t'i hiqet popullit qafe.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Y

              PD nuk ka me shume elektorat se kaq 30 deri 37 perqind me te gjithe Shqiperine te tjeret jane perralla.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                Nuk dolen dhe aqe keq, te pakten ju mbeti ne goje shija e atij te Safetit. Le ta shijojne berisha , gaz bardhi dhe gjithe babalet e tjere.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomori

                  Ky Laperdhaja thote qe nuk e voton njeri Gazin dhe Saliun . Kete kemi kohe qe e dime . Gazen nuk e voton njeri si person se eshte qose dhe beqir , po dhe Saliu ka kohe qe nuk votohet . Ai gezoi qe hoqi Gjicin me ate putanen e fotos dhe qe mundi Lulin se per Ramen , nuk behet fjale . I bie detyre ketij Laperdhase qe te gjeje ndonje kryetar tjeter per opoziten , po te mos i njgjaje Saliut , se me keta qe ka ne krye vetem bar do hane .

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Viktori

                  Ku ka opozite tjeter ketu ne Shqiperi pervec se asaj pa vule e pa sigel partie? Sa per ate PD te Bashes, ajo e tregoi vehten ne Tirane ku Bejkua i saj me vule PD doli e 5-ta pas Arlind Qorrit.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tes

                    Por Çim Peka dhe Mul Noka

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Më mirë një opozitë e dobët, se ajo e "fuqishmja" Berisha

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lapordha e Beratit

                        O lëpirës i Lulashit. Pse nuk kandidoi partiçka juaj, apo nuk jus mbajti bytha se e patë që pesha juaj në elektorat nuk i kalon të 3%? Ik tani mos u bëj qesharak

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Flitet se nje nder alibite qe do paraqese perbindeshi i vicidolit per humbjen e radhes ne kukes eshte dhe pabesia qe tregoi i forti i pazarit te ri qe te keput ne mes qe nuk u angazhua fare ne kukes me popullin e 2 marsit qe na qante trapin cdo dite para 15 muajsh.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Grant

                            Lindja, ndricimi dhe perendimi I Bardhit!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje