Kuku, lufta!

30 Shtator 2023, 19:40Blog TEMA
Kuku, lufta!

Nga Kimete Berisha

1. Kurrë nuk jam ndier më e vetmuar.

A është e mundur që krejt janë bërë patriotë, e unë që kam qenë patriote, s'jam më.

Gjendja ime patriotike dita-ditës po përkeqësohet...se tash 'patriotët' po më duken qesharak.

2. S'jam unë patriote kur Edi Rama është patriot.

S'jam!

Kryeministri shqiptar është...si 'ato' që flenë me krejt.

Edi Rama i merr shqiptarët e Kosovës për budallenjë (me të drejtë), prandaj kujton se askush nuk e heton kur për Veriun e Kosovës e kërkon atë që e kërkon Aleksandër Vuçiq - E kërkon KFOR-in në Veri.

- Po KFOR-i është në Veri!

- KFOR-i është në Kosovë!

Edi Rama e di që KFOR-i është në Veri, por ai po

kërkon, si Vuçiqi, që vetëm KFOR-i të jetë në Veri (jo edhe policia e Kosovës).

E kur KFOR-i e merr në protektorat Veriun e Kosovës, nuk e mbron veç nga Serbia, por pastaj e mbron Veriun e Kosovës edhe nga Kosova.

3. Të gjithë po tregojnë se sa armike e madhe është Serbia.

Se si Serbia e ka sulmuar Kosovën, kuku, lufta ka filluar.

Përveç Ramushit, të tjerët janë do farë meshkujsh, asi meshkujsh, që oh, hesht se dikush po troket....

- Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku as nuk po e kuptojnë se janë bërë si truproja të Albin Kurtit.

- Nuk po e kuptojnë se askush nga ne nuk çuditet që Serbia është armike e shqiptarëve të Kosovës, sepse nuk mund të çuditemi ne me sulmin e fundit terrorist në Veri, kur presidenti i atij shteti ka qenë ministër i propagandës i Millosheviçit që ka vrarë e masakruar fëmijë shqiptarë.

Dhe që Ju asnjëherë, asnjëri prej jush, nuk e keni paditur Serbinë për vrasjen e 1500 fëmijëve shqiptarë!

Hey, as për fëmijët e sallatuar e të copëtuar s'keni guxuar të kërkoni drejtësi... e po kërkoni ju drejtësi për policin e vrarë në detyrë.

- Qe, kush jeni Ju.

4. Nuk është e logjikshme të çuditesh me Serbinë?

- Kujt po i tregoni se Serbia është armike?

Njëri-tjetrit?

Apo perëndimit?

Po, Serbia është armike, dhe çka tash?

- Po kërkoni që katundarët edhe një herë të luftojnë për ju; e pastaj juve t'u ndihmojë NATO edhe një herë; pastaj të çlirohet Kosova nga katundarët dhe NATO;

pastaj të vijnë sheherlitë dhe bashkëpunëtorët e Serbisë ta marrin në dorë; të vjen njëfarë Mimoza e t'u tregojë katundarëve të UÇK-së se nuk meritojnë as paga.

Dhe pastaj njëfarë Vjosa t'i josh djemtë e vajzat 'e hallkut' të vdesin për së treti, për atdhe!

E pastaj ju t'i çoni katundarët në burg; e pastaj të vjedhni çdo gjë nën dhé e mbi dhé!

5. Sulm terrorist është edhe ta vjedhësh bukën e popullit siç e ka vjedhur ministresha e Albin Kurtit!

Sepse, armiku kur të pushton së pari ta merr bukën...

6. Qe dy vjet Zelensky tregon se sa kriminale është Rusia.

Edhe çka?

Krejt bota perëndimore janë kundër Rusisë dhe kundër luftës, por lufta nuk po ndalet!

7. Presidenten më së shumti e ka kapur paniku.

- Po kërkon që perëndimi ta nisin luftën me Serbinë.

Perëndimi nuk ka probleme me Serbinë, ti ke probleme, zgjidhi vet, mbasi që deri dje dhe sot po e mëson perëndimin se si duhet të bëhet politika.

- Po a ka mjerim më të madh se sa kur ministresha e punëve të jashtme që e ka vjedhur pasurinë e saj duke e fshehur nga populli, halli i saj hajneshë, i jep urdhëra BE-së dhe e shan si ato belaçoret e sokakut.

- Presidentja po kërkon që të ndëshkohet Serbia.

Strategii e fortë kjo!

- Po, Serbia u bombardua dy herë e nuk u mbush mend.

Nuk mjafton që perëndimi ta dënojë agresionin e Serbisë në Kosovë.

Edhe nëse e dënojnë, ti prap duhet të luftosh vet.

As nuk mjafton të kesh të drejtë!

8. Në Kuvend sot u fol si në gjendje lufte.

Pas fjalimeve të kallta që u mbajtën aty, s'mbetet gjë tjetër, ndodh lufta!

- Le të ndodh.

Ama mos qani.

Ju qani siç po kukatni, ama mos prisni se dikush ka ngé t'u çlirojë juve edhe një herë nga armiku i njejtë, të cilin e falët, pa kërkuar falje.

Bile Albini ka kryer krim, kur e ka glorifikuar vrasësin e shqiptarëve Oliver Ivanoviç.

- S'i erdhi keq, o Zot, që shtëpitë e të vrarëve i mbuloi therra.

9. Dy herë nuk hyhet në të njëjtin ujë.

Ose Herakliti ka gabuar, se ndoshta hyhet. - Hyni ju.

Kë po e prisni?

Buzëqeshjet e liderëve botëror në takime t'u shpëtojnë?

- Ju a se dini që as emrin nuk ua dinë?

I keni shkaktuar problemet duke pritur që perëndimi t'ua zgjedh?

- Nuk ka nevojë bota për një ushtri vajtorësh si ju.

Nëse ndjehesh i rrezikuar, pse nuk po e mbron ti veten!

-Si nuk i vjen turp presidentes të qahet gjithë ditën e lume.

- Hesht moj, se askush nuk lufton për çlirimin e prindonit nga Serbia.

Lufto vet.

Nisja.

Ta lejon Kushtetuta ta mbrosh veten.

Mbroje.

10. Kryeministri sot në Kuvend tha se 'jemi në luftë me Serbinë'.

11. Mos i trego ti askujt që Serbia s'bën t'i vras policët e Kosovës (që policët as shqiptarë s'keni këllqe t'i quani),

se e dinë bota që s'duhet të vriten policët...

por ti mos e lejo agresionin e Serbisë!

12. Albin Kurti e ka zbuluar se armët që i kanë përdorë terroristët janë prodhim i Serbisë!

Edhe?

Serbisë nuk i vjen keq për gjenocidin  që e ka bërë në Kosovë, jo po u 'skuqka' që ia zbulove armët.

Serbia hapur po i respekton terroristët e vet.

- S'ke zbuluar asgjë!

13. Ku është zgjedhja?

A e keni ndonjë ide përveç që të kërkoni ndihmë?

14. Pse nuk dha dorëheqje ministri i policisë që i hyri gjithë ai armatim në Kosovë, në kohën kur (citoj veten): as keksat e Serbisë nuk kanë 'mundur' të hynë në Kosovë!

- Pse nuk largohet Mimoza Kusari që ka negocuar me terroristin Radoiçiq kundër veteranëve të UÇK-së!

Nuk ka faj veç terroristi por edhe bashkëpunëtorja e terroristit!

15. Opozita janë ngrysur, janë mbërrolur, tutkunat, po vuajnë, po qajnë, lotorja është derdhur, dhe loti ka pikur në barë.

Nuk guxojnë të jenë 'ndryshe', të flasin ndryshe, sepse kanë frikë mos po i keqkupton populli, e pastaj 'mo Zot po duken jo-patriotë!

- Vrasja e policit në Veri e ka imunizuar Albin Kurtin dhe e ka shkrirë opozitën patetike, e cila është aq

'askushi' sa s'guxon as të thotë se 'Që Serbia është e keqe, kjo nuk e bën  Albin Kurtin 'të mirë'.

- Albin Kurti është tinëzar që së bashku me presidenten, gati qe 3 vite flasin veç për një luftë që do të ndodh!

- Qe tash, Hanibalin e keni tek dera - luftoni!

Se të shkojnë opozita më larg e të thonë se në repertorin e Albin Kurti u shtua 'edhe një viktimë' që do ta përdorë politikisht...

nuk guxojnë të thonë, edhe nëse ua jep krahët të fluturojnë!

16. Ramush Haradinajt i falen gabimet se është trim...!

17. Dhe një xhevahir i Albin Kurtit që e tha sot në Kuvend:

'Polici është vrarë natën (kur ishte terr).

Se kur doli drita, kriminelët serbë e kuptuan se në dritë nuk mund t'i përballojnë policët e Kosovës'.

- Demek, ka dashur të thotë se policia e Kosovës funksionojnë veç ditën.

- Po pse po ia zbulon armikut letrat, o thí!

P.S.

Në autobusin me nxënës, një vajzë e kishte mbështetur kokën në dritaren me perde ngjyrë hiri dhe po qante e dëneste -

Nuk i shkohej në shkollë.

- Një djalit të vogël ia kishin prishur gjumin, e në duart e nanës po bërtiste në kupë të qiellit.

- Nuk i shkohej në kopësht.

- Një plakë që po shikonte nga vrimat e tarabave, e hoqi shaminë, e zgjidhi bistekun dhe e luti Zotin të vdiste -

Nuk kishte ku të shkonte!

- Unë kujt t'i qahem...s'kam se kujt t'i qahem që shkoj në punën që ma kanë bërë burg.

32 Komente

  1. P
    Prishtina

    Super llogik,bravo Kimete,po ato nuk dine te lexojne e jo me te kuptoje

    1. D
      Dardan

      Albin Kurti eshte trim pas lufte e i mencur pas kuvendit, qe nuk vlejne asgja.

      1. k
        kim-kim ham-ham

        Kjo femër budalle.

        1. b
          bregdetari

          Kjo femër nuk është budalle o ti "kim-kim-ham-ham". Budallenj janë ose ata që nuk dinë të deshifrojnë kuptimin e thënieve, që nuk duan të kuptojnë çka Kimetja tjot, ose ata që e kanë ndarë mendjen të qëndrojnë në këtë statukuo qeverisje dhe ta shikojnë Albin Kurtin të veshur me kostumin e kampioniot patriot që, sipas tyre, është dhe mbetet udhëheqës i shqiptarizmës.

        2. T
          Tropoja

          Çfare kukumjaçke je,shkrime kot veç vrerë e inat,

          1. A
            Alex

            Na thuaj cfare nuk shkon nga ky shkrim o tropoje para se te perbuzesh ..Nese vertet kuptoje dicka

          2. d
            dejavu

            Thjesht tragji-komike kur Kimetja per nje grusht leke mundohet te nxjerr dhjam nga pleshti, per fensat e vet qe vegjetojne me shkrimet delirante te Kimetes duke ferguar petulla ne uje.

            1. S
              Shqiptar

              Te lumte edhe nje here..!

              1. U
                Ushtaraku

                Shume mire e ke Kimete hajd ne lufte behuni burra boll ngelet duke u qurravit botes per Serbine. Beni lufte dhe mos kerkoni ndihme as nga Shqiperia apo Rama meqe nuk e keni nevoj. As nga Amerika dhe as BE qe para disa ditesh i shate e mallkuat dhe sapo 30 serbe hyn ne Kosove ne vende te merrnit pushket moret mikrofonet dhe u qate per Serbine. Kosoves nuk i jane heq saksionet dhe Serbise nuk kane per ti vendos saksione. Serbet gjithmone e kane pat te lehte me shqiptaret ne Kosove.

                1. P
                  Punetori

                  Or po kjo na çau bythen ! Si eshte puna e kesaj ? Nuk jam psikolog , por nga experienca e jetes di te them se femra te tilla kane nje problem me hormonet.

                  1. M
                    Mesuesi i 9 vjecares

                    Nuk shkruhet "punetori" , shkruhet puntori.

                    1. D
                      Drejtshkrimi

                      Or ti shoq: - "Mësuesi i 9-vjeçares" - "punëtori" Kështu shkruhet shqip.

                    2. D
                      Detari

                      Nuk e kin njeri prandaj ose menopauze

                    3. N
                      Noc Rroku

                      Nuk do dali ma kush, me jua qënis mo mirë. Bravo... Troç. Qartë, Pastër, Fortëë. Kjo është analiste. Bravo, Se sa han pykë , është tjetër punë T' rujt ZOTI.. Respekte !

                      1. V
                        Vranakonti

                        Bravo Shkrim brilant. Veç nje gje dua te theksoi se Edi Rama nuk ka thene qe KFORI te vendoset ne veri te Kosoves per te mbrojtur kosoven nga kosovaret dhe serbet nga Kosovaret,por te jet aty per te mbrojtur shtetin e kosoves.

                        1. S
                          Sefer Daja

                          Kimete, me ca gjera mbase ke te drejtë! POOOR! Ajo "Kuku lufta" duket nji ironi e tepërt!!! Vërtet, nëse atdheu na thërret, burrat duhet të rrokin armët, ama para se të shkohet tek arma, BURRAT E VËRTET DHE TRIMA , duhet të bëjnë GJITHÇKA, për PAQEN!!!! Nuk të njoh dhe nuk e di a ke fëmij, por imagjino çdo nënë ushtari,kudo në botë, se sa e " qetë" mund të flej ajo, e çfar jete ka, duke e ditur që fëmija i saj është çdo ditë nën rrezikun e plumbit!Historinë nuk duhet ta harrojmë, po dhe ti fryjmë zjarrit të luftës, duket pak jo llogjike! Nëse mëritë e vjetra do sundonin mendjet e reja, çdo cep i globit do ish në konflikt!

                          1. S
                            Shqiperia

                            Kommente nga njerez analfabete, qe nuk marrin vesh nga politika, njerez me nivel ZERO . TURPI I SHQIPETAREVE, BASHKE ME GAZETARE KIM.!!!!!!!

                            1. K
                              Kry

                              Pothuajse totalisht shkrim per edi ramen. Gazetarja permendi disa episode korrupsioni me politikane kosovare. Me fal, se je gazetare, ke dijeni se ne cfare nivelesh te tmerrshme eshte korrupsioni, vjedhja, abuzimi ne qeverine rama, po per zv/kryeministra ne arrati ke degjuar, per gjysmen e qeverise ne burg ke degjuar, per erion veliajn me inceneratore ke degjuar, e shume tjera! Se nuk besoj kane te krahasuar jo me rajonin, por as me vende te botes se 3-te.

                              1. B
                                Busho

                                Gjithmone me te njejten diarre kjo Kimetja e vetekenaqur…

                                1. b
                                  brunilda

                                  shum mire e ka zonja ,politikanet ne kosove duhet te emancipohen ,te bejne politike te qyteteruar e bashkohore ,e te ndjekin rugen e bashkupunimit ,sidomos kryeministri kurti ,ruga e konfliktit asnjeher nuk te nxjer faqe bardhe vetem konflikte e shere ,nuk zgjidh problemin por e le plage te hapur ,ndoshta kete do kryeministri per te shtuar piket per vehte , ka ikur koha e kesaj politike ,bashkpunimi , cilivizimi ,qyteterimi , lenja menjan e hakmarjes por integrimi te pakicave komberare jan nje zgjidhje per problemin ,gjetja e armiqve e tradhetarve ,mos bashkpunimi me ShBA ,BE , tradhetar Edi Rama ,nuk i di se ke kan miq ,apo u mjafton udheheqesi i tyre legjendar Albin, mendoj se intelktualet ne kosove duhet ta ndalin kete politik te gabuar te kryeministrit qe punon per vehte ti dalin kunder e te marin persiper te zhvillohe nje ,politik cilivizuese ,emancipuese e bashkohore ne te mir te vendit sa seshte von

                                  1. K
                                    Kim-chi Kim

                                    Shume mllef paske, moj Kimete. Me gjithe globin e paske inatin. Tregon qe s’je ne paqe me veteveten.

                                    1. C
                                      CH

                                      Thjesht shkrim katastrofal ,e analize pa sens etj.etj. Komente pa lidhje disa qe e perkrahin etj.etj. Tung Kimete

                                      1. C
                                        Ch sh ch sh ch

                                        CH nuk je ti qe gjykone ne se komentet jane plot apo kot ti jep mendimin ten per shkrimin dhe kaq shoku trapi

                                      2. P
                                        Patrioti

                                        Hej Kimete, Se pari ju vete duhet te kerkoni qe Shteti (jo Albini se eshte tu pergatit nje fjalim pa leter) t'ju furnizoje me armatim: 1) Automatik (kallashi ne kete rast ben pune) 2) Tridhjet karikatore me fisheke 3) 10 Bomba sulimi 4) Unifome ushtarake vetem kur serbet "trima" tju shohin te armatosur athere do ta kuptojne qe nuk eshte aq e lehte te merresh me Shqiptaret!

                                        1. S
                                          SHQIPTAR

                                          Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                          1. S
                                            SHQIPTAR

                                            Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                            1. S
                                              SHQIPTAR

                                              Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                              1. S
                                                SHQIPTAR

                                                Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                                1. K
                                                  Kimete te kemi me kimet

                                                  Je talent bravo

                                                  1. S
                                                    SHQIPTAR

                                                    Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                                    1. S
                                                      SHQIPTAR

                                                      Moj zonjusha Kimete, këta nuk janë ‘thi’, por janë derra se veç po rrinë duke qeshur e duke u zgërdhirë si kastraveca të mërdhitë, prej “patriotizmit” e “trimërisë” që kanë!... Po, këta, patriotë e trima janë veç kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së, se, për atë i ka mbajtur e majmur Serbia e Jugosllavia, për t’i pasë sot në pushtet... SHQIPTAR

                                                      1. R
                                                        RAIFI

                                                        Tema e Ramës,boton lloj-lloj komenti të ndyt e të poshter që nuk kanë vend as në gazeta pornografike dhe nuk boton komentet lidhur me tradhtitë e Ramës.

                                                        Lini një Përgjigje