Varësia nga vështrimi i tjetrit

18 Maj 2025, 12:00Blog Bjorn Runa

Varësia nga vështrimi i tjetrit

Dy ditë pasi kamerat janë fikur, ajo çfarë mbetet nuk është diplomacia, por performanca. Shqipëria u pa, por a e pamë ne veten?


Kanë kaluar tashmë dy ditë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Tiranë. Tapeti i kuq u mblodh, udhëheqësit shtetërorë u larguan dhe kamerat nuk po filmojnë më.

Tani që duartrokitjet po zbehen, mund të marrim frymë dhe të pyesim veten se çfarë ndodhi ekzaktësisht? Jo çfarë u tha, jo ç’marrëveshje u dakordësuan dhe as çfarë problemesh u zgjidhën apo ç’pyetje morën përgjigje. Vetë thelbi i samitit – rrjedhojat e tij gjeopolitike, apo rëndësia demokratike – u tret shpejt nën peshën e sipërfaqësores dhe asaj çfarë u duk se mbetet problemi kryesor për Shqipërinë si shtet dhe ne si shoqëri: Si do na shohë Perëndimi? Si të sillemi? Si do të peceptohemi?   

Diçka e tillë ngre disa pyetja më të thella  dhe të parehatshme: Pse jemi kaq të investuar tek syri i tjetrit? Përse rënia në sy, sa më pozitivisht, mbetet më e rëndësishme se realiteti në të cilin jetojmë?

Dëshira për t’u njohur dhe për t’u vlerësuar nuk është diçka e re, por një ndjesi koloniale në strukturë, e rrënjosur thellë në identitetin tonë post-diktatorial. Ne nuk dolëm nga dekada të tëra izolimi me një vizion, por me një dëshirë për t’u ndjerë të përfshirë, për t’u duartrokitur dhe përthithur. Me dëshirën që më në fund t’i përkisnim Europës që kishim mitologjizuar, duke e shndërruar atë në një pasqyrë. Një kontrollues. Një standard, të cilin nuk e përcaktuam ne, por me të cilin duhet të mateshim dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Kështu, reshtëm së pyeturi se çfarë mendojmë ne në lidhje me politikën, institucionet dhe të ardhmen tonë, dhe filluam të pyesim nësei aprovon Europa

Por, ndërsa sforcohemi çdo ditë për t’iu përshtatur standarteve të imagjinuara, cila është linja me të cilën kërkojmë të përputhemi? Një kontinent që e flet rrjedhshëm gjuhën e të drejtave të njeriut, por mbetet çuditërisht i heshtur teksa uria merr jetë fëmijësh në Gaza. Një union që në letër e mbron mospajtimin dhe kundërshtitë, por e ka të vështirë të veprojë kur popullsi të tëra rrethohen me gardhe e ushtri, zhvendosen me forcë, apo edhe më keq vriten. E testuar përkundër sfidave gjeopolitike, busulla morale e Europës fillon të lëkundet.

Po flasim për të njëjtin union që e  lartëson demokracinë si një nga shtyllat e veta themelore, identiteti i përbashkët i të cilit (unionit) supozohet t’i ketë rrënjët tek demokracia, debati dhe pluralizmi, por që nuk ka zë të flasë për represionin që ndodh fare pak larg kufijve të tij. Në Serbi, protestat masive të studentëve kundër rrëshiqtjes së vendit në autoritarizëm, u përballën me dhunë policore, intimidim dhe manipulim mediatik, ndërsa Brukseli pati forcë vetëm të pëshpëriste disa kritika standarte. Në Greqi, po njësoj. Nga ana tjetër, brenda vetë BE-së forcat e ekstremit të djathtë forcohen dita-ditës duke gërrryer nga brenda institucionet demokratike. Dhe cila është përgjigjia e unionit ndaj gjithë këtyre? Në rastin më të mirë, vërejtje teknike në vend të një qëndrimi të qartë politik dhe në rastin më të keq, indiferencë. Thënë ndryshe, një union që flet me gjuhë filozofi, por sillet si tregtar.

Pra, çfarë na tregon e gjithë kjo? Se ‘Projekti Europian’, siç implementohet aktualisht, nuk është domosdoshmërisht moral. Se uniteti i tij, shpesh varet më tepër nga heshtja se sa nga parimet. Se, të ashtuquajturat vlera  europiane – demokracia, dinjiteti njerëzor, solidariteti – vlejnë për t’u aplikuar në mënyrë selektive.

Dhe këto kontradikta nuk janë të parëndësishme sepse, kur një bllok politik flet për virtyte por toleron dhunën, kur predikon reformim tek vendet aspirante dhe justifikon kalbjen e brendshme të disa prej anëtarëve, atëherë “rruga Europiane” nuk i ngjan më një ideali të përbashkët, por një hierarkie të përbashkët bindjeje. Një lloj skene ku përfshirja kthehet në teatër, ku përkatësia nuk varet edhe aq nga ajo çfarë bën, por nga sa mirë e luan rolin.

Dhe ne, me zellin për t’u dukur të gatshëm, bëjmë sikur gjithçka është në rregull.

Kjo nuk do të thotë të shpërfillim ambicien, apo nevojën për bashkëpunim më të thellë me Europën, por të kërkojmë më me këmbëngulje se çfarë ndryshon realisht dhe cilat probleme mbeten të pazgjidhura? Një vend nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e vet demokratike me estetikë të marrë hua. Duhet, fillimisht të përballet me kontradiktat e veta dhe jo t’i groposi ato në emër të progresit.

Megjithatë, çështje të tilla rrallëherë bëhen pjesë e narrativës publike, pasi e ndërlikojnë imazhin. Sfidojnë duartrokitjet. Na kujtojnë se të dukesh modern nuk është njësoj si të jesh demokrat. Sado joshëse, rënia në sy nuk e zëvendëson dot nevojën për reflektim, pasi të dukesh dhe të shihesh nga tjetri nuk është e njëjta gjë si të kuptohesh.

Siç na kujton Edward Said, vështrimi i më të fortit nuk është kurrë i pafajshëm. Ai na përcakton, na modelon dhe na disiplinon. Nën pretendimin se vetëm vëzhgon, ai krijon kronizën të cilës ne të tjerët duhet t’i përshtatemi. Dhe, siç Milan Kundera paraljmëronte dikur, fati i kombeve të vogla është që të jetojnë me frikën se mund të harrohen dhe për shkak të kësaj frike, na duhet të kapemi pas rënies në sy si mënyrë mbijetese. Perfomanca e Shqipërisë në skenën europiane i reflekton të dyja këto të vërteta. Ne jo vetëm po pozicionohemi me Europën, por po i përgjigjemi vështrimit të saj duke e modeluar veten sipas pritshmërive të tyre, ndërsa shpresojmë të mos zhdukemi plotësisht. Por, në proces e sipër, rrezikojmë të humbasim pikërisht atë që shpresonim të ruanim: zërin tonë.

Pyetja atëherë nuk mund të jetë më si u dukëm, por kur do të fillojmë të shohim?

31 Komente

  1. s
    shtjefen palushi

    problemet mbeten te pazgjidhura se vete Europa po shkon drejt zgjidhjes... shperberies, se treni i istorise tashme iku.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbereshi

      I nderuar Bjrn, "Dëshira për t’u njohur dhe për t’u vlerësuar nuk është diçka e re, por një ndjesi koloniale në strukturë, e rrënjosur thellë në identitetin tonë shekullor post-otoman e jo post-diktatorial!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Të biesh në sy quhet marketing në këto kohëra moderne dmth baraz me para dhe investime. Ky Bjorni bën mirë të futet te partia e Qorit se nga ato që shkruan është komunist (jo sharje), sovranist, nacionalist. Të vetëm nuk ja dalim dot. E kemi provuar, pyet prindërit apo teze halla ça ke se je i vogël o Bjorn

        Përgjigjjuni
        1. M
          Murgu

          Që të jesh komunist (jo sharje) nuk do të thotë të jesh sovranist, nacionslist; komunistët e këmbejnë nacionalizmin, sovranitetin me internacionalizmin. Për ta bota nuk është e ndarë nga shtetet, apo botët (tre botët), por nga klasat, nga të pasur e të varfër, shtypës dhe të shtypur, shfrytëzues dhe të shfrytëzuar, njëjtë në të gjithë botën; besojnë në ndarjen e pabarabartë të përvetësimit të mbivlerës të prodhuar në mënyrë të përbashkët, shoqërore, sociale të punës dhe përvetësimit privat të saj, etj, kontradita që nuk zgjidhen brenda sistemit që kemi zgjedhur të jetojmë dhe po përpiqemi të integrohemi. Bashkimi Europian në këtë formë të sotme nuk funksionon, në mos është reaksionar dhe as që bëhet fjalë për t'i zgjidhur dot këto kontradikta (është thënë këtu e njëqind e kusur vjet e më parë). Socialistët nacionalist dhe sovranist janë tjetër gjë (NS), ndoshta janë sharje. Ndaj Bjornin dhe Qorin, mos i ngatërroni kot me komunistët (jo sharje). Për të tjerat dakord, o dakord. I madhi dhe i fuqishmi mund të ushtrojnë sovranitet; edhe këta, kur janë në gjendje ta mbrojnë atë, ndryshe janë të cënueshëm nga më të fuqishmit. Kështu kam dëgjuar se thonë komunistët (jo sharje). S'ke ç'bën, në një botë fasade, duhet të kesh edhe ti fasadën tënde... ndryshe...

          Përgjigjjuni
          1. j
            joel shkodra

            "Murgu" ke shkruar: "Kontradikta qe nuk zgjidhen brenda sistemit qe kemi zgjedhur te jetojme ...". U munduam t'i zgjidhnim keto kontradikta me sistemin e kaluar, diktatorial, por nuk ia arritem, madje u varferuam te gjithe. Dhe ishim "te kenaqur" sepse s'kishte te pasur, por te gjithe njelloj te varfer. Italianet kane nje thenie: "Mal comune, mezzo gaudio" - "E keqja e perbashket, gjysem gezimi". Prandaj, ky sistem ku jetojme e ku jeton pothuajse gjithe bota, nuk i zgjidh ato kontradikta, por, o Zot, mos na kthe ne sistemin e meparshem. Komunizmi si teori eshte i drejte, i bukur, por mbetet nje utopi.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Murgu

              Joel, je jashtë teme. Është fjala për përcaktimin që i bën Dakordi Bjornit, jo për atë që u mundove zotrote të zgjidhje kontradiktat, por u varfërove si të gjithë; dmth të varfrit 90% dhe të pasurit 10% u varfëruan edhe më, kur arritën gjysmë gëzimin e përbashkët nën diktaturën komuniste dhe tani lumturon gëzimin e një pjese, dhe pjesa tjetër, si (?). Prandaj, sipas teje, bota le të mos i zgjidhë këto kontradikta që të na shpëtojë nga varfëria barazitare, që të na shpëtojë nga utopia e drejtë, siç thoni ju, por të kalojë nga njëra luftë tek tjetra, nga një formë skllavërie tek tjetra. Zoti, or zotni, nuk të shpëton nga e "keqja", aq më shumë nga utopia, por mos kij frikë, ajo utopi nuk besoj të vijë sa të jemi gjallë unë e ti. Kapitali është kujdesur mirë për ta varrosur, por ç'të bësh, ajo vazhdon të bredhë fantazmë nëpër botë, duke u turbulluar mendjen njerëzve dhe pse sot kanë obsesion ta përmendin. Këto çështje, or Joel Shkodra janë të thella, si të thellë e detit dhe kanë mbetur varur në të gjitha rrafshet. Ja edhe ky komunikim i yni, i sotëm, utopi ishte pesëdhjetë vjet më parë, por ndodhi. Gjykimet janë botkuptimore, varur nga shkalla e gëzimit që të jep gjendja pasurore e veçantë krahasuar me gjysmë gëzimin e përbashkët të varfërisë të njëjtë (jo të pasurisë të njëjtë, që do të na shkaktonte një gëzim të plotë(!)).

              Përgjigjjuni
              1. j
                joel shkodra

                Fjale, fjale, zoteri, dhe vetem fjale.

                Përgjigjjuni
    2. N
      Neti

      Mendoj eshte normale te japesh me te miren e te dukesh. Si ne nje dasem qe do ti kenaqesh te gjithe pavaresisht nese orkestra performon bukur apo jo ose guzhinieri e ka thare mishin e pjekur. I zoti dasmes zgjedh lokalin dhe orkestren por kushurinjt nuk i zgjedh dot , ja ka dhene zoti. Sa te kemi dasmore/ kushurinj te niveleve te ndryshme mbetet vetem orkestra dhe lokali te zgjedhesh vete, keto me shume parapagim e mundesi financiare. Rest shpreson te kenaqen te gjithe e te dukesh mire e cifti te mos ndahet mbas ca kohe. Rruga per EU eshte me e mira qe kemi dhe ne nuk e kemi luksin te bejme pordhe aty ku mezi po na hapin deren dhe vlerat e tyre ndoshta dhe te vyshkura jane po aq joshese si banan- ja per majmunin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo njeshe !

        Koment i peqyer bravo njeshe !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo njeshe !

          Koment i peqyer bravo njeshe !

          Përgjigjjuni
        2. m
          mesuesja

          I dashur Bjorni, nje analize brilante. Fiks kete mendova, po pas Samitit çfar ka? cilat jane vendimet me te rendesishme per ne? Nuk kam ç'ti shtoj me shume. Respekt!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Do kohe me u zhvillu per se brendshmi

            “mesuesja”, mos i lejo emocionet te permbysin llogjiken. Bjorni nuk ka bere analize, por ka tentuar ne nivel te nje bisede njerezish te zakonshem te jape nje opinion dhe nuk ja ka arritur. Ajo qe ka arritur eshte te na bejme te kuptojme se Bjorni nuk zoteron per momentin as formimin as mjetet e as eksperiencen per te rrokur tema te tilla. Analiza dhe opinioni jane shume te ndryshme nga njera tjetra. Sa i opi io it qe eshte munduar te shprehe; cilesia e opinionit te tije eshte e dyshimte, sepse mundohet te shpjegoje nje fenomen antropologjik-sociopolitik dhe sapo e prek e harron e kalon ne “kritike te Europes” ne mesin e shkrimit. Ben konstatime, por bie ne gabimin e biseduesve tipik ne kafene kritikon fakte pa dhene kontekst; operon me kontraste te nivelit te bisedes e jo analizes si: ata jane per kete, por bejne ate etj…) dhe e mbyll shkrimin ne menyre te papritur e pa ANALIZUAR duke u hedhur me ca pyetje te hapura ne terren politiko-sociologjik pa prodhuar pergjigje. “Mesuesja” per sa kohe do prodhojme ne profesione nivele te tilla si Bjorni, qe i shesim per analizte e gazetare natyrish qe ne do jetojme nje jete me standartet qe meritojme.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetar

              Faleminderit ! Komenti i mesiperm me befasoi me qartesine e mendimit , intelektualizmin dhe qytetarine e tij . Te tilla komente ( diskutime ), jane te denja per t'u shkruajtur ne kete gazete . Edhe njehere faleminderit !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Siv

                Nuk është Bjorni që shkruan, po Chat GPT,mjerë ne që i lezojm deri në fund këto artikuj.

                Përgjigjjuni
            2. H
              Haka Tekizoti

              Dy frikëra, sipas autorit: frika e palës sonë (politike) se mos nuk na shohin të mëdhenjtë që ne po bëhemi copa të dukemi ashtu siç duan ata të dukemi, dhe frika e autorit se mos kjo na pengon të shohim (të vërtetën jo aq idilike të të mëdhenjve - që nuk janë siç na duken neve, por tëpkë si ne në mos më keq. Po autori nuk thotë sepse me siguri jo se s'do, po sepse nuk e di, se ç'duhet të bëjmë po të shohim qartë e të zbulojmë se mbreti, që e dinim të veshur është lakuriq.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi Lekdushi.

                Një cinizëm idiot dhe që i përket jo analizës politike por ideve absurde të vet shkruesit. Askush nuk shprehu ndonjë ankth se si na pa Europa. Sanitar e takimet e investitorëve nuk i imponuan në, nuk u lutëm në të vinin këtu e të na vlerësonin zemrën a injorancen, kulturën a nevojat. Europa e saktësoi kohë më parë se do mblidhej në Tiranë. Edhe investitorët e botës. Çdo mikëpritës sigurisht ka ankthin sesi vlerësohet vendi i tij, shtëpia e tij. Duke mos qenë imponuesi i "dasmave" të tilla, as meraku nuk është i madh, Bjordi. Prandaj "zgjuarsi" të tilla janë thjesht cinizëm dhe keqdashje. Miqtë ikën dhe, me siguri ata nuk mund të kenë lavdërime a kritika të njëjta. Por ka të dehur shqiptarë që supozojnë e dëshirojnë me keq se urrejtesit e vendit të tyre

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Boston

                  Komenti juaj z. Lab Lekdushi me pelqeu. Evropa na vlereson per shtetformimin qe po krijohet tek ne, per rrugen pro perendimore, parandaj na nderoi me ardhjen e saj ne Tiranë dhe foli me plot dashuri. Shume faleminderit Europa dhe Shqiperia ime. Faleminderit Edi Rama

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kur ha pilaf

                  Sa qeke lodh Bjorn për mos na thon asgjo.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirons

                    Do fillojme te shohim kur spurdhjaket si artikullshkruesi te mos jene shumice ne vendin tone. Shohin qimen te evropa dhe jo mutin mullar ne kete katundin tone

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Agimi"

                      Shkrim i shkruar së koti, teza është fiktive e mpleksur me klishe ideologjike.Europa nuk është hapêsirë perfekte pa asnjë të metë por është hapësira, habitati,shtëpia ku rrespektohet e drejta e çdo banori tê sajë më shumë se kudo tjetër në botë,dhe rendja pêr të hyrë në këtë habitat nuk ka lidhje me nënshtrim apo vetëpêrbuzje e as me vetëpërçmim,është sjellja më normale që e bëjnë shtetet apo kombet për të hyrë në këtë sistem vlerash.Kombet tjera që aspirojn për t'u anëtarësuar meqenëse nuk kanë mundur të e rregullojn kontekstin e vet socioeknomik e shohin oportune për të hyrë në këtë bashkësi të mirërregulluar dhe ku është e keqja e nënshtrimi këtu.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zhan Valzhani

                        Nuk mund te jesh specialist per gjithcka, Bjorn. Sidomos ne kete fushe qenke krejt amator, per te mos thene dhe pak keqdashes. Edhe shtete te medha e te konsoliduara, kur organizojne veprimtari te tilla, marrin masa qe ato te shkojne sa me mire. Aq me teper nje vend i vogel si i yne, qe deri dje ishte krejt i harruar e s'kujtohej njeri per te. Dhe keto masa duhen jo per te rene ne sy, por qe veprimtaria te mos deshtoje. Nuk ndodh shpesh qe ne kete Shqiperine tone te vogel te mblidhen 47 a me shume kryeministra, presidente e zyrtare te larte te BE. Pastaj, se si na pane ata neve dhe si i pame ne ata, cfare prodhoi samiti, cilat jane sfidat e Europes sot e ne te ardhmen, qendrimi me dy standarde i demokracive europiane per disa ceshtje, jo vetem per Gazen qe eshte pak larg, por ne radhe te pare per Kosoven, qe eshte ne Europe, pasojat e avancimit te se djathtes ekstreme ne Europe, ndikimet e efektit Trump ne kontinentin e vjeter, si duhet te reagoje vendi yne i vogel ndaj ketyre zhvillimeve etj., me fal, pa asnje synim per te te fyer, pena jote nuk i rrok dot keto tema madhore. E rendesishme eshte qe te gjithe lideret europiane ishin ne nje mendje per problemet qe u shtruan ne kete samit. Ne, si vend i vogel,, nuk mund te bejme me shume nga sa e kemi takatin.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          prokurori

                          Dy shprehje të popullit që më ngacmon ky shkrim i z.Runa. “Sookliu e kish mirë,s’kish takat por kish dëshirë.” “Më mirë m..,se sa i vogël”. Gjithësesi kjo është rruga që duam a s’duam ne na kërkohet.S’duam por na e këekojnë, duhet t’a zbatojmë.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Realisti

                            Ti Bjorn enderroke per diten kur do jemi prape krenare por te dhjere. Duhet ta harrojme çfare na ka mesuar historia qe te te bejme qejfin ty. Nje here e nje kohe refuzonim te luanim shah me Afriken e Jugut dhe Ameriken per te protestuar diskriminimin racor dhe imperializmin. Perveç pikeve te humbura ne renditje nuk fituam gje tjeter. Pastaj regjimi ra edhe nuk na tha njeri bravo per qendrimin parimor o shqiptare. Na dhane nje fshese edhe na thane fshini halet se s’keni valute ne banke, as diplome te njohur ne xhep. Grow up Bjorn, grow up.

                            Përgjigjjuni
                            1. הדלתות סגורות בביתם

                              Mund të manosh ; gjuhën e shënjave dhe të intervistosh krerët e Hamas - imazh e zë .

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fjalë e urryer

                                Shkrim i mirë me 1 fjalë idiote: "intimidim". Pse e lejoni këtë fjalë idiote kur ka fjalë shqipe : 1. Tremb; 2. Frikëson; 3. Tmerron ; 4. Kërcënon; 5. Tutë ; 6. Shashtrisë ; etj.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqip

                                  7. Llahtaritë

                                  Përgjigjjuni
                                2. C
                                  ChatGPT

                                  Ky artikull është i shkruajtur nga ChatGPT, “TEMA” kontrollo gazetarët.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gzimi

                                    Mos berja e Shqiperise e denje per qytetaret e saj eshte paaftesi e jona, per te mos permendur “aftesi” te tjera, dhe jo mosqenja anetare e EU; shikoni Rumanine apo Bullgarine qe jane ne EU.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Punetori

                                      Befasuese !!! Nuk po u besoj syve te mij !? Hera e pare qe ne rubriken e komenteve nuk po shoh komente banale , lloqe kafenesh , sharje e ofendime rrugesh . Epo , vertet po me duket se jam ne nje forum intelektual . Pershendetje te dashur bashkeqytetare !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        drejtesi e munguar

                                        Z.Bjorn,perpjekiet per kete analize (me deshire te mire) nuk kane vleresime reale nga JU.Te realizosh nje pritje,edhe te vogel (qofte edhe me nje person) kerkon te besh pershtypje sa me te mire.Se si na shikon Europa nuk vleresohet vetem nga fjalet e bukura por edhe nga realizimi i projekteve te neneshkruara.Ajo qe ka rendesi,per mua,eshte qe ne ne kete "sofer" te shtruar u ulem si te barabarte me te tjeret pa inferioritet.Z.Bjorn,identiteti vihet kur ballafaqohesh e jo duke u strukur ne skuteten tende.EU-ja ka problemet e saj,ka dhe vende qe mund te mos i kene sandartet qe na kerkohen ne por ajo nuk kerkon te largoj anetare por te afroj.Sic duam edhe ne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Eshte e cuditshme qe njerezit presin se cdo beje Europa per kete apo per ate ceshtje. Bile kane edhe kritika per kete (si autori i ketij shkrimi) qe Europa te levize sipas ndjesive te ketyre budallenjve.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje