Pranoni dështimin dhe mos iu vërsulni gazetarëve

16 Maj 2025, 20:57Blog TEMA
Pranoni dështimin dhe mos iu vërsulni gazetarëve

Nga Alesia Balliu

Sot, pasi pashë atë sjellje të shëmtuar të kolegëve të mi politikanë dhe ish-kolegëve të mi demokratë, më kujtua një shprehje që kam lexuar në adoleshencën time, në një prej kryeveprave të letërsisë italiane, pikërisht në kryeveprën e Alessandro Manzonit: “I Promessi Sposi”:

“Për njeriun në vështirësi, pothuajse çdo gjë është një pengesë e re.”

E pra, PDSH sot ndodhet në situatën më të vështirë të ekzistencës së vet. E kuptoj dhe e mirëkuptoj sikletin e atyre qenieve që janë vetëshpallur demokratë, ndërkohë që në qenësinë dhe ekzistencën e tyre, as grimca më e vogël nuk i përngjan një demokrati dhe kurrë nuk është ushqyer në burimin e demokracisë. Një demokrat dhe një përfaqësues i demokracisë kurrë nuk shpalos dhe nuk përqafon dhunën.

Më thoni: si mund një demokrat të manifestojë dhe të ushtrojë dhunë kundër gazetarëve dhe gazetarisë, e cila është simboli i fjalës së lirë dhe, për më tepër, krahu i djathtë i një opozite të shëndoshë? Opozita pretendon se ndaj votuesve është ushtruar dhunë për votën, dhe të pretendosh nuk do të thotë se je duke evidentuar të vërtetën. Gjithsesi, sa patetike: manifestojnë për pretendimin e dhunimit të votës, duke dhunuar gazetarët!

Unë e kuptoj pse e bëjnë: sepse edhe vetë atyre, thellë-thellë, u vjen shumë turp që janë duke protestuar për paaftësinë e tyre në konceptimin dhe bërjen e politikës. U vjen shumë turp që vazhdojnë dhe adhurojnë idetë e prapambetura dhe arkaike të një plaku. E kuptoj që, edhe për vetë ata, është e turpshme, sepse e kuptojnë që janë shndërruar në qesharakë, duke besuar në aftësitë e një plaku të paaftë.

Sepse, të dashur miq, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull sesa të besojë në aftësitë e një të paafti. U drejtohem të gjithë pseudo- dhe vetëshpallurve demokratë: derisa artikuluat me elozhe aftësinë tuaj në qenësinë demokratike dhe ndërtimin e një demokracie të shëndoshë, ishit shumë karizmatikë. Por, kur filluat t’u besonit verbërisht këtyre idiotesive egoiste, u shndërruat në qesharakë. Ju këtë gjë e kuptoni dhe e dini mirë, prandaj dhe sulmoni gazetarët, sepse nuk doni që të mediatizohet injoranca dhe budallallëku juaj.

Është shumë e turpshme për ju, por ajo që më bën të ndihem më keq, është fakti që jetoj në një shtet ku opozita nuk ekziston. Dhe për më tepër, është mbledhur një grusht injorantësh dhe fodullësh, që kërkojnë të vijnë në pushtet duke pretenduar një fitore me qaravitje dhe ankesa. Për t’u rikthyer tek kryevepra e Alessandro Manzonit: ju jeni njeriu në vështirësi dhe jeni aq shumë në vështirësi, sa edhe gazetarët që janë simboli i fjalës së lirë ju duken si një pengesë e re dhe i sulmoni. Turp, turp dhe vetëm turp!

Një këshillë të fundit për ju, pseudo-demokratë dhe ish-kolegët e mi: Dikur, Sofokliu shkruante: “Më mirë një dështim me nder, sesa një fitore me dredhi.” Pranoni me nder dështimin tuaj të radhës dhe ju siguroj se do të jeni më të fituar.

6 Komente

  1. k
    kxp

    Me ne fund nje ish demokrate qe e ka kuptuar qe PD eshte komplet nje kope kriminelesh.Nje dite mbase dhe kjo do te kuptoje qe pederistet jane gjithashtu bajgat me te medha anti-shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkrime excelent

      Variante i vjeter i perdorur nga Bufi ... deklaro , u vodhen zgjedhjet dhe nuk iken nga posti kryetarit.....protesta duhesh bere per humbjen e zgjedhjeve , zbatimin e statusit per largimin e kryetarit e te krijoshe alibi per vjedhje zgjedhjesh . Bufi e dinte qe do humbiste dhe futi ne liste te sigurte njerez te besuar per mos tu larguar nga kryetarokracia. Ne kete histori Bufi fitoje , Latifi fitoje ai qe humbi ishte elektorati Qorre i PD

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Ore ! Nuk zbrete nga kali ai tha Namik Hoti dhe ne qeshnim !? Po ja vertete, kaluan 35 vjete edhe pse me nje seri humbjesh te kobeshme edhe pse ne zgrip te moshes, ai perseri insiston per te qendruar ne kale!? Te ndritet shpirti atje ku ke rene o Namik Hoti !

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muzaka i Ri

          Bravooooo, një kandidate që do ti bente nder çdo partie. Kam lexuar shkrimet e Znj,apo zonjushes, dhe janë të pakta ato që janë ne listen e pd. Të mirin nuk e do njeri. Mblidhini keto asete dhe ringrini opoziten, boll me kalbesira te ppsh.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Popull shqiptara, ta hengri mune Saliu, ngordhi kr

            PD e mbylli ciklin, me turp, por ama e mbylli. Aje asht pres sot nji kufome politike terroriste ne demokraci. Ndersa Saliu..... Saliu asht shndrue ne nji kufome zombi tipike per filmat me zombie. Intelektualet e rinj ne Tirane te pa angazhue ne politike duhet me u mbledh e organizue per te ndertue nje opozite moderne evropiane, jo si ajo berishiste e tr LVV trullanave te Kurtit nePrishtine.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TANI KAVAJE

              kur nuk te vune ne lista nise dhe i ofendove ik se nuk je as demokrate dhe as avokate

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje