Nga Dritan Hila
Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme, janë edhe ato si rikthimi i “kohëve të arta” dhe refuzimi i ndryshimit të shoqërive si frikë nga e reja dhe globalizmi.
Autori lë të kuptohet se kjo është vetëm një stad i përkohshëm, ciklik, ku kalon zhvillimi i shoqërive dhe nostalgjia për të shkuarën shpesh nuk ka lidhje me realitetin pasi askush askund nuk ka qenë më mirë 20 apo 30 vite më parë. Shoqëritë janë më të hapura, më të pasura dhe më të lira. Thjesht duan kohë të përtypin dhe përshtaten me të renë.
Tezën e konservatorëve perëndimorë u përpoq ta merrte edhe Berisha duke imituar majmunërisht Trump dhe duke pësuar një katastrofë elektorale. Fansat e tij janë sot të habitur sesi ka mundësi që humbën?!
Problemi që ata nuk kuptojnë është që një milion shqiptarë që nuk votuan opozitën nuk kanë aspak probleme raciale, emigracioni që po ju zë vendet e punës, xhelozi me Evropën etj teza konservatore trampiane.
Një milion votues thjesht nuk dëshirojnë aspak kthimin në “kohën e artë” të Gërdecit, korrupsionit të rrugës së kombit (ndërkohë shumë syresh e konsiderojnë këtë periudhë si qeverisja më e mirë e tranzicionit), për mos folur për 21 janarin apo që ende disa mijëra votojnë për atë që u filmua duke bërë pazare milionash.
Po ne i kemi bërë një analizë shoqërisë shqiptare? Pse 520 mijë syresh votojnë ende një projekt 35 vjeçar?
Pavarësisht hopit teknologjik dhe pasurimit që është reflektuar edhe tek ne, politikisht një e treta e shoqërisë sonë ka ngecur në vend. Fatkeqësisht jemi një shoqëri ku modernja në një pjesë të saj ka prekur aparencën por jo thelbin. Në Shqipëri përdoruesi i iphone 16, vret për gjakmarrje; kultivuesi i hashashit chaton me AI në majë të malit, dhe të rinjtë votojnë një 82 vjeçar, diçka e kuptueshme kjo kur e bëjnë gjyshërit e tyre por jo për 20 vjeçarët.
Ndërkohë habiten sesi Rama fiton mandatin e katërt dhe me gjasa ia ka vënë syrin edhe të pestit. Kjo nuk është normale në një shoqëri perëndimore, por jo e pandodhur. Madje edhe në shoqëri të zhvilluara si ajo gjermane dhe britanike.
Por nëse atje ka lidhje me dëshirën për stabilitet, këtu lidhet me refuzimin e regresit. Dhe sikurse atje, edhe këtu, nuk ndikon vetëm performanca e qeverisjes por edhe dobësia e kundërshtarit. Vetëm se kundërshtari tek ne ka ngecur në epokën e gurit.
Sot shoqëria shqiptare padyshim që është më mirë se para 10 apo 20 vitesh. Por një pjesë e saj ka ngecur në histori. Dhe kjo kërkon një studim pasi vendi nuk mund të ecë me dy shpejtësi.
Sociologët shqiptarë a bëjnë një studim pse kjo shoqëri ka ngelur në vend dhe është e palodhur nga gjuha e urrejtjes? Ka studime pse plaku vret me lopatë dashnoren më të re, por nuk ka studime për fenomenet sociale dhe politike kur në kushtet e një shoqërie të hapur, ne simpatizojmë tribalen!
Nuk ka studime revolucionare që të na thonë se ne jemi një shoqëri në tranzicion nga rendi fisnor drejt botës teknologjike, që shumë fenomene që i mendojmë virtyte nuk janë veçse mbeturina të shoqërive paraurbane.
Askush nuk e shpjegon sesi ka mundësi që kjo klasë politike qëndron e pandryshuar prej 35 vitesh dhe ata që duan të debutojnë ngjajnë kaq shumë me pleqtë e tyre? Si shpjegohet që të rinjtë e shkolluar jashtë nuk duan të kthehen përveçse kur ju afrohet ndonjë mundësi vjedhjeje në administratën e lartë?
Pse pasanikët shqiptarë nuk ofrojnë asnjë bursë studimi pale pastaj të investojnë në kërkim dhe laboratore por hapin vetëm kioska të quajtura universitete, edhe këto sikurse shitja e lavatriçeve, për qëllime fitimi?
A ka mundësi që dikush t’i vërë emrin se kur vegla muzikore e jona është me dy tela apo me britma në grup, nuk është shenjë origjinaliteti por ngecjeje në kohë. Dhe ca më tepër të shpjegojnë sesi ka mundësi që njerëz të shkolluar dhe të parë botë me sy, ndjehen rehat në një parti tribale?
Mbase duke filluar me vënien e emrave të vërtetë fenomeneve do të nisë edhe modernizimi ynë./dritare.net
Te gjithe i bini legenit . Pa ngordhur sherbetori i PPSH dhe i Birose Politike ,legeni i Katovices shqiperia nuk gjen qetesi
Shume e thjeshte, kane frike nga kryetari plak se i pallon me dru nga grupi I zjarrit qe edhte pas tij,
Dritan,e ke goditur problemin që ka shoqëria jonë në zemër,por do shumë kohë të behemi njërez.
Ke ngritur nje problem shume te rendesishem per shoqerine shqiptare. Se si ka mundesi qe kaq shume votues votojne antishqiptarin me te madh, monstren, armikun, agjentin, vrasesin, hajdutin SB dhe familjen e tij mafioze? Kjo eshte nje pyetje qe me mundon prej kohesh. Ti i pari me shoket, miqte e tu sociologe, psikologe, Fatos Tarifa, profesore te tjere duhet te na jepni pergjigje. Te kategorizohet turma e votuesve te SB. 1. Hajdutet e energjise elektrike dhe ujit ne kohen e tij, 2. Toke e xanun, 3. Nertuesit pa leje, 4. Te pakenaqurit me regjimin komunist, etj.
Sociologët a jane ne gjendje te na shpjegojne se si 20,000 vete votojne nje vajze nga Elbasani qe se njihte kerkush as per mire e as per keq. Jane te robotizuar, vajza ka ndonje fryme te shenjte? Dritan ke ndonje shpjegim te arsyeshem?
Gjithashtu sociologet te shpjegojne si ka mundesi qe nje gjyqtar i korruptuar dhe nje prokuror i lidhur me krimin, ne Lezhe dhe Durres dolen me te votuarit? Apo u votuan nga robotet e PD-s?
Po, e gjithë kjo që ka ndodhur në Shqipëri shpjegohet me atë që, me ardhjen e Njeriut të Zi në pushtet, u eleminuan intelektualët e vërtetë nga drejtimi i vendit, në krye të institucioneve të ndryshme të vendit u vunë të paaftë, të pavlerë, të manipuluar, hipokritë e mashtrues, me një fjalë ajo që quhet llum i shoqërisë, në këto kushte nuk mund të vijë përparimi i vendit sepse u bë një çorganizim i organizuar i idesë së formimit të një shteti demokratik. Kjo konsiston në atë që prona shtetërore dhe ajo private u trajtua si pronë e qeverisë "demokratike" dhe ajo ju "dhurua" Administratës së re e lindur e kalbur duke grumbulluar rreth vetes njërëz qe u pasuruan fiktivisht me pronën shtetërore dhe private si dhe tragjedinë e firmave piramidale dhe të tjera si këto në atë kohë të degjenerimit total të drejtimit të "shtetit". pavarësisht se trumbetohej se starti i demokracisë ishte i njëjtë. Këto vite ishin vite të infektimit të shoqërisë nga një kolere, kolerja e marrëzisë së pushtetit që u ngjit dhe nuk shqitet me dekada pa një revolucion të vërtetë e të madh kulturor, pa një elitë të shquar intelektualësh, vetsakrifikues në këto kohë që me vetëmohim të vendosin ringjalljen e sistemit të drejtësisë dhe funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Qofshi të bekuar përgjithnjë ata që do të marrin përsipër këto detyra të vështira!

Kështu ndodh kur përçmohen vlerat e njërëzve të urtë e të mënçur dhe paqedashës e llumi ngjitet në krye të vendit dhe përhap të keqen dhe krimin e bën. mbështetës të tij.