Alibia qesharake, se Berisha humbi edhe për faj të medias

15 Maj 2025, 17:54Blog TEMA
Alibia qesharake, se Berisha humbi edhe për faj të medias

Nga Bledi Lumani

“Kapja e mediave” – Është kjo një nga alibitë që po përdoret këto ditë jo vetëm nga opozita, por edhe gazetarë pranë saj apo media të “pavarura”, për fitoren e Partisë Socialiste.

“Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste”, është një prej titujve të BIRN këtë të enjte, që i mëshon fort pikërisht kësaj gjëje, se një prej arsyeve pse fituan socialistët, ishte pikërisht ndikimi i tyre mbi mediat kryesore.

Dhe sjellin si argument, se Rama ka dalë më shumë tek Top Channel, Klan apo Vizion Plus.

A thua se po dole në television, automatikisht bëhesh më i dashur dhe më ndikues tek njerëzit!

Askush në fakt, deri më sot, nuk ka bërë ndonjë studim në Shqipëri se çfarë ndikimi ka dalja e shpeshtë në television, sepse jo domosdoshmërisht po dole në ekran, rrit pëlqyeshmërinë.

Përkundrazi, në Shqipëri, perceptimi është se sa më shumë të dalësh në TV, aq më i padëshiruar bëhesh.

Por le ta marrim të mirëqenë, se ndikon pozitivisht dhe Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë përfituar nga koha televizive.

A çon automatikisht kjo në fitore?

Ka qenë një periudhë, kur në fakt, Edi Rama i ka pasur pothuajse të gjitha mediat kundër, dhe jo vetëm arriti të mbijetojë dhe pa mbështetjen e tyre, por sot e kemi për të katërtin mandat radhazi kryeministër.

Dhe ishte periudhë kur mbështetja e mediave tradicionale ishte shumë më e rëndësishme se sot, pasi atëhere nuk ekzistonin rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për momentin kur ai humbi, apo ja vodhën, kjo është tjetër temë, Bashkinë e Tiranës.

Në ato momente atij iu kundërvu edhe mbështetësi i tij më i madh mediatik, Koço Kokëdhima, që kishte gazetën kryesore në vend, “Shekullin”, pasi e kishte këshilluar që të bënte koalicion me Ilir Metën, por Rama nuk e kishte dëgjuar, dhe kjo, sipas Kokëdhimës, ishte arsyeja pse ai humbi Bashkinë e Tiranës. Në atë kohë, edhe TCH, një media që e ka mbështetur tradicionalisht, pati një distancim nga Rama, çka e bënte këtë të fundit aso kohe, të pafuqishëm mediatikisht, pasi Klan atëhere ishte i verbër me Sali Berishën.

Por le të marrim një shembull tjetër të freskët, edhe pse larg nesh: Donald Trump.

I kishte kundër jo vetëm gjithë mediat amerikane, por dhe ato botërore, dhe ja ku është sot.

E vërteta është se dalja apo mos dalja në mediat tradicionale, në një epokë kur pesha dhe rëndësia e tyre ka rënë ndjeshëm, për shkak të rrjeteve sociale, është një alibi e gatshme për humbësin, dhe në rastin konkret, Sali Berishën.

Se po u ankua dhe ky i fundit pastaj, për praninë në median shqiptare, kur e ke nga mëngjesi në darkë live, madje edhe kur ishte në arrest shtëpie, dhe ka edhe television e portal familjar, për të mos folur pastaj për një ushtri gazetarësh e analistësh që e kanë emrin në borderonë e të birit, atëhere është e kotë të flasim.

14 Komente

  1. M
    Média kazane eshte kunder Rames

    Nese : Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Hoxha Vangjel Bâton Haxhiu Erla Mehilli Grida Suma Rakipillari Rakipkari Barbaramo Abilekaj Eni Vasili Peka Sonila siliconi Krasta pédophili Andi Bejte ka shume shume te tjere , jane pro Rames atehere te me falni ......

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Aman mo burrë përse të gjithë harrojnë më të ndyrin e të ndyrëve neritan sejaminin. Fute në listë këtë këlyshin e gazidedes

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktor de

        E vertete po jane kaq shume sa i harrone

        Përgjigjjuni
      2. e
        em

        Me shume kemi pare Berishen ne EKRANE

        Përgjigjjuni
        1. B
          BERTOOʻOʻ TÈ KËRKON ZEGJINEJA.. mos ki feigë

          Me falni per nderhyrjen, por keni harruar llahingen fallxhore qe deklaroi se S'hales se Moçalit i eshte hequr "Non Gtata".... i madherishmi i RROTAVE TE KA..rit Robert Shijak PAPA

          Përgjigjjuni
        2. S
          Salehu

          Kur ndigjoij per kete biren e e qenefeve te gazetarise ne Shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nikoll Kamshi

            BIRN më duket si fallxhoret,bile është.Helbete njerëz janë dhe mbajnë anë!Jo parimet,interesi në plan të parë Shpërdorojnë sipas oreksit.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maks

              Doni te shihni sa perkrahes jan ne sherbim te rames Shihni sot te gjith TV shqiptare Pervec Report TV e ABC dhe pastaj gjykoni fituesin

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cubi

                Po cfar TV thon keta????????????? Topi eshte ber totalisht i djatht,klani ashtu ka qen edhe vazhdon,bile edhe tvsh qe paguhet me taksat tona vazhdon te mbaj ison e sali berishes pa llogaritur edhe shum te tjere te pafund.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pëdë s'ka më!

                  Po mos humbi për lacivicin?! Apo për Secin e 6 milionëve?! I humburi ca nga humbja, ca nga pleqeria, ca nga poshtërsitë, po vetposhtërohet çdo ditë dhe nuk ndalet në rrugën e poshtërimit, prandaj nuk di çfarë flet, mbasi në gjendjen që është, çfarë i vjen nga poshtë, e nxjerr nga llapa si gjithnjë... Të kishte një fije njerëzillëku, jepte dorëheqje nga kryetarllëku dhe si deputet, por nuk e bën dot! Pozicioni i deputetit dhe si kryetar i partisë së shkërmoqur i duhet për interesin e tij personal dhe të familjes.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klevi jam kerrici i Faro gomarit

                    Ne te vertete ka ndodhur e kunderta qe sa here dalin ne mediat kurva funderinat si Bushati ,Cani Qimja e karrit , Krasta , Rakipkarri ,dhe koke penisi Fevziu, Rames i shtohen votat, sepse keta ndyresira nxijne vendin e tyre dhe Qeverine e tyre dhe nga ana tjeter heqin breket perballe vorioepirioteve greke dhe nacionalisteve serbe , duke u bere te peshtire ne popull dhe bonusi i Rames.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rorirota

                      BIRN kujt i shërben? Nga kush paguhet? Kjo është gënjeshtër me bisht. Edi Rama përndiqet në rrjetet sociale dhe mgjt nuk dorëzohet, me maturi sqaron komentuesit duke argumentuar ndonëse ata dëgjojnë atë që kanë interes. Sa për TV, të ishte Berisha në pushtet, e të mos lidhej direkt gjithë rrjeti i televizioneve po të qe samiti europian, do ju bënte namin, ai në arrest shtëpie dhe na qërronte çdo ditë-natë, nga ta ktheje Berishën shihje. Ku ishte BIRN? Apo paguhet nga Shkëlzeni? Sa e thellë miniera e parave të Berishëve? Ky i varfëri! Nuk jeni objektivë BIRN dhe prandaj s’ju beson më njeri!

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesi e munguar

                        Sa kohe qe ne krye te opozites do te qendroj Sali Berisha,opozita nuk vjen ne pushtet.Rama eshte komod me kete K/opozitar,qe nuk ka parime dhe dashuri per Shqiperine por,vetem per egon dhe pushtetin e tij.Thjesht ky "BAJRAKTAR" e ka demtuar vendin dhe shkateroj opoziten dhePD-n.Sikur gjithe diten te qendroj ne ekrane e media ky njeri (Sali Berisha),nuk mund te reabilitohet nga shqiptaret.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          BAJGAT E SHQUPIT PER LESH

                          ????????????...?...????????????Çfare bajrakari eshte ky vampir gjakatar, Saleh Kellira e Viçidolit? Bajraktaret e vertete jane ata qe kane pergjegjesi per bajrakun qe udheheqin, kujdesen per hallet dhe problemet njerezve si dhe nuk i grabisin, vrasin, spiunojne apo shesin trojet e tyre.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje