Dalldi e paparë patriotike!

28 Shtator 2023, 11:50Blog TEMA

Dalldi e paparë patriotike!

Nga Kimete Berisha

- Albin Kurti po sillet thuajse e ka zbuluar 'patriotizmin' dhe armikun serb.

- Njëkohësisht, derisa Albin Kurti po digjet gjuhësisht për Kosovën, presidentja po qet tym nga një lloj patriotizmi jashtëzakonisht primitiv.

Kur ajo nuk vishet me atë fustanin ngjyrë synetie, vdekja 'e tjetrit' i duket - Rilindje.

Po a ka absurditet e budallallëk më të madh se sa të thuash se kush vdes - nuk vdes, por rilind.

- Mos i rréni njerëzit se nëse vriten  - rilindin.

Vdekja mund të jetë Liri (një tjetër liri), liri individuale, ndoshta!

- Kurrë s'e kam dëgjuar askënd që do të dëshironte të Rindte në këtë botë.

Prandaj Rilindja është premtim, o Zot çfarë premtimi!

E kush je ti se që e di çka është Rilindja?

- Pse po ndodh gjithë kjo urgjencë patriotike?

Pse nuk e dinë se nuk i ha këto pallavra ai që e ka përjetuar luftën dhe nuk e ka parë drejtësinë...

- Nuk ka profesione patriotike në shtetin e lirë e të pavarur.

Nuk je patriot nëse e 'do' vendin tënd, por e ke në përshkrimin e vendit të punës që duhet ta mbrosh Kosovën.

- Patriotë ishin, shembull, ushtarët e UÇK-së, që nuk ishin 'të punësuar' për ta çliruar Kosovën, as nuk e kishin përballë KFOR-in kur e nisën luftën të vetmuar e të varfër; me armë e pa armë, armë kryesore kishin idealin e çlirimit.

- A ka gjë më patetike se sa kur një kryeministër i një shteti të pavarur flet me zjarr për vdekjen, vrasjet, nxehet... qe 3 vite ndjell luftë...

Trimërohet sepse e ka KFOR-in.

- Paramendoje të ruhej dhe mbrohej Kosova vetëm nga shqiptarët?

Të mbetej Kosova në duart e Institucioneve të saj që s'kanë as letër e sapun në nevojtore.

- Dalldia patriotike i ka kapluar sidomos 'ata' që vuajnë nga kompleksi i spiunit të Serbisë ...

Ata po e shfrytëzojnë më së shumti dallgën patriotike.

- Ata janë gëzuar shumë dhe po thonë se Kosova ka triumfuar (po bëjnë sikur u duket që Kosova u tregua superfuqi botërore) që i ka vrarë 'tre terroristë serbë', dhe i ka lejuar të ikin nga Kosova për në Serbi dhjetëra terroristë të tjerë.

- Triumf i madh të të vritet polici, pa pritur e pa u kujtuar, e askush të mos jap përgjegjësi se si ndodhi të futet gjithë ai armatim në Kosovë e të mos e shoh njeri?

- Qysh hyri armatimi i rëndë në Kosovë në kohën kur prej Albinit keksi serb 'nuk ka mundur' të hyjë nga Serbia!

- Asnjëri nuk flet për paqe. TV gazetat publikojnë të vrarët si në gjendje lufte.

- Të gjithë janë të disponuar për luftë!

Edhe këngëtarët i ka zënë 'atdhedashuria'. Njëra, më naivja ndër to, tha se kur këndon këngë patriotike i hidhet ta marrë armën e të luftojë për atdhe!

Merre, moj!

- Asnjëri nuk tregon se edhe sikur të ndodhte edhe një luftë, edhe njëqind luftëra po të ndodhnin, prap se prap, në fund, do të ndodhin bisedimet me armikun.

- Luftës mund t'i shmangesh, por bisedimeve jo.

Prandaj, shtyrja e marrëveshjes është hilja më e madhe politike, sepse marrëveshja shtyhet me gjak.

P.S. Pushka - Top!

55 Komente

  1. Y
    Ylberi ( ish piramida)

    Zin te dashur se shume mllef ke

    1. e
      eli

      E verteta eshte e vertete!Ajo ka te drejte.

      1. a
        armand

        Vertete mendoni se serbet ja futen vrapit se erdhi njesiti special i Kosoves ? Per ata djemte e njesitit respekt dhe vetem respekt se na bene te ndihemi krenare por ata thjesht zbatuan me perpikmeri strategjine e diktuar nga aleatet dhe asgje me shume. Karagjozi duhet te heqe dore nga sulmet verbale ndaj aleateve dhe gjeja e pare qe duhet te beje te lere menjane inatin prej idioti qe ka me Tiranen zyrtare dhe te koordinohen bashke ne politiken e jashtme per Kosoven. Boll me patriotizem primitiv se i kemi te fresketa pamjet ku policet e Kosoves lidheshin si dele brenda territorit nga xhandaret serbe dhe ekspozoheshin si trofe ne Beograd. Kujdes me superlativat patriotike dhe heroik se dardha e ka bishtin mbrapa dhe s'ka njesit special qe mund te ndaloje ushtrine serbe pa' ndihmen perendimore.

        1. T
          Tironci

          Kimetja dhe gjithe sorrat e tjera skane ca thone dhe te vetmet komente kane fustani fytyra floket kepucet! Sepse me te tjerat skane ku e kapin as albinin as vjosen! Jane dy patriotet me te medhenj te shqiperise!!! Shoket e EDVIN ANETA KOLEKES i kemi pare ne burgjet e hages! Hajt sorra kendoni tani. Mos hartoni te kerkoni kompensimin se erdhi fundi muajit

          1. R
            Realisti

            Ik o trap!

        2. a
          asllani

          Kush eshte kjo pleher, Albin Kurti flet me gjuhen e vitit 2024( pothuajse)..asaj i ka ngele ora tek UCK ( e dine kjo pleher se si u krijua UCK dhe kush e mbeshteti????)..pleher..

          1. M
            Mal Cori

            Po shko ore pirdhu me gjithë Albin marksistin......................... . Mos të jetë KFOR e NATO e SHBA, serbët brenda natës hyjnë në Prishtinë....... . Por Albinit i rruajnë lesht sepse ai për 4 orë është në Suedi, pasi është shtetas suedez.

            1. A
              Antimarxisti

              Me mire marxist se hajdut ordiner!

            2. S
              Shqiptaret e bashkuar ne cdo situate

              Albini ka Kusuret e tija brenda Shtepise Shqiptareve ,por sot nuk eshte koha per te tilla shkrime ,sepse sa i takon dinjitetit te Kosoves ai e vuri ne nji far menyre aty ku s'ka qen asnjiher .Pra le ti japim vleresimet e duhura kur ato vlera jane sot Fakt para syve te Shqiptareve . I joti ,nuk shitet ne asnji situate

              1. Y
                YJET RRINE DHE VESHTROJNE

                Ndaj te njejtit Mendim, qe nuk eshte koha e duhur per te Baltosur kaq shume Albinin. Kritika per Albinin ka plot, gjithashtu sot gazetaret bejne ALUDIME, pa fakte , por KIMI DUHET TE SHKRUAJ NE NJE KOHE TJETER.......

            3. D
              Dru me pre

              Kim çfare marke e Ke buzekuqin?! Te shkon, vetem se nuk dukesh si gazetare, thjesht paguhesh! Por dhe stilin e Ke ne te njejtin nivel me Berat Bzhalen e te Qimin e Pekajve. Edhe ti pjese e bandes se Baton Haxhiut je?! Futju me mire Tallavase se je shume e lexueshme e pa pike klasi.

              1. M
                Muzaka i Ri

                E hidhur por e vertete, duhet ta dishe sa e ke jorganin, aq ta shtrish edhe kemben. As mburrjet dhe as vetmburrjet nuk siellin gje te mire.

                1. S
                  Shqiptari

                  Si gjithmone bravo Kimete.Fryrja e Albinit dhe e ushtareve te vetvendosjes a thua se e cliruan Kosoven.Kur institucionet paskan pasur informacion prej kohesh pse e cuan patrullen mish per top.Llapaqenet e studiove na dalin edhe me teorine se Albini nuk u dashka kritikuar per gabimet qe ka bere se gjoja nuk qenka momenti se gjoja ka bere mire qe i doli kunder te gjitheve a thua se e dinte qe kjo do te ndodhte .Mos e fryni shume tullumbacen se te plas ne surat pastaj.

                  1. R
                    Rorirota

                    Të lumtë Kimete dhe ti shqiptar! Albini po çon ujë në mullirin e Beogradit, është jo vetëm i trajnuar në burgjet e Serbisë por merr urdhra edhe si agjent i dikujt tjetër. Vëreni vëth në vesh: Albini do që edhe Shqipëria të ketë luftë. Ai është mjeran, koha do i vërtetojë hilet e tij. Rroftë Shqipëria ????????

                  2. l
                    luli

                    ke thene ca te verteta te dhimbshme

                    1. Z
                      Zdravo VV

                      Kimete je më kimet Fjalet dhe shkrimet tua janë bindse janë te verteta Vjosa bija e udbashit serb është fajtore qe Kosova ka rënë në ketë gjendje te mjeruar duke i dërguar çlirimtaret në Hagë e duke i humbur miqet qe na ndihmuan në çlirimin e Kosoves Albim mashtrusi është vrases i Mon Bales Arben Xheladinit dhe te Astrit Deharit dhe se fundit edhe vrases i rreshterit Afrim Bunjakut Glauk ( Konjufca ) Nofullkali injoranti dhe idioti në krye te kuvendit nji matrapaz i paparë Xhelal Cfeklla nji minister rrugaq Donika Shvarci nji faqezezë Albulena Haxhiu nji shtrigë Mimoza Kusari duhet te pergjigjet a është kordinatore më Radojçiçin per tu futur grupi terrorist në Bajskë dhe është bashkfajtore per vrasjen e Afrim Bunjakut E keshtu më radhë e gjithë qeveria ZDRAVVO janë bashkfajtorë dhe kordinatorë më Radojçiçin

                      1. S
                        Sllobodanka

                        Shtet kosovar as nuk ka pasur as nuk do te kete: serbet me Serbine, shqipatret me Shqiperine.

                        1. T
                          Tata luigji

                          Bravo kymete je shume e drejt perdrejt

                          1. D
                            Dardani i Ri

                            Bravo zj. Berisha! Ju shquheni për mençuri, dituri, guxim dha patriotizëm. Këta shpellarët që komentojnë kundër jush, janë shqipfolës antishqiptarë, asgjë tjetër.

                            1. D
                              Doktor Mortja

                              Padyshim! Jena mbledh nave ketu.. du tju garantoj ju..patjeter! Padyshim! Rrofte populli shqiptar!

                            2. p
                              pjeter

                              Te kritikosh kryeministrin eshte te jesh ne rregull, c'vaj halli do ishte sikur te mos e bente askush!! Te jesh objektiv eshte edhe kjo nje detyrim! Une si lexues do te doja nje pergjigje nga Kimetja : A ka akoma te njejtin qendrim Kimetja mbi Kurtin kur tha se Blinken eshte naiv?? Sepse do te doja qe Blinken te kete qene naiv persa ndodhi kohet e fundit, perndryshe, nje veprim shume i vetedijshem perkrah Serbise i Blinken, nuk do ishte dhe aq e dobishme te nenqeshesh patriotizimin duke quajtur "dalldi" , perkundrazi, eshte e vetmja forme mbijetese!!!

                              1. T
                                Tutu

                                Bravo Kimete !! Shume e vertete ! Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve….nga cdo lufte si ai qe”fiton” dhe si ai qe humb , te gjithe dalin te mjere…Pyesni po deshet nenat dhe familjaret qe humben njerzit e tyre ne lufte ( nga te dyja palet )si ndihen sot… trim dhe i mençur eshte ai qe di ti zgjidhe problemet pa lufte…!! Pse nuk i dergojne bijte e tyre shtetaret “Patriote” ndonjehere te luftojne …!!??

                                1. I
                                  Ilir

                                  Brravo per shkrimet je guximtare dhe inteligjente

                                  1. A
                                    Allka .H

                                    Me behet zemra mal kur ka gazetar te till Kosova pa le qe eshte GRUA e mencur dhe trime . Cfar tjeter te them shume e permbajtur dhe mos harroni se njerzit maten nga PUNA dhe jo nga LLafet.Cila eshte puna e qeverrise se Kosoves.Zero vetem llafe per te mbajtur karrike e tyre duke perdorur patriotizmin e rrem per masat te cilat fatkeqsisht nuk po arrijen te ndjekin kohen.Flm Kimete.

                                    1. A
                                      Ana

                                      Me se e vertete,ato qe me thirrje kerkojne luften,dihet qe vete nuk e marin kurre armen ne dore

                                      1. D
                                        Demokrati

                                        Bravo dhe perfundimisht jeni e vetmja midis burrave dhe grave kosovare qe jeni e drejte dhe e sinqerte ..

                                        1. z
                                          zalli

                                          mund te mos na pelqeje,mund te kemi dhe dyshime ,por keto jane te verteta ,ndoshta dhe te renda,shpallen heronj,se bien ne krye te detyres ,absulutisht e drejt,por jo nga dyfytyreshit,osmani e kurti,te cilet luften e lavdishme te uçk-se,dhe heronjt e saj,kur ju permenden ju nxihet fytyra me shume belbezojne,se sa flasin,e kane bezdi kur ju permendin emrat,ç'ka ndodh se permenden ata qe dhane jeten per çlirimin e kosoves! ata djem e burra qe ishin te pahekurosur e pa kravate,po u ben aleat me më te medhenjt e kohes, te Nato-s e perendimit,dhe nuk kam degjuar deri sot,asnje burre shteti qe i pati aleat te jete "penduar"se bashkpunuan me ta.Kosova nuk ka lindur shtet me osmanin e kurtin,dhe do jete shtet dhe kur kjo dyshe nençmuese,nuk do jene me ne pushtet,e ndoshta edhe emrat do ju harrohen,por KURRE gjaku i atyre qe dhane jeten per çlirimin e kosoves nuk do harrohet.

                                          1. S
                                            Shmil Pollogu

                                            Miku, ky djaloshi respekton dhe ka dashuri dhe përulet para luftëtarëve shpirtëror, të mirëfilltë të UCK dhe, ka të vjella, ndaj atyre që idealet i mbuluan me abuzime materialiste, që më në fund janë veprime antikombëtare. Kaq për castin. të fala!

                                          2. f
                                            fshtari halim

                                            Mjere atij qe i ha bytha dhe. Nje paqe sado e shtrenjte te jete eshte me e mire se nje lufte e fituar me mijra te vrare. Ne fund palet ulen dhe bejne paqe dhe te deshmoret harrohen biles duken dhe tradhetare. Sidomos Lopa Osman qe jep dhe strategjine dhe taktiken e NATO-s,e afte si shefe e luftes ne Ukrahine.

                                            1. t
                                              tetovari2

                                              Jo ti nuk je fshatar, ti je nji debil apo më mirë të them idiot.Dasmë pa mish nuk ka! Do të ketë viktima por ata janë dëshmorë (shehit) të kombit të respektuar nga populli dhe Zoti!

                                              1. S
                                                Shqiptari buzholle..faik konica

                                                Yyyyt...islamiko enverist...yyyyt...

                                            2. P
                                              Perparimi nga Tirana

                                              Kimete Berisha ! Gjithcka qe shkruan me pelqen. Me pelqen shume. Une jam banor i Tiranes por 24 ore te dite-nates jam ne cdo cep te Kosoves. Dua te te pershendes me respekt si gazetare, si profesioniste.Sipas meje je model i gazetareve te guximshem qe duhet te kete sot kombi shqiptar.Stili juaj eshte krejt i vecante dhe verteton aksiomen "stili jam une" .Mos ju harxhoj me shume kohe , por desha tju bej edhe nje sugjerim modest : Mprehe mire lapsin dhe shkruaj sic dini ju per ata qe me njemije e nje menyra helmojne marredheniet midis shqiptareve , pavarsisht ku ata jetojne dhe punojne.Ne sot na duhet unitet kombetar dhe ai vec forcohet duke thene te vertetat, lakuriq sic jane. Po te kisha nje gazete do te ftoja te ishte kryeredaktore e saj. Urime, vajza ime !

                                              1. R
                                                Respekt per brezin e ri udheheqes te Kosoves marti

                                                Ti buce e pafytyre! Kur Albin Kurti dergjej burgjeve e Donika Gervalla kerthi qante te atin e te ungjin vrare nga serbet, i bije maces me luge! Plehre llafazane!

                                                1. X
                                                  Xha Jahua

                                                  Per cfare e akuzon mor loqe ..se eshte e re? ...Ndersa Albini me duket si surrati atij qe ka ngrene ndonje kar mu ne balle...kar burgaxhiu e kam llafin

                                                  1. R
                                                    Respekt per brezin e ri udheheqes te zmosoves mar

                                                    E akuzoj se nuk mund te dale me atdhetare se ata qe i kane ndjere ne kurriz masakrat e serbve! Ok??? Po ca pret nga ty? Imagjino nickname xha Jaho! O Zot na ruaj nga injorantet!

                                                2. P
                                                  Pelion

                                                  Bëjini hair dova kfor-it,Natos dhe Amerikës dhe mos fluturoni me presh në bithë,po s'keni kuptuar këtë s'keni kuptuar asgjë e do përfundoni edhe më keq. Historikisht Sërbi me ju ka bo ça i ka dash qefi,ju vra,djeg,përdhunu , çkombtarizu,dhe atë synim ka prap por ç'ti bëjë Natos se të jetë për albinra e xhelalëra ai për 24 orë ju nxjerr me Kuç e me maç në morinë,ai që harron shpejt të keqen dhe të mirën është i destinuar të tërhiqet zvarrë për jetsisht.Mëndja e madhe e Dalldia hanë kryet e të zot.Aferim Natos e ShBA !

                                                  1. N
                                                    Noci

                                                    Kimetja nuk shkruan kurre kot dhe gabim .Ka disa kohe qe te kujtojnë kohen kur ne e dermonin imperializmin amerikan dhe revizionistet.Parulla "igjithe populli ushtar" sikur bota e kishte hallin te na sulmonte ne e ne do te benim namin.E njejta situate po ndodh ne Kosove por edhe shume shqiptare,me nje patriotizem sikur lufta eshte te shkosh ne kamp pushimi.Mos harroni çfarë ndodhi ne 99 nga ushtria serbe dhe filluan bombardimet dhe Kosova u boshatis ,te gjithe refugjatë edhe djem e vajza te reja iken nga lufta.Mos beni hartime se nuk eshte e lehte lufta.Kimetja nuk po kerkon asgje veç bisedime se eshte e vetmja mundesi per paqen.Te jemi te bindur se jo vetem ne veri por edhe ne Serbi njerezit nuk e duan luften,por forcat nacionaliste ate pune kane kudo luften por Kosova ka nje mbrojtje nderkombetare te fuqishme por qe duhet respektuar

                                                    1. T
                                                      Tega Pollogasi

                                                      Shkërdhehet shtrembër kjo bucë - bushtër!

                                                    2. A
                                                      Ardi Mamurrzaku

                                                      Po hiquni qafe more UDBISTA TE SERBISE...... Albin Kurti nuk eshte vetem shpresa e kosoves,por e te gjithe Shqiptareve kudo jane.... Dhe Rama qe e ka nenvlersuar,pak nga pak po e kupton sa madheshtor eshte ALBINI....

                                                      1. T
                                                        Tutu

                                                        Albini dhe njeriun e jetes nuk e preferoi shqiptare.. edhe pjella e tij eshte gjysem shqiptare…!!Nuk ka ndonje shprese qe fillon tek Albini..

                                                      2. K
                                                        Kozmo

                                                        Edhe ty mi Kimete ka kohe qe te ka zene DALLDIA, por vetem me nje ndryshim, qe Kurti dhe Osmani Kundra Armikut shekullor, ndersa ty me ata qe luftojne per patriotizem. Avash kur sulmon kaq brutal, se do te marresh nota negative ne investigimin tend.

                                                        1. S
                                                          Shmil Pollogu

                                                          KUJT ia dredh bishtin, ti moj halucinantja antiarbnore-shqiptare. Or, ti pronari i Temës! Këmborëve të manastireve arbnore, të zaptuara nga sllavet "je ka po u mshon!

                                                        2. S
                                                          Sali

                                                          Nje BRAVO e madhe.kur kosovareve tu hapen syte e te shikojne qe cfare te keqija ju ka sjelle deliranti Albin Kurti do jete shume vone.po ske ci ben insurance e patriotizmat fallco nuk vlejne para te ardhmes se kosoves.

                                                          1. S
                                                            Sokol

                                                            Bravo Kimete. Pena top t’u bëftë.

                                                            1. U
                                                              USA

                                                              Bravo Kimete Nje shkrim realist

                                                              1. T
                                                                Tahir Gashi

                                                                Te gjithe Llaxoret qe mbeshtesin Kim Kimeten te paraqiten te selia e partise se lagjes! Buke e boze e margarine për te gjithe!

                                                                1. F
                                                                  Fjale me vend

                                                                  Kimetja eshte lule me arome sarkazme te forte. "Institucionet tona nuk kane leter e sapun ne tualet", thote hahaaa

                                                                  1. K
                                                                    Kimete te kemi me kimet

                                                                    Je e exlemplare nuk ka si ty nje te dyte ti mund te krahasohesh me shkrimet e te madhit Rama

                                                                    1. J
                                                                      Jugu

                                                                      Kimete ke marre anen e gabuar. Sado te paguaj Rama, Thaci, dhe Mero, ti duhet te kesh dinjitetin tend dhe etiken dhe moralin si gazetare. Por je bere e paduruar me keto pamflete pro Serbe.

                                                                      1. E
                                                                        Edi Rama

                                                                        U mi QIMETE, na knoqe.

                                                                        1. S
                                                                          Shqiptari buzholle..faik konica

                                                                          Mos.Kujdes,se te leshohen enveristo-islamiket e Albinit ne Tirane e Prishtine.????????????Falenderoni perendimoret per trajtimin profesionist te policise.

                                                                          1. B
                                                                            Bujar Kanapari

                                                                            Te gjithe kundershtaret e Kurtit, me politiken e tyre, do shkojne ne hale. Duroni dhe ca dite. Per c'fare na duhet marreveshje ne keto momente me serbet, kur Serbia as qe ka ndermend te njohe Kosoven dhe kerkon bashkim te komunave me kompetenca ekzekutive.

                                                                            1. L
                                                                              Lani

                                                                              Kimete ke humor të bukur. Kështu eshte reagimi me i mire ne keto kohe dalldie!!!

                                                                              1. P
                                                                                Plaku pa dhambe

                                                                                Dakord bisedime por ata ta kane bere qarte se nuk duan te rrojne nen qeverisjen e shqiptareve .Cfare bisedimesh duhen bere per t’ua kthyer mendjen .

                                                                                1. N
                                                                                  Nari

                                                                                  Shkrim brilant,i ke rene pikes

                                                                                  Lini një Përgjigje