Ky po bëhet një vend absurd

23 Maj 2025, 14:57Blog TEMA

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri

Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky vend po humbet edhe ato pak parametra që e mbajnë një komunitet në këmbë dhe e ruajnë atmosferën publike nga ndotja e narrativave dhe nga ngjarjet e rënda. Jehona e ditëve të majit, kur Shqipëria u kthye në kryeqytet të Europës, u shua shpejt, sepse, mbi ne nisi përsëri të hidhet si re e zezë e njëjta narrativë. Absurdi më i madh ishte se zgjedhjet e fundit çuan në Parlament një prokuror që u gjet nën breshërinë e plumbave pse ishte në makinë me Rumin e Shijakut, një të akuzuar për krime të rnëda. Një gjyqtar tjetër, Gjin Gjoni, që nuk iu nënshtrua vetingut, por u largua sepse media dhe agjenci të tjera zbuluan pasuri dhe abuzime skandaloze prej tij, është deputet dhe para tij do të raportojnë drejtuesit e SPAK.

Sali Berisha bëri deputet edhe mjekun që firmosi akt-ekseprtizën e vrasjes së Kosta Trebickës dhe gjatë gjithë fushatës shqiptarët u njohën me shifra të frikshme pagesash nga 6 million dollarë për lobim e për fushatë dhe SPAK nuk gjeti kohë dhe nuk ka gjetur kohë të hetojë për gjithë këto dyshime të arsyeshme, por, si për ta sfiduar Edi Ramën dhe pushtetin socialist që bënë si moto të fushatës shpatën e Altin Dumanit, ata, pra zyra e Altin Dumanit prodhuan një lajm tjetër të neveritshëm kundër Erion Veliajt për një apartament në të cilin jetojnë njerëz të tjerë dhe që është në pronësi të dikujt tjetër.

Prova e re kundër Erion Veliajt se banesa afër tij duhet të jetë e Erionit është tallja më e madhe që po na bën Altin Dumani dhe prokurori famëkeq Olsi Dado. Opinioni po vlon e po zien për vota dhe kandidatë të sponsorizuar nga krimi nga të gjitha palët politike, por SPAK jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndërhyjë dhe të tregojë të vërtetën, por ka gjetur një mënyrë tjetër për të na treguar se është në ballë të luftës kundër krimit duke u fshehur pas aksioneve që bëjnë antimafia italiane dhe letërporosive që ajo dërgon për të arrestuar kriminelë në Shqipëri. Nëse ka një gjë që duhet përshëndetur, ky është aksioni i sotëm i policisë së shtetit që arrestoi 6 persona të rrezikshëm në Gjirin e Lalsit, sapo mori informacion në rrugë operative. Hë për hë SPAK është i angazhuar me Olsi Dadon që të tallen me Edi Ramën e mazhorancën dhe t’u thonë atyre se ne do të bëjmë mbi ju atë që nuk ua kanë bërë të tjerët.

Mbajtja e Erion Veliajt në mënyrë skandaloze në izolim dhe alarmi që po vjen nga personazhe të rëndësishëm, siç ishte rasti i këshilltarit anglez të Bler, është një kambanë trishtimi që tregon se në këtë vend drejtësia e re është në dorë të pasioneve të këqija të njerëzve të lidhur me pushtetin okult të opozitës kriminale.

14 Komente

  1. M
    Munika

    Shpresuam per drejtesi korrekte, por qenka thene qe kete vend ta dhjesin sharkatanet mafioze te Llalla- Dumanit

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      O Ilir, e di gje ku ndodhet Dushmani me Olsin e tredhur !

      Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      E gjithë kjo që ndodh Yzeir, është peshqesh nga Sali Berisha me kryevepren e tijë Altin Duman dhe Co….. Ndryshe, do të ishte e pamundur të ndodhte në një vënd tjetër normal.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti Angoni

        Deri sa ne ligje eshte arrestimi personave te dyshuar per nje veper... , keta palaço e shfrytezojne per interes te tyre , duhet qeveria ta shperbehet kete ligje ..... Humori me apartamentin e tjetrit duke akuzuar E. Véliaj eshte nje banalitete SPAK u.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patriot

          Use kujte ja kerkon ti keto pa regullsi? KQZ dhe komisioni I verifikimit te figurave te kandidateve per deputed. Asnje person me precedent nuk minded te kandidoje per deputet. App eshte zhdukure kjo procedure sepse Guyana e deputed she kryebashkiakeve Jane me precedente?

          Përgjigjjuni
          1. g
            goon

            pse se ka hic veliaj ne fakt ,po ik o yzeir se dhe ti shoku i qimit dhe meros e carlos je ....KOMPLET TE KAPUR.

            Përgjigjjuni
            1. 6
              60 vjeç

              tallavaja kete bylmet ka

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liqeni

                Kjo Mender Drejtesie te Rras ne Burg...Vuan Burgun pastaj te jep Diplomen-Dekorate, duke te titulluar "FAJTOR QE KA VUAJTUR BURGIMIN PARAPRAKISHT"! Rrofte Burgu!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Ore gazetar po pse kembengulni qe te dal Veliaj hajdut dhe ordiner sic eshte. Keni marre pare te madhe dhe duhet te justifikoni mbrojtjen e tij. Keni 13 vite qe jua ka fajin Sala, te tera i keni patur, legjislativing, ekzekutivin, gjyqesorin, dhe perseri fajin e gjeni te i vdekuri por i pa kallur Berisha. Mblidhni mendjen e kokes, e shperbet vendin, perdoret administraten te blini vota, deri edhe jashte shtetit pagut dhe bete favore qe te votonin per juve, ne administrat nuk funksionon asgje, dhe perseri fajin e ka Berisha. Veliaj e di ti, une, gjithe populli qe eshte hajdut e madhe. Lereni drejtesine te bej punen dhe mos kercenoni me shkrime dacibao si ti, Mero, Boleino, etc.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NDALIMI I VELIAJ ESHTE POLITIKE

                    ERJONI MJERISHTE S'KISHTE ASNJI KONKURENTE DHE MBAS LARGIMIT TE EDI RAMES NE X- DITE - ERIONI AUTOMATIKISHTE DO E ZEVENDESONTE DHE SI KM - DO SHUANTE CDO SHPRES TE BANDES SE KERMES SE PD - CDO SHPRES SE NJI DITE - KAFSHET DO MUND TE VININ NE PUSHTET . POR JOVETEM KAQ! VELIAJ ESHTE TIP INSTITUCIONAL NDRYSHE NGA RAMA - DHE JO AQ I NDJESHEM ME TE DREJTAT E KRIMINELEVE TE PD POR DHE CDO LLOJ ESADISTI -GREQIS PO ASHTU - S'I INTERESON QE NE SHQIPERI TE DREJTOJNE TIPA SI VELIAJ- INTELIGJENT - PUNETOR ATDHETAR QYTETAR- SEPSE NGA TE TILL S'MUNDET TE KET FAVORE DHE PLANET GREKE MBI SHQIPERINE BIEN NE HALE . KUNDER ERJONIT KONTRIBUAN DISA QARQE ANTISHQIPTARE - JOVETEM KERMA DHE KLLOUNI DUMLLALLA -NDERKOH QE GJITHCKA AKUZOHET ESHTE NJI HISTERI SHPIFJESH NGA FAKE PROKURORE ORDINERE QE I SHERBEJN ARMIQEVE TE VELIAT ASPAK - DREJTESISE ! RAMA PSE HESHT ???????????

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teo

                      Ke te drejte o Ilir...por permend dhe palen tjeter se per ibret jane ata me keq bile.....shoqeria jone e do kriminelin dhe te fortin. Dhe 60 vjet minimumi ky produkt do jete.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Plaku pa dhambe

                        Ndoshta duhet ndryshuar ligji zgjedhor .Kanidatet e akuzuar per korrupsion etj nuk duhen lejuar nga KQZ te kanidojne .Kur amerikanet zgjodhen per president nje tip te shpallur fajtor nga gjykata cpret nga shqipot .

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gëzimi

                          Ilir je exelent. Qentë e PD le të lehin, karvani të shkojë para.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mirësia

                            Kohë të vështira kaloi e po kalon ky vend. Shqipëria ka qenë prapa Europës, shesh luftërash ndër shekuj por sot nuk ka sekonda për të humbur jo më vite e dekada. PD po i ngul thikën pas shpinës këtij vendi me Gjin-Gjonët në parlament, turpi qoftë mbi ta, historia do t'i ndëshkoj dhe ata do të tregohen si armiqtë më të rrezikshëm të përparimit të kombit!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje