Nga Neli Demi
159 vota.
Ka shifra që peshojnë më shumë se duken. Jo për nga madhësia, por për nga domethënia. Kjo është pesha e një zëri që nuk bërtiti, që nuk premtoi, që nuk bleu, që nuk shiti frikë. Është zëri im dhe i atyre pak vetëve që vendosën të besojnë në një tjetër mënyrë të të bërit politikë.
Nuk jam i befasuar. Por po, jam i zhgënjyer! Jo nga njerëzit, as nga vetja. Por nga një sistem që e ka bërë ndryshimin të padukshëm, të pamundur, të padëgjuar. Një sistem që nuk i ndalon alternativat por i përqesh ato. Nuk i persekuton por i injoron. Dhe kur nuk ia del dot t’i përjashtojë, i zhbën përmes mungesës së shpresës kolektive.
Një nga pyetjet më të shpeshta që më është bërë këto ditë është: “Pse zgjodhe të garosh me KEA dhe me Lulzim Bashën?”
E kam dëgjuar me veshë të hapur dhe mendje të kthjellët. Për shumëkënd, kjo zgjedhje është bërë sinonim i dështimit, i heshtjes, i mosbesimit. Por për mua ajo nuk ka qenë as kompromis, as kalkulim. Ka qenë zgjedhja për të mos kërkuar një strehë politike të sigurt, por një hapësirë ku mund të flas lirshëm dhe të mos jem peng i heshtjeve të diktuara. Dhe kjo më është dhënë.
Më është thënë disa herë, me dashamirësi, por edhe me nënkuptime të forta: “Ti ke vlera, por je në shtëpinë e gabuar.” E kam dëgjuar këtë si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas tyre. Si sugjerim, si kritikë, ndonjëherë edhe si thirrje “shpëtimi”.
Por çfarë është “shtëpia e duhur”? A është ajo ku të japin më shumë vota, por të kërkojnë të heshtësh për këtë apo atë gjë? A është ajo ku duhet të bësh sikur nuk sheh, për të përfituar nga llumi që e mbyt këtë vend? A është ajo ku fjalës nuk i kërkohet ndershmëri, por efekt politik?
Zgjedhja për të qenë pranë Lulzim Bashës nuk ka qenë vetëm politike. Ka qenë edhe etike. Unë vendosa t’i bashkohem atij pikërisht kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën pas shpalljes “non grata”, në një kohë kur shumë të tjerë po largoheshin, ose po qëndronin në heshtje. Deri në atë moment nuk kisha qenë pjesë e politikës aktive. Ishte pikërisht ky vendim që më bindi se aty mund të ndërtohej një tjetër mënyrë për të bërë politikë me dinjitet, me përgjegjësi, pa frikë dhe pa borxhe ndaj së shkuarës.
Lulzim Basha nuk është i përkryer dhe këtë gjë e di edhe ai vetë. Por nuk kam parë tek ai asnjë gjurmë nga sëmundjet e vjetra të politikës shqiptare: as etjen për hakmarrje, as nevojën për kontroll, as korrupsionin moral që fshihet pas “efikasitetit”.
Ai është refuzuar jo për atë që ka bërë, por për atë që nuk ka qenë. Ai nuk ka qenë brutal, nuk ka qenë populist, nuk ka qenë i pandershëm. Dhe kjo, fatkeqësisht, nuk ka rezultuar “bindëse” për një pjesë të madhe të opinionit publik, që kërkon më shumë spektakël se substancë, më shumë hakmarrje se drejtësi.
Unë nuk jam futur në politikë për të ndërruar shtëpi sa herë ndryshon moti. Nuk më shqetëson që “nuk jam në vendin që më sjell më shumë vota”.
Më shqetëson vetëm ideja që dikush të mendojë se fjalët e mia nuk më përkasin, por janë thjesht strategji.
Jo, nuk janë! Dhe pikërisht sepse nuk janë, do të vazhdoj të flas edhe pa mikrofon, edhe pa podium, edhe pa mandat.
Unë nuk hyra në politikë për të bërë domosdoshmërisht karrierë. Hyra për të provuar se fjala ka ende vlerë. Dhe se ndershmëria, edhe kur nuk të shpërblen në vota, të mban në paqe me veten.
Koha ime nuk ka mbaruar.
Ndoshta ajo sapo ka filluar.
Neli, po tall lulin, se ska mundesi te shkruaje qe Basha eshte moralisht i pakorruptuar. Firmetari i prokurimeve te rruges “se kombit”! Ministri i Brendshem i masakres se bulevardit! Hajde Neli, hajde. Per pak te mora seriozisht.
Perkushtohu te profesioni dhe leri hartimet prej filloristi te koheve te vjetra!
Po çfar ke pare ke lulushi more Neli , respekt per shkrimin sipas mendimit tuaj ,.lulzimi eshte nje deshtak , si kur ishte kryetar i pd , hajdut kur ishte minister I transportit , vrases kur ishte minister I brendeshem , antishqiptar kur ishte minister I jastem .dhe mbite gjitha kryetar i Bashkis Tirane u pasurua duke pervetesuar 5 Vila . Mos u mundoni ti mbushni mendjen popullit se kush eshte luli , nje person qe I lepiu surratinsaliut vetem per perfitime .
O Nelo leri keto dengla, sic e thot dhe proverbi, "po te flesh me qent do te zgjohesh me pleshta..." Prandaj eshte e rendesishme te zgjedhesh se me c'sigle do te kandidatosh. Po ti zgjodhe Lulushken e Pergjumur, geniun e matematikes, hajdutin e fondeve te Rruges se Kombit, shitjen e detit Grekve, urdhrin per te shten me municione luftarake ndaj protestuesve ku mbeten te vrar 4 njerez... Kjo eshte arsyeja e vertet pse more ate numer votash, gjithe ato qe pershkruan ti jane pavlere.
Çfarë s'po shohim e s'po dëgjojmë në këto kohë virane. Po na detyrojnë me zor që t'i themi të zezës të bardhë! Po në i ka Luli këto cilësi njerzore të ndritura, i ka për veten e vet. Ai u zgjodh në krye të ministrive apo bashkive që t'i transmetojë ato për të mirën e të gjithëve, të popullit. Dhe ai e ndriti... Por, po i pate këto konsiderata për ironi, po tërhiqem edhe unë.
Mos u dorzo,provoje rradhen tjeter,perseri me Luli Bashen.
Futja pordhes
Kete njeri e votoj 100 here rresht per deputet! Simbolizon dije, ARSYE dhe qytetari. Ju do te thoni se dhe kete do ta prishte karriga! Nuk me vjen ta besoj! Me LULZIM BASHEN ishin dhe jane ata qe nuk BLIHEN nga Rama dhe nuk FRIKESOHEN nga Berisha! Pak por keto sa me lart jane te VERTETA!
Ata që janë me bashën janë siç thua ti, por basha nuk është si ata. Basha i përdor ata dhe kjo është fatkeqësia e asaj partie. Të tjerat për bashën i kanë thënë komentuesit më lart.
"Unë vendosa t’i bashkohem Bashes pikërisht kur mori vendimin për të përjashtuar Sali Berishën pas shpalljes “non grata"”-shkruan Neli. Genjeshter e madhe! Se pari Basha nje nate para se te fillonte legjislatura e re, pra ne 9 shtator 2021, ne limitet e kohes (Pse kaq vone?}, i murrëtyer ne fytyre ndoshta nen presionin amerikan, nuk e perjashtoi Berishen por e pezulloi nga grupi parlamentar, qe nuk jane e njejta gje. Por pavaresisht kesaj, Berisha u shpall 'non grata' ne 19 maj 2021, pra kater muaj me pare se 'pezullimi'. Ç'beri gjate tyre kater muajve? po u kujdes per veten. Organizoi me nxitim ne korrik kongresin dhe me ndihmen e Berishes, u rizgjodh kryetar i PD, edhe pse me kontestime temedha ngabrenda saj. Ai gjithmone i ka arritur ato qe ka arritur si vullnet i Berishes per ta perdorur dhe jo per merita (aftesi) te tij. Basha ka deklaruar mëse nje here se i perkiste shkolles se tij, pra ishte nje berishist i thekur ?! Amerikanet e ndihmuan ate dhe shqiptaret, jo qe ta pezullonte Saline, por ne unison me ta dhe perkrahjen popullore ta ndeshkonte vete i pari per ato qe u sanksionua nga DASH, ne disa prej tyre bashkefajtor dhe pas nje analize te thelluar te brendshme ta denonte duke e ta perjashtonte nga PD, dhe t'ia linte 'në derë' drejtesise. jo atehere, por akoma deri me sot nuk eshte shprehur per ato sanksione qe ne vetvete ishin akuza. Po, e perjashtoi në dhjetor 2021, por pas pilafit kur nderkohe Berisha kishte filluar ofensiven me 'Foltoren'. Perfundimisht u tregua i mefshte e i paafte per ta mundur politikisht perfundimisht "non graten". I kishte ne dore edhe gurin dhe arren, por ne vend qe te vepronte politikisht zgjodhi rrugen e gjyqeve dhe e pa se ç'i ndodhi, mori theqafjen. Gati 10 vjet kryetar i PD mbeti hije e Berishes dhe pati aq popullaritet dhe aq karizem saç e tregoi rezultati i 11 majit me 20.000 vota në gjithe Shqiperine. Me vjen keq per N.Demin dhe te ngjajshmeit me të qe nuk qene në gjendje te kuptonin se Basha perkunder cilesive pozitive qe ai ia rendit padrejtesisht, pra qe nuk i ka, eshte thjesht nje DESHTAK, perfundimisht pa te ardhme në politike. dhe qe per ate qe ishte nuk mund te ndodhte ndryshe.
Me 130 vota dhe mori huqet e Lulit, që sa herë zgjohej nga gjumi dhe shifte se kishte humbur, thoshte “beteja tani fillon”. Luli, të paktën e paska bërë njërin si vetja.
Me pelqeu shkrimi dinjitoz! Nuk jemi pa shprese! Beteja me kotesine moral-politike te shqiptareve nuk eshte kurre nje deshtim.
Rrugen e kombit e beri Gerdalla luli sa vuri firmen
Me Lulin nuk fiton zgjedhje Ai eshte tradhetar.Luli tradhetoi me urdher te Amerikes shokun Sali Legjendarin dhe Po te vije ne pushtet na denon dhe Edvin Pikasone
I nderuar Z. Demi , nuk te njoh , por mjaftoi vetem FJALA jote njerezore , fjala jote e cliruar Ng cdo papasterti dhe emocion negativ te me krijonte ndiesine dhe bindjen se ne kete shkretetiren tone , ku Zot dhe mbret eshte vesi , paska edhe pakez drite , miresi dhe shprese . Te teheq vemendjen se ke bere zgjedhjen e gabuar duke kandiduar ne grupin e L. Bashes ! Dhe kush !? Llumi I llumit , bijte e eterve qe me amoralitetin dhe babezine shtazarake e Kane kthyer kete vend te bukur ne Sahara . Mesazhi I fjales tende njerezore , te perkore dhe fisnike , vadit shpresen se morali , krenaria , dinjiteti dhe fisnikeria Jane ende gjalle . Madje Ajo profecia e atij poetit te pushkatuar nga eterit e ketyre shembelltyrave njerezore , " Dhe kur hyn dielli e thellimi rrrsht , / Shkretetiren e SHKRETE mbetet SHKRETE ! " Edhe mund te mos ndodh .
Suksese Dr Neli. Shoqëria jonë ka nevojë për modelin tuaj.
Ne mos Luli , nje Lul tjeter do t'ua ngrerr patkonjte , o budallenjte dhe maskarenjte e S. Berishe kucedres dhe E. Ram birbos evropian .
7 here 7 baras 42. Tani, te thuash qe ky burri me emrin lul..m nuk u votua per ato qe nuk ka?! Po ky eshte nje kukudh qe u katapultua krejt artifialisht, ne rrethana dhe per interesa te caktuara. Po, te pakten, nje deputet, duhet ta siguronte ne kryeqytet, … Po hajt, andej nga kukesi I thone, “si hoxha, edhe xhemati”. Kaq peshon luli. Askush se merr me seriozisht. Pra 7 here 7 baras 42. Shif e shkruaj.
@Albani first. Qenke qesharak. Lulezim Basha mori 13 milione euro nga Edi Rama. Per cfare? Per pallatin qe ndertoi vjehrri i tij ne u UJIN E FTOHTE ne Vlore, duke hyre edhe ne det. E prishi me pompozitet Edi Rama dhe e pagoi nga taksat tona.
DOKTOR JE DJALI I DY DOKTORËVE TË NDERUAR,MË VJEN KEQ QË JE BËRË PJESË E LLUMIT(POLITIKËS).PO TË KANDIDOJE NË KRUJ DO TË FITOJE SI I PA VARUR.
Bravo Albania first
S’te themi dot as qumeshtor, se paske thinja!!!!
Te lavderosh Lulezim Bashen eshte si te mos njohesh asgje.Ne qofte se Luli eshte i "ndershem" sic thua pse hesht dhe mba pergjegjesit e dikujt tjeter?Ato qe te ndeshkojne jane dy gjera:1-Firma mbi nje dokument,ku Luli ka neneshkruar disa te keqinj.2-Heshtja per krimin e kryer,sic po vepron Luli i "paster".Duke pare rrugen se si erdhi ne pushtet,si veproj ne pushtet e opozite le mjaft dyshime ne vepren e tij.