Ta kuptosh Shqipërinë si evropian, falë një kanoçeje Coca Cola

15 Maj 2025, 21:50Blog TEMA
Ta kuptosh Shqipërinë si evropian, falë një kanoçeje

Nga Vitjon Nina

Kush mendon se letërsia është thjesht një vegël e mendjes për të kapur vëmendjen dhe shpirtin e tjetrit, e sheh ndoshta cekët gjënë, sepse letërsia e vërtetë, është ajo e cila sjell revolucionin e rebelimin ndaj një mendësie të caktuar.

Ata që duan, sot kuptuan se zhvillimi i madh i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk paska qenë i rastësishëm dhe se interesat, të ndërthurura me një revolucion të mendësisë evropiane kundrejt shqiptarëve, kanë sjellë më shumë zhvillim në vitet e fundit, se sa në gjithë kursin demokratik të vendit.

Dhe pjesa më e bukur është se e gjitha u krye falë një kanoçeje Coca Cola!

Antonio Costa, Presidenti i Këshillit të Evropës, na e kishte dhënë një pamje të parë të tillë më 19 dhjetor 2024, kur i pati dhuruar liderëve evropianë dhe atyre ballkanikë librin e shkrimtares, mendimtares shqiptare, Lea Ypi, “Të Lirë”.

Ia pati vendosur asokohe në tryezë atyre, si dhuratë, pasi ia kishte dhënë kryeministri Edi Rama dhe i pati lënë mbresa të mëdha.

Më 15 maj, na e shpjegoi edhe pse, gjatë një konference me Edi Ramën, kur u pyet rreth ecurisë së rajonit.

“Nuk më lë një kanoçe Coca Cola që më ka dhuruar kryeministri Rama që ta harroj Ballkanin. Sapo shkoj në zyrë, ajo kanoçe, kuptohet më e ndryshme dhe e punuar bukur, më del përpara”, tha ai në konferencë.

Dhe në fakt sytë e Costa-s dukej se po shkëlqenin kur fliste veçse për një kanoçe Coca Cola, e cila për Evropën nuk do të thotë asgjë, por për Shqipërinë, është mishërimi i një ëndrre për të qenë si Perëndimi, si bota, si Evropa.

Dhe ndoshta Costa kurrë nuk do ta kuptonte simbolikën, të mos kishte qenë një pasazh brilant në librin e Ypit, ku shpjegohet se si në bufetë e shtëpive shqiptare, me fanatizëm ruhej ndonjë kanoçe e zbrazët Coca Cola, a ndonjë shishe, ndonjë pako me çamçakëzë.

Pra, çfarëdo lloj gjëje, e cila në mend mund të të sillte Perëndimin.

Sepse Costa, e tha qartë dhe vendi i tij, Portugalia, përpara katër dekadash nuk ishin pjesë e Bashkimit Evropian dhe u bënë asokohe.

Po Shqipëria, pse harrohet se ku ka qenë? Pse kujtesa kolektive e një populli ndalet në një afat kaq të shkurtër, ndërkohë që 40 vjet më parë, por edhe 30, familjet e të gjithëve mbanin kanoçet e Coca Cola-s në banak, për të pasur sytë nga Perëndimi.

Dhe bën aq sens e gjitha, se si dikur shqiptarët, ballkanasit, shihnin në një kanoçe Perëndimin, ndërsa sot Perëndimi, sheh tek kanoçja Ballkanin dhe rrugëtimin e gjatë që ka kaluar.

Shqiptarëve nuk duhet t’u duhen evropianët për t’i hapur sytë se nga vijnë e ku janë sot.

Ndërsa, sa u takon evropianëve, më nuk duhet të shqetësohemi: Lea Ypi e ka kryer një mision të vështirë me shkronjat e saja elegante. Në BE e dinë se shqiptarët janë si ata!

13 Komente

  1. M
    Moisi Golemi

    Mendimtarja Lea Ypi??? ????????????

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ti moisi po të kshe menduar 10 sekonda, nuk do ta kishe shkruar këtë koment.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Zoteri, ajo ka shkruar nje liber gjithe mendime e kostatime, dhe keta lloj quhen mendimtar. Fatkqesisht keta I kemi te pakte, sepse te shumte kemi komentuesit si ju, me te cilin paraqisni veten si grises bythe.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          I ke thene aq mire sa te kame borxh nje shishe vere … te miiiiir..!!

          Përgjigjjuni
      2. d
        doktori i shurres se hysniut ne paris

        o moisi eshte e vertet, o idiot i vicidolit< NE KOHEN E KOMUNIZMI SHOFERET E ALBANIA BININ SI DHURATE NGA YUGOSLLAVIA KANOCE COCA_COLA DHE SHQIPTARI E VINTEW NE BUFE PER TA EXPOZUAR

        Përgjigjjuni
        1. I
          Illo

          Në të gjitha vendet e lindjes, përfshirë BS, përveç Jugosllavise (bravo Titos, qe luante me dy porta), ka qënë e njëjta gjë, jo vetëm në Shqiperi. Kanoçja e coca-cola e xhinset nuk janë arritje te njerëzimit. Hekurudhat, hidroçentralet, industria e rëndë dhe e lehtë, universitetet, shkollat, radio, tv, kinemaja etj etj janë arritje të njerezimit, dhe të gjitha këto në Shqipëri kanë ekzistuar në atë kohë. Është e lehtë të gjykosh historine ne vitin 2025. Historia gjykohet me fakte. 35 vjet histerizëm. Popull histerik dhe infantil (jo të gjithe), që merret me të shkuaren për sport, pa analiza te thella, por ende voton Sali Berishën!

          Përgjigjjuni
        2. I
          Illo

          Këta udheheqësit e BE ndaj i groposin fatet e shteteve, se ua mësojnë historitë e shteteve nëpërmjet librave letrare me kanoçe koka-kole. Lea Ypi a ka thënë ndonjë fjalë në libër për stergjyshin bejler sherbetor te osmaneve dhe me vone bashkepunëtor te fashisteve, minister i qeverise kuinslinge se Shefqet Verlacit? Në BE bashkepunrtoret e fashisteve u ndoqen, në shqiperi na dalin heronj dhe pinjollet e tyre mendimtare (pa gjykuar vajzen per arritjet e tjera).

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andreas

            Mendimtarja Lea?!!! Qrobt, po ne qe e kemi perjetuar ate kohe c'jemi?!!!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Rrofsh o Vìtjon, pavarsisht se disa shqiptar akoma nuk I pranojne mendimtaret pa koqe dhe pa mjeker

              Përgjigjjuni
              1. D
                Druni

                "Shqiptarëve nuk duhet t'u duhen evropianët për t'i hapur sytë se nga vijnë e ku janë sot" - ja një gabim drejtshkrimor I autorit. Jo "për t'i hapur sytë", por "për t'u hapur sytë" - atyre, evropianëve...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luani

                  Faleminderit shume z President.. kurre nuk do ta harrojme kete ..!! Votimi i fundit e tregoi me se mire se sa shume e adhurojne Shqiptaret Europen , shtepine e tyre qe me pa te drejte u vecuan nga dashskeqedit e saje..!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkembi

                    Respekt. Nuk duhet ti kushtojme shume vemendje, pir kur na grisin bythen, si mund ti durojme?

                    Përgjigjjuni
                  2. d
                    dyshuesi

                    Kam përshtypjen se disa komentues nuk e kanë lexuar librin për të cilin flitet në artikull. S'më duket punë me mënd të komentosh pa e ditur se përse bëhet fjalë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje