Na ruaj nga zotat, o Zot !

28 Shtator 2023, 18:55Blog Nga Kristo  MËRTIRI

 

                        Miku ynë i cmuar Ilirian Zhupa, që jo rastësisht Dritëroi e quante me plot gojën “me kostum të vërtetë poeti”, ka mbi 32 vite që nuk di dicka për mua. Sa herë ndiehesha keq nëpër vorbullat prej tymi a bore në media, sidomos përballë hipokrizisë e ligësisë së pashoqe të ndonjë drejtuesi në redaksinë e gazetës së dashur “Bashkimi”, unë nuk harroja t’i thoshja vetes dhe kolegëve atë lutjen tronditëse  te titulli i shkrimit. Se nuk ishte rëndom një nga ato vorbëzat e gurta si gropë që mbajnë ujin e shiut ku pinë e kënaqen bagëtia. Dhe aq më pak një poce prej balte të pjekur, që pocari merakli e bënte edhe për të zier e mbajtur sa më taze gjellët. Sepse më tutje “e di luga se c’ka vorba” e pocja ! Poeti Ilirian e tha bukur fjalën e tij. E tha në një kohë kur mjaft të tjerë nuk pipëtinin. E tha në 2 Mars 1991 : -Na ruaj nga zotat, o Zot ! Po kush e dëgjoi ?...

                        Mirëpo, zotat e djeshëm do të zëvendësosheshin me zota të rinj. Më intrigantë e më egërshanë rreth kolltuqeve në partira e qeverira. Dhe përditë me parulla vezulluese e verbuese “demokratike”, me betime e fluturime pindarike që gati sa nuk thyheshin mikrofonat e ekranet. Rrëmbimi dinak, i djallëzuar e idhnak i votave ishte deviza e bicimsëzëve. Vecse “fëmija lindi i vdekur”, tha menjëherë Kasëm Trebeshina i viseve të mia.

Kujtesa popullore e historike nuk mund të shuhet nga fjalimet lapërdharë të ca politikanëve zuzarë(qofshin djathtas e majtas). Se nuk janë vetëm shkopinjtë dhe kamzhikët që binin mbi njerëzit e ndershëm protestues në Sheshin “Skënderbej” në 1996.

Ishte një lloj preludi rrënqethës i ’97-ës së zezë. Vit që rrëzoi shtetin kallp si kuti kartoni ! Vit që groposi qindra të pafajshëm nëpër Shqipërinë tonë hallemadhe. Vit që shkatërroi Ushtrinë dhe shqeu depot me armatime e municione. Vit që donin t’i merrnin frymën cmendurisht Jugut me ca taborë mercenarësh nga Veriu, të mobilizuar me pagesë e të komanduar nga ish pedagogu universitar, gjeneral Gazidede me shokë.

Por populli nuk i hëngri aspak ato veprime antishqiptare. Dhe nuk i ka ngrënë historikisht. Po shtatori i marrë i ’98-ës, që pushtoi me tanke e kallashnikovë selinë e Kryeministrisë, Radiotelevizionin që dikur kish coroditur e shushatur djallëzisht opininonin publik etj. ? Bëmat dhe gjëmat nuk shteruan. Si mund të harrohen flakët vdekjeprurëse në portën e Kryeqytetit, në Gërdecin fatkeq ku u dogjën dhe u poqën të gjallë mbi 30 vetë që punonin për bukën e gojës ?!

Po 3 vite më vonë, kush i përgjaku trotuaret ngjitur me Kryeministrinë ? Nga bodrumet e kësaj të fundit, villnin zjarr armët e Gardës së Republikës (!). Ashtu me duar në xhepa, mbyllën sytë përgjithmonë 4 qytetarë të thjeshtë që besonin te demokracia e vërtetë e fjalës së lirë në protesta e mitingje…

                        Na ruaj nga zotat, o Zot !

                        Sot po shikojmë superbllokmenë të rafinuar nga Politika pa moral. Një grusht demagogësh që shaluan poste e kolltuqe të larta në pushtet e në opozitë. Dhe shesin dëngla “demokratike” të vjetra e të reja nga vilat buzë detit, në kodra e male. Një karshillëk e maskarëllëk i paparë, me rroga “shtetërore”. Taksapaguesit e shkretë vazhdojnë të shtrëngojnë rripin. Njerëzia u duket se ha bar, nuk shikon e as dëgjon ! Mbi 3 dekada kështu ! Surretër të njëjtë. Ligjërime të njëjta e me “barut të lagur” kundër korrupsionit, pa veladon e maskë prifti na thonë pa pushim “bëni sit hemi ne”. Në të vërtetë , Zotat mbetën po ata, madje më të pasur e më rrufjanë në hajdutllëqet e tyre me cizme e pa cizme. “Zotat u ngritën në qiell dhe s’dinë më të zbresin,/ Kanë frikë mos dheu nga lindën, është dheu ku duhet të vdesin…”.

                        Kanë bubullirë e bubullijnë mbi ne. Kurrsesi nuk dalin në pension. Harruan deri nipër e mbesa. Ndërsa të pacipët vazhdojnë t’i thonë Edi Ramës : “Hip, se të vrava, zbrit se të preva !”.

Një avaz politik i dalë boje edhe ditët e fundit, qoftë për drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe për ngjarjet në Kosovë. Shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit brenda e jashtë Shqipërisë, këta i vlerësojnë si “mish me dy sy”! Prandaj humbasin e bëjnë firo humnere në cdo fushatë elektorale. Populli është shumë hapa përpara këtyre politikanëve të ndryshkur. Bashkë me poetët. Që nga “Naim Shqipëria” i pavdekshëm që “për shqiptarizmën krijoi vetëm një perëndi, Perëndinë shërbyese të Shqipërisë”. Duke ia nënshtruar patriotizmit. Shkurt, e ndau nga të ligjtë !

                                    Ay që ka mirësinë/

                                    Ka Perëndinë e të mirat,/

                                    Edhe kush ka djallëzinë,/

                                    Ka djallë e ligësirat.

                        Edhe zotat e Pluralizmit nuk po zbresin nga qielli ! Dhe nuk janë vetëm “pronarët” e partive politike. Farën e tyre e mbollën dhe e korrën mjaft namusqarë të “pavarur” e të pakallur. Konkretisht, shikoni përshembull drejtuesit e dhjetra OJQ-ve gjatë 30 viteve të fundit : Më thoni, kush ka lëvizur nga kupolat drejtuese të tyre ? Sot janë bërë edhe me vila e makina luksoze dhe ulërasin për të drejtat civile ! Jo më kot disa ojëqëra, befas, një mëngjes gdhihen dhe veshin zyrtarisht kostume të forcave politike.

Një katrahurë morale krejt e pabesueshme përballë cdo qeverisjeje. Aq më tepër kur vijnë nga grazhde të pistë pasanikësh dhe mbajnë në krah edhe ndonjë kokëtul thjesht si fasadë. Dhe vetë ngjiten në qiell, e vegjetojnë si në frone perëndie ! As u shkon mendja se poshtë në tokë, është tharë e bërë shkrumb besimi popullor, legjitimiteti real. Fluturojnë me presh në duar, në gojë e gjetkë, duke gogësitur mbi miliona fondacionesh e donacionesh mashtruese. Ditë e natë betohen e përgjërohen për të vërtetën dhe puthen me gënjeshtrën ! Troc, është një “Dosje” e madhe, e gatshme dhe syshpuese për njerëzit e thjeshtë e të pambrojtur. Po SPAK-u e BKH-ja me rroga marramendëse e me plot favore, a do guxojë vallë të hapë atë Dosje erërëndë ?

Heshtja e mosveprimi ndaj atyre në qiellin e “lumturisë”, flasin shumë. Me peshqit e vegjël në rrjetat e Drejtësisë, nuk mund të mbahen gjatë themelet e Reformës euroatlantike. Pehlivanët mashtrues në politikë e ojëqëra, le të dorëzojnë pasurinë e pamerituar dhe pastaj… të dëgjojmë bilbilosjet e tyre për Perëndinë e Qeverinë ! Se hajdutllëku i secilit tashmë duket sheshit. Nuk ka nevojë hic për studime e specializime brenda dhe jashtë vendit. Dy fatura asapk sekrete e aspak të koklavitura, ka ardhur koha të vendosen mbi tavolina prokurorësh e gjyqtarësh me integritet : Njera për rrogat dhe tjetra për pasuritë e tundshme e të patundshme ! Edhe një nxënës i zakonshëm i bën shpejt e saktë llogaritë. Kush i pengon ? Mallkimi, bekimi apo kërcënimi i zotave në qiell ?!

                        Le ta mbyllim me vargjet e Poetit që foli hapur mbi 32 vite më parë: “…Këmbejnë midis tyre buzëqeshje, tinguj e shenja të fshehta,/ Njëlloj na përgjakin të dyja: fjala “e mencur” dhe heshtja./ Tani janë shumë larg nga toka e s’dinë të zbresin në tokë,/ Na ruaj nga zotat, o ZOT !”.

                        Të zgjuarit e mocëm e thanë prerë : Përcmimi i së kaluarës ose është injorancë ose frikë. Dhe, as padrejtësia nuk është e barabartë për të gjithë. Apo cdo njeri sheh ëndrrat që meriton ?!...                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

24 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Je lodhur kot me kete carcaf o Hristo ,jo vetem ne keto 30 vjet por nder shekuj vatani eshte djegur e gjakosur apo edhe prodhosur vec nga sunitet, shiitet tourkotsamides kosovare shpellare etj kesisoi njethundrake turkoshqipfoles Kshq me nje titull me pese fjale mund te shkruash te verteten: Ruajna o Zot nga muslimon brother's....

    1. B
      Bashkimi

      Pikes i ke rene me kete delenxhi qe me keto qoka kujton se ben tregime. Ky Kristo eshte i paturpshem dhe zoraxhi qe te gjithe e njohin kudo ku ka shkelur.

      1. V
        Vasilis

        Ik or kar me zile mos shkruj nga 2 here se del zbulu or te qifsha rracen e piste evgjito greke

        1. F
          Flamur Kondili

          Me Kristo palaçon e ke o Vasil apo me shqiptarët? Ndaj pyete mirë bithën?

      2. A
        Arvanitasi

        Shporru mer evgjit i piste grek qire nga ky forum i nderuar w shko pallohu me buura nga prapa se e qani kete pune ju gre qirat. Sa per grate ja u pallojne shqiptaret mire e mire ne mes te Athines

        1. N
          Një Vlonjat në Tiranë

          A ke qene ndonjehere ketej nga Shkolla e Baletit ti Arvanitas te shikosh surratin si petull lope te ketij Mertirit? Pastaj fol per greket e shqiptaret o Kristo leshi!

        1. J
          Joe

          Ku, ku per kete Kiço pelen o Jack ku e pe kete excellent prej labelled o te qifja udhët?

        2. L
          Luani

          Ke të drejte o mik .., pl avash avash pk u vjen ngordhja këtyre monstrave.., shqiperia është në rrugën d pakthyeshme drejt civilizimut, emancipimit, perendimit me USA.. udhërrëfyese, mbështetese..!!

          1. B
            Babani

            Doli prape ky lëtyra me zotar te zhgaravitë !

            1. T
              Thanasi

              Te lumte pushka o Luan qe tallesh me nje plakerush si ky koqja qe mburret rrugicave me gazete se gjasme di te shkruaje.

              1. Z
                Zhani

                Po ik mbushu o mortje me keto peralla se na çave trapin!

                1. J
                  Jashar Jashari

                  Mos fol si e ema e Zeqos o kokezbathur?! Sa shume fishkesh o Kico aq me shume peshtirosesh si human.

                  1. D
                    Dario

                    I dashur gazetar. Me pelqeu pa mase shkrimi juaj. Asnje presje nuk i heq atij, brilant. Gjithe respektin. Na ruaj nga ata zota pa zot.

                    1. D
                      Dorjani

                      Ja doli dhe Dario Mertiri ky emer kaq i shpifur qe as ne halete e Memaliajt nuk e gjen te mbroje baben e vet delenxhi e budall.

                    2. S
                      Servil deri dhe ne pension

                      Akoma vazhdon te mos neveritet vetja mor Mertiri,kur te gjithe ndjejne dhe shohin, qe mbas slloganeve te sterkonsumura,pulson nje qenie,qe nje jete te tere eshte zvarrisur,poshte kembeve te redaktoreve dhe kryeredaktoreve te propagandes te komunizmit absurd hoxhist,per te cilin vazhdon te kete nostalgji,Pa shprehur asnje fjale pendese.Si Pa shtylle kurrizore qe eshte,tani vazhdon te zvarriset poshte shallvareve te rames, duke vazhduar te shkaktoje neveri per reth.Duket qe Merua,ja boton keto pacavure, pasi e ka nga fshati.

                      1. T
                        Thoma Vaso

                        Po të uroj me titullin e shkrimit tënd shumë të saktë dhe nuk ka nevojë për koment : Na ruaj nga zotot, o Zot ! Të lumtë dora që hodhi këto shkronja në letër ! Respekte !

                        1. G
                          Gjiknuri

                          Na rrofsh pallen o shoku Thoma Mertiri me gjithe kete Kristo zorën!

                        2. "
                          "BOHOTINA"

                          Bukur mire Kristo...

                          1. N
                            Nuriu

                            Ka.. ne pi.. o debili i Kristos!

                          2. G
                            Gilmani

                            Na kenaqe me shkrimin z.Mertiri. Zemerimi popullor ndaj ketyre zotave asht i njoftun se mbi kurrizin e tyre pasunohen. Respekt e hallan buka.

                            1. S
                              Suxhuku

                              Me shkrimet e Mertirit njerezit normale tallin together o Gilman hajvani!

                            2. P
                              Pandi

                              E mbaj mend kete Mertirin kur edmrdhi ne min7strine d drejtesise me prosi nga partia. Po ky si dhjaks filloi nga avazet derisa e sikterisen me shqelma se ngater9nte gjithe dynjane dhe nuk e donte njeri. Shefi tha mos e shoh me kete qefull qe as tigani nuk e mban...

                              1. A
                                Arbeni

                                Ky Mertiri gjithmone me ka ngjare jo si gazetar por si kalecet i sigurimit. E kam njohur kur erdhi ne ministri e bente plot gafa sa nje dite ministri e flaku jashte me shqelma... Nuk e di arsyen e debimit te Kristos po e mbaj mend qe e kalonte gjithe diten ne tortuarin e bulevardit deshmoret e kombit me k0stum te zi e kemishe te bardhe qe i njomej nga vapa duke ruajtur te dilte ndonje nga shefat e ministrise qe ta rikthenin ne pune.

                                Lini një Përgjigje