Demokratët të protestojnë te bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr.11

15 Maj 2025, 15:15Blog Nga Ardit Rada

Demokratët të protestojnë te bulevardi “Zhan

Nga Ardit Rada

Ende pa u certifikuar rezultati i 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur një protestë në Bulevardin “Zogu I” nën thirrjen për të mbrojtur votën e vjedhur nga socialistët. Por, në vend që të jetë një demonstrim për demokracinë, kjo protestë është një akt i izolimit politik dhe një dëm për imazhin e Shqipërisë në një nga ditët më të rëndësishme të saj në skenën ndërkombëtare.

Të protestosh në ditën kur Tirana pret liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, është si të trokasësh me grusht në derën e shtëpisë tënde kur ke mysafirë. Ndërkohë që vetë partnerët për vite të tëra janë përpjekur të mbështesin Shqipërinë drejt integrimit. Ndaj, në vend që të tregojë stabilitet dhe maturi politike, protesta e Berishës përballë samitit evropian është një akt sabotimi ndaj reputacionit të vendit.

Sali Berisha flet për “votë të vjedhur”, por është fakt se dhe brenda vetë PD-së tashmë ka një pranim të heshtur: zgjedhjet nuk i humbi vota, por vetë opozita – e përçarë, pa program, pa fytyra të reja dhe me një lider të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania. Raportet paraprake të ndërkombëtarëve nuk flasin për manipulime teksa liderët që do të vijnë në Tiranë për Samitin kanë nisur urimet ndaj Ramës duke e certifikuar kështu rezultatin e 11 Majit. Sot, Berisha nuk është viktimë e vjedhjes së votës, por viktimë e një narrative që nuk e beson më askush, as brenda radhëve të tij dhe as përtej kufirit të vendit.

Zgjedhjet treguan se potenciali opozitar nuk mungon. Ndryshe nuk kanë si shpjegohen 120 mijë vota opozitare të çuara tek partitë e reja dhe jo te Sali Berisha. PD-ja me gjasë nuk ka për të rifituar besimin e qytetarëve për sa kohë i prin një lider që përfaqëson të kaluarën dhe që përdor partinë si mjet personal mbijetese politike. Largimi i Berishës dhe i besnikëve të tij mbetet sërish e vetmja alternativë që do t’i hapte rrugë një opozite të re, moderne, pro-europiane dhe të aftë të bëjë betejë me ide, jo me thirrje nostalgjike. PD-ja ka potencial për t’u reformuar, por ky potencial është i penguar nga hija e një lideri që ka harruar të largohet me dinjitet, i rrethuar nga servilët apo ata që ndajnë interesa të përbashkëta me të kundër drejtësisë dhe pro korrupsionit.

Sot, Policia ia ka refuzuar lejen për protestë Berishës pasi cenohet perimetri i sigurisë për Samitin. Por demokratëve u mbetet ende një opsion, nëse ndjejnë se u është vjedhur diçka dhe duhet ta shprehin mllefin me grumbullime në rrugë: Protestën duhet ta bëjnë tek bulevardi ‘Zhan D’ark”, Nr.11, tek selia e Partisë Demokratike. Atje ku Berisha 3 vite më parë protestoi me hunj e zjarr ndaj Lulzim Bashës për t’u rikthyer në krye të PD dhe për të marrë sot fiks 13 mandate më pak se Basha në 2021. Sepse demokratëve vota nuk iu vodh nga Edi Rama, por nga kapja e partisë prej një njeriu që e përdor flamurin blu si mburojë ndaj hetimeve të familjes së tij dhe izolimit ndërkombëtar. Në vend që të brohorasin “Poshtë Rama”, demokratët duhet të ngrenë pankarta që thonë: “Mjaft më, doktor!”, sepse nuk ka reformë, bashkim apo besueshmëri të opozitës me një lider që kërkon përjetësi në një kohë që vendi në çdo aspekt ka nevojë për të renë.

Në fund të ditës, 16 maji nuk është dita për të protestuar për një humbje që nuk ishte vjedhje, por është dita për të reflektuar mbi një realitet të thjeshtë: Opozita shqiptare nuk ka më luksin të jetë peng i një njeriu. Shqipërisë i duhet opozitë, jo nostalgji. Dhe PD-së i duhet liri, jo pengmarrje.

21 Komente

  1. P
    Plumbin ballit KryeKERMES se Shpells !

    salef haMut byrrishi ,(ky y yyyy ysh er druq) Bakterie KERME ,katapultuar ne token Shqiptare drejt zhdukjes

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antoni

      Arditi. Jam plotesisht dakord me Ju, keni te drejte dhe keshtu mendon nje i ri i mirerritur ne nje familje te nderuar qytetare, nje i mireedukuar nga prinder e gjysher te nderuar, nga nje intelektual me integritet e pa vese si ti. Megjithate, ju dhe ata qe merndojne si ju mos u shqetesoni. Asnje alarm. Berja e Samitit ne Tirane dhe pjesmarrja kaq e madhe e lidereve te Europes ka nje domethenie te madhe. Kjo eshte nje dekorate shume e CMUAR qe i vihet ne gjoks Shqiperise sone te dashur, eshte vleresimi qe tregon se Europa me ne fund eshte e bindur dhe eshte kjartesuar se shqiptaret nuk jane ata qe deri para 12 vitesh berishistet i prezantonin aq paturpesisht neper Bote. Ata jane bindur se shqiptaret me ne fund me shume sakrifica arriten te zgjedhin ne krye te qeverisjes njerezit e duhur, per te punuar ne favor te qytetareve, njerezit e duhur per te krijuar maredhenie paqesore me fqinjet, njerezt e duhur qe respektojne te drejtat e njeriut, qeveritare qe nuk vrasin, nuk shpifin, nuk shkaktojne probleme te paqena brenda e jashte vendit, eshte vendi i rendit e i qetesise qytetare, eshte nje Shqiperi e rindertuar dhe bere model i qyteterimit perendimor, eshte nje vend ku me gjith veshtiresite e medha per shkak te shkatrrimeve, djegejeve, vjedhjeve, mashtrimeve qe i sollen berishistet e grupet e tyre kriminale, jeta e qytetareve po permiresohet, vendi ku qeveria Rama zhvilloi turizmin qe po ben buje ne te gjith boten, jane bere ndryshime infrastrukyurore ne cdo cep te Shqiperise. Me te gjitha keto Europa e dashamiret tane jane bindur se shqiptaret e meritojne ti bashkohen Europes. Por, europianetr tanime njohin cdo gje per Shqiperine. E dijne qe ne Shqiperi akoma ekzistojne mbeturinat dhe grupimet qe i a la peshqesh Partia Komuniste e Sigurimi i Shtetit qe pasi u a rrembyen studenteve te Dhjetorit Partine e Pare antikomuniste PD, ata morren perseri qeverisjen dhe shkaktuan trauma te thella, grushte shteti kur qeverisjen e merrnin partite properendomore si PS e aleatet e saj, ata merrnin pushtetin me dhune, me terror, vidhnin masivisht e hapur votat, kercenonin qytetaret e numruesit, me djegeje, vrasje e ne bashkepunim me qarqe antiperendimore te mbeshtetura nga Ruser, etj. Por miqte tane perendimore kuptojne qe shqiptaret i refuzuan keto menyra qeverisja nga berishistet dhe ja ku jemi sot, Qeverise Rama shqiptaret i dhane mandatin e IV me shumice si kurre ndonjehere pikerisht per te integruar Vendin ne BE. Dalja e berishisteve, tregon se mbeturinat e komunizmit jane akoma gjalle dhe duhet integrimi pikerisht si nje shperblim ndaj shqiptareve qe fatkeqesisht kjo bande anti kombetare pengoi integrimin e Vendit ne BE per interesa te tyre. Keshtu vepruan Euroatllantiket me futjen e Shqiperine ne NATO, fill pas shkaterrimit te Ushtrise e katastrofes qe Berisha e Mediu shkaktuan ne tragjedine e Gerdecit ku percelluan 28 njerez,gjate trafiqeve te paligjshme te armeve e municioneve, e te tjera, e te tjera. Prandaj nje proteste me nje grusht vulhumburish nuk na e zbehin kete dasem te madhe, sic nuk e zbehu ajo palo protesta e berishisteve para ca kohesh ku nje i ri e turperoi Berishen me grusht surratit ne mes te Tiranes. Te gjith miqt e Shqiperise e dijne per poshterimin qe i kane bere ketij njeriu te mbrapsht familjarish, DASh dhe Britania e Madhe duke e shpallur familjarisht non grata si hajdute te parave publike, te lidhur me grupe kriminale dhe pengues te demokracise. Asnje shqetesim. Policia e organet e tjera ligjzbatuese te jene ne kembe per te parandaluar cdo veprim te tyre kunder mysafireve te nderuar.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Koment perfekt!!Bravo Antoni!

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          Respekt per kete koment dinjitoz dhe plot kulture e argument te zoterise Antoni !

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            Neser foltorja e vicidolit do shfaqe nje version modern te filmit - koncert ne vitin 1936-. Rolin e Mufit beut tek filmi i vjeter tashme do luhet nga vampiri i vicidolit qe me 11 maj pesoi humbjen apokaliptike me te madhen ne historine 35 vjecare te demokracise.

            Përgjigjjuni
            1. b
              boll me kto fotoshop KERMEN ju halet baze

              haleja mediatike me e qelbura qe ka par njerezimi nji_ cift pederastesh greko -bazesh_ tentojn t'ja shesin shqiptareve MUTIN salih per Koko gerrqie

              Përgjigjjuni
          2. F
            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

            Duhet te demostrohet 60 perqind e shqiptareve qe bojkotuan 'Zgjedhjet' e perfaqesuesve te Krosit,Korrupsioni,antishqiptarizmes....por protesta duhet te udhehiqet nga shoqeria civile dhe tre partite e reja parlamentare dhe Jo dhendurri Serb Sali' babai' i Edvinite regji te krushkes Serbi

            Përgjigjjuni
            1. A
              Antoni

              Arditi. Jam plotesisht dakord me Ju, keni te drejte dhe keshtu mendon nje i ri i mirerritur ne nje familje te nderuar qytetare, nje i mireedukuar nga prinder e gjysher te nderuar, nga nje intelektual me integritet e pa vese si ti. Megjithate, ju dhe ata qe merndojne si ju mos u shqetesoni. Asnje alarm. Berja e Samitit ne Tirane dhe pjesmarrja kaq e madhe e lidereve te Europes ka nje domethenie te madhe. Kjo eshte nje dekorate shume e CMUAR qe i vihet ne gjoks Shqiperise sone te dashur, eshte vleresimi qe tregon se Europa me ne fund eshte e bindur dhe eshte kjartesuar se shqiptaret nuk jane ata qe deri para 12 vitesh berishistet i prezantonin aq paturpesisht neper Bote. Ata jane bindur se shqiptaret me ne fund me shume sakrifica arriten te zgjedhin ne krye te qeverisjes njerezit e duhur, per te punuar ne favor te qytetareve, njerezit e duhur per te krijuar maredhenie paqesore me fqinjet, njerezt e duhur qe respektojne te drejtat e njeriut, qeveritare qe nuk vrasin, nuk shpifin, nuk shkaktojne probleme te paqena brenda e jashte vendit, eshte vendi i rendit e i qetesise qytetare, eshte nje Shqiperi e rindertuar dhe bere model i qyteterimit perendimor, eshte nje vend ku me gjith veshtiresite e medha per shkak te shkatrrimeve, djegejeve, vjedhjeve, mashtrimeve qe i sollen berishistet e grupet e tyre kriminale, jeta e qytetareve po permiresohet, vendi ku qeveria Rama zhvilloi turizmin qe po ben buje ne te gjith boten, jane bere ndryshime infrastrukyurore ne cdo cep te Shqiperise. Me te gjitha keto Europa e dashamiret tane jane bindur se shqiptaret e meritojne ti bashkohen Europes. Por, europianetr tanime njohin cdo gje per Shqiperine. E dijne qe ne Shqiperi akoma ekzistojne mbeturinat dhe grupimet qe i a la peshqesh Partia Komuniste e Sigurimi i Shtetit qe pasi u a rrembyen studenteve te Dhjetorit Partine e Pare antikomuniste PD, ata morren perseri qeverisjen dhe shkaktuan trauma te thella, grushte shteti kur qeverisjen e merrnin partite properendomore si PS e aleatet e saj, ata merrnin pushtetin me dhune, me terror, vidhnin masivisht e hapur votat, kercenonin qytetaret e numruesit, me djegeje, vrasje e ne bashkepunim me qarqe antiperendimore te mbeshtetura nga Ruser, etj. Por miqte tane perendimore kuptojne qe shqiptaret i refuzuan keto menyra qeverisja nga berishistet dhe ja ku jemi sot, Qeverise Rama shqiptaret i dhane mandatin e IV me shumice si kurre ndonjehere pikerisht per te integruar Vendin ne BE. Dalja e berishisteve, tregon se mbeturinat e komunizmit jane akoma gjalle dhe duhet integrimi pikerisht si nje shperblim ndaj shqiptareve qe fatkeqesisht kjo bande anti kombetare pengoi integrimin e Vendit ne BE per interesa te tyre. Keshtu vepruan Euroatllantiket me futjen e Shqiperine ne NATO, fill pas shkaterrimit te Ushtrise e katastrofes qe Berisha e Mediu shkaktuan ne tragjedine e Gerdecit ku percelluan 28 njerez,gjate trafiqeve te paligjshme te armeve e municioneve, e te tjera, e te tjera. Prandaj nje proteste me nje grusht vulhumburish nuk na e zbehin kete dasem te madhe, sic nuk e zbehu ajo palo protesta e berishisteve para ca kohesh ku nje i ri e turperoi Berishen me grusht surratit ne mes te Tiranes. Te gjith miqt e Shqiperise e dijne per poshterimin qe i kane bere ketij njeriu te mbrapsht familjarish, DASh dhe Britania e Madhe duke e shpallur familjarisht non grata si hajdute te parave publike, te lidhur me grupe kriminale dhe pengues te demokracise. Asnje shqetesim. Policia e organet e tjera ligjzbatuese te jene ne kembe per te parandaluar cdo veprim te tyre kunder mysafireve te nderuar.

              Përgjigjjuni
              1. O
                O popull dele...

                Kjo kerm politike qe ka qelbur nji Parti te ter spo don te hiqet naga mesi i PD se shqiptaret ja dhan pergjigjen Tani kerkon me viruset e infektuara te mblidhen e te tregojn qe kjo NEVOJTORE e vulosur akoma ka vend per te dhier keto mgeturina te kalbura qe qelben gjith Sgqiperin O Dele boll e duruat kete zagar te terbuar qe nuk heq dor nga cmenduria anti shqipetare por kapeni per leckash e rraseni ne mutin qe ka ber per 35 vjet ne koken tuaj MJAFT MJAFT .... Me ne fund kesaj Kucedre te Vicidolit i do keputur koka

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Ti autor nuk ke tru fare. E para këto që thua janë kopjuar nga Evi. Së dyti sali kërma kishte program mos thuaj pa program. Kishte parti, vulë, program dhe 25 aleatë madhështorë. E treta na çatë bythën me reformimin e pd se ai stan atë bulmet ka dmth si ti thuash një bujku të bëjë një anije kozmike. E katërta sali kërma është fajtori i fundit në atë parti sepse fajin e kanë vetëm ata që i shkojnë mbrapa. Saliu mori atë që deshi, gjeti shesh e bëri përshesh. Nuk do ta kuptoj kurrë pse 500 mijë njerëz votojnë një kriminel. Kaq shumë antishqiptarë, paska ky vend xhanëm.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Unë do t'a plotësoja edhe me një pikë ate të pestën!Fajtorët e pëkës së pestë dhe më kryesore janë gazetarët që e përcjellin Saliun në çdo hap si mizat që.shkojnë pas erës së mutitjafton ti shohim inçizimet kur shkonte dhe dilte nga SPAK çdo dy javë!

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xhemal

                      Analize e skate,shkurt e i Ka te gjitha..500 mije Jane turme qe i Ka goditur ne tru salizmi si ideollogji e dhunes,percarjes,zhvatjes,vrasjes,shpifjes,urrejtjes,shkaterrimit...kush mbeshtet salizmin eshte ne turmen e reaksionit .akoma nuk eshte shfarosur se ekziston tek ndergjegjia e mentaliteti i njerezeve,ne mendimet e sjelljet e tyre saliu Ka qene ne pushtet 13 vjet por demi shqiperise jà Ka bere sa nje luftes , 100 vjet

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi

                        Po te ishin vertet 500 mije qe kane votuar per Salihun, atehere sikur gjysma e tyre te dilnin ne protestat qe ai organizon, do mbusheshin sheshet e Tiranes me protestues. Po ti shikosh se sa njerez i mblidhen Salihut ne mitingje do e marresh vesh se ai ka shume pak mbeshtetes, qe ne fun te fundit, ose kane nivel inteligjence shume poshte asaj normale, ose jane ata qe kane perfituar nga koha kur Salihu ka qene ne pushtet dhe ata kane vjedhur me te dyja duart dhe e dine se po ra Salih Berisha, shume shpejt do vije edhe rradha e tyre. Shikoni se ku i ka marre votat PD-ja, ne vende ku kontrolli i siurise se votes eshte teper minimal. Keshtu PD ka marre votat me te shumta ne Tropoje, Kukes apo edhe ne Shkoder e Lezhe. Jam totalisht i bindur se me shume se gjysma e tyre jane te vjedhura.

                        Përgjigjjuni
                    2. C
                      Cubi

                      Ky do bej protest,por per cfar??????? Populli votoi ne qejf te vet e coj voten ku deshi jo kush e kerkon. Iku ajo kohe kur genjenin me nje these miell 15 lek te vjetra. Tani do ecim para,koha e ketij larqoftit n 2 ka perenduar. Ore per nje gje cuditem qe use sduan ta din qe 70% e Populliit sdon ti shoh me sy jo me ti votoj. Kur ta kuptojn kete ateher mund te thuash se mund te votohen,por mesa shihet do te duhet mjaft koh.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi

                        Asnjehere Salihu me te tijet nuk do ta kuptoje se populli nuk i do dhe kurre nuk do ti votoje. Ata e kane humbur konceptin e realitetit dhe prandaj cuditen kur humbasin perballe Rames. Kjo se Rama eshte ideal, por eshte e keqja me e vogel. Shikni se si mbijeton Salihu ne saje te Rames, qe e do ate dhe Like Floririn qe te jene fytyra e opozites. Jo me kot Rama perdorte gjithmone shprehjen "Bufi i Kenetes". Persa kohe qe Berisha dhe Meta do jene padronet e opozites, Rama do qendroje ne karriken e K. Ministrit, deri sa ndonje i ri qe do jete i paperlyer do ta rrezoje nga karrikja.

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Byrektore Shqupi

                        A ka njeri që mud të më argumentojë përse kjo protestë duhej pikërisht ditën kur në Shqipëri mblidhet Samiti Europian!? Konkluzioni: ose Saliu është lideri më i ndyrë në historinë e kombit tonë, ose në rastin më të mirë agjent i Serbisë ku përherë e më shumë sado e kamufluar shihet agjentura e tij pro Sërbe dhe Ruse për ndarjen e Shqipeërisë nga Europa.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shqip

                          Salih Berisha ka qene informator vullnetar i Sigurimit famekeq te Shtetit komunist ku ka spijunuar e raportuar kunder kolegeve te vet. Kete ta them me siguri, pasi im ate e ka provuar ne kurrizin e tij shpifjet e ndrysires Berisha, i cili nuk mundet te duronte qe mjeke te tjere te ishin me te zot se sa ai. Po keshtu, vete Sigurimi i Shtetit dyshonte se Berisha ishte agjent i dyfishte qe punonte per UDB-ne Jugosllave. Pseudonimi i tij ka qene "Penicilina", por asnjehere nuk u provuan dyshimet e oficereve te sigurimit, pasi Berishes mundet me e thirr me shume emra negative, por nuk mundet kurre ta quash budalla. Sidoqofte, vete historia e katapultimit te tij ne krye te opozites se re shqiptare si dhe veprimtaria e tij e mevonshme si njeriu me i pushtetshem i eopkes poskomuniste eshte nje prove e sterprovuar se ai ka punuar per serbet. Te njejten gje po ben edhe sot duke u perpjekur qe te denigroje Shqiperine ne diten me te rendesishme te vitit.

                          Përgjigjjuni
                        2. E
                          EMIGRANTI

                          PDja shume shpejt do jete parti non grada nga Evropa dhe USA.Do damkoset si parti me brobleme te theksuara PSIQIKE dhe eshte me rrezikshmeri te larte per stabilitetin e demokracis.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vicidoli

                            Brekdhjeri I Sheqeres nje palaco burre nuk i nxuri goja nej here te vetme nje fjale te mire per kete vend por gjithmone revolución si te djegi shkaterrojne vjedhin. Bej iventarin vetes zgjebarak dhe shiko listen tende ku shumica jane muturishte dhe kerkon te votojne per ty. Si do justifikosh pronat brenda e jashte vendit si familje kusaresh me rroga shteti dhe me origjine fshatar i lodhur extra i varfer.Cna bere moj Sheqere te kishe bere nje kercu e do ishim ngrohur dimrit por linde kete komünist te pandreqshem dhe te lig.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              DUCJA

                              Ky bufi ka medhif. Evropi po hedh pare qe te permiresoje imazhin e Shqiperise, qe te na lehtesoje pranimin ne be. Bufi del dhe thote s'jemi per BE.Udheheqsave evropjene do tu duket si i nderliqur. Mbajeni te marron!!! Pra del si Enveri ne kohen e vet, apo si koqja i Koncert ne Vitin 36.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zogri

                                Protesta e Pd ne diten e Europe's ishte nje aplikim I shemtuar , sic beri me Rambuje 2 dite para firmisjes se dokumentit te ekyar qe i dha pavaresine Kosoves. Kjo e djeshmja ishte " Rambuje nr. 2) e B. Nongrates. Duket si ferre ne kembet e kombit shqiptar, we kerkon te eci para, te arrij zhvilli.in dhe te vihet me nje hap me KE dhe perendimin.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje