Nga Aurel Plasari
Jamais!
E mira është t’i ndjekim simptomat e murtajës që vijnë nga BE-ja – më sak nga burokracia e saj – për t’u mbrojtur nga rreziku që na kërcënohet.
Lajmi i radhës vjen nga një personazh politik në Francë, Najat Vallaud-Belkacem, me kërkesën e saj publike: “Po, është normale të vendosësh rregullore në platformat e mediave sociale, t’i bësh ato media të vërteta, veçanërisht përmes moderimit paraprak (!!!) të përmbajtjes!”.
Po kjo zonjëz një vit më parë ka pas bërë thirrje për “racionimin e internetit”. Tani oreksi i është shtuar.
Pra censurë. Ose më thjesht vdekje e rrjeteve sociale. Domethënë fund i lirisë së shprehjes.
Por kush është kjo zonjëz? Najat Vallaud-Belkacem është një aktiviste që ka bërë karrierë duke mbrojtur kauzat sensitive, që janë edhe në modë. Sidomos kauzën e feminizmit, me përsëritet e prononcimeve: Gruaja! Gruaja! Gruaja!
Falë një popullariteti të fituar kësisoj, ia doli të emërohej në moshën 27-vjeçare ministre e Edukimit Kombëtar, e Arsimit të Lartë dhe e Kërkimit në dy qeveri, nga 2014 dhe 2017. Dështoi pothuaj në të gjitha eksperimente e saj ekscentrike në fushat në fjalë.
E kam pas ndjekur si fliste në publik, pasi më kujtonte një episod zbavitës me një çift miqsh në Stamboll. Gjatë një dreke tek ata, më ofruan një surprizë. Hoqën një mbulesë dhe nën të u shfaq një kafaz i bukur me një papagall brenda.
Surpriza ishte që papagalli fliste frëngjisht duke përsëritur “Jamais! Jamais!” Vetëm se nuk e shqiptonte “Zhamé! Zhamé”, por “Zhamëëë! Zhamëëë!”. I lezetshëm sa s’thuhet.
Sa për francezët shpresoj që ata ta mbajnë mend prej gjyshërve të tyre se ç’është censura paraprake. Ka qenë përdorur edhe në Francën liberale disa herësh, sidomos duke përfituar nga “situata emergjente”.
Veprohej kështu: radhitej teksti i gazetës në flanin e formatuar sipas faqeve. Nxirrej një kopje (bocë) dhe i dërgohej Zyrës e censurës. Pritej përgjigja e saj, përndryshe gazeta nuk lejohej të dilte.
Zyra e censurës miratonte ose ndalonte, sipas artikujve. Gazeta duhej të dilte pas disa orësh dhe nuk kishte mundësi të formatohej nga e para.
Atëherë artikujt e censuruar – ose edhe paragrafë – hiqeshin nga flani, si grup shkronjash plumbi, dhe gazeta dilte në publik ashtu: me vendet e boshatisura të artikujve të censuruar.
Afërmendsh që zonjëza politikane e pandeh për risi idenë e saj të censurës paraprake dhe as që ka dijeni se është fjala për një traditë të hershme totalitarizmi.
Them totalitarizëm dhe jo diktaturë, sepse diktaturat zakonisht i vijnë një shoqërie në mënyrë të beftë, si goditje të dhunshme. Totalitarizmi e pllakos një shoqëri dalngadalë, çikë e nga një çikë, si sëmundje e butë, ja si këto “propozime”.
Eshte pikerisht ajo, qe e theksoi dhe zv. president amerikan, qe problemet e medha te europes, jane te brendeshme, me ate lloj poplli qe kane futur dhe diktatura karshi opozites, si ajo e bashkimit sovjetik dikur. Dhe Franca e kultures se dikureshme arrin te beje ministre arsimi, si kjo marokene, qe kerkon te ushtroje diktaturen e vendit nga la ardhur ne Framce.
te drejte ke zAurel i Plasareve, por bej habi me nje ronxho ponxho franceze dhe nuk te ben pershtypje k B.E. do grumbulloje 800 miliarde euro per armatim. Pyetja eshte nga do vijne tere keto euro? njera nga rruget me te shkurtera eshte prerja e pensioneve dhe ujla e rrogave dhe zgjatja e viteve te punes ne 75. Ahere eshte logjike te kete kundershti. Si nga mediat si nga populli. Ahere eshte logjike q kapitalizmi i sotem, te mbylle cdo media qe do pozicionohet kundra te tilla masave. Tashme eshte vone. Europen dhe francen ne vecanti e komandojne ca te pa ayte dhe pa karakter. Mjer Europa dhe ne qe duam te strukemi ne te
"Totalitarizmi e pllakos një shoqëri dalngadalë, çikë e nga një çikë, si sëmundje e butë, ja si këto “propozime”.- shkruan me të drejtë autori. Por butësia e ardhjes mund të jetë fenomen ose karakteristikë për vende me traditë të njohur lirie, ndërsa në vënde ku brutaliteti kaq qënë normë sunduese, ai vjen me gjithë forcën dhe shëmtinë e tij. Diktatori dhe diktatura e deklaruar në shoqëri disi edhe honepsen, por të shesësh shëmtimin demokratik për demokraci të kulluar, kjo është fyese sa më s'bëhet.
kl