Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

17 Maj 2025, 19:10Blog TEMA
Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Nga Ben Andoni

Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo mungese me kreun e Bashkisë. Që do të thotë se nuk mund ta mbajë të tillë deri në vitin 2027 dhe për më tepër inercia e fitores është e tillë, që i jep mundësi ta turbullojë opozitën me një sfidë të re. Sak tani që janë të dërrmuar moralisht dhe psikologjikisht. Logjikisht, zgjedhjet e Tiranës janë fare pranë. Po ndërkohë që me gjasë përgatitjet kanë filluar për Tiranën nga kampi socialist, nga kampi demokrat po justifikohet humbja dhe shfryhet me inat ndaj çdo kritike dhe konstatimi. 

Teksa për një parti që nuk është mësuar me humbje, kjo mund të quhej katastrofë, për PD-në kjo po kthehet në normalitet. Për një kohë të gjatë, i është bërë apel të jetë e kujdesshme dhe vizionare dhe të mendojë me shumë kujdes përpara makinerisë elektorale të PS-së. Është paralajmëruar, këshilluar, qortuar dhe nga një pjesë që gjejnë vetëm të këqija edhe anatemuar, por fatkeqësisht ata nuk kanë reaguar. U është kërkuar të kooptohen njerëz të ri, por edhe kjo ka rënë në vesh të shurdhër. Folën për qeverinë teknike dhe se nuk do t’ua merrnin zgjedhjet, pavarësisht paralajmërimit, por bindja e njerëzve të PD-së (lexo ata që janë të sigurt në lista) ishte se nuk do guxonte kush t’i prekte. 

Diferenca (përveç parregullsive që presin reagimin e drejtë të tyre) ka treguar se janë dhe fajtorë 100% për humbjen e tyre. Paradoksalisht, në ditët e fundit kanë nisur edhe ankesat për manipulime ndaj njëri-tjetrit. Ata që duan të ndryshojnë bëjnë një plan dhe përshkruajnë me saktësi anët e tyre pozitive dhe ato humbëse. Kjo logjikë është e panjohur nga ana e PD-së. I gjithë rrëfimi i tyre është njëkahësh: Ne kundër atyre!

Ka të ngjarë që në kampin socialist po punohet për zgjedhjet e parakohshme të Tiranës që më gjasë do ndodhin para atyre të vitit 2027. Pra po punohet për projeksionet statistikore bashkë me pritshmëritë. Shtuar edhe me justifikimet dhe Mea culpa-t, me anë të së cilave do duan të fitojnë empatinë e munguar për Tiranën. Edhe pse rezultati i Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme është në nivel, ku mund të ndihen të qetë numerikisht por jo moralisht. 

Dhe zgjedhjet e Tiranës janë paradhoma e suksesit në zgjedhjet e ardhshme, për të cilat nuk është çudi që të kenë nisur të punojnë socialistët. Ndërkohë gjendja e knock down te Partia Demokratike po përjetohet me shumë ashpërsi, inate dhe me justifikimet e zakonshme. Për këto të fundit, duhet ta konsiderojnë veten fajtorë dhe që si mbrojtën votat. Të paktën kështu krenoheshin deri në 11 Maj dhe ishin fare të bindur për fitoren. Por koha po numëron mbrapsht dhe nuk është çudi që Rama t’i kapi në kurth me frymën e krijuar që ta përcjellë në zgjedhjet e pjesshme lokale, që nuk do ishin më knock down i PD-së në rast humbje, por knock out i plotë.

Duhet pak më shumë respekt për veten dhe bindje për rikthimin. Plaku Gandi e thoshte sipas mënyrës së tij: “Për të mbrojtur demokracinë, njerëzit duhet të kenë një ndjenjë të mprehtë pavarësie, vetërespekti dhe uniteti të tyre”. Mësim më i mirë për PD-në nuk mund të ketë, që të shtojë respektin për pavarësinë e individit në PD, veten e tyre dhe unitetin, i cili ka fluturuar krejtësisht. 

14 Komente

  1. H
    Haleisti

    Bing beng ja shkoni ju memecet dhe shurdhet zedhenese te PD-se se e njihni mire politiken dhe elektoratin.Fatkeqesia qe ky vend do kishte shkuar edhe me perpara jeni ju haleistet e dritareve te kazanit mediatik ku jo vetem qe jepni keshilla qe nuk ua degjon kerkush por te tregoni dhe rrugen se kush te çon ne fitore o Ben ben.

    Përgjigjjuni
    1. 2
      2100

      filloi mbaroi fushata, Mero akoma me Berishen merret.... = lol = Shqiptarët në fund të shekullit do të jenë 1.7 milion banorë, shumica prej të cilëve të moshuar.lol

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec bythqiri

        O Kalec e mori provimin motra ore ??

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aldo ministri

          Per deri sa Berisha eshte ne krye te partise qe e quan si personale , jo vetem Mero , po i gjithe opinioni duhet te luftoje qe demokratet te binden se me nje plak kriminel , komunist , hajdut dhe non grata nuk mund te fitohen zgjedhjet e te shkohet drejt Europes . Nqse deri me shtator demokratet Sali Berishen nuk e zhdukin nga politika , zgjedhjet e parakohshme per Bashkine eTiranes do te jene perseri nje deshtim spektakolar i politikes se PD-se .

          Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Maloku non grata,vetëm nokun mund ta ketë pronë private.Populli shqiptar,i ka sytë nga e ardhmja dhe larg "shpellës" së Platonit.

          Përgjigjjuni
        3. A
          An

          Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo mungese me kreun e Bashkisë. ????

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evgjiti

            Une dua qe te jete kantidat per kryetar bashkie Kellici ….do haje nje shpulle te madhe ne surat qe sdo dije ku te shkoje ….sikur dhe pastrusja e bashkise te veje kantidturen do ta fitoj evgjitin Kellic I ka mare peng kufoma , nuk e kuptojne qe me Sali Berishen jane te djegur perfundimisht …akoma se ka e kapur fundin …ka dhe me keq …ne zgjedhjet e ardheshme bashkiake do kercase shpulla sheshit …do ti shikosh te gjithe me faqe te kuqe nga dajak druni ….

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gimi

              Belindi figur e djegur, ne thonjza figur se nje dite pune ne jete se ka bere, ka bere politikanin per interesat vetjake kete e din te gjithe

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kapterri

              Keto hanalistet e dhjesin me teper muhabetitn me keshillimet qe i bejne kalit te ngordhur Pd.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Europian

                Ty o vllehu te dhimbset shume PD e shqiptaret?! Pse nuk kerkon largimin e Sali Berishes apo ke frike se e marrin PD shqiptaret dhe ikni NJE HERE E MIRE PER MIJERA VITE NGA UDHEHEQJA E SHQIPERISE?! IK MORE TURIPIDH!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TIRONA

                  Kapaciteti i njerzve te zgjedhur nga karaxhici le per te deshiruar (arrogante,maloke pa kulture dhe horizont ,parazite qe nuk kane ndersire ne pune,mashtruese si fatmiri e dule orthodontixi jane shume larg Trakos,Minges

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Merita

                    Ne vend qe belindi te japi doreheqje dhe ti ler vendin dikujt qe realisht realisht e meriton, rri dhe kalbet per interesat e tij familjare. Turp qe nuk zgjodhe te ishe i drejt, gjithe kombinati ty nuk te do cfare ke bere

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      albatros

                      Po NocNokën kur do ta beni kryetar?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Spatari

                        Pas nongrada te Saliut nga Amerika dhe Anglia,Berisha mori nongrada dhe nga populli ne zgjedhjet e 11 majit.Turp dhe mizerje per PD qe ky te jete kryetar.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje