Në veri të Kosovës po riaktivizohet një konflikt i ngrirë, ndaj s’ka vend politika ‘njeri pakoit e tjetri çekanit’

29 Shtator 2023, 09:58Blog TEMA
Në veri të Kosovës po riaktivizohet një konflikt i

Nga Çapajev Gjokutaj

Nga dolen gjithe ato armë e municione që policia e Kosovës kapi në Banjsko dhe i ekspozoi para kamerave? Shumica e njoftimeve thonë se ishin në makinat që terroristët serbë kishin me vete. Wesly Clarck, njeriu që komandoi bombardimet e Natos kundër Serbisë në 1999, thotë një version tjetër në një intervistë tek Zëri i Amerikës.

“Ajo që është më shqetësuese për mua - tha gjenerali në pension - është se pas incidentit, rezultoi që kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë. E dimë nga përvoja në vitet 1990  se manastiret kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Kjo pervojë nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Kjo është gjëja më shqetësuese. Shpresoj që KFOR të insistojë që manastiret të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse në një klimë të tillë nuk mbete vend për të arritur marrëveshjen e autonomisë të qytetarëve serbë të Kosovës”.

Vështirë të thuash nëse gjenerali Clarck ka informacion për armë që ruheshin në manastirin e Banjskos apo supozon mbështetur në përvojat e viteve ‘90. Parë në kontekstin e intervistës ngjan të jetë më shumë kjo e dyta.

Gjithsesi të bën përshtypje se Kisha Ortodokse Serbe e ka mohuar aty për aty deklaratën e Clarck. “Një inspektim i hollësishëm i objekteve të manastirit i kryer nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i në prani të igumenit Danilo - thotë një deklaratë e dioqezës KOS - konstatoi se brenda manastirit nuk kishte asnjë armë”. Sipas dioqezës armët ishin lenë nga terroristët në oborrin e një ndërtese të manastirit. Po kështu të bën përshtypje se ditën e përplasjes, kur rreth manastirit të Banjskos vazhdonin akoma të shtënat, dioqeza lëshoi një deklaratë që thoshte se serbët e armatosur kishin hyrë me dhunë në hapsirat e manastirit.

Thuhet se po bëhet një hetim ndërkombtar për të gjetur se ç’përfaqsonin terroristët dhe kush i mbështeti dhe i nxiti. Gjithsesi nuk ka nevojë për hetim të dish se Mitrovica dhe Kosova e Veriut, përditë e më shumë gjatë dy dekadave të fundit, kanë marrë trajtën e një konflikti të ngrirë, konflikt që mund të ndizet në çdo çast.

Përballë këtij realiteti shqetsues, ku pala serbe duket e mirëkordinuar në të gjitha strukturat legale e ilegake, politika shqiptare në Prishtinë e në Tiranë duhet të bashkëpunojë ngushtë për strategji e taktika të njësuara dhe jo të vazhdojë avazin  “njeri pakoit e tjetri çekanit”.

17 Komente

  1. S
    SORIN

    Njeri gozhdes e tjetri patkoit, o shkrimtar!

    1. L
      Lexues

      Njeri gozhdes, tjetri patkoit e Çapajevi pakoit. Prurje e re ne fjalorin e shqipes.

    2. P
      Piktori

      O Edo , leni trimat kosovar ta pushtojne Serbine e pastaj ti hyjne Rusise e Kines .

      1. T
        Trapajane hesapi

        Armet ne manastir?E pamundur.Ata merreni vetem me "punet e zotit".Ne manastir kishte vetem pellegrine,,pa' arme,sepse Armet ishin lene ne "nje ndertese prane oborrit te manastit.Se c'me kujtohet nje histori me keto Armet ne alltaret e kishave.Edhe atehere ,Armet i "futi sigurimit".Mercenare?Jo Mir zoteri,Jane pellegrine,Mbase dhe murgj te veshur .Por...terroriste nuk Ka patur.Krisma armesh?po',diku atje larg.Ja u kapen dhe u vrane dhjete vete,po' te tjeret?si u zhduken dhe dolen ne spitalet e Serbise Pra,lufta Ka qene larg,shume larg...ne Serbi.Konflikti i ngrire nuk mund te shkruhet,Edhe se ben shume,shume vape.Akullnajat po',por konflikti Jo .Akt terroristi?Jooo .Sepse ndryshe do te hynte kfori(kuptohet drejte ,Jo kristofori)Po' ,nuk te le Gerdalla te hyje kfori.Faji?Po' sigurisht i Rames,qe kerkon te hyje kfori Madje ,prit kur te Dale kerkesat :-jemi ne Pastaj ATA.Dhe gjithecka e ngrire.

        1. K
          Koqevaresi

          Koqevaret, getoja e Europes do perfundojne si ne Nagorni Karabak.

          1. A
            Agai

            Po legen pa byth prite serbin se Po te vjen te shtepia jote Dhe fli me te bashke majmun

          2. A
            Arti

            Edi Rama me Kosoven gjithmon probleme do kete mendoj se jane njelloj si serbet nuk rrine dot pa sherr u bene si palestina lufte ne jete te jeteve.Prandaj cdo gje qe te beje Edi Rama do jene gjithmon kunder,ata duan Saliun qe ti funizoj serbet keshtu jane rehat.

            1. K
              Km

              More,pyeteni Njehere ate Edi Ramen,mos Ka ndonje histori me kete Gerdallen kur Kane qene ne Liceun Artistik?

              1. D
                Dok

                Po te fuse hundet edi rama me shokun vucic, normale qe do ndizet konflikt. Pa merak rama se rrugen e sales po ndjek, e keto gjera nuk harrohen kollaj, deri sa vjen nje dite dhe shpallesh non grata dhe ti

                1. C
                  Cajupi

                  E mira per ne shqiptaret eshte se ne krahun tone e te Kosoves eshte Amerika dhe interesat e saj gjeostrategjike. Amerika nuk e cliroi Kosoven per t'i falur Serbise Mitrovicen. Per BE-ne impotente Kosova nuk do te ishte cliruar kurre.

                  1. R
                    RAIFI

                    Epo do ishte mirë që udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë të koordinohëshin,por ja që Edi Rama po koordinohet me Vuçiqin e jo me Albinin.Të gjitha që Vuçiq i ka kërkuar në të mirë të Serbisë e në derë të Kosovës,i ka përserit Edi Rama:Ballkanin e Hapur, largimin e policve kosovar nga veriu dhe marrjen e pushtetit nga KFOR ,pastaj Rama ka kërkuar mirëkuptim për Vuçiq kur faktori nderkomtar i kërkonte të vendos sanksione Rusisë,me kënd është pra Edi Rama.Kosovarët tradhtohën nga pushtetarët shqiptar mbi 30 vite,ç'bëhet kështu?mendoi se populli i Shqipërisë së paku shumica nuk mendojnë si Edi Rama.

                    1. B
                      Beli

                      Po të mos mendonin si Edi Rama, nuk do t'ia jepnin mandatin e tretë! Vërtetë që Edi Rama duhet të dëgjojë "vëllezërit e motrat" nga Prishtina, po vendimet është mirë që po i merr sipas mendjes së vet, me gjithë rrezikun që ndonjë mendjecekët kosovar do t'i quajë "pro-Vucic" apo pro-serbe. As Ballkani i hapur, as projekti për asociacionin dhe as kërkesat e vazhdueshme për shtensionim nuk kanë pasur as ndonjë prapavijë dhe as ndonjë pasojë për Kosovën. Duhet pranuar se përvoja e tij në diplomacinë euro-amerikane është e pazëvendësueshme nga çdo politikan kosovar e rajonal, madje serbët ia pranojne superioritetin edhe në raport me Vucicin.

                    2. T
                      Teura

                      Rama kolone e peste, i deshtuar Te njejtin plan me Serbine per faljen e Veriut te Mitrovices spine uje Aka folur valle me Vucin, pse se pranon, Cfare diplomaci flet, Serbi Po hyn si ne shtepine e vet e Po vret Filozofirat ti ruaj per vete, Kosova ska nevoje per mendte A e di Ky qe Ku bie LUGINA Pse skerkon asosacion per te autochthonous ne toke te vet Toke te vete

                      1. T
                        Teura

                        Rama kolone e peste, i deshtuar Te njejtin plan me Serbine per faljen e Veriut te Mitrovices spine uje Aka folur valle me Vucin, pse se pranon, Cfare diplomaci flet, Serbi Po hyn si ne shtepine e vet e Po vret Filozofirat ti ruaj per vete, Kosova ska nevoje per mendte A e di Ky qe Ku bie LUGINA Pse skerkon asosacion per te autochthonous ne toke te vet Toke te vete

                        1. T
                          Teura

                          Rama kolone e peste, i deshtuar Te njejtin plan me Serbine per faljen e Veriut te Mitrovices spine uje Aka folur valle me Vucin, pse se pranon, Cfare diplomaci flet, Serbi Po hyn si ne shtepine e vet e Po vret Filozofirat ti ruaj per vete, Kosova ska nevoje per mendte A e di Ky qe Ku bie LUGINA Pse skerkon asosacion per te autochthonous ne toke te vet Toke te vete

                          1. T
                            Teura

                            Rama kolone e peste, i deshtuar Te njejtin plan me Serbine per faljen e Veriut te Mitrovices spine uje Aka folur valle me Vucin, pse se pranon, Cfare diplomaci flet, Serbi Po hyn si ne shtepine e vet e Po vret Filozofirat ti ruaj per vete, Kosova ska nevoje per mendte A e di Ky qe Ku bie LUGINA Pse skerkon asosacion per te autochthonous ne toke te vet Toke te vete

                            1. F
                              Foleja e Grenxave

                              I hëngshi M... Edi Ramës O trushpëlarë e mosmirënjohës si në Kosovë dhe kudo tjetër, ku ka trushpëlarë filo Berisha/Meta_j dhe filo Kurti/Osmani. Truri trushpëlarëve në radhët tona si shqiptarë kudo ndodheni, është tashmë çmëndur pas Liderit/ve pervers/monstra, hajdutë/vrasës, shpifës/llapaqenë dhe anti Perëndimorë, duke treguar vit pas viti se janë pseudo-Perëndimorë, për më tepër pseudo-Amerika. Por Perëndimi i njeh mirë dhe paksa ngadalë po i nxjerrë NON GRATA, që së shpejti dhe do e rris numrin e tyre si NON GRATA dhe duke i hapur dhe Dosjet së shpejti padallim krahu politik, sepse Berisha/Meta_j dhe Kurti/Osmani janë një strukturë, një kallup shqiptarësh anti-shqiptare dhe anti-perëndim, për interesat dhe egoizmin komunist/fashist të karierës së tyre perverse/monstruoze vetëm e vetëm për përfitim personal dhe aspak lider vizionar e patriot.

                              Lini një Përgjigje