Kinse patriotët, Zveçan dhe ushtria

24 Shtator 2023, 21:00Blog TEMA

Kinse patriotët, Zveçan dhe ushtria

Nga Ben Andoni

Pak ditë më parë u përcoll një draft sa i përket mobilizimit të rezervistëve. Megjithëse numri i paraparë i tyre ishte i kufizuar, mosha kuptohet e përcaktuar, pati shumë reagime. Në një mori të tyre përmendej ajo që na shkon më shumë për shtat se: jemi vend i NATO-s dhe se ka kush të merret me mbrojtjen! Të tjerët, shumë më të pakët, si të gjetur. Dhe, një pjesë si gjithnjë pa përgjigje, për të pritur një situatë më të mirë. Një presion të tillë, por disi më të moderuar, e kanë hasur dhe vendet që i janë rikthyer shërbimit të rezervistëve, kurse vendet Nordike për shkak të konjukturave e kanë shtrirë shërbimin si në mosha dhe në gjini. Siç ndodh me vendet që parashikojnë shumë më përpara, tashmë kjo etiketohet si nevojë kombëtare. Madje, një ish-deputete suedeze tregohej pak javë më parë, që kishte lënë familjen dhe i ishte bashkuar trupave mbrojtëse ukrainase. Po pse reagojmë ne shqiptarët në këtë mënyrë?! Një pjesë jo e pakët e shoqërisë kanë kryer shërbimin ushtarak dhe në masë, moshat mbi 50 vjeç e kanë provuar zborin. Paçka sesi u degjenerua ushtria në vitet e fundit, kjo kohë ndihmoi shumë qytetarë jo thjesht të mbrunin dashurinë për atdheun, të kuptonin sakrificat e qëllimeve të mëdha, t’i dilnin zot vetes dhe përveç kësaj: Të kuptonin vendin tonë në shoqëri. Situata e rëndë në Zveçan të Kosovës, në orët e fundit, mobilizimi i një njësie serbe me armatim të mirë konvencional, u përball me njësitë e policisë së Kosovës. Gjithnjë e më shumë po na presin të tilla sfida prej tyre. Ajo që shikohet tashmë hapur është një tulatje e publikut kosovar, përballë agresorëve të tillë, kurse tashmë një pjesë syresh po kuptojnë sesa afër dhe i lehtë është rreziku i çdo provokimi serb. Me identifikimet e para po kuptohet përfshirja e serbëve dhe rrezikshmëria e tyre, kurse me përfshirjen edhe të objekteve fetare po kuptojmë sesa kompleks është e gjithë situata.

Ndërkohë nacionalistët dhe kinse-patriotët shqiptarë kanë heshtur. Ata që e mbushin sistematikisht facebook me trimëri dhe që “mezi presin shkiet” t’ua tregojnë vendin, nuk janë ndjerë shumë. Është fashitur jo vetëm nacionalizmi, por edhe patriotizmi, që shprehet hapur vetëm kur fiton përfaqësuesja. Kjo, sepse patriotët e vërtetë, mësuesit, ushtarakët, nëpunësit, familjet që kanë dhënë aq kontribute janë të pagoja. Këtë protagonizëm e marrin si gjithnjë kinset. “Në fillim të një ndryshimi, patrioti është një nga njerëzit e pakët dhe trim, por është edhe i urryer dhe i përçmuar. Kur kauza e tij ka sukses, i bashkohen të tërhequrit, sepse atëherë nuk kushton asgjë të jesh patriot”, shprehej cinik në kohën e tij Mark Twain, për një fenomen jo vetëm shqiptar.

Ndërkohë, që shqiptarët i janë dhënë më shumë nacionalizmit, ku përcaktimi i saj klasik si: “politika ose doktrina e pohimit të interesave të kombit të vet të parë si të ndara nga interesat e kombeve të tjera ose nga interesat e përbashkëta të të gjitha kombeve”, shkon me shumë kinse që bëjnë dhe ngatërrohen mes faktit si patriotë apo si nacionalistë. Po, ja ku ndodhi katrahura e fundit në Kosovë dhe kinse nacionalistët heshtën, trimat e facebook kaluan në argumente te tjera (nuk i panë lajmet) kurse kinse patriotët u morën me sofizma. Ndërkohë që të gjithë harruan se përfaqësimi dhe integrimi në ushtri, sot, është më shumë sesa çdo gjë tjetër përballje me të ardhmen, që me sa duket nuk do të jetë aq e ndritshme sa e mendojmë. (Javanews)

9 Komente

  1. Z
    Ziguri.Guri I Zi

    Sa me e forte te jete ushtria aq me e qendrueshme eshte paqja dhe aq me e pamundur eshte lufta

    Përgjigjjuni
    1. f
      fansi yt

      Profesor Beni na je bere si komisaret e Enverit ku spikat thirrja Para djemte e komisarit se komisari vjen nga pas

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ky Andoni vllehu plehra

        Ky vllehu eshte kar fare, i paqarte, provokator, skuth e bythelepires. Artikull fshij bythen! Ik ha mut ti kinse qytetar global! Bytheqire!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berti

          Po normale, brez bythecesh te rritur nga prinder akoma me bythecer qe gjeten rehat tek teoria e "cekut te bardhe" dhe u ndjene mire me "dolce far niente". Leke qe vinin nga pune te pista, militantizma, e qe nuk te lodhnin. Vetem mallkoni dhe urreni vendin tuaj per shkak te paaftesise qe keni per te gjetur veten ne jete, profesion, marredhenie personale etj. Per kete ja ka fajin pasaporta shqiptare. Po moret ate gjermane, do ju mbarojne hallet! Pergatitja ushtarake te jep siguri per cdo situate konfliktuale qe mund te kete nje shtet dhe nuk eshte as turp, as angari. Sa te reagoje NATO, nese reagon gjithmone, ju kane ardhur serbet ne Tirane. Aty po, do doja t'ju shikoja juve trimave te internetit qe beni si kapedaner. Juve i lini familjet tuaja ne meshire te fatit dhe vete krrisni e cani ferren. Uroj qe ajo dite mos ardhte kurre per asnje vend ne toke, aq me pak per tonin!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi

            E keni gabim zoteri! Ben Andoni është emri i dytë. Emri i vërtetë i tij është Baftjar Luzati, musliman nga Tepelena dhe vllah musliman nuk ka.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kastriot

              Ça flet palidhje kinse po di gjë! Mos fyej kot e mos përhap gënjeshtra! Ben Andoni është shqiptar dhe patriot!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dardan

              Shkaterrimi i Ushtrise Shqiptare krahas sektoreve te tjere ekonomike e strategjike, eshte veper e agjentures serbe ne Shqiperi per t'i ftohur krahet luftetareve shqiptare ne Kosove per liri e pavaresi nga pushtuesit njeshekullore serbe. Kreu i agjentures serbe, i paprekur nga Drejtesia, vazhdon te llomotise edhe sot e kesaj dite ne podiumin e Kuvendit te Shqiperise.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Armand Babi

                Ti je nje gazetar njeriu i Amerikes nje agjend Amerikan sic thoshte dhe Enver Hoxha.Amerika jote e carmatosi Shqiperine ajo na futi ne kurth.mos te kujtoj Amerika se nuk do prishen maredheniet Shqiptaro Amerikane.po u be luft ne Kosov asnje njeriu i Amerikes nuk do wendroje ne pushtet ne Shqiperi dhe ne media.ta them une me 100 firma mos kujtoni se populli nuk kupton lojen qe behet

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Deda...

                  Zotëria shkruan për gjethet për t'u dukur patriot, pa prekur rrenjen dhe thelbin e problemit që është tepër kompleks...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje