Nga Blendi Kajsiu
Gjenocidi elektoral i regjimit Rama në zgjedhjet e 11 majit 2025 tashmë ka nxjerrë në hije edhe gjenocidin e Gazës. Ajo që u zhvillua më 11 maj nuk ishin zgjedhje por farsa më e shëmtuar elektorale jo vetëm në historinë shqiptare por edhe atë globale.
Sipas dokumentimit rigoroz të doktor Sali Berishës krimi i organizuar i siguroi regjimit Rama 30 mandate në kuvend. Po ti shtojmë këtyre edhe 20 mandate që u siguruan nga përdorimi i administratës publike i bie që regjimi kaloi 50 mandate parlamentare nga koalicioni i PD-së tek PS-ja.
Ky jo vetëm është, por edhe duhet të ishte, realiteti i “fitores” së regjimit. Kush e injoron atë dhe pretendon se Berisha humbi sepse nuk gëzon popullaritet në elektorat, apo se ndikimi i krimit të organizuar edhe pse prezent e ka fryrë por jo përcaktuar fitoren e Ramës është një palaço-analist.
Për të mbuluar manipulimin dhe shitblerjen masive të votës idiotët e dobishëm të regjimit po vjellin në publik pseudo-argumente të tipit “Berisha refuzohej më shumë se Rama në të gjitha sondazhet para zgjedhore”, apo se “PD-ja dilte shumë poshtë PS-së në të gjitha sondazhet”.
Po si mund ti besohet sondazheve kur jetojmë në regjimin më kriminal të globit? Nëse krimi i organizuar është i aftë ti rrëmbejë 30 mandate dhe mbi 300 mijë vota PD-së imagjinoni sa të lehtë e ka të shantazhojë 1000 apo 2000 të intervistuar në një sondazh, ku natyrisht janë përgjigjur me pistoletë në kokë.
Ky është mjerimi mendor i shërbëtorëve të regjimit që refuzojnë të shohin të vërtetën që ndriçon si drita e diellit; rezultatin zgjedhor nuk e përcaktoi populli shqiptar por krimi i organizuar në bashkëpunim me SPAK-un. Krejt tjetër do kish qenë rezultati i zgjedhjeve nëse SPAK do kish arrestuar Troplinët dhe Visin e Pojës para datës 11 maj dhe jo pas saj.
Është i njëjti SPAK që e arrestoi Erjon Veliajn jo menjëherë para zgjedhjeve të 11 majit por shumë javë përpara për të ndihmuar Edi Ramën me fushatën e Tiranës, duke i dhënë kohë ta organizojë atë pa Erjonin. Ishte kjo strategji politike e SPAK që prodhoi fitoren e thellë të Ramës dhe PS-së në Tiranë.
Për të justifikuar gjenocidin elektoral të regjimit Rama mjaft palaço-analistë dhe idiotë të dobishëm argumentojnë se Berisha deklaron se zgjedhjet ishin farsë për të mos pranuar humbjen, sepse përndryshe do detyrohej të jepte dorëheqjen si kryetar i PD-së. Sipas propagandës ramiste Berisha i trëmbet Nenit Basha në statutin e PD-së.
Ky është një argument idiot sepse Berisha nuk ka nevojë për asnjë justifikim politik për të ndenjur përjetësisht në krye të PD-së. Aty e ka vendosur Zoti ndaj askush tjetër nuk mund ta heqë. Ai fare lehtë mund të deklarojë nesër se zgjedhjet i humbi ai vetë dhe përsëri të rizgjidhet kryetar i PD-së.
Si do ta rrëzoka Berishën neni Basha sot që është kryetar ndërkohë që nuk e rrëzoi dot Kryetari Basha me SHBA-të nga pas kur doktori ishte anëtar i thjeshtë? Kaq mjafton për të kuptuar mjerimin e llogjikës së regjimit dhe të zëdhënësve të tij.
Doktori nuk ka asnjë interes personal në denoncimin e vjedhjes së votës. Lufta e tij është për një demokraci shqiptare ku vota as nuk shitet dhe as nuk blihet, siç ka ndodhur historikisht brenda PD-së nën udhëheqjen e Berishës. Aty vota kurrë nuk është shitur apo blerë, sepse nuk ka pasur asnjë vlerë.
Nëse eleminojmë shit-blerjen e votës regjimi Rama bie menjëherë sepse popullit i jepet mundësia të votoj lirshëm për Berishn. Ndaj sfida kryesore e demokracisë shqiptare sot është ruajtja e votës së opozitës berishiste nga vjedhja, shitja apo blerja.
Deri tani janë hedhur të paktën dy propozime interesante për tu përballur me këtë sfidë. Njëri prej tyre është kalimi i PD-së në parti anti-sistem që nuk merr pjesë në votime sepse jemi nën regjim dhe jo në demokraci.
Ndonëse kemi të bëjmë me një një propozim inteligjent dhe invovativ duhet pranuar se shancet që një qasje e tillë të ruaj votën opozitare janë të pakta. Mos-pjesmarrja e PD-së në zgjedhje nuk e pengon regjimin Rama për të blerë vota në masë dhe për të “fituar” zgjedhjet pa kundërshtar.
Përkundrazi, shërbëtorët e regjimit dhe idiotët e dobishëm do çirren në kor se PS-ja fitoi sepse PD-ja nuk u paraqit në zgjedhje, edhe pse në të vërtetë PS-ja edhe në këtë rast do fitonte sepse bleu votat masivisht. Kjo është narkoza e demokracisë shqiptare që për rezultatin e zgjedhjeve ia vesh fajin gjithnjë opozitës madje edhe kur ajo nuk merr fare pjesë në zgjedhje.
Një ide e dytë akoma më largpamëse është që PD-ja të sillet si parti e vogël dhe jo e madhe. Kjo është një ide tepër e llogjikëshme sepse një parti e vogël merr më pak vota se një parti e madhe. Më pak vota ruhen më kollaj se më shumë vota.
E megjithatë edhe kjo zgjidhje ndonëse plotësisht e llogjikëshme në teori nuk funksionoi në praktikë. Në zgjedhjet e 11 majit Berisha arriti ta zvogëlojë me shumë sukses votën e PD-së, me rreth 250 mijë vota. E megjithatë vjedhja dhe shitblerja u rrit në raport me vitin 2021. Gjasat janë që ky fenomen do vazhdojë edhe në zgjedhjet e vitit 2029.
Në fakt e vetmja qartësi që kemi mbi zgjedhjet e ardhëshme parlamentare është se Berishës do ia vjedhin votën përsëri. Ndonëse Berisha di ta ruaj demokracinë shqiptare e vërteta e dhimbëshme është se ai nuk di ta ruaj votën opozitare. Vjedhja, shitja dhe blerja masive e votës berishiste në farsën elektorale të 11 majit ishte dëshmia e radhës se PD-ja e Berishës nuk di ta ruaj votën e saj.
Pikërisht për këtë arësye është koha që Berisha dhe berishizmi ti bëjnë thirrje shqiptarëve që votën mos ta depozitojnë te PD-ja por tek partitë e reja opozitare. Ato treguan qartë se dinë ta ruajnë votën, madje edhe pa komisioner, pa vëzhgues të mjaftueshëm dhe pa milionat që hodhi PD-ja në fushatë.
Natyrisht votuesi i PD-së mund të jetë skeptik. Vota për partitë e reja opozitare mund ti duket si një votë e çuar dëm pasi probabiliteti që ato të rrëzojnë Ramën në vitin 2029 është ende i ulët.
E megjithatë ai është shumë më i lartë se në rastin e PD-së berishiste. Shancet e saj për të rrëzuar Ramën dhe për të ardhur në pushtet në vitin 2029 janë zero, sepse që tani e dimë që Berishës do i vjedhin votën. (Lapsi.al)
Per mua ky shkrim nuk eshte i yti Blendi Kajsiu, sidomos pas analizes qe i bere para disa ditesh ftores se socialisteve. Ose ke qene i pire atehere ose je tani...por sbesoj...ky nuk eshte stili i Blendit. Per mendimin tim Blendi eshte intelektuali qe i duhet te djathtes....por ky shkrim nuk ka lidhje...
Leri mor Roland te hane moot sa te ngopen!
Po te jete Kajsiu dora vete, atehere ka shkuar per lesh edhe ai. Fakti qe e ka botuar ne portalin e Andi Bushatit flet vete.
ESHTE IRONI,LEXOJE ME KUJDES.
Qenkan terbuar sumekuqte e mi nga Kajsiu !! Por kur jeni kaq te sigurt qe e ka me ironi ckeni ore qe ne kor kerkoni hajdar te madh !!! Sufllaqexhinjte konfuze : Na braktisi edhe Kajsiu. Me gjeti belaja me keta te pa tru. Cfare sklleverish mjeqelizore.. O mami na hengri lepri ...Kajsiu doja te thoja.
Nuk është aspak ironi. Te Lapsi.al nuk lejohet ironi që mbron Ramën e godit Berishën. Këtu autori i shkrimit paraqitet si kryeidot i dobishëm për kryevrasësin e kryevrasësve të këtij vendi. Ky mender gazetar e analist mendon se shumica e shqiptarëve duan t'i udhëheqë e t'i qeverisë ai që i vret sa më shumë e sa më shpesh. Ky mender analist mendon se SHBA e ka shpallur padrejtësisht non grata si pengues të drejtësisë, si minues të demokracisë e si kampion të korrupsionit. Sipas këtij shumica e popullit e do në krye sepse ka vendosmërinë të vrasë 3; treqind , tre mijë, treqind mijë njerëz po bëri vaki t'i prekin qoftë edhe një gjethe peme të kryeministrisë. Ky idiot e gjithë shokët e tij i quajnë normale këto vepra e pandehin se i quan normale edhe populli.
Ky kajsiu eshte karziu Me genocid...gomari 'intelektual' Sala I jep medalje trimi e zgjuarsie
ky mendim mu krijua dhe mua,pa e lexuar komentin tuaj
Ndjesë! Komentin e bera me nxitim pa e lexuar shkrimin, nisur vetëm nga titulli. Mbasi e lexova, krijova bindjen se vërtet eshte një satire elegante. Ndaj Kajsiun po e komplimentoj.
O Roland eshte ironi, po tall bythën me Berishen
Roland koqja a se kupton qe eshte satire puro
Ky shkrim është një ironi therëse kundër PD-së!
Komentues budallenj! Nuk e keni kapur thelbin e shkrimit qe eshte e gjitha ironi?!
kyshkrim eshte i pershkruar nga nje hironi e holle ... thon troc, tallje bythe me PD-me!
Ore landi ... sikur te na puthesh pak ne prapanisë.... mire do kishe bërë.
Ti Roland qenke me zog gomari se ky Kajsiu persa lexon shkrimet e ketij qe duket sikur ka dale si minjte e hales e nga goja u rrjedh muti...Ky miu eshte Blendi Kajsiu!
Kajsi Qe ke urrejtje patallogjike ndaj Rames kjo dihet por te flasesh per genocid kjo eshte e rende dhe organet ligjzbatuese duhet te merren me ty pamvaresisht se mbrohesh nen pektin e gazetarit por dhe ju duhet ti provoni keto genocide ne te kundert shko dhe ti te 7 penxheret se nuk jeni me te mire se populli Kur te shkruash nje artikull dhe me nje totull bombastik dhe te rende duhet te rendisesh dhe provat qe keto vota jane vjedhur apo eshte ushtruar presion mbi votuesit Kjo eshte detyra e gazetarise te dencoje me fakte cdo problem por jo gazetari qe ka per qellim gjuhen e urrejtjes dhe akuzon nje popull te tere Je me fat qe nuk je marre i pandehur per shpifjet qe ben dhe keni gjetur Ramen qe sa me shume shpifni nuk ju denoncon se pot ishte tjetri ti nuk kishe shance ta shkruaje kete artikull si ti dhe shume te tjere
Lexoje prap se është sarkazëm e gjallë. Është duke u tallur me sali kërmën
ti na rrofshe karin ore trap
Eshte shkrim satirik o Iljazi amerikon. Mpriheni pak trurin se ju ka zënë myk !
O trap qe bene propogande Flet pa asnje te vertet vetem per kenaqesine tende,e di cke, shko bjeri me d... Se na bere per te vjelle.
O Tirona është ironi… sa të trashë jeni xhanëm.
A i kanë premtuar diçka këtij Blendit. Se kjo është një analizë e shkruar nga një militant i pjerdhur nga trutë. Blendi Kajsiu ka pasur analiza brilante. SI spjegohet atëhere ky ndryshim?! As unë nuk e besoj se kjo analizë është shkruar nga Kajsiu! Ai nuk mund të pështyjë mbi veten!
Ky po tall SB
Te dashur komentues lexoni me mend jo me sy , zoteria kashkruar nje fejto qe eshte ironi e gjalle , nje mergitar ju pershendet .
Sika mundesi qe nuk ei kuptoni tonet ironike te keetij shkrimi??????
Jetojme ne regjimin me kriminal te globit!!!!???? Vej bast me kedo se nuk e ka shkruajtur Blendi.Por,si ka mundesi qe Ai nuk reagon? Kjo eshte e gjithe enigma. Le te shohim ne ditet ne vazhdim.
O realisti vërtet të jeni kaq të trashë. E gjitha është ironi o trungje.
Po mer Goni. Ky dhe qindra si ky qe kometojne ketu dhe as kaq gje nuk kuptojne nuk perbejne ndonje problem ne vete se aq tru kane POR problemi eshte se ky soj mileti qe jane jo pak ne numer KANE TE DREJTE VOTE .Dhe marrin me qafe edhe ata qe kane dy pare tru ne koke.
Per kete Bledin dy fjale. Llogarite qe ben ti jane sikur i ke bere me duart e tua,pra supozon se je bash vete Berisha dhe ne fakt llogarite jane tamam sic te dalin, sepse fix ate ka bere Berisha edhe brenda PD edhe me pushtetin qendror apo vendor.Nje keshille i dashur,merru me ndonje pune te hajrit e mos i lodh kot njerezit per te lexuar keto palacolleqe,ama mese i ben vetem per klikime jepi dhe une te kerkoj ndjese.
E shikoni sa budallenj janë lexuesit e mësipërm, ose në përgjithësi komentuesit? Budalla, por me brirë ama. Nuk e di për kë e përdor sarkazmën Blendi, kur shumica nuk e kupton........ . Hajde pastaj, ti kuptojnë kunjat me helm të Blendit, votuesit edhe më budallenj, edhe më bythëgrisur, edhe më pabuksa, të cilët votojnë PD-në.
Lajthitjet janë gjë e zakonshme në media dhe shkaku i lajthitjeve vjen ngaqë ka shumë të lajthitur... Të bësh apologjinë e një plaku të rrjedhur 82 vjeçar, ish funksionar, fugs dhe ish komunist sharlatan në radhët e ppsh, do të thotë të jesh më shumë se idiot! Rendja pas këtij ekzemplari të vetëm komunist në botë është një marrëzi, shtoji kësaj edhe krimet e panumërtë të këtij gërdallës, ia kalon marrëzisë dhe bëhet një shërbim direkt në interes të krimit në emër të "demokracisë" berishiane! Ndihmoje, kajsi! Ky do të ngrerë "tavanin"!
O debili lindur se kupton qekjo eshte sarkazeme ky po tall zarin me ca rrota kari si ty e salistet e mediave
Ore ju që komentoni dhe shani Kajsiun se u duket sikur mbron Berishën,jeni ca idiotër dhe dallamango të trashë,që s'e keni shokun.Po nuk e kuptoni që gjithë shkrimi është një sarkazëm e hidhur dhe një tallje e zgjuar për Berishën dhe Berishizmin që e ndjek pas?! Hajde analfabetë funksionalë hajde!
Po ti mer rrote kari , a nuk e kupton qe atyre qe ju ka djegur kjojane SOCIALISTET dhe bythlepiresit e Rilindasit. Jane ata qe ju kane turrur Kajsiut qe “ ka tradhetuar idealet” . Pra thene shkurt jane kto baxhella qe votojne PS ne dhe qe kane votuar PPSH megjithse NUK KUPTOJNE as ironine e nje nythlepiresi te pushtetit e lere pastaj POLITIKAT e piktorit.
I gjithe shkrimi eshte nje ironi e thelle per Berishen. Blendi tallet me justifikimet se zgjedhjet u vodhen. Bravo
ESHTE SHKRIM IRONIKO-SARKASTIK O DYNJA
Qenka kalbur edhe Kajsia...
NA RROFSH SUMEN ME GJITHE GAZETARINE DHE ANAL-IZEN TENDE
Eshte sarkazem e gjalle o njerez....
Kujt i sherben kjo analize? Shoku, fol shkurt e qarte. BERISHA te ka premtuar ndonje post ne PD sa te kaloje lumin dhe pastaj nuk te thote te dhjefsha kalin, por ta merr fare ate se thote eshte imi?! Akoma nuk po e njihni?! Gjynah ...
Hahahahha Blendi ka bere ironi o kolege sufllaqe.
Te mbrosh ne kete forme kriminelin Berisha, ose je i pire, ose je i tredhur se te dine ndonje gje, ose je i paguar fort. Ky Kajsiu ka folur shume realist here tjeter, sot???????!!!!!!!!!!!!!!
Berisha di te lexoj te ardhmen. Nje PD familjare me 30 deputet, ku ne krye te jete e bija, eshte objektivi I tij! Ne kyshtet aktuale kur nuk e beson dhe ne gocion njeri ne perendimi, atij I qe ne krye te PD te vij e bija! Greva e urise qe e kerkon ta beje ne shtator eshte mashtri per te sjelle te bijen nongrata ne krye! Kaq I duhet plakut! Mbas meje qameti!
Mos komentoni herë tjetër se lat koqen e namit!!. Mjafton dy rreshta të lexosh për të kuptuar që gazetari po tallet me sliun dhe salinjtë që e mbështesin!..
Nuk ka mundesi ,ky njeri ose duhet vizituar se nuk eshte mire se para pak kohesh fliste ndryshe o nuk eshte shkrimi i tij..Po eshte i tij me vjen keq se eshte bere per gjynah
Po te mos jete ironik, dhe po te jete se eshte shkrim i Kajsiut, atehere ky na qenkesh zberthyer komplet copa copa e trute na i paskan dale krejt jashte.
Nuk dua t'i lexoj komentet e më sipërme. Emri yt më ftlet për një berishist naiv dhe i padobishëm. Dikur mendonim se doktor Berisha, anëtar partie, sekretar partie, me lidhje të ngushta me Hysni Kapon, një mjek që shquhej, si njeri që lexonte letërsi, - në fund të fundit, - një dishepull i depërtuar në Lëvizjen tonë Studentore nga PPSh, ishte ai që duhej për të themeluar transformin paqësor të pushtetit komunist në demkraci. Ti je një klarikature tij. Mbetje toksike e së kaluarës që nuk e kupton Shqipëria ishte Otomane, Zogiste, naziste, balliste, komuniste, por mbeti- për varfërinë e saj të imponuar ndër shekuj. e majtë, në mos më tej së majtës, - një komb i vuajtur që përpinte me etje çdo përparim sado të vogël, edhe sikur ai të dëmtonte një pjesë të vogël të popullsisë së saj. Ti je një eunuk që nuk kupton asgjë as nga genetika, as nga historia shqiptare. Ti flet si Saliu dhe interesat e tij. fatkeqësisht miku im i vuajtur t'i boton këto paçavure edhe sikur të jetë krejtësisht kundër teje.E pranojnë dobiçllëkun tënd si kininënkundër malarjes së dikurshme..
Ke harruar te vesh " thonjëza" se te gjithe e kane marre,si te vertete
Nje pjese jo e vogel e komentatorëve nuk e kanë kuptuar fare ironinë e Blendi Kajsiut. Kam frike se Mul Noka nuk e ka kuptuar taman këte shkrim dhe nuk ështe cudi ta falenderojë zotin Kajsiu.
Hahaha... Nul Moka edhe mund ta falenderoje, padashje ... :)))
Nje shkrim shume domethenes. Nje tallje dhe qesendisje e bukur per berishizmin, por pa thonjza. Madje kjo i ka hallakaur ca edhe disa komentues qe sikurse thote njeri, jane "dallamango"nga mendja. Nuk eshte pune te djathti e te majti ne kete mesele, por kotesia e Berishes dhe e berishizmit, qe nuk shohin gje tek vetja, por kerkojne "qimen ne veze". Eshte mese e goditur ajo qe thote autori, qe medemek Berisha "di te ruaj demokracine, por nuk di te mbroje voten e parise se tij, ose "qysh tani dihet qe atij do t'i vidhet vota edhe ne vitin 2029"
O Mero, pse e ndot gazeten me trushkulurit e Berishes? Nuk te mjafton Birisha qe i ke dhene hapesire sa e si do ai per vetediskreditim, po te mos lexojme edhe idiotizmat e trushkulurve te tij, na e kurse kohen. Une kajsiun, qe nuk piqet as ne gusht, nuk e kam lexuar kurre, qe kur e kam degjuar per here te pare ne tv.
Shkrim pa asnje logjikeE nis dhe bitis sipas porosise!Kush eshte marre me publicistike e di mire qe shkrimet me porosi, dalin per faqe te zeze.
Gjynah ! Jua e paska futur Vampiri helmin.
Ironi shume e bukur!
Ky ose jeton me hallet që ka Sala me familjeve dhe kriminelët e tij, ose tallet me te, ose ka rrëshqitur dhe ky si porositësit e tij. E pabesueshme më duket që foli si Saliu duke cilësuar analistët kriminelë.
Doktorrit po te kendo QYQJA me duket
Ky palla është shëmbëlltyra më bastarde që ka pjellë raca umane.Ky debil eunuk i Berishës përpiqet me lloj lloj mënyrë të bëjë pis zgjedhjet e 11 majit.Dallkauk e i pafytyrë nxin opinionin publik e realitetin shqiptar.Si i tillë smund të jetë më tepër se një bajge në garazhin e Berishës
Per aq sa e Kam lexuar Kajsiun ( fragmentar duhet thene ) nuk eshte se Kam patur ndonje vleresim maksimal , vec ne keto shkrimet e fundit ku , pervec te tjerave , ai thekson ne menyre te perseritur , ndryshe nga te tjeret , emrin e modelit me te shemtuar pas atij enverist , modelin BERISHIST . Ndersa idete dh mesazhet e ketij shkrimi perkunden ne shtratin e nje sarkazme acide , me objekt Berishizmi , sigurisht .
Ju jeni nje gazetar inteligjent dhe shume serioz, me sa duket njerezit nuk jane mesuar me kete stil te shkuari nga ana juaj, mendoj se nuk ju kane kuptuar
Sot qeka dita e boleve, po shoh që të gjithë janë të nxehur me Blendin e shkretë. Është ironi dhe tallje kari o ju bolet me nerva që shkruani lart. Pse me kaq inat mor derdimenë. S'keni faj o bole, ka 35 vjet që në Shqipëri nuk ka asnjë portal interneti ose gazetë me karikatura dhe me tallje kari ndaj arenës politike, duke pasur parasysh që o ka Shqipëria material për me tall karin o s'ka vend tjetër në botë. Edhe në kohën e PPSh njerëzit e tallnin loqen më shumë se sot ... Popull pa humor, popull varikars, të parët ju që shkruani gjithë nerva këtu lart.
Per legen, hajdut , qelbesire , bythlipires, edepsez , servil, bythqire , ndyresire e me radhe gjithe epitet qe ekzistojne ne kete spekter je ti Blendi Zerdelia… ik qihu o perderast social..!!
Tallje rak-u me bet 1000 nga Kajsiu. Dmth aq rende eshte opozita sa shkrimet-analize tani behen invers, sikur t'i shqiptosh fjalet mbrapsht.
Te qifte Kina, ty e soj e sorollop ku ti kesh ti o bir kurve kasjiiiiiiiiiiiii
paska rrjedhur dhe ky ????
O Sali,Sali I mjere,të vodhen,s'te vodhen T'i per here gjithmone del I dhjerë. Kur humb per Ty fajtor ështe,ai,ai tjetri. Do te dorezohesh veç te shen Pjetri.
Ahhahhaha ironi e sarkazem e holle.. nji bravo…. Po kuj don me ja than Mulit Albanes opo Gazit( se bashku ne diversitet????????????????
Zoti Kajsiu! Si duket Berisha ta paska futur thellë Ka*** që flet me atë gju ti si Intelektual.
Lexojeni me kujdes shkrimin edhe kuptojeni mire.
O tok e bekuare si te ka zaptuar përfundimisht INJORANCA
Per ata qe nuk e kane kuptuar, shkrimi eshte ironik.
o bledi o derbedere su bere burre njehere gjithe jeten e kalove kurre dy kembe si bashkove kajsia dhe pjeshka pothuaj jane njesoj.
Ore KAJSI: Te thuash "palco analist" aty nga fillimi i shkrimit per ate problem qe shkruan Ti, do thosha qe edhe Ty, te paskan lene trute. Shkurt e qarte profesor : Deri diten qe Sali Berisha do jete jo vetem kryetar, por edhe pjese e PD-se, ta kesh te qarte Ti profesor dhe kushdo shqipetar, QE NDERSHMERISHT 100 HERE TE BEHEN VOTIME, TE 100 HERET DO FITOJE PS-ja. Diten qe Berisha nuk do regetije me ne PD dhe PD-ja do kete njelider te ri me besim ne popull, ate dite Rames do i bie puplat dhe PD-ja do kete fitore. Se shpejti do kemi zgjedhje lokale pjesore. Shiko edhe aty se sa do fitoje Berisha. Jam i mendimit qe, nese Basha, pavarsisht t e metave te medha, PD-ja mund te kish fituar zgjedhjet. A nuk e shef: Berisha del me humbes se Basha dhe nuk largohet sepse paska per te plotesuar nje mision. Cfar eshte ky mision ? Po demokratet, perse nuk i ngrihen Berishes, ashtu si Ju ngriten Bashes ne 202, apo sepse doli me keq se Basha ne vitin 2021 ? Dhe se fundmi : Mire mor profesor, po edhe tek emigrantet ja vodhi Edi votat Berishes ? Mire, po themi ne nje shtet, por me thuaj se ne cilin shtet te botes, emigrantet kane votuar ne shumice Partine e Berishes ? Kam mendimin te jini me te sinqerte ne analizat tuaja, sepse Ju analistet, vec PD-se po mirrni ne qafe edhe te gjithe popullin.
Ky shkrim ështe fillim evmbarim drejtuar PD por edhe anal-isteve duke qe dalin neper tv e llapin per vjedhjen e votues.Kajsiu ështe gazetari i pare pas zgjedhjeve qe doli me shifra reale ekzakte per te mohuar shitblerjen e votues dhe vjedhjen e saj ku tregoi gropën e madhe qe i ështe krijuar PD.Skkrimi i tij ështe njelloj se si mund te dilte nje shkrim nga PD
Me kthy shkrimin e Kajsiut mbrapsht, del si ta ketë shkruar Andi Bushati
Si ka mundësi që nuk kuptoni se është ironi e sarkazëm shkrimi!
Ne "zgjedhjet" e 2029 Rama akoma me premtimin e pasaportes BE do marre mbi 120 deputete per te arritur synimin final me pas te 99.99% te votave e te deputeteve ne Kuvend per ta perligjur plotesisht slloganin qe partia qe ja kane lene trashegim ka, ate - I gjithe Pushtetin SOVJETEVE !
Edhe te dale vete Kajsia e te thote se eshte "shkrim-ironi" nuk do ta besojne budallenjte rilindjote. Ato edhe Rama te dale e te pranoje se eshte budalla dhe Kartela e tij e botuar nga M. Baze eshte e vertete, keta prap do thone "po ben shaka Gjigandi yne"
Ky KAJSIA është RRK komplet,elektorati i Ramës është shumica progresive që u pa se si u respektuar nga gjith liderët e Evropës gjë që kurrë nuk ka ndodhur në historinë e këtij kombi por si shpellarë KAJSISË i pëlqen Sali non grata.
B.Kajsiu:Te kam ndjekur ne shume debate dhe me ke lene pershtypjen e nje te riu te lexuare...Por ne kete shkrim shohe se ju diku *kini gelltitur nje luge çorbe dhe po villni*.Nuk besoi se eshte shkrimi juaj.Nuk eshte shkrim ne intelegjencen tuaj.Ose nqs eshte shkrimi juaj ,me vjen keq ta them por ju paskeni pjerdh.
Me rruac,la usi,te paska lene mendja.Asnjehere,per asnje rast nuk ka asgje qe te krahasohen Rama me Berishen,apo PS me PD.Po,keto zgjedhje jane katastrofe per PD dhe Sali Madheshtorin,qe vetem shqiptar nuk mund ti thuash.Aq sa kam njohje une ,por keto qe thone per Durrsin jane vetem fantazira dhe shpifje te njerezve te PD.As ka pjerdhur ,as pjerdh njeri per ate bandite trafikante ne Durres.Eshte botuar fare qete,la asnje ndikim te jashtem.Katastrofen e PD kerkojani,jo te shpifjes,por-1-te krimi 34 vjecar ku eshte zhyrur PD.Nje deputet i PD ne Durres,i lidhur ngushte me krimin,dhe PD e mando con.Sa krime rendin ne mbi PD ne keto 34 vjet? The asnje distancim ,te pakten.2-ne krye te PD Sali krimineli,vrases i,shkaterruesi,zhvatesi.E degjova Nuredin Dumanin per kete grupin e durresit?...krah i saj,tha ai,me emer dhe mbiemer,eshte lidhur qe ne vitin 2010 me nje ish president te korruptuar.Me pak mendim,del i lidhur me presidenti likeflori Ilir Muti, te cilin Saliu juaj e vuri ne l'Istat e PD.Dhe ju kerkoni qe populli tu besoje?Mbaje mend,edhe sikur te riperseriten zgjedhjet,partia Socialiste do te fitoje 90 mandate.Pra,do te zhytwni me thelle ne grope..E vetmes rruge per ju:-nenshtrojuni vullnetin te popullit -distancoheni nga krimi 34 vjecar i PD dhe Sali Berishes,agjentit te UDB,nga Flamur Noka,agjentet te UDB,nga Bejdhjeri i Progonatit,agjent i Asfalise.-reformoni dhe pastroni partine e qelbur dwmokratike.Ndryshe do te shkoni thelle e me thelle.
NJE FEJTON SATIRIK I SHKELQYER. NJE TALLJE ELEGANTE ME BERISHEN E BERISHISTET. PER ATA QE SE KUPTOJNE DO I REFEROHEM NJE MENDIMTARI TE MADH PERENDIMOR QE KUR E PYETEN PER DEMOKRACINE THA SE TE GJITHA I KUPTOJ POR QE TE BARAZOHET VOTA A FJALA IME ME TE PADITURIT KÈTÈ SE MARR VESH.
U bene kajsite ti haje bace serbofili.
Ja pra pse nuk ia vlen te lexosh komentet ! Ne pjesen derrmuese te tyre duket sheshit qe jane thellesisht injorante , te semure qe jo vetem nuk kane as idene me te vogel te letersise satirike , por untelekt per te lexuar e kuptuar ironine therese te ketij gazetari te shquar , por dine vetem te vjellin duf , mjegull e urrejtje ! I gjithe ky llum komentuesish kaq te trashe , tregon sa poshte ka rene niveli kulturor e arsimor ne keto tre dekada tranzicioni dhe ku do jete pas 30 vjet te tjera ! Keshtu jane fshire nga historia dhe harruar shume popuj te tjere .
Ja pra pse nuk ia vlen te lexosh komentet ! Ne pjesen derrmuese te tyre duket sheshit qe jane thellesisht injorante , te semure qe jo vetem nuk kane as idene me te vogel te letersise satirike , por untelekt per te lexuar e kuptuar ironine therese te ketij gazetari te shquar , por dine vetem te vjellin duf , mjegull e urrejtje ! I gjithe ky llum komentuesish kaq te trashe , tregon sa poshte ka rene niveli kulturor e arsimor ne keto tre dekada tranzicioni dhe ku do jete pas 30 vjet te tjera ! Keshtu jane fshire nga historia dhe harruar shume popuj te tjere .
Shkelqyshem!!!!
Sarkazem shume e holle, per çmim letrar kombetar. Te lumte Blendi Kajsiu! :)
Komentuesit qe e shajne Blendin, jane te Berishes. Ata e kuptojne talljen e Bledit, por nuk gelltitin dot poziten qesharake ne te cilen vihet Berisha i cili i sulmon zgjedhjet me shprehje idiote.
Palaqo dhe idiot je vete. Berisha kurr nuk mund ta munde PS. Duhet te zbythet ngs PD.
Nje qesendi i hidhur, por dhe e lezetshme. Sidomos ajo puna e sondazheve, ku 1000 a 2000 veta jane shprehur per ke do te votojne, duke pasur koburen te koka, me beri vertet te qesh. Ironia dhe sarkazma fillojne qe ne titullin e shkrimit, " Genocidi...".
Keta komentus nuk jane debila por pertaca per te lexu. Kan lexu vetem titullin dhe direkt kan vershu me koment. O Zot me cfare njerezish e ndajm jeten ne Shqiperi!
Bravo Blendi! Nje ironi moderne qe i fute komentusit ne nje ring,i bere te perleshen me grushta ndaj njeri tjetrit ,duke mos gjetur dot kundreshtarin e vertete per te qelluar,duke qelluar shpesh dhe skuadren e vet! Bjerini qarratallare njeri tjetrit. Kjo eshte situata politike aktuale : Nje katrahure! Blendi solli per ju nje cfaqje qesharake te zgjedhjeve te radhes!
Analist PALACO dhe medioker, qe nuk di as kuptimin e fjales genocid. Nuk ja vlen te lexosh percartjet e tije. Idjot i dobishem per Berishen.
80% e komentuesve te Temes nuk e dallojne dot ironine. Nga keta, gjysma refuzojne ta dallojne edhe kur u thua qe eshte ironi. Si e nxjerrin jetesen keta njerez duke patur nje nivel kaq te ulet inteligjence? Si e perballojne jeten?
O bajgë! Shqiptarët nuk votuan për Ramën.Ata kunfërshtuan kriminelin vrasës me emrin Sali.Wë vrau dhe shkatëroi Shqipërinë,me nfihmën e badtardëve,si ty.
Te lapsi al u shtua edhe një idiot
Te lapsi.al u shtua dhe një idiot
Ironi therese per Lexhenden dhe zagaret
E veshtire jeta ne Medelin, duhen ca lek me jetu si analist
O miqte e mi mavri! E dija qe s’keni dy pare mend por jo kaq! Une nuk i tradhetoj idealet sorosiane. Nuk ju them t’a lexoni dy here por me besoni mua
Në t’mir të demokracis dhe për t’mbyll thashethemet, do t’ishte një qeveri teknike me t’pa përlyer me të djeshmen e t’sotmen. E kjo si shkonte për shtat as ramaqeverris e as berrishopozitës, kur të dy në unison cirren për drejtësi duke derdhur lot krokodili për t’mashtruar e shqyer prenë e rradhës, popullin. Popullin që prej vitesh n’shumic vazhdon t’i bojkotoj zgjedhjet. Dhe kjo duket me sy, ndigjohet me vesh dhe lexohet pastër nga shumica e popullit dhe e miqëve tanë. “Triumfi” i ramaqeveris sot, si më 1991 e PPSH Alis. Kjo për të qarë e qesh bashkë. Thuhet e vërtetohet se uthulla e fort e thyen enën e saj dhe kët e vertetoj Alia në 1991 dhe e pasoj Berisha në 1997, e s’fundi ramaqeveri 2025. Sic duken bathët zgjedhje t’reja po trokasin nderën Shqipëri.
Bravo o kajsi pa ilace...! Veshtrim ndryshe ne kohen e Kasjsive !
Nje shkrim brilant, nje satir politike, bravo te madhe