Një protestë kundër vullnetit popullor

17 Maj 2025, 17:52Blog TEMA
Një protestë kundër vullnetit popullor

Nga Blendi Kajsiu

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se në atë miting u lëshuan shumë akuza, që për ti ditur nuk ka nevojë ti dëgjosh, protesta as nuk e zbeh dhe as nuk e trondit pushtetin e Ramës.

Aq më pak dëmtoi suksesin e samitit evropian në Tiranë. Fakti që një forcë opozitare proteston lirshëm dhe paqësisht është PR pozitiv për demokracinë shqiptare, ku kushdo është i lirë të thotë çfarë të dojë dhe të mbledhë kë të dojë dhe ku të dojë. 

Denoncimi i vjedhjes së zgjedhjeve nga një opozitë që ka rënë me një çerek milion votash në një vend ku banojnë rreth dy milion e gjysëm banorë vështirë se mund të merret seriozisht si provë e diktaturës. Ndaj protesta vërteton ekzistencën e lirisë politike më shumë se vjedhjen apo manipulimin e votës.

Në këtë aspekt protesta i bëri një shërbim shumë të mirë propagandës rilindase dhe samitit të saj evropian. Është shërbimi i rradhës që berishizmi i bën Ramës, duke e portretizuar pushtetin e tij si një demokraci që toleron dhe respekton opozitën, në proporcion me broçkullat që ajo artikulon.

Protesta e berishizmit nuk kishte të bënte as me votën e lirë opozitare, të paktën për dy arësye. Së pari, denoncimet e përdorimit të administratës, të krimit apo të blerjes së votës nuk shpjegojnë firimin e çerek milion votash. Përndryshe si shpjegohet që opozita merrte më shumë vota dje, kur përdorimi i administratës, i blerjes së votës dhe i krimit ishte shumë më prezent se sot?

Së dyti, burimi kryesor i deformimit të vullnetiti popullor në zgjedhjet e fundit nuk ishte krimi apo blerja e votës por sistemi elektoral. Manipulimi i madh ishte penalizimi i partive të vogla me rreth 10 vende në parlament. Kjo prodhoi fryrjen parlamentare të PS-së, me gati 10 mandate, duke e çuar në shumicën e frikshme prej 83 mandatesh.

Është një sistem që votën e protestës kundër bipolaritetit PS-PD ia kalon partisë në pushtet. Është shumë më efektiv se bandat, krimi apo blerja e votës. Imagjinoni sa banda, krim dhe blerje votash duhen për të siguruar 10 mandate në Kuvend.

E megjithatë në morinë e akuzave të berishizmit nuk pati asnjë denoncim të sistemit tonë elektoral që deformon haptas vullnetin popullor. Kjo për faktin e thjeshtë se protesta nuk ishte në mbrojtje të vullnetit popullor. Përkundrazi ajo ishte një refuzim publik i verdiktit elektoral që u shpreh mjaft qartë në zgjedhje.

Asnjë palë zgjedhje, me përjashtim të vitit 1992, nuk ka prodhuar një verdikt më të qartë se ai i zgjedhjeve të 11 majit, 2025. Elektorati i dha një notë kaluese qeverisë Rama dhe një notë mbetëse opozitës berishiste. Dhe nota mbetëse e opozitë ishte shumë më qartë se nota kaluese e qeverisë, për faktin e thjeshtë se rënia elektorale e koalicionit të PD-së ishte shumë më e madhe se rritja elektorale e PS-së.

Pikërisht kundër këtij verdikti proteston berishizmi sot duke refuzuar notën mbetëse që i vuri elektorati shqiptar. Nuk është refuzim i fitores së Ramës sepse ajo pritej. Askush, në të majtë apo në të djathtë, nuk kishte iluzione të një fitore elektorale të berishizmit. Basti elektoral i këtij projekti politik ishte mbajtja, forcimi ose zmadhimi i votës opozitare, jo ardhja në pushtet.

Pikërisht për këtë arësye berishizmi sot refuzon humbjen e tij elektorale dhe jo fitoren e Ramës.  Berishizmi sot nuk pranon faktin që ra me çerek milionë votash në raport me zgjedhjet e kaluara dhe për këtë tregon me gisht, si gjithnjë, Edi Ramën. 

Ama firimi i votës opozitare nuk ka të bëjë me bandat, administratën apo gjobat e Ramës. Të gjitha këto janë mjete që Rama i përdor për të ruajtur votën socialiste, por ato vlejnë pak ose aspak për të hequr qafe një çerek milion vota opozitare.

Këtë e kanë të qartë edhe berishistët që tashmë kanë filluar sulmin ndaj popullit shqiptar. E akuzojnë si të manipuluar, të nënshtruar, të blerë, të shitur, pa moral politik dhe pa kulturë demokratike, sepse refuzon moralin politik, lirinë dhe demokracinë që ofron dyshja Berisha-Meta, bashkë me Flamur Nokën.

Ndaj berishizmi sot nuk është në opozitë me Ramën apo me Partinë Socialiste. Përkundrazi ai prej kohësh është paterica politike dhe elektorale që e konsolidon këtë pushtet, ndër të tjera edhe duke argumentuar se është i pathyeshëm.

Berishizmi sot është në opozitë me verdiktin e elektoratit. Mbetet për tu parë se si do ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme, në vitin 2029, tashmë që si strategji elektorale ka shpallur denoncimin e vullnetit popullor. (Lapsi.al)

3 Komente

  1. L
    Lora

    Po ai Erm... Piçi pse ska dale te protestoje se Luli morri brylin.Po Namir Lapardhaja a eshte i hidheruar,te dashur miq.Ku eshte kulaku i vogel si ne trup ,tru dhe vizion???????Tan Hilja me siguri qe ia ka rruajtur vendin apo e ka zevendesuar me nje rrush tjeter Land Qafokun.Edhe pse kane kaluar 35 vite keta gazetaruce kane mbetur perseri te pa emancipuar.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Opozitari

      Nje analize ekzakte , e fokusuar Tek e verteta uleritese : Berisha eshte mbeshtetja jetike e E. Rames . Emertimi I kesaj turme maskarenjesh dhe budallenjesh , qe pretendon te jete opozite , dmth gardiane e vlerave , me emrin e vertete BERISHIZEM eshte shume I sakte , por autori I ketyre rradheve " E akuzon per plaxhiature " , sepse ne cdo koment , ketu Tek Tema , Kam ngulmuar se kesaj turme , pa din dhe Iman , eshte poshtersi ta quash opozite . Pra, me te drejte Kajsiu e Quan Berishizem dhe Jo opozite . Kjo eshte vlera dhe apogjeu I ketij shkrimi . Une shtoj : Sali Berisha , misionari I se keqjes , e ka Lene kete vend pa OPOZITE . Gjithcka tjeter qe derdellitet poshte e perpjete , Jane brockulla dashakeqje .

      Përgjigjjuni
      1. c
        chp

        zoti opozitari bashkohem me ju dhe me Kajsiun me perjashtim te paragrafit te 9 ku merret si etalon per mire 1992...Eshte kriminale ti quash keto votime te mira sepse pikerisht 22 marsi 1992 eshte dita e lindjes Berishizmit..Mendimi im eshte se votimet me te mira ne Shqiperi dhe ne rajon kane qene ato te 31 marsit 1991 qe u fituan nga e majta njelloj me shifrat e 2025...ku verejtjet e nderkombetareve ishin ZERO...U bullizuan se i fituan katundaret Votimet e zeza te 22 marsit 1992 i fitoi ceku i bardhe e Rajersonoviqit dhe Vaporrat ne Otranto te Biberivicit...qe prisnin fitoren e Trapojaneve Elez-Sali-Azem...e gopisomes

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje