Çfarë do të ndodhë në PD: Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

17 Maj 2025, 17:23Blog TEMA
Çfarë do të ndodhë në PD: Do të rrëzohet

Nga Spartak Ngjela

Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka humbur thellë, dhe të gjithë gazetarët dhe analistët, të majtë e të djathtë, po tallen me të.

Por kjo është një humbje e gjatë, dhe kuptohet se Saliu këtë hall nuk e kalon dot.

Por ndërkohë Saliu ka krijuar fantazinë e tij absurde me pretendimin se PD i ka fituar zgjedhjet e të dielës, dhe ndërkoh kuptohet që ai po kërkon të trembë lidershipin e Partisë Demokratike, që ata të mos bëhen bllok e t'i kërkojnë llogari.

Por a do t'i tembë dot Saliu liderët e ekipit drejtues të Partisë Demokratike?

Të shohim, por po u trembën dhe nuk folën të vërtetën, atëherë shkatërrimi i tyre mund të shkojë deri në likuidimin e Partisë Demokratike në elektoratin shqiptar.

Dy janë mundësitë e Partisë Demokratike sot në këtë ngjarje pas zgjedhore, ku ajo u mund thellë: ose do të likuidohet Saliu, ose do të sfumohet gradualisht deri në likuidim Partia Demokratike.

Të shohim, sepse elita politike e Partisë Demokratike nuk është shprehur, dhe ndërkohë, po flet në marrëzi logjike dhe faktike vetëm Saliu.

Sepse Saliu këtë e ka humbje të thellë, dhe vetë nuk është i aftë që ta krijojë zgjidhjen politike për Partinë Demokratike, dhe po kuptohet që ndërkohë ai ka frikë të brendshme për fatin e tij.

Dhe prandaj Saliu po vijon të flasë pa reshtur dhe pa lidhje, por duhet të.kujtohemi se, kur fjalimet e pareshtura të një kryetari partie janë pa lidhje, elita e asaj partie duhet të kuptojë që ajo rrugë pa krye e liderit të tyre mund t'i likuidojë nga historia politike në Shqipëri.

Kjo gjendje, në një demokraci të brishtë si kjo jona, e shpërbën partinë politike që ka pësuar humbjen.

Kurse Saliu ka nxjerrë alibinë e manipulimit të zgjedhjeve, pa paraqitur asnjë fakt, dhe kjo e detyron që gënjeshtrën ai ta shfaqë me përsëritje në televizion, dy apo tri herë në ditë.

Por asgjë nuk po arrin në opinion, sepse ai vetë ka krijuar neverinë e opinionit publik shqiptar kundër tij. Dhe prandaj po kuptohet se Berisha po e zhvillon këtë gjendje denoncuese për të trembur elitën politike të PD -së.

Por psikologjinë e kësaj ngjarjeje zgjedhore Saliu nuk po e kupton dot, sepse, sikur vetëm tre apo katër persona nga elita e PD-së ta akuzojnë dhe t'i kërkojnë llogari për humbjen, Saliu rrëzohet brenda partisë.

Saliu, nga pasioni dhe impskti i humbjes, nuk e kupton dot që ai aktualisht është në një rrëzomë brenda Partisë Demokratike.

Kjo ndodh ngaqë e gjithë Partia Demokratike e di tani se shkaku i humbjes së tyre është vetëm karakteri absurd i kryetarit Sali Berisha.

Por, a do ta bëjnë dot shkarkimin e tij?

 Shenjat janë se do të mund ta bëjnë. Sepse në politikë, kur elitat tremben nga kryetari i tyre sepse ky, me marrëzinë e tij, po i çon drejt shkatërrimit, elita drejtuese rrëzon kryetarin.

Të shohim. Por, me këtë akt që mund të bëjë elita politike e Partisë Demokratike, duke rrëzuar Saliun, përkrahja e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë do të jerë shumë e madhe.

Po Rama?

Rama kësaj po i trembet, sepse sigurisht që ka të dhëna për aktivitetin e elitës politike të Partisë Demokratike.

Të shohim.

Sidomos shume e ka dëmtuar Saliun mendimi i ekspertizës ndërkombëtare që ishte prezent në procesin zgjedhor të së dielës që kaloi, e cila po deklaron se ata kanë ndjekur një proces zgjedhor normal në Shqipëri.

Po Saliu.

Asgjë konkrete nuk ka ende prej tij, sepse ai po shpreh vetëm fjalë pa lidhje logjike, ngaqë kuptohet se nuk ka fakte, dhe rrëfen vetëm një rrëfenjë të vjetër justifikuese, të cilën ai  po e përsërit në shumë vite rresht:

fjalë, fjalë, vetëm fjalë e asgjë më.

Por ndërkohë po kuptohet që, së brendshmi Saiu është i trembur, sepse këto ditë ai ka edhe gjyqin me të cilin pritet të dënohet për veprën penale që akuzohet, si një i kapur në flagrancë.

Dhe ka të dhëna që Saliu vetëm po kërcënon, por e ka të kotë.

Kurse për SPAK- un ai nuk po flet me, se ka frikën e dënimit, por edhe se e ka marrë vesh që ndërkohë në SPAK janë kthyer në gjithë ekspertët profesionale që kanë ardhur nga FBI.

Kurse, pikërisht për këtë fakt, ndërkombëtarët nuk po e përfillin fare, dhe në mblidhen e fundit ndërkombëtare ku we edge Saliu. ka të dhëna që e kanë pritur shumë ftohtë, prandaj Saliu u kthye në Shqipëri brenda ditës.

Dhe koha ecën kundër tij, por në favor të shqiptarëve, të cilët tani e dinë me bindje se Sali Berisha u ka sjellë shumë dëme.

Kurse politika amerikanë ëshrë mirë t'ua shpjegojë qartë shqiptarëve se kush ka qenë e kush është Sali Berisha.

Por siç duket ata po presin dënimin që do t'i japë SPAK Sali Berishës, që të vijojnë e të reklamojnë provat e shumta që kanë për antishqiptarin Sali Berisha.

Të shohim. Shqiptarët po presin...

Shqiptarët sot e kanë kuptuar se e gjithë gjendja e rëndë që ka kaluar Shqipëria, ka ardhur si pasoje e veprimtarisë antishqiptare të Sali Berishës.

Të shohim.

Sepse ky është muaji që opinioni publik shqiptar   po pret të dëgjojë të vërtetën, në Shqipëri dhe në të gjithë botën ku shqiptarët janë të shpërndarë.

18 Komente

  1. 1
    1

    Avokat ke fol shum dhe lodhshem.Ke gabuar ne arsyetime 1-PD nuk ka elite,ka ca medioker ne krye qe i bejne fresk kryetarit.Ata kane folur dhe jane ne nje linje me kryetarin:Zgjedhjet u vodhen.2.Saliu nuk jep doreheqien dhe partia do rudhet po nuk do shuhet.Deputetet e saj do bejne ate qe dine te bejne me mire.Do bejne remuje ne parlament,do grushtohen dhe do djegin.Pres. te degjoj antikomunistin Murizi ,do kete valle kurajon ti kerkoje Saliut doreheqien me ze te larte apo do shkoj ne linjen zyrtare :Servilizem ndaj Saliut

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Shumr bukur dhe saket zoti Ngjela. Te gjitha sa thua,qendrojne. Saliu po perdor alibin e vjedhjes dhe blerjes se votave si justifikim se ka frike nga njerzit brenda partis. Per humbjen e madhe te PD-ke faji eshte i Sali Berishes. Ate nuk e do partia.

      Përgjigjjuni
      1. I
        ISH - PD

        E ka zhveshur me kohe e me vaft Saliu eliten. Nuk i intereson elita. Ne kushtet qe eshte i sherben personalisht pengmarrja e Partise dhe kete e ka DEMONstruar ne te shkuaren qe e ben me te gjitha menyrat e mundshme. Dhe mekanizmin e kontrollit me diktat nuk ja kryejne elitat por mashat e tipit Mul

        Përgjigjjuni
        1. E
          ELITK@RI

          Kush èshte elita: balona Yabaku, qe sa her me Salen, sa her me Lulushin dhe prap tek Berish Kerma-paBOSHT. Kë ka Sumë BARDHI i Kavajes... prerje me monstruoze e KENETES... Ke ka Mul Noka apo Murrizin me Korreshin... jo se harrova ka elite PALOQE gagaçin bashke me dybel Balliun e Faros dhe per kusur BELLO GJIFTOS... EVGJITIN BUZEPIÇKE, qe e rren mendja te behet leader.

          Përgjigjjuni
        2. N
          N

          Taku me duket se ke rrjedhur dhe ti,po ku ka elite PD,Paloqen,Noken,Vokshin,Gjekmutin,apo ate byth q Gaz Bardhin?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maloku

            Sakte, per ke elite flet ky?

            Përgjigjjuni
          2. V
            V

            Elita e PD do shkarkoj Sali qenefin,na bere me humor o Spartak.Ata jan njeri me mut se tjetri,ti thua elite e pd.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetar vezhgues

              Avokat, Pajtohem me anslizen ne teresi! Si ndjekes i situate se vendit tone …. ,gjykoj se ne partine demokratike akoma nuk ka elita me dinjitet qe ti kundervihen Berishes! Keta te moderuar nuk kane asbhe karizem qe te tregojne nje qendrim ndryshe,… pasi lukunia bandite e Saliut i mbyt..! Dhe nderkohe kjo parti do te dekompozohet…derisa te dalin disa qe ta godasin monstren okupuese te partise! Gjykoj se PD,… nuk ka humbur,… bile nuk prisja te kidhte kaq mbedhtetje qe ka. Tani ata qe votuan me shumice diss te moderuar, do te ngrene zerin, do kerkojne normakitet, …. Por nuk di sa do te perkrahen nga ata qe kand nje ze normal ne kete parti… Do te shohim!….

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tosuni

                Ti, zoteri ben mire te mos shkruash me, se nuk ke substace ne ato qe shkruan; nuk ke stil dhe je hipotetike! Aktualisht, PD nuk ka lidership politik konkurues. Ndersa termi elite nuk ka lidhje fare me njerezit qe rrethojne doktorin!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na cat loqet

                  O Taku te gjithë doni mut e dajak

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cfurku

                    Taku e ku ta gjësh miushin në atë parti që t'ia varë maçokut zilen.

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      SaliHu nuk vuri ne lista ata qe fituan primaret, pikerisht per te mos patur elite. Tani ka ushtare te bindur, servile te peshtire. Sa i perket analizes qe ben Taku jam dakort me te...

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi indiferent

                        E kush do t'i kerkoje xha Saliut qe te mbaje pergjegjesi dhe te jape doreheqjen per humbjen katastrofike te PD-se? Dihet qe pergjegjesi kryesor eshte ai, dora vete, me bemat e gjemat e tij. Por per cilen elite e ka fjalen, z. Ngjela, qe do te ngrihet kunder tij? Per Noken, Paloken, Vokshin, Mziun, Balliun junior, Kellicin, Bardhin, Gjekmarkajn, Gjin Gjonin e co.? Te gjithe jane ose te paafte ose pa personalitet, qe nuk bejne dot pa Saliun dhe rrine ne politike vetem ne saje te tij. Edhe Alimehmeti, qe duket pak me i ftilluar, kerkon doreheqje te njerezve prane Saliut, por jo te vete Saliut. Prandaj, kot je zgjatur kaq shume, zoteri. Ne ate parti gjerat do te mbeten ashtu sic jane, se pikerisht xha Saliut ashtu i intereson, qe te rri ne krye te nje opozite te shkalafitur, per te mbrojtur veten e familjen nga gjyqet qe e presin. Prandaj dhe u tall me farsen e primareve.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kapterri

                          E kush eshte elita e Pd-ës,lidershipi?Apo Jorida gjoja,Muli,apo prurjet e reja si Xhin Xhoni apo legjendari Tritan.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alfred

                            Perse nuk i tregove vendin ti Berishes sa ishe ne kryesine e PD-se? Tash po ndersen te tjeret? Kush do ta beje? Ata qe Berisha ka mbledhur rreth vetes jane qe te gjithe delenxhinj, te tredhur, eunuke! Ty avokat nuk te behet vone se c'ndodh me demokracine dhe me shtetin e se drejtes ne Shqiperi! Ti thjesht e sodit me cinizem dhe gajasesh me shfaqjen tragji-komike qe luhet ne kurriz te shqiptareve! Perse nuk je angazhaur vete te ndertosh frontin opozitar, meqe e ke edhe atu-ne morale si i burgosur politik, por rri dhe shtie fall ne filxhan?!...

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Fjala e Vebi (fadile)Hotit eshte lapidare:Malokun e rrezon nga kali vetem "plumbi".Po te ishte larguar Saliu sot ne Shqiperi nuk do te kishim nje "mbret te ri".As mos shpresoni qe te ndryshoi gje,sepse edhe njerezit qe ka mbajtur prane, jane "kamikazet"e tij.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zeni

                                Për cilën elitë politike në PD flet o i rrjedhur? Për T. Shehun, Topallin, Nokën, Paloqen, Gjekmarkun, Mziun, Gjin Gjonin apo Albana Vojshin?! Këta Saliu i kastruar me kohë.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  FCB

                                  Foli me ne fund dhe ky pederasti shterpe .

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje