
Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska përdorur të ashtuquajturin “tren bullgar” për të manipuluar votat dhe për të siguruar fitoren. Një akuzë e rëndë, por sa reale është ajo?
Për të dhënë iluzionin e një mashtrimi të sofistikuar elektoral, opozita pretendon se janë zbuluar lista zgjedhësish, të cilat, për hir të së vërtetës, i disponojnë partitë pjesëmarrëse në zgjedhje bazuar në nenin 60 të ligjit nr.10019/2008. Po ashtu, është folur edhe për disa modele fletësh votimi të ngjashme me origjinalet. Në realitet, këto modele janë printuar nga vetë kandidatët për të orientuar qytetarët mbi mënyrën e re të votimit, pasi fleta e këtij viti ndryshonte ndjeshëm nga ajo e zgjedhjeve të vitit 2021.
I gjithë ky proces është një praktikë e njohur, një formë trajnimi për votuesit, të ngjashme me fushatat informuese të KQZ-së përmes mediave. Thjesht një akt orientues, jo një akt manipulimi.
Por përtej këtij faktori teknik, le të ndalemi te thelbi i akuzës: a është e mundur të realizohet “treni bullgar” siç pretendon opozita?
Le të bëjmë një analizë të thjeshtë logjike. Supozojmë një qendër votimi me 700 zgjedhës, nga të cilët votojnë 400. PS merr 220 vota, PD merr 160 dhe partitë e tjera ndajnë 20. Po sikur ato 220 vota të PS-së të jenë fryt i një skeme të mirëorganizuar? Sipas PD-së, kjo duket e thjeshtë, por në praktikë është e pamundur.
Për të funksionuar “treni bullgar”, do të nevojitej një organizim kombëtar milimetrik, jashtëzakonisht i fshehtë dhe kompleks. Do duhej të indentifikoheshin 220 persona, të kontaktohen individualisht me telefon a fizikisht, të sillen një nga një në një “zyrë sekrete” pranë qendrës së votimit, të marrin një fletë votimi të plotësuar më parë, dhe ta zëvendësojnë me një tjetër origjinale pasi të kenë votuar. Të gjithë këtë operacion duhet ta kryejnë pa u vënë re, nga ora 7:00 deri në 19:00, pa gabuar asnjë hap dhe pa asnjë incident. Mos vallë po flasim për një film hollivudian?
Po sikur në atë zyrë sekrete, të paraqiten 30 vetë njëherësh? Cili prej tyre ka përparësinë për ta marrë i pari fletën e paraplotësuar të votimit? Po nëse ndonjëri vonohet në radhë në qendrën e votimit dhe bllokon “zinxhirin”? Çfarë ndodh kur numri i pritësve nga 30 shkon në 60 apo më shumë? A jemi të sigurt se 220 njerëz do të ishin kaq të duruar, kaq të bindur, kaq të motivuar për të rrezikuar veten në një veprim antiligjor që të çon në burg?
Dhe një pyetje thelbësore: si ka mundësi që opozita, që kishte ngritur “grupet e mbrojtjes së votës” dhe patrullonte terrenin zgjedhor, nuk konstatoi asnjë individ që të kishte në xhep një fletë votimi të paraplotësuar me vulat e qendrës së votimit? A mund të fshehësh një operacion me 220 njerëz nga sytë e qindra komisionerëve, vëzhguesve, aktivistëve të partive të tjera?
Edhe nëse marrim versionin tjetër, ku “treni bullgar” është aplikuar vetëm te 50 zgjedhës, kurse 170 të tjerët kanë votuar jashtë kësaj skeme, a është e mundur të llogariten me kaq saktësi këto ndarje? Këto 50 vota të “trenit bullgar” janë identifikuar si votues të sigurt të PS-së, apo janë kategoria e të lëkundurve, madje kundërshtarëve që u bëhet presion për të votuar për PS-në? Nëse janë votues të sigurt, pse duhet përdorur një skenar i tillë? Dhe nëse janë kategoria tjetër, çfarë garancie ka që këta nuk do ta dekonspirojnë në rrjetet sociale një skenar të tillë të rrezikshëm?
Ky është absurdi logjik që e fundos vetë këtë teori konspirative. “Treni bullgar” është një alibi politike e opozitës për të shmangur përgjegjësinë e humbjes.
Nëse duan të flasin për votime të lira dhe të ndershme, le të flasin me fakte. Le të denoncojnë çdo parregullsi reale, jo të sajojnë narrativa që nuk mbajnë as logjikën më të thjeshtë.
Zgjedhjet janë një garë politike, jo një teori konspirative. Dhe kur humb, e vetmja gjë fisnike që mund të bësh është që të marrësh mbi vete përgjegjësinë e të reflektosh, jo të trillosh.
P.S. Në këtë shkrim solla një shembull të thjeshtë me një qendër votimi ku PS merr 220 vota. Por për ta vënë në rang kombëtar, Partia Socialiste mori rreth 734 mijë vota. Sipas opozitës, të gjitha këto vota paskan qenë të manipuluara, po të besohet teoria e “trenit bullgar”. Kjo është një tjetër dëshmi se sa e pabazë dhe e pamundur është kjo akuzë.
Ju pyesni: Dhe nëse janë kategoria tjetër, çfarë garancie ka që këta nuk do ta dekonspirojnë në rrjetet sociale një skenar të tillë të rrezikshëm? Unë do të shtoja pyetjen: Po nëse votuesi merr fletën e votimit të plotësuar jashtë qendrës së votimit dhe i bën një kryq të madh, para se ta hedhë në kuti?
Se pari eshte absurditet nje pretendim si ky i Salihut, pasi edhe sikur te ishin te tere keta votues analfabete, perse do te duhet qe te paraplotesohen fletet e votimit jasht vendit ku votohet duke rrezikuar burgun kur fare mire mundet me i thene ketyre individeve se ku duhet me e vene kryqin? Sidoqofte nuk besoj fare se keta njerez kane nevoje ti tregoje kush se ku dhe per ke te votojne. Ky justifikim mundet te besohet nga ata qe i shkojne nga pas Salihut ose nga ata qe e kane zero nivelin e inteligjences.
Ladi i Vampirit ! Populli ju urren Zagaret presin kocken. Jeni fatkeqesi kombetare !
Idiotizem pd- ist, s'ka njeri me dy pare mend ne koke te besoj brockullat e Saliut, pervec trushkulurve te vet. Ne historine e PS jane 750-800.000 votues te sigurt, perse u dashka treni bullgar? Por ai flet per trushkulurit e vet.
nuk ka faj ky SHARLATAN cfar hedh Medieve. Ky thjeshte lexon cfar i hedhin ne Post - Tutoret qe Menaxhojn Karieren e tij Antishqiptare .Ky injorant Primitiv sdi ala te heci rrugeve te qytetit dhe s'di te ndertoj nji Fjali e jo me nji Gomar i rrjedhur si ky ,te udhetoj me bla-bla- ne Tren Expres . E njohin mir kapacitetin e Sharlatanit sb nga TV- ne studiot ose intervistat Live dava hajvani katundi
Vazhdojnë shpellarët të besojnë komunistin Sali non grata....
Fakt do ti Ketri Altin - ja ku e ke ne ate zyren ilegale elektorale te P.S. ne nje lokal ne Peqin ku dite pas votimit u gjeten materiale zgjedhore, lista zgjedhesish, flete votimi. E mos te mjaftoje kjo, ke votimin me 90% te votave per Ministrin e Brendeshem Hoxha...brenda burgut te Tiranes!
Uuu! Ato fakte janë për injorantët, budallenjtë, si ti psh....... . Kush ishin faktet?...?......? Altini shumë mirë ta spjegon, po ti si budall, nuk din me lexu..... . Ato lista zgjedhësish i kanë të gjitha partitë. Dhe i kanë në bazë të ligjit.... . Gjendja Civile është e detyruar që ato lista tja japë të gjitha partive...... Ai kandidati i PD, që bënte sikur çfarë kishte zbuluar, i ka edhe vet ato lista...... Ndërsa për fletët e votimit shumë qartë ta spjegon Altini..... . I printoi çdo kandidat dhe i përdorte për ti thënë votuesit, " JA, KËSHTU VOTO"...... . Apo nuk i shikoje para votimit që të gjithë kandidatët e listave të hapura, i publikonin në rrjetet sociale..... . Dhe ato fletë, nuk kishin ngjyrën e fletës së votimit dhe madhësinë e saj...... . Pastaj, treni bullgar, nuk zbatohet me votues të bindur, me militantë, por me ata që nuk je i sigurtë që ta japin votën....... . Dhe kaq votues jo të sigurtë, si nuk filmoi njeri këto veprime dhe tja jepte vëzhguesve të PD..... . Si nuk u kamuflua një militant i PD dhe ta filmonte proçesin dhe sot do të kishim një skandal të sigurtë....... . O zotëri, e mban mend çfarë kishe veshur atë ditën e votimeve?...... . Shumicën e votuesve e mban ment çfarë kushin veshur?...... . Hapi pamjet dhe shiko! Shumica me këmisha dhe bluza sepse ishte ngrohtë...... . Ku e fshehën fletën e votimit sa një çarçaf, në bythë?.... . Si e nxorën nga bytha në qendrën e votimit dhe si futën tjetrën aty, pa u vënë re nga gjithë ai komision dhe gjithë ata vëzhgues? Lesh me qime, budallai i dreqit.
Cmendurite e shpikjeve absurde dhe alibite fantastike per humbjen apokaliptike vetem Vampiri vicidolit me 7 koke mund ti mendoje. Shikojeni si eshte bere ne pamje pas kesaj humbje apokaliptike historike madheshtore, bathore foltore almagojore kujtimhamshore, si njeri i mjere i mbaruar ne grahmat e fundit ne politike . E mbani mend me 11 maj 2025 ne mbremje ora 20 kur doli cfare tha: tani tha fitorja jone eshte ne kuti dhe Edi Rama po kalon momentet e fundit ne pushtet. Nuk permendi as tren bullgar as krim as manipulim por kur filloi numerimi i kutive dhe shihej trendi i fitores se PS atehere u nxorren nga sirtari Alibite fantastike qe vetem nje mendje e lajthitur mund ti mendoje.
Berisha thotë ate që do të kishte bërë vetë po të ishte në qeveri . A e vinit hesap që kur bënte fushatë para zgjedhjeve , sapo dëgjonte ndonjë objektiv nga përfaqësuesit e partive tjera p.sh do tu japim fermerëve nga 30 litra naftë falas ky e thoshte : Unë do u jap nga 100 litra ose propozimin kontradiktor, do uli taksat do rris rrogat , do ju jap çdo gjë falas gadi sa nuk tha që çdo gjë që të kërkoni do ju jap falas etj , etj . Po mir more Sali rrena , kur ti ju propozuve gjithë ato të mira e çdo gjë falas pse nuk ta dhanë voten ? .
Zoti gazetar ka harruar me duket edhe nje gje e rendesishme,qe ne qendrën e votimit ka kamera,ku njera sheh votuesin anash jo çfarë shkruan por si vepron dhe ruan sidomos fotografimin e votues.Personi qe po voton per trenin bullgar duhet te nxjerrje nga xhepi fleten per t'a hedhur ne kuti por i duhet te palosi fleten qe mori,t'a fusi ne xhep se do t'a dorezoje per zgjedhesin tjeter qe do vijë.Per te lejuar keto veprime,qe shihen ne monitore duhet te blesh te gjithe Njerëzit ne qendër votimi te partive,prandaj ky treni veç ne mendjen e dikujt mund te jete se ështe i veshtire ne vendin tone
Sali beji nje nder te vetem e te fundit demokrateve dhe Shqiptareve. Largohu dhe lejo te riformatohet partia, por jo sic bere me primaret apo sic ke bere gjithmone. Mos e merr me vete ate parti se bashku me fundin tend, por jepi nje mundesi te ringrihet , qe te mund te konkurroje denjesisht pas 4 vitesh. Besoj e kupton qe pas 4 vitesh do kesh edhe me pak shance per te fituar nese do jesh akoma gjalle e ne krye te PD. Le te merret historia me ty pas kesaj
kush e ka rrahur xhaxhi saliun nuk ju vjen keq qe po qan.
21 janari na tregoi sa mashtrues eshte saliu.Pistoleta me helm,cader pistolete....me qindra mashtrime,deri ne puc shteteror.Po te mos ishin videot e gazetarit Hoxha,Saliu do vazhdonte kasapanen kudo.Me te njejtin stil po vazhdon te mashtroje .....;
Deri kur me do te merremi me budallalleqet e Sali Berishes dhe kamikazeve qe ka rreth vetes?Ne te gjitha zgjedhjet ne fund te dites brohoret per "fitore madheshtore",e qe brenda nates kethehet ne humbje madheshtore.Ky antishqiptar e di shume mire se nuk merr dot vota (per fitore) ,se si "bajraktar "i PD-s nuk do ta lere "pronen e xanun".Qendrimi i tij dhe kamikazeve te tij nuk duhet te bej me lajm.INJOROHENI!
Treni Bullgar! Kte tren e kemi provuar ne kurriz sa e sa here me Sali Berishen sa here ka pasur zgjedhje ne te kaluaren, kur i trajnonte komisjoneret si e si te benin nga keto marifete dhe tani kujton se ja kane mesuar dhe pervetesuar. Tani jane kohe tjera dhe nuk mundet te funksionojne keto hilera por atij mendja i punon vetem ne nji drejtim.