Nga Ylli Pata
Panorama e ardhur nga ato që dimë deri më sot për ngjarjen e veriut të Kosovës është kjo : Lista Serbe, partia politike që ka prej vitesh që përfaqëson serbët e Kosovës, ka formuar krahun e saj ushtarak.
Krah që drejtohet nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojciç. i cili përveçse politikan është bisnesmen, trafikant, i akuzuar për krime të ndryshme, më e rëndësishmja për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, ish lider i serbëve në veriun e Kosovës, që kishte lidhje me qeverinë paraardhëse të Aleksandër Vuçiç. Por më e rëndësishmja në këtë rast është se Radojçiç ka qenë ndër të parët që janë ndëshkuar si Non Grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lista Serbe është një forcë politike në borderotë e Beogradit, aleate e SNS-së së Aleksandër Vuçiçit, e cila si person kontakti me skifterët e Listës ka vendosur Aleksandër Vulinin. Ish-ministër i Mbrojtjes, ish-ministër i Brendshëm dhe aktualisht shef i shërbimit secret BIA. Vulin është nga më të rinjtë e shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E shpallja Non Grata ka ardhur pikërisht për marrëdhëniet, mbështejtjet, financimin dhe organizimin e një krahu të armatosur të politikës në veriun e Kosovës.
Ngjarja në Banjskë të Zveçanit, po nxjerr gjithnjë e më shumë të dhëna, se nuk ka qenë një aksion i vetëm forcave të Sigurisë të Kosovës, të cilët treguan një nivel të lartë profesionalizimi, e që jep një dëshmi se asgjë nuk ka nisur nga viti zero. Pamjet satelitore të ofruara mbi vendngjarjen ku ishin fshehur terroristët, pra manastirin e Banjskës tregojnë se kemi të bëjmë me një nivel të lartë bashkëpunimi të SHBA dhe vendeve të BE-së me organet e sigurisë së Kosovës. Siç dihet, në aksionin e policisë së Kosovës, kanë qenë prezent edhe trupat e Eulex-it dhe KFOR që kanë qenë jo thjesht për monitorim, por kanë dhënë të gjithë mbështetjen Kosovës në këtë aksion që dukshëm ka një fill direkt nga Beogradi.
Aleksandër Vuçiçi, jo më kot në konferencën e shtypit, të dielën në darkë përveç Albin Kurtit u mor shumë me Perëndimin, të cilin e akuzoi, por edhe dha mesazhe të koduara.
Vuçiç, tentoi të vizatonte grupin e armatossur të Listës Serbe si një reagim politik, por që deri tan inga të gjitha qarqet politike të SHBA e BE, ata quhen thjesht terroristë që nuk bisedohet.
Pastaj shpallja Non Grata e të gjithë personazheve kyçe të këtij grupimi është një tjetër lehtësim që SHBA i ka bërë Kosovës.
Ambasadori amerikan Honiefer, deklaroi qartësisht pas takimit të sotëm me Vjosa Osmanin se SHBA di gjithçka pë rata që kanë financuar, organizuar, furnizuar dhe mbështetur grupin e armatosur që vrau oficerin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u ngujua në Manastir.
Megjithatë, Beogradi vijon të martirizojë të vrarët nga policia, si luftëtarë për çlirim, në mënyrë që ta përdorë këtë kartë si tezë rezervë. Kujt i leverdis një vatër destabilizuese në Ballkan, si një dhimbje kokë për SHBA e Europën, kur e gjithë vëmendja është përqendruar në Ukrainë?
Serbia në këtë rast nuk ka çfarë humbet. Kosovën e ka humbur, e asaj i intereson një libanizim i veriut të Kosovës, që ta përdorë si kuzhinetë të politikës së saj të brendshme, asaj të jashtme, por edhe të sigurisë.
Kosovës nga ana tjetër, një “palestinizim” i komunave të veriut, nuk i leverdis as nga aspekti politik, ushtarak, e ekonomik.
E këtu është koha për qasje strategjike të mëdha. Çfarë do të bëhet me Listën Serbe, e cila tashmë ka një krah të armatosur, po viktimizon “Martirët” e po krijon një narracion alla Organizatë e Çlirimit të Palestinës? Si do të sillet Prishtina e Albin Kurtin me të gjithë faktorin shqiptar në rajon që atij nuk i pëlqen, duke nisur nga Tirana zytare që nuk e do fare, nga BDI e Ali Ahmetit, ku përditë lufton për ta dëmtuar politikisht, apo edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviçin, që nuk e honeps gjithashtu.
Çfarë qëndrimi do të ketë Kosova në aspektin strategjik me partneritetin e madh ekonomik e tregtar që ka me Serbinë. A ka menduar Prishtina që të kalojë në një plan rezervë për ta rrëzuar me vepra e jo me fjalë, varësinë tregtare nga Serbia?
Veriu i Kosovës ka qenë gjithmonë i fuqishëm, pasi ka shërbyer si një lloj “amazon” e tregtisë mes Serbisë dhe Kosovës. Ka marrë haraçin, me leje nga Beogradi, për ta kanalizuar këtë fitim për të financuar Listën Serbe dhe krahun e armatosur. Nëse Kosova bojkoton dyqanin Serbi, jo vetëm than buxhetin e terrorizmit, por edhe braktis rrugët e kontrabandës, duke i kthyer në shtigje të padobishme. Siç ishte ai shteg i kontrave të Zveçanit ku u arratisën trimat e Radojçiçit nga Manastiri i Banjskës. Por që deri sot kanë qenë rrugë për të gjitha trafiqet e mundshme.
Album Kurti tregoj diplomaci dhe pergjigje ushtarake klinike me sulmon mbi policinë Ju para jeni nje pseudo gazetar medioker që nuk lexoni dot jashtë linjes se partisë ku merr edhe udhezimet Është e qartë që Serbia është përkëdhelur kohet e fundit nga 2 burokratë të dështuar si Borrel dhe Lajçak kinse mos ta shtyjme drejt Rusisë. Pse nuk thoni që vuçiç nuk ka firmos asnje marrëveshje por ja leni topin Kurriz gjithmonë
Kaloi ballkani hapur nga ballkan ne goje te mbetur hapur nga rama per te hedhur gjithe pislleqet e balten qe ka hedhur mbi Albinin.
Ik mor idiot
Gjithe kete situate e solli Albin Kurti me veprimet e tij. "Dhe i vetem trim ne lufte" e quan veten Albini. Ka pergjegjesi direkte per vrasjen e policit dhe gjithe gjemat e tjera, megjithate ata qe e mbeshtesin, le te rrine me te se do marrin ate qe meritojne. Albini eshte vete terrorist se krijoi parti ne Shqiperi dhe beri fushate antikushtetuese deri ne Gjirokaster per rrezilmin e qeverise. Albini eshte pjese e skenarit te shpellave!
100% sakte!
Shkodrani ik bq lulishteje gjoja shkodrane je 24 ore ne komente merr byrekun me gjizë mos ha m*t per gjera qe si kupton dot
Mbas 3 ditesh, harrohet cdo lloj hataje, ne tavolinen e bisedimeve Albini do kete te njejten axhende, krijo Assosacionin. Me ata qe sollen arme, qelluan me arme, do merret drejtesia. A do perparoje Albini me procesin, apo do jete pro luftes? Diihet si perfundon lufta, ate po e provokon vete Serbija.
Ky Pata bajga mundohet si e si te nxjerre Albinin ne nje drite te keqe. Ik or krimb, shko merru me bythqirin Rama hajduti dhe vjedhjet e tij ne Shqiperi, Ndaj mos ja qaj hallin Kosoves , se Albini eshte perfekt ne punen e tij si Kryeminister i Kosoves. Po ashtu kjo ngjarje tregoi se forcat e armatosura te Kosoves jane ne nivel super te larte profesional gje qe i mbyti pergjithmone shpresat e Serbise dhe serbitcheve te tjere ne Tirane e kudo se ndoshta me kercenimine forces Serbia mund te ndikonte. Tani Serbia me serbitchet te rpegatitet te ngrodhi se mbaroi cdo gje per ta
O Zaim inxhinjeri po per ty dihet mire per aq kohe sa jetove ne Vlore qe je bythqir dhe akuzon te tjeret haha.Po pse nuk martohesh akoma na thuaj se I kalove dhe te 60,apo te shijojne zezaket aty ne Manhattan.Te fala nga nje ish koleg.Se shpejti do te bej dhurate fiksimin tend nje pale kepuce.
Z. Patok ne kete rast duhej vetem te heshte! Si nje "gazetar" besnik i Rames shkrimet e tij kane qene vazhdimit kunder qeverrise se Kosoves dhe Z. Kurti dhe ne favor te Serbise e Vuçiç.
Je i sigurte o Patok qe pamjet ishin satelitore e jo prej droni??!!
Z.Pata,para se të shkruash infor ohu. Që nga arrestimi i tre policëve kosovarë nga Serbia,qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e të gjitha mallrave nga Serbia,përveç lëndëve të para ,të nevojshme për fabrikat në Kosovë.
Gjithë kjo tollovi në veri është regji e Vuçiçit dhe skenar i Kurtit Vuçiçi dhe Kurti janë bashkëfajtorë dhe pergjegjes per çdo te keqe në veri per te mbajtur pushtetin njeri në Serbi e tjetri në Kosovë
Ore cudi me ju alave-hale-hamamet, policia Kosovare deshtoi ne menyren se si e menaxhoi ngjarjen. Nuk lihen te plagosurit te vdesin, nuk ka mundesi. Perkundrazi policen idiote qeshnin dhe perbuznin viktimat qe po jipnin shpirt. Policia Serbe duhet te kthehet aty dhe te qetesoje njerezit.
Po , te te marrin edhe ty aman! Policia shqiptare e Kosoves eshte me e zonja per menxhimin e akteve terrorriste! Eshte aty qe pret edhe grekofilat qe kane marre pjes perkrah Serbeve, jane shume te gatshem tu tregojne qe jane profesioniste te zote e tu bindin e ne Kosove ju Q....t hankua, mema,motra, dhe gjineka!!
Laj gojen kur permend Albinin qe nuk eshte buracak si kategoria jote
Sulmi terrorist verteton dyshimet dhe qendrimin e kujdesshem te kurtit ndaj cdo raporti me vucicin. Rama nga ana tjeter nje politikan i ulet dhe cinik mendonte vetem te realizonte planet e tij, duke ditur mire se cfare gatuhej ne veri te kosoves, se, nese nuk e dinte pastaj, mund te thuhet vetem qe edi rama eshte nje klloun.
Po ku ke surrat ti o pate rrjepacake te hedhesh fjale per Albinin. Ik lepihu me Ramen per leke ate bej , legen muti.
Eshte e qarte tani pse rama, nje dite para pak kohe, me urgjence, deklaroi qe openballkan u mbyll. Jo se rama donte te mbyllej apo qante hallin e Kosoves-se me qejf do vazhdonte tja nxinte jeten. Por e urdheruan qe te ndalet pasi kishte informacione per sulmin terrorist dhe te tjera qe jane shmangur.
Nuk eshte fare e qarte o i Qarte. Cfare ndodhi te djelen nuk ishte nje sulm apo tentative sulmi teroriste, por nje tentative sulmi ushtarak nga struktura tashme te organizuara ushtarake per clirimin/pavaresine (quaje si te duash) te komunave me popullsi serbe ne veri te kosoves. Pak a shume njesoj si me strukturat e organizuara te UÇK-se ne fund shekullin e kaluar, te cilat u krijuan me synim pavaresine e Kosoves nga shteti i Serbise. Dhe kjo eshte fillimi i nje lufte civile ne shtetin e Kosoves. Dhe sigurisht, ashtu sic Shqiperia mbeshteti llogjistikisht dhe materialisht UÇK, te njejten gje eshte e prirur te beje dhe Serbia. Mendoj se perfundimi nuk do te jete ne favor te Kosoves. Komuniteti nderkombetar do te largoje administraten e Kosoves nga kjo zone dhe do ta menaxhoje vete . Pra zere se nuk e ka me. Cfare beri Albini? Pakesoje me 1/3 teritorin e Kosoves. Hajde shendet dhe bzthe te forta!!
Erdogan ti flet kot, kosova luftoi per pavaresi dhe mbrojti trojet e veta, mbeshtetjen e mori se ishte ne te drejte te vet. Edhe atehere edhe tani agresori eshte serbia. Sot ne Mitrovice po mbron perseri territorin e saj. Ca po mbron serbia sipas teje me sulmin terrorist qe sapo konsumoi? Asgje. Po sulmon perseri per te plackitur. Me rrob si ty dhe rama ne qarkullim qe vec legjitimoni vucicin tradhetia ka emer te ri, tendin rama.
Eh mor vucic sa te ka sharre rama keto dite se u nxine rrjetet duke e degjeneruar.
Serbët dhe Serbia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të ledhatuar nga bashksia nderkombtare në çdo veprim karshi Kosovës dhe shqiptarëve,por nuk duhet çuditur se kjo politikë vazhdon më shumë se 100 vite por është për tu çuditur si ka guxim Edi Rama të përkrah Serbinë në vazhdimsi dhe ate edhe para forumeve nderkomtare,ti jep asaj të drejt karshi Kosovës që Serbia e ka vrar e prer mbi 100 vjet.Por ka edhe më keq intelektual,politikanë në Shqipëri edhe kur nuk mendojnë si Edi Rama heshtin si peshku.A do të thot kjo se në Shqipëri ka depërtuar aq thell tradhtia ndaj Kosovës por edhe shqiptarëve në përgjithësi.
Thaçi kish te drejt per nje shkembim territori , veriu i kosoves me 95 perqind te popullsis serb esht gozhda nastradinit per paqen ne kosov , me mir kishim aneksuar met vegj bujanovc dhe i kishit mbyllur kufirin serbis , se nuk ju lidhte gjo me te , Thaçin qe luftoi , te ter ata qe iken nga lufta me vrap nga syt kembet e quajtet tradhtar , jepini kon problemit tani , kjo do jet palestina kosoves dhe per 100 vjet me nje popull kafsh e oriental si serbia .
Cfare ngjashmerie dhe vellazerie rama-vucic. Njeri perdor bandat kriminale per te mbajtur pushtetin dhe nenshtruar shqiptaret ne Shqiperi, tjeteri perdor grupet pramilitare per te vrare dhe nenshtruar shqiptaret ne Kosove.