Nga Andi Bushati
E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e papërgatitur për atë çfarë do t'i thotë militantëve, të cilët deri në 11 maj i përkundi me iluzionin se ramizmit i kish ardhur fundi në Tiranë përkrah me sorosizmin në SHBA, Partia Demokratike e ka humbur Nordin.
Drejtuesit e saj janë të gatshëm të zihen në rrugë me reporterë trushpëlarë, që përsërisin tezat e regjimit; deputetët e saporizgjedhur kanë marrë si detyrë kryesore diskreditimin e çdo palaçoje që përsërit refrenin e dalë boje se “nuk u vodhën votat, por humbi Berisha”; ato pak media të kontrolluara nga opozita e shpenzojnë kohën duke i’u vërsulur flamurtarëve të relativizimit, që predikojnë se “ka pasur parregullësi, por që nuk prekin thelbin e rezultatit”.
I gjithë ky frustrim buron nga një paradoks: PD bërtet se gjendemi nën diktaturë, por ende vepron sikur të ishte në demokraci. Ekzistenca e regjimeve i merr për të mirqenë lakejtë, daullexhinjtë, tellallët, servilët. Denoncimi dhe përqeshja e tyre ka vlerë vetëm në sisteme lirie.
Mjafton evidentimi i kësaj kontradikte të vogël, pra ai i shpenzimit të energjisë me shtresën me të zvjerdhur të shoqërisë, për të kuptuar kaosin ku gjendet partia më e madhe e opozitës.
E gjitha kjo sjellje dëshmon për triumfin e mllefit në vend të vënies në punë të arsyes, për dorëzimin përballë të pamundurës, si dështim ndaj përpunimit të një qasjeje të re.
Por, këtej e tutje, PD është e dënuar të mos bëjë asgjë si deri më tani. Pasi nuk e ka ndaluar dot Ramën, në tre sfida me radhë dhe me dy liderë të ndryshëm përballë, ajo duhet të ndryshojë thellësisht.
Ky transformim kalon përmes dy sakrificash kryesore. Së pari, duke i dhënë fund delirit të vetë konsideruarit si parti e madhe, po duke vepruar këtej e tutje si parti e vogël. Së dyti, duke mbyllur fabulën e të qenit një parti e sistemit, për t’u shndërruar në një forcë anti sistem. Le të shpjegojemi…
Ç’do me thënë një PD, këtej e tutje, e vogël? Natyrisht, çdokush me bonsensin minimal do të këmbëngulte se, me gjysëm milionë mbështetësit që mori, sidomos në kushte mizorisht të pabarabarta, PD mbetet e madhe. Ajo – me diferencë nga opozitat e reja – është qartësisht forca kryesore antiqeveritare në vend. Por, problemi nuk qëndron tek numrat. Ai është tek impakti real që kanë. Tek fuqia për të influencuar përmes tyre.
A nuk është raskapitur PD-ja pa arriur të ngrejë një komision hetimor? A i’a ka dalë dot ndonjë objektivi minimal, si psh të zhvillojë një interpelancë me kryeministrin? A e ka shfrytëzuar dot të drejtën për të shqyrtuar në Kushtetuese përdhosjen e mandatit nga ndonjë deputet i shumicës? A është dëgjuar, qoftë edhe ndonjëjerë në të rrallë, për ndryshimin e ndonjë neni të vetëm të buxhetit, apo për ndonjë rezolutë të përbashkët të parlamentit? Natyrisht jo, pasi në sisteme autokratike influenca e opozitave është zero.
Por, mund të thotë dikush: po a nuk pati rol presioni i gjatë i opozitës në prangosjen e Veliajt? Edhe për ata, që ndryshe nga unë nuk shohin në këtë akt një lëvizje të urdhëruar nga lart, sërish ka një përgjigje. Ç’vlerë pati ky arrestim? A nuk u rrit PS me numra në Tiranë edhe pa Lalin? A vazhdojnë pagesat për inceneratorin, a përdoret po njësoj administrata e politizuar e bashkisë, a vijojnë po të njëjtit tenderë dhe po të njëjtët klientë? A nuk tregon kjo se Veliaj qe thjeshtë ingranazhi i zëvendësueshzm, mungesa e të cilit nuk e pengoi dot asnjë ditë funksionimin e së njëjtës makineri kriminale? Pra dhe te kjo “fitore e madhe” impakti i PD ka qenë zero.
Edhe në këto zgjedhje ashtu si gjatë viteve të fundit, fuqia e saj për të ndryshuar diçka ka qenë e papërfillshme. Mundësia për të ndikuar mbi jetën e njerëzve dhe për të transformuar rrjedhën e shoqërisë ka qenë po ashtu e njëjtë.
Ajo është sot një opozitë e tredhur përballë një qeverie që ka asfiksuar gjithçka përreth saj, çdo kundër pushtet dhe çdo institucion të pavarur. PD-së i është hequr mundësia për të përmbysur pushtetin me votë. Dhe ky është fundi i iluzionit të asaj që mund të konsiderohet si parti e madhe, pra si një forcë që përmes betejave elektorale mund të prodhojë rotacion. Edhe teorikisht edhe praktikisht, nën regjimin e Ramës, ky propabilitet ka rënë. Prandaj këtej e tutje PD duhet të ndryshojë qasje dhe strategji duke u sjellë si një parti e vogël. Duke e nisur punën nga zero. Jo duke iu drejtuar shoqërisë me sloganin grandoman se boll të votoni një herë për mua dhe gjithçka ndryshon, por duke u sjellë si forcat e reja që së pari reken ta ndërgjegjësojë atë për të vërtetën e tyre.
Kjo e vërtetë është se vendi po jeton në një periudhë anti demokratike.
Por ajo nuk hedh dot rrënjë duke gënjyer në çdo sfidë elektorale se fitorja është pranë dhe ajo arrihet përmes votës. Duke u sjellë kështu PD-ja, në mënyrë sa idiote po aq edhe naive, ka bërë lojën e fasadës së regjimit. Pra, ndërsa ajo pretendon se gjërat arrihen përmes zgjedhjeve, ajo ka pranuar indirekt ekzistencën e demokracisë.
Në këtë qasje të re nuk mund të ketë më vend për parruallat delirante se Rama ka dhe pak ditë jetë, se Shqipëria do çlirohet pas 11 majit e budallallëqe të tjera të ngjashme. Në vend të tyre ajo është e dënuar të flasë për një rrugëtim të vështirë brenda një tuneli, të cilit ende nuk i shihet fundi.
Një parti e madhe e kërkon pushtetin shpejt, një e vogël e sheh atë si procesin e aderimit të shoqërisë drejt tezave të saj. Të parat duan të rikthehen në institucionet ekzistuese të dytat synojnë paraprakisht delegjitimimin e tyre.
Kjo e fundit duhet të jetë dhe sfida reale e një PD-je që kërkon ti bëjë ristart kpmpiuterit të saj. Nëse është bindur vërtet se në Shqipëri është vendosur narkodiktatura ajo duhet të rishikojë qëndrimin me çdo institucion të këtij regjimi? Fjala vjen si do të jetë qasja ndaj paralamentit të ri? A ka më kuptim që opozita të parakalojë aty me solemnitetin qesharak të katër viteve që shkuan, e bindur se në atë sallë nuk arrin dot më asgjë? Meqë bojkotin përfundimtar dhe djegjen e mandateve i kanë anatemuar për një kohët të gjatë si një gafë personale të Lulzim Bashës, a nuk do të qe më mirë ti ruanin ato pesëdhjetë vende duke u paraqitur një herë në gjashtë muaj pa qenë realisht prezent në kuvend? A mos vallë është më efikas injorimi i këtij institucioni sesa mbajtja gjallë e iluzionit se ajo është një arenë pluraliste, ku palët përleshën? A i shkon më shumë për shtat idesë së mungesës se demokracisë një sallë me karriget bosh, apo ajo ku opozita lufton por në fund përdhunohet?
E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimet ndaj drejtësisë së re dhe sidomos SPAK-ut? A mund të ketë më iluzione ndaj tyre kur faktet e pakundërshtueshme dëshmojnë se pikërisht në kohën e Dumanit, Rama u bë politikisht më i fortë se kurrë? Po, në këtë situatë të re, a kanë më kuptim thirrjet debile të deputetëve opozitarë ndaj rivaleve të tyre se “shumë shpejt do të përfundoni në dyert e SPAK-ut”? A duhet mbajtur më publiku i dyzuar në këtë ëndërr mashtruese? A ka më kuptim që opozita të vijojë me denoncime në Prokurorinë e Posaçme vetëm se kjo e fundit prangos herë pas here ndonjë politikan të lartë si keqbërës ordiner, por nuk pengon të për asnjë çast funksionimin e sistemit kriminal?
Këto dy shembuj, që mund të pasohen edhe nga shumë të tjerë kanë vlerë për të treguar se PD-ja duhet ti japë fund dilemës që me gojë denoncon diktaturën por me veprime sillet sikur jeton në një sistem lirish. Që të bëhet e besueshme në pretendimet e saj ajo duhet të tentojë të shkallmojë edhe atë fare pak fasadë demokratike që i ka mbetur këtij regjimi.
Pikërisht ky objektiv na çon tek pika e dytë. Nëse ajo duhet ti jap fund të sjellurit si parti e madhe për të vepruar si e vogël, bashkë me të, ajo duhet të hapë edhe kapitullin e shndërrimit në një forcë anti sistem. Për gati tre dekada ajo ka qenë një nga dy kolonat e ,këtij sistemi. Ai ka edhe fytyrën e saj. Një pjesë e madhe e superstrukturës, e institucioneve, oligarkëve bizneseve, mediave madje pse jo dhe bandave mbajnë vulën e saj. Për të marrë një shembull flagrant: Pavarësisht se Reforma në Drejësi degradoi në një armë kundër opoziës, ajo as nuk mund të koncepohej as nuk mund të merrte formë pa pasur, qoftë edhe me pahir, miratimin e PD-së.
Por sot impakti i kësaj partie tek prokurorët apo gjykatësit, aksesi në financime nga oligarkët në raport me rivalët, dashamirësia e televizioneve të mëdha të fuqizuar në kohën e saj dhe mbështetja e demokratëve të fortë të Laçit apo Mamurrasit, që dikur pretendonin se mund të rrëzonin edhe qeveritë është pothuajse zero. Atëherë ç’vlerë ka poza qesharake e të hequrit si pjesë e sistemit kur të gjithë elementët e tij, përfshirë edhe banditët të kanë lënë në baltë?
Ndërgjegjësimi për këtë realitet të ri do e çlironte PD-në. Sado i dhimbshëm të duket paraprakisht, pranimi i faktit se nuk është më një parti e sistemit, do e detyronte të shkëpuste edhe lidhjet e fundit nostalgjike, skrupujt miqësorë dhe interesat e mbetura financiare me ish shërbëtorët e saj që sot kanë ndryshuar padron.
Fjala vjen pse i duhet Berishës të tregohet i kujdesshëm me disa oligarkë, që nëse dikur kanë qenë yjet e modelit të qeverisjes së tij, sot janë shëndërruar në financuesit e armikut që e kërkon të zhdukur? Se ndoshta i pikon ende diçka? Po a ka vlerë kjo pikë uji në oqean përpara lumejve që derdhen tek Rama me qëllim masakrimin e opozitës?
Një shëmbull tjetër: Ç’kuptim ka toleranca ndaj një televizioni si Klan që i shërbeu si makineri poropogande për sa kohe ishte si kryeministër, duke prodhuar madje dhe alibi për vrasjet e 21 janarit? A ia vlen më inercia e ruajtjes së kësaj lidhje, përballë denoncimit të besueshëm të një sistemi mediatik të ngjashëm me Rusinë putiniane?
Eshtë koha që opozita të ndërgjegjësohet që edhe nëse nuk e ka pasur si zgjedhje të saj është vetë sistemi ai që e ka nxjerrë atë jashtë. Transformimi nga një model oligarkiko- pluralist tek një tjetër, oligarkiko-autokratik kërkonte me patjetër një flijim. Dhe ky fat i qëlloi partisë numerikisht të dytë në vend.
Prandaj, sa më shpejt që PD-ja të kthjellohet se e kanë shtyrë përdhunshëm në pozitën e një partie anti sistem, aq më të lehtë do e ketë ti shkëpusë vargonjtë që e mbajnë lidhur me të shkuarën. E për rrjedhojë aq më potencial do të ketë për të qenë e besueshme në denoncimin e regjimit.
Natyrisht, ashtu sikurse çdo trup që detyrohet ti nënshtrohet një operacioni traumatik edhe ky transformim mund të shpjerë deri tek vdekja e pacientit. Po a ia vlen edhe ky risk, sado i lartë, për një parti që vazhdon të na kujtojë përditë se koha e solli në skenë enkas për tu përballur me diktaturat? A nuk e tradhëton PD-ja edhe atë pak gjë që i ka mbetur nga miti i dikurshëm, po nuk guxoi së paku edhe njëherë?
Natyrisht që po, pasi rruga tjetër është një agoni më e gjatë, por ama me fund të pakthyeshëm. Pikërisht për të shmangur këtë ajo duhet të sakrifikojë detyrimish dy gjëra: së pari të vetëndjerit si parti e madhe që ka në dorë rotacionin dhe së dyti si forcë brenda sistemit. Duke u sjellë kështu ajo s’bën gjë tjetër veçse mban gjallë atë fasadë demokracie që Rama po mundohet ta ruajë me thonj.
Nërsa PD-ja është e dënuar ta shkallmojë atë. Jo si deri më tani duke luajtur me iluzionin trampist të Shqipërisë madhështore, që përkundi si përrallë gjatë fushatës, por nëse ka ende fuqi, duke punuar për rikthimin e një Shqipërie normale. Dhe kjo vjen duke këputur çdo urë me këtë anormalitet.
Po Berishen nuk e zure ne goje, te vjen keq, apo s'ta mban. Pa u shporrur ai, PD nuk ka kurre te ardhme
Ky Bushat Gomari , ka teori revolucionare ,me revolucionare se Gjyshi Hysni pa lere gjyshin Sulo ! Paret e pista i kane dhene krahe e shperla trute,,,cfare idioti revolucionar i salehit !
Degjo Bushat ! Rama eshte nje supermaskara dhe kjo as qe vihet ne dyshim, por ti dhe disa te tjere si ti, sa me shume flisni e shkruani aq me shume diskreditoheni dhe ju bije fare vlera e fjaleve. Pse ? Duket qarte qe, jo per te paren here, ti ( edhe nga deshperimi per mosrikthimin e Sali berishes ne pushtet ) ben thirrje per daljen nga sistemi, domethene per shnderrimin e Pd ne nje formacion dhune, sic ka qene qysh nga fillimi i saj, por qe e kane kufizuar vendet perendimore. Ju jeni kaq te pa moral saqe kerkoni t'i shisni popullit sapunin per djathe ne drite te diellit, domethene i thoni popullit se " ti popull, ne shumice e do PD-ne dhe Sali Berishen por nuk te lejon Rama dhe PS qe ai te rikthehet ne pushtet ". Me te vertete e ke ti dhe lukunia e horrave politiko-mediatike te Shqiperise ?! Po sondazhet e pese kompanive perendimore kane qene gabim dhe te manipuluara nga Rama ? Po votat e diaspores, edhe ato i vodhi dhe manipuloi Rama ? Po, pse fitoi PD ne disa qytete dhe zona rurale dhe nuk fitoi atje ku s'ka fituar kurre ose shume rralle ? Po ne vitin 2013 kush ua " vodhi " votat PD-se dhe berishes ? Noc Rroku apo UFO-t ?! Si mund te besohet se populli shqiptar, ne shumice do te votonte Sali Berishen, te cilin, po ne shumice e ka shporrur disa here nga pushteti, me vota dhe me dajak ? Si mund te votonte shqiptari sadopak atdhetar per S. Berishen kur ai i paraqitej neper podiume me anje antishqiptar 24 karatesh si Beleri ? Si mund te zene vend ne ndergjegjen e shqiptarit normal perrallat e tua e te Lubonjes se " ketu s'ka liri fjale dhe media eshte krejt e kapur nga qeveria " kur gjate fushates elektorale ti, dhe dhjetera skiftere te se keqes lehnit cdo nate neper TV te ndryshme dhe s'iu hyri gjemb ne kembe, ndersa njerezit e pushtetit, pothuajse nuk shiheshin fare neper ekrane ( nje taktike e tyre kjo ) ? etj.etj.
Sido qe te sillet PD o Bushat, ajo eshte nje formacion politik i skaduar qe duhet te perfundoje ne koshin e plehrave. U ngjiz nga koshi i plehrave, duhet te perfundoje ne kosh te plehara. PD eshte nje shporte me karavidhe me kyekaravidhen Sali. Keto "recetat" e tua jane sa per te lare gojen. Eshte njesoj si ti thuash te semurit me kancer "pi paracetamol qe te sherohesh". Eshte fatkeqesi qe vendi te mbetet pa opozite, por rolin e opozites nuk e ben dot me PD-ja. Eshte si ajo kurva plake e shemtuar qe nuk i afrohet njeri. Opozita ne Shqiperi do linde, do rritet dhe Shqiperia do behet nje demokraci normale, por koha e PD dhe e Lexhendes qe ti e ke aq per zemer ka mbaruar. Ai dhe tipat si Nul Moka duhet te ishin me kohe te shtate penxheret.
Tani o bushat ha mut sa te dali nga veshet, fundja per kete paguhesh, per te ngrene mut.., per kater vjet je mire e ke te siguruar mutin , me vone do te mesohesh dhe do ta kerkosh me leke mutin si puna e droges, ke 16- vjet qe paguhesh per te ngrene mute , ke statusin e gazetarit mut muti .., keshtu do vdesesh, edhe qivurin pe muti do ta bejne
Ke bërë gjithë atë shkrim por një fjalë të vetme nuk e the bërë pagatorin tënd Sali Berisha,ke bërë një hartim kaq të gjatë sa do të kishte zili dhe Fidel Kastro,por familjen që ka partinë që është pronare e saj nuk e gjete dot një fjali. Qeni nuk kafshon dorën e atij që e ushqen.
PD nuk eshte formacion politik, por eshte thjesht nje njesi paramilitare, per me teper, nje grup terrorist !
ky eshte analisti me i neveritshem dhe pa logjike nga te gjithe pseudo analiste idioter qe marrin popullin per budalla bashke me partite apo interesat qe perfaqesojne,valle se kuptoni apo beni sikur nuk kuptoni qe jeni bere te neveritshem si nje semudje parazitare
O Andi pordha, arrestimi I Veliajt eshte akt I hapur I rrugacerise berishiste ne kete hale drejtesi, ndaj nos ha mut kot
Njeri pa moral dhe karakter, vetem nga te ashtuquajturit analiste si ju dhe si puna jote fitoi Edi Rama, te pakten une jam njeri nder ata qe na beni per te vjelle dhe na detyruat qe tja japim voten Edi Rames. Vazhdoni flisni ne jete menyre dhe votat i shtohen Edi Rames.
Edhe pse ne menyre antiligjore , eshte fakt se Km korri nje fitore derrmuese dhe me pasoja te renda ndaj popullit opozitar por prapeseprap nuk besoj se populli opozitar do ta pranoje ashtu lehtesisht Te nenshtrohet pa kushte dhe te humbe lirine. Eshte e qarte se nese nuk reagon seriozisht mbijeten ne Shqiperii do ta kete shume te veshtire Nuk e di nese ky popull do jete i vetedijshem per rrezikun qe i kanoset,nuk e di gjithashtu nese do gjeje forcen dhe guximin te reagoje por e di se pas 4 vitesh do jete shume shume vone, cdo gje do marre fund.
Bushati luante lulishteve te Parisit me Saliun ,Saliu i pinte shurren Bushatit i dukej si birre, kurse Bushati ngjyente gishtinme kaken e Saliut dhe e lepnte i dukej akullore,keta jane mostrat qe sot u bejne moral Shqiptareve.
Nuk e kuptoj: ç'do të thuash që PD të dalë jasht sistemit dhe ta luftojë Ramën që andej? Para ca vitesh e këshillove të lërë mandatet, kjo është prapë? PD-ja të dëgjoi dhe... e hëngri. Pse nuk e këshillon së mbari a derëbardhë! I meriton tërë sharjet që të bëjnë, i kërkon, bën lutje... Ti qofsh!
Ore ky esht skandal
Bushat je analisti me cop cop ne Shqiperi ,,,je per turp. Nuk degjohesh nga asnjeri..edhe lelaaaa ta kalon ty..Berisha...Noka ..Vokshi...paloqa...duhet te zhduken thuaj a vesh pantallona e thua dot ...
Ik o bythqir kelysh komunistesh. Komunisti Sali i perkrahur nga nje bythqir si puna e ketij, na tregon ky kelyshi se reporteret jane budallenj se thine se nuk fitoi Rama po humbi Saliu. Ik o bythqir ti me gjithe Sali kerrmen
Ky kelysh i bllokut po na can menderen duke na dhene gjoja mend. Ben jetesen ky parazit me keto qe shkruan dhe vazhdon te jetoje si ne kohen e gjyshit te tij pa i thene njeri pune e mbare.Megjithate u ka dhene ketyre horrave te PDs nje keshille jo dhe shume te keqe per te mos marre pjese ne kuvend por te paraqiten njehere ne cdo 6 muaj por nuk u ka thene qe 1e te mos vazhdojne te vene zjarr e te thyejne karriket te pakten kur te paraqiten ne kuvend per te marre rrogen.