Nga Albert Vataj
Ikjet e befta janë të trishta sepse janë ikje pa lamtumirë. E tillë ishte ikja e Artan Lames. Ai, prej sot, 22 maj 2025, nuk do të jetë më i pranishëm, në angazhimet publike, në trajtimet e tematikave të ndryshme, në prezencën mediatike, ku me shpirt dhe zjarr shpërfaqi, prezantoi, parashtroi dhe mbrojti shumë çështje, ku la të plazmuar në memorie, zërin dhe argumentet e tij.
Kësaj here, Artan Lame nuk arriti t’ia dilte betejës me problemet kardiovaskulare. Iu dorëzua vdekjes në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të shquar si arkitekt, studiues, publicist dhe angazhimin e tij në çështje të trashëgimisë kulturore, historisë urbane dhe politikës së tokës në Shqipëri.
Si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në proceset e legalizimeve dhe regjistrimit të pronave. Me veprimtarinë e tij, publicistika e fokusuar në shumë analiza, shkrime historike dhe reflektime publike, përmes një gjuhe të qartë dhe pasiononte, ai hodhi dritë mbi çështje të identitetit, kujtesës dhe transformimit të Shqipërisë.
Artan Lame ka pasur një ndërhyrje të mëparshme në zemër, përpara asaj fatales që çoi në ndarjen e tij nga jeta, sot më 22 maj 2025. Në mars të vitit 2016, ai iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër në një spital privat në Tiranë, pas një çarje të aortës.
Kësaj here ai iku duke lënë pikëllim dhe dhimbje për bashkëshorten, dy fëmijët, familjen dhe gjithë atyre që kjo ndarje e parakohshme u pikoi në zemër. Iku pa një lamtumirë, por edhe pa fjalën e shpirtshme, që ai kaq bukur dinte ta skaliste, me penën e hollë dhe trokitjet e dobëta të zemrës.
Nëntë vite më parë, më 2016, ai e fitoi betejën me vdekjen, duke iu qenë falënderues të gjithë ekipit të mjekëve, që në një sfidë 7-orëshe do ta mbanin në jetë zemrën e Artan Lames, gjë të cilën e patën të pamundur mjekët gjermanë ta bënin, duke u dorëzuar.
Asokohe Artan Lame, më shumë se mirënjohje për të gjitha, pasi u kthye “që andej prej nga rrallë bën vaki të kthehet kush” la edhe disa fjalë zemre, ndoshta jo këshilla se sa mësime që trokasin në mendime, në momentet që të duket se ke rilindur në një botë që është dhe duhet parë dhe jetuar çdo çast si një mrekulli, sepse gjithmonë ky mund të ishte çasti i fundit.
Në marsin e vitin 2016, pas fitores së betejës me vdekjen, Lame shkroi: “Thelbi i besimit qëndron tek dy gjëra, tek dhimbja dhe tek tërheqja. Dhimbja, vuajtja fizike, e bën njeriun të kuptojë kotësitë e shumicës së botës materiale. Dhe tërheqja, shkëputja nga bota, e bën të fitojë atë distancë të domosdoshme që duhet për t’u ngritur mbi tollovitë e zallamahitë e ditës. Unë i kalova të dyja, ndaj më lejoni t’u them ç’kuptova në fund.
Mos u zini kot. Ka për të gjithë. Duajeni më shumë njëri-tjetrin. Nëpër ditët kur isha hequr mënjanë botës dhe orët i kaloja veç mes dhembjesh fizike që nuk mbaronin e nuk mbaronin, kuptova pikërisht këtë gjë. Shpikim e sajojmë mes nesh kaq shumë keqdashje, zili, smirë, urrejtje, hile, që e bëjnë m’kot edhe më të dhimbshme botën tonë, që edhe pa to është plot dhimbje. Dhe që në fakt është plot njerëz të mirë e qëllim mirë, njerëz të vojtur e të ndershëm, njerëz të mësuar me mundimin dhe vuajtjen dhe që i kalojnë ato pa shume filozofi, thjesht i kalojnë.
Bota mbështet mbi hapësirën dhe kohën. Atëhere në doni ta bëni një gjë, bëjeni, pasi kur të doni, ndoshta s’do mundeni dot më. Nëse doni ta hapni një portë, hapeni. Është gjithmonë bukur.
Kot mundohemi për vete. Në rastin më të mirë të mundshëm, prapë ato të shkreta 2 metra dhé do marrim në fund. E vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. S’ka rëndësi çfarë, panem, amor, vitam.”, pat shkruar Lame 9 vite më parë, kur ai besoi se kishte rilindur, dhe ishte kthyer nga ajo udhë që askush nuk kthehet.
Kësaj here, Artan Lame iku pa lamtumirë. Thjeshtë u largua, ndoshta befas, pa mundur të marrë me vete, këto fjalë që i shkroi nëntë vite më parë dhe që i lexojmë dhe i pranojmë sot, ndërsa ai u nis në udhën pa kthim. Tani iku duke lënë pas një emër që e skaliti me një përkushtim dhe devocion, me aq zell dhe zjarr përfshirjeje pasiononte, ku edhe u dogj, që t’i përkasë përjetësisë.
I vafsh mrapa. Ishte hajdut e kryehajdut.
Ca beri ky per vendin e tij perveçse vodhi aq shume sa Zoti e denoi?
#poikoikar se ska vdekur!
Si ka mundesi qe nje njeri i respektuar si autori i shkrimit i thur hymne nje zyrtari qe jo vetem ka perfituar qindra milion euro nepermes mitrmarrjes por edhe ka shkaktuar me shume se cdo zyrtar tjeter i atij niveli lot vuajtje e drama ne familjet shqiptare . A e din autori o keij shkrimi se jane me mijera qytetare te zhytur ne borxhe qe kane marre me kamata te larta per ti paguar rrushfetn ish drejorit. A e di autori i shkrimit se jane shembur me mijera shtepi pa drmshperblim per shkak se qytetaret nuk arrinin te siguronin shumen prej mijera euro per rushfet ne kembim te firmrs se Lames? Me kete shkrim autori lendon qindra mijera qytetare qe u bene viktima te rushfetit te Lames . Jane me qindra mijera qytetare qe mos te kishin frike do ta kishin denoncuar sepse ligji eshte ndertuar ne ate menyre qe ai qe jep rushfet te mos mund ta denoncoje sepse denohet edhe ai.
o homazhist, doli fevzo tha qe esht gjall
s'le nji amanet at'(!) kush t'kujdeset ,si do i vej halli statusit Historik te Kermes Esat Pordh Topputani bre se kena 100 e vjet Shtet dhe s'po na lejn t'dijm Historine e Vertet. Po perpiqet jevgu Olsi Gjyzel i ZI ,te na afroje nji Histori ,por prap mezallah ,Halja e Historis s'po mbushet plot,megjith kontributet e fresketa 34-vjecare si salih byrrishi,apo nexhi nga mitrovica ,e pse jo skuth albini ene mazllum kimi prej mv !!!!!!!
Hiqe kete shkrim Mero, se eshte gjalle tjetri akoma..
Ai ndodhet ne koma,po cfare do ndodhe po te vije ne jete?artikull i nxituar!
turp tju vije , edhe te vdekurit nga varret ngisni... nese i ka hyre dikujt ne hak , do ti laj te gjitha atje ku shkoi... nese nuk flisni si njerez , me mire mos flisni fare...se ngelet vetem duke vjell vrere per cdo gje qe ju del perpara... mostra te shpifura...
O kafshë, se njerëz nuk mund të quheni, si nuk keni turp?! Çfarë keni në vend të trurit dhe zemres tallash? Letë dali njëri nga ju dhe të thot mua më ka vjedhur këtë e atë. Ore njerëz kur nuk keni gjë për të thënë ju lutem mos thoni, kur nuk keni gjë për të shkruar mos shkruani. Nuk mund të jeni njerëz kaq shpirt liq, e paskeni jetuar jetën në skëterrë dhe ashtu do tju shkoj dhe çfarë ju ka mbetur po vazhduat kështu!