Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karikaturë

29 Shtator 2023, 14:03Blog TEMA

Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karikaturë

Nga Ilir Yzeiri

Pamjet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me duart përpara në formën e faljes, ditën e varrimit të dëshmorit të fundit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që të kujtonin procesionin e varrimit në një vend islamik ku feja përcakton edhe identitetin e ceremonialit, zëri i hoxhës që shoqëronte në banesën e fundit dëshmorin e Kosovës, në pamje të parë, duket sikur janë një gjë normale në arealin e atij vendi. Entuziazmi që ka shpërthyer ndër shqiptarë, sidomos ndër ata që ndjekin Albin Kurtin, i ka kapërcyer përmasat e qëndrimit real dhe po i shton folklorit të luftës vargje të reja duke e bërë narrativën e këtyre ditëve më delirante dhe mitomanët profesionistë po gjejnë lëndën e munguar. Ndërkaq, një djalë i ri, ish-luftëtar i UÇK-së, Dritan Goxhaj, djali i ushtarakut të shquar, Dilaver Goxhaj, edhe ai drejtues i UÇK-së, mbahet në burg sepse bëri një deklaratë të sinqertë në një emision televiziv. Për të nuk flet askush. Ai nuk arrin të ndezë asnjë shkëndijë nga frymëzimi delirant e mitoman i këtyre ditëve.

Në Shqipëri ka filluar debati për censusin dhe edhe për këtë çështje nacionalistët dhe helenistët kanë zaptuar studiot televizive dhe japin orientime se si duhet të deklarohen shqiptarët : më shumë grekë apo më pak helenë. Kësaj narrative i shtohen edhe njoftimet e fundit që vijnë nga akademia e të marrëve se nëna e Krishtit ishte shqiptare. Po le t’i marrim gjërat me radhë. Ajo që ndodhi në veri të Kosovës është dëshmia e fortë se serbët nuk janë mësuar të lëshojnë territoret me dialog. Filozofia e tyre frymëzohet nga ideologjia imperiale dhe fetare dhe prek gjithë ashtin e shoqërisë serbe. Pse duhet të mbajë zi për tre terroristët e vrarë tenisti serb me famë botërore Xhokoviç ? Kur ai poston në llogarite e tij personale në rrjetet sociale foto e materiale që i bëjnë jehonë terrorizmit serb, instancat e larta sportive nuk reagojnë. Nëse dy shqiptarë të famshëm si Xhaka e Shaqiri bëjnë me duar shenjën e shqiponjës atë etiketohen si nxitës të terrorizmit shqiptar dhe të Shqipërisë së madhe. Edhe në një ndeshje në Greqi apo në Rumani shfaqen lirisht parullat teroriste si « Kosova është Serbi » dhe reagimi është përsëri i mefshtë. Provokimi me armë në Veri të Kosovës nga terrositët serbë ishte një klithmë e dëshpëruar dhe prej frikacakësh. Përgjigjja e strukturave të rendit dhe të mbrojtjes së Kosovës ishte shembullore. Por të mos harrojmë që e gjithë kjo dramë u luajt nën hijen e EULEX-it dhe KFOR-it. Këto dy organizma janë e duhet të jenë partnerët tanë për të fituar betejnë më të madhe në historinë e kombit shqiptar që është paqja dhe mëvetësia e Kosovës e njohur nga Serbia. Fati i shqiptarëve është se nuk janë vetëm, por kanë në krah një partner të madh siç janë SHBA-të dhe BE-ja.

Në narrativën që u prodhua pas kësaj ngjarjeje tragjike u vunë re tri nivele. Niveli i parë, ai i qeverisë së Kosovës që ishte përgjithësisht korrekt dhe nëse përjashtojmë deklaratat nervozë të Gërvallës, gjithçka tjetër ishte normale. Niveli i dytë ishte ligjërimi i Edi Ramës në rolin e Kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama e ruajti profilin perëdnimor dhe pragmatik. Ai tregoi se nuk ka komplekse ndaj askujt dhe se përpjekjet e tij për të ndërtuar një Ballkan në paqe nuk kanë nënkuptuar kurrë një anësi për askënd. Vuçiç është një nxënës i dobët para Ramës. Ai e provoi njëherë kur Rama ia tha në sy në Beograd që duhet të njihni pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësi për të që mund ta ketë marrë për dobësi qasjen e Ramës dhe përpjeket e tij për ta afruar Vuçiçin me zgjidhjet paqësore të problemeve në Ballkan. Ngjarjet e fundit treguan se Edi Rama është lideri më i besueshëm për kancelaritë perëndimore në Ballkan. Pas reagimit të tij, që Shqipëria nuk linjëzohet me deklaratat e Këshillit të Europës për qëndrimin ndaj asaj që ndodhi në Veri të Kosovës, edhe BE-ja edhe Këshilli i Europës e korrektuan përgjigjen dhe qëndrimin e tyre. Natyrisht të gjithë e dimë që urat e komunikimit mes Ramës e Kurtit janë si ato urat e varura të telit që shënojnë vetëm vendet ku janë kapur kavot e trasnmetimit por nuk shërbejnë për të qarkulluar informacion. Dhe niveli i tretë është reagimi i BE-së dhe SHBA-ve. Ka një dallim mes tyre. SHBA-të janë më të drejtpërdrejta dhe më të qarta. BE-ja nuk është dhe nuk mund të jetë sepse ne harrojmë që në BE bëjnë pjesë edhe ato shtete stadiumet e të cilave mbushen me parullat antishqiptare. BE-ja e ka të vështirë të pranojë një realitet shqiptar që identifikohet me anën e drejtë të historisë dhe të dënojë Serbinë apo Greqinë që tradicionalisht e kanë ndërtuar politikën e tyre duke u mbështetur te ekspansioni fetar e territorial. Europianët e pranojnë lehtësisht që Greqia ka të drejtë të bëjë marrëzira e të sjellë në Shqipëri lloj-lloj karagjozësh që bëjnë protesta për Belerin apo që të dëgjojë vajtimet e Vuçiçit që ankohet për krimet e shqiptarëve, sepse ata e kanë ndërtuar nacionalizmin e tyre ekspansionist si mënyrë e ekzistencës dhe të gjitha luftërat për të marrë territoret e të tjerëve i kanë paraqitur si një e drejtë që u vjen nga e shkuara, nga koha kur është ngjizur lavdia e tyre antike. Ne, shqiptarët, në rrymë të shekujve që pas vdekjes së Skënderbeut u thërmuam dhe u copëtuam dhe e shpërbëmë lavdinë tonë antike. Shqiptarët më vitalë dhe më të zotë nxitonin në Stamboll dhe konvertoheshin në osmanë e bëheshin vezirë dhe luftonin për të mbrothësuar Perandorinë Osmane. Është një histori e gjatë dhe nuk mund të jetë objekt për këtë shkrim, por të mos harrojmë se vetëm pas vitit 1912 ne nisëm të mbledhin eshtrat e atdheut tonë si ai gjenerali i Kadaresë dhe kur të tjerët na kishin tjetërsuar territore e kulturën, kishat dhe vendet e shenjta, ne po hapnim sytë. Edhe atëherë ishin amerikanët që na shpëtuan nga copëtimi dhe Lenini që denoncoi traktatin  e fshehtë të copëtimit. Por ne sot tallemi me letrën e Bajram Currit për Leninin. Pavarësisht të gjitha këtyreve, shqiptarët ruajtën gjuhën dhe identitetin e tyre, e përsëris shqiptarët jo elitat e tyre. Falë këtij shpirti konservues ne kemi sot dy shtete shqiptarësh në Ballkan dhe komunitete shqiptarësh etnikë në Mal të Zi e Maqedoni. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se gjithë kjo bashkësi shqiptarësh nuk ka një perëndi të vetme kombëtare. Një pjesë e madhe edhe sot ndjehen myslimanë dhe nuk identifikohen me historinë dhe traditën e Skënderbeut. Një pjesë tjetër ndjehen helenë dhe këtë e demonstrojnë hapur. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ? Identiteti kombëtar nuk mësohet dhe as nuk injektohet me dhunë. Të gjithë janë të lirë të ndjehen dhe të identifikohen me cilin të duan. Fakt është një gjë : shqiptarët, kështu të thërmuar e duke shitur identitetin në një pjesë të caktuar të tyre, erdhën deri këtu, sepse brenda pjesës më të madhe të tyre ka qenë e ruajtur ajo përkatësi që u ngjiz sidomos në motin e Gergjit të Madh. Askush nuk e kishte menduar që në shekullin e XXI shqiptarët do të ishin këta që janë sot. Ajo që harrojmë dhe që na kushton pastaj është se kjo botë që është e ndarë me aleanca historike ne, për fat të mirë, na ka hedhur në krah të SHBA-vë. Këtë është mirë ta mbajmë mend dhe jo duart e Albinit e të Vjosës që lexojë suretet e Kuranit në varrimin e dëshmorit të Kosovës, Afrim Bunjaku.    

 

10 Komente

  1. k
    katarakti

    Gabim i madh nëse Albin Kurti njëhësohet me fenë islame; Prishje e imazhit të Kosovës në Perëndim. Edhe si kryeministër i vendit ky veprim nuk i ka hije. Kryeministri duhet të jetê laik. Nga kjo sêmundje vuajmë dhe ne në Shqipëri. Mos pastë festë fetare se politikanët tanë na mbysin me "agjërim të lehtë" apo lloj lloj vizitash në kryegjyshatë, kishën e ... apo dhe takime me hoxhallarë dhe klerikë të tjerë. Askush prej tyre nuk është ndonjë besimtar i madh , por këto karagjozllëqe i bëjnë për të gënjyer turmat dhe marrë vota.Edhe vetë Albini duhet të zgjedhë mes flamurit të Skëndërbeut dhe flamurit jeshil. Ndryshe bëhet tregtar flamujsh.

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Hahahahahahaahaha Doli ky sharlatani Yzer rrembythja Ky eshte komplet vllai i karit. Eshte komplet nivel koprativisti

    2. T
      Tironci

      Rrespekte zoti Yzeiri artikull i goditur falemderit.

      1. E
        Erdogan

        Po nuk vendoset (land) Topo-Onomat (toponim greq) e Vorio Epirit te Kastriotit sic kane qene perpara Pushtimit Osmane nuk kini per te bere Pro-Kopi (Kopos greq do te thote mund dhe djerse). Per you Kostantinopolis polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Vorio Epiri I Kaurrit te Derrit Jeorgios Kastriotit,Mawedhonia jo ajo sllave e njohur nga imperialistet Angloamerikane,Ionia ku eshte sot Turqia nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos nuk ka rendesi. Per you ka rendesi vetem kufiri i Pashallekut Turk te quajture Albania deri ne Preveze. Zoti Yzeiri. Titullin e Artikullit (Title e Article) perse e ke te shkruar me fjale "te Huaja"? Entuziazmi i korrektuar dhe nacionalizmi si karrikature! Enthusizmos greq (Entuziazem "shqip"). Correct angl (Korrekt "shqip"). National angl (Nacional "shqip"). Caricature (karrikature "shqip"). Po nuk ndryshuat kombesine turke Osmane ne Epirote Greke nuk kini per te bere Prokopi. Enrat Ornela,Erion,Elvis,Ervin,Edvin,Eduard,Shpetim,Gezim (Gyzel turq),Bujar (Bujur turq),Clirim,Festim,Blerim etj tregon Shume Qarte (Mucho Certo) qe jini Genitsaros te turqizuar. Me e keqja eshte (este kakos) se luftoni Ata qe jane Pakice (Poco ital) Greke ne Vorio Epirin e.

        1. M
          Mbresa

          KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

        2. I
          Illo

          Profesor, me pak fjale po e permbledh artikullin e shkelqyer: Ai popull, qe nuk lufton per territoret e veta, i humb ato! Ne nuk luftuam e nuk luftojme per vendin tone, ndaj kemi humbur e mund te humbim (edhe paqesisht) serish territore! E kemi me te lehte te ikim ne Stamboll, Amerike, Gjermani (ketu s’behet… se ne vete jemi ideale), te behemi turq, greke, italiane, falemi, lutemi…se te luftojme per token e identitetin tone! Nje dite do te shuhemi, qofsha gabim!

          1. N
            Nositi

            E duan te hyjne ne Europe keta me kuran ne dore Respekte per shkrimin

            1. D
              Devolliu

              Shume faleminderit, profesor Yzeiri , drejt , shkoqur , pa rezerva . Faleminderit.

              1. X
                Xheni

                Bravo si gjithnje i perpikte

                1. N
                  Nik

                  Ky eshte nje k... kanndari, ngaterron qellimisht ritet tradicionale te vdekjes me orientimin perndimor te Kosoves! Qenka dhe "profesor" me nder i thenshin!

                  Lini një Përgjigje